350 likes | 1.45k Views
“Filozofia dhe karakteristikat e kurrikulës së re ” Prof. dr E. Mato. “Nëpërmjet zhvillimit të kurrikulës, shkolla mund të ndryshojë shoqërinë, ndërkohë që edhe shoqëria mund të ndryshojë shkollën dhe kurrikulën e saj” Alan Orsten &Francis Hunkins
E N D
“Filozofia dhe karakteristikat e kurrikulës së re ” Prof. dr E. Mato
“Nëpërmjet zhvillimit të kurrikulës, shkolla mund të ndryshojë shoqërinë, ndërkohë që edhe shoqëria mund të ndryshojë shkollën dhe kurrikulën e saj” Alan Orsten &Francis Hunkins Universiteti i Çikagos dhe Uashingtonit
Karakteristikat e kurrikulës së re • Fokusohet në të nxënët • E përshtatshme për moshat e caktuara • E hapur dhe fleksibël • Zhvilluese • Me përmbajtje të deklaruar • Ruan balancën e njohurive, koncepteve dhe aftësive • I jep një rol integral vlerësimit • Mbështetet në planifikim
Përdorimi i një strukture të qartë, të detajuar dhe harmonike në tërësinë e elementëve të saj për zhvillimin e një kurrikule. • Hyrja • Qëllimet • Objektivat e përgjithshme • Plani mësimor • Përmbajtja • Konceptet dhe zhvillimi i aftësive • Udhëheqje në përzgjedhjen e • përmbajtjes dhe ecuria metodologjike • Vlerësimi
Kurrikula paraqet më qartë lidhjet që ajo mundëson për të përshtatur një mësimdhënie dhe nxënie të pranueshme, duke u bazuar në modelet më të avancuara të saj. • Të mësuarit aktiv • Biseda dhe diskutimi • Të mësuarit bashkëpunues • Problemzgjidhja • Zhvillimi i kompetencave kyçe evropiane • përmes përmbajtjes • Të menduarit kritik
Kompetencat kyçe evropiane • Komunikimi në gjuhën amtare • Komunikimi në gjuhën e huaj • Aftësitë matematikore dhe kompetencat në shkencë dhe teknologji • Kompetencat dixhitale • Të mësuarit duke nxënë • Kompetencat qytetare dhe interpersonale • Sipërmarrja e lirë • Të shprehurit kulturor
Kurrikula është përpjekur të jetë e lidhur ngushtë me zhvillimet shoqërore, ekonomike dhe teknologjitë e kohës, duke iu përgjigjur me shpejtësi nevojave të shoqërisë. • Fëmija si agjent aktiv • Aktiviteti dhe zbulimi i udhëhequr • Të mësuarit bashkëpunues • Vlerësimi –pjesë integrale • Vënia e gjuhës në qendër • Dimensioni estetik • Dimensioni social dhe emocional
Sensi i kuriozitetit të fëmijës • Mjedisi aktual • Të mësuarit e integruar • Të nxënit zhvillues • Njohuritë ekzistuese dhe përvojat • personale • Ndryshimet individuale • Transferimi i të mësuarit • Të menduarit e nivelit të lartë • Problemzgjidhja
NGA PËRMBAJTJA DHE OBJEKTIVAT • TEK AFTËSITË DHE PROCESI. • Sa vend zënë realisht në kurrikul nivelet e ndryshme të të menduarit? • Sa vend zënë realisht në kurrikul afësitë për të krijuar një sistem të menduari, abstraksioni, eksperimentimi, bashkëpunimi, analize dhe sinteze? • Sa vend zenë në kurrikul idetë novatore se fëmijët kanë një varietet inteligjencash dhe mësojnë në mënyra të ndryshme
5. Trupore/kinestetike 1. Gjuhësore 2.Logjiko-matematike 6. Interpersonale 3.Hapësinore 7. Intrapersonale 4. Muzikore 8. Natyrore
2. NGA LËNDËT MËSIMORE DHE ARRITJET E NXËNËSVE TEK NJË TË NXËNË TËRËSOR • ( Të mësuarit e integruar ) • Korniza e të mësuarit tërësor • Aftësitë komunikuese • Aftësitë kompjuterike • Aftësitë e leximit dhe numurimit • Aftësitë e të menduarit • Aftësitë krijuese të problemzgjidhjes • Aftësitë sociale dhe personale • Aftësitë e nxënies dhe të studimit
3. NGA MËSIMDHËNIA DIDAKTIKE TEK TË NXËNIT E VETËDREJTUAR • (Modele të ndryshme sipas niveleve dhe • grupmoshave) • Familjet e ndryshme të mësimdhënies • (sociale, konjitive, bihevioriste, konstruktiviste, personale dhe ajo e përpunimit të informacionit) • Modeli me në qendër fëmijën • Modeli i të nxënit të individualizuar
4. NGA NJOHURITË AKADEMIKE OSE I AFTËSIVE PËR JETËN TEK INTEGRIMI I TË DYJAVE BRENDA ASPEKTEVE TË PËRVOJAVE PERSONALE. ( Përvojat personale, konteksti shoqëror i mjedisit dhe i komunitetit, veprimtaritë ekstrakurrikulare, etj) 5. NGA NJË KURRIKUL KOMBËTAR PËR MOSHAT 5-18 VJEÇ TEK TË NXËNIT GJATË GJITHË JETËS. 6. KULTURA E SHKOLLËS ( Shkolla si laboratori i të gjitha ndryshimeve në arsim)
SFIDAT E SOTME • kurrikul që shkon drejt integrimit hap pas hapi; • kurrikul e bazuar më shumë në shkollë: • kurrikul e përshtatur (modulare) • kurrikul e prezantuar te prindërit dhe komuniteti; • kurrikul gjithëpërfshirëse (nxitëse edhe për fëmijët me nevoja speciale)
KURRIKULA “Kurrikula nuk është produkt: ajo është proces. Kurrikulat e reja nuk mund të kritikohen duke përdorur kriteret e vjetra. Një vizion i ri tërësor mund të na çojë drejt një kurrikule sa më të mirë” Howard Gardner (Universiteti i Harvardit)