240 likes | 382 Views
Fjala për ta Jetuar. Shkurt 2012. « Kthehuni e besojini Ungjillit! » (Mk 1,15). Kështu fillon në Ungjillin e Markut fjala e Jezusit drejtuar botës, mesazhi i tij i shpëtimit: “Koha u plotësua e Mbretëria e Hyjit është afër! Kthehuni e besojini Ungjillit!”.
E N D
Fjala për ta Jetuar Shkurt 2012
«Kthehuni e besojini Ungjillit!» (Mk 1,15).
Kështu fillon në Ungjillin e Markut fjala e Jezusit drejtuar botës, mesazhi i tij i shpëtimit: “Koha u plotësua e Mbretëria e Hyjit është afër! Kthehuni e besojini Ungjillit!”
Me ardhjen e Jezusit fillon një kohë e re, koha e hirit dhe e shpëtimit. Dhe fjalët e tij të para janë një grishje për të pranuar risinë e madhe, vetë të vërtetën e Mbretërisë së Hyjit, që ai e bën të mundur për këdo, e sjell afër çdo njeriu.
Dhe e tregon menjëherë rrugën për këtë: është kthimi dhe besimi në Ungjillin, domethënë ndryshimi rrënjësor i jetës dhe pranimi, nëpër Jezusin, i fjalës që Hyji përmes tij ia drejton njerëzimit të të gjitha kohërave.
Dy janë gjërat që shkojnë përkrah: kthimi dhe besimi, dhe jo njëra pa tjetrën, por njëra dhe tjetra lindin kur ndeshin fjalën e gjallë, në praninë e Jezusit, i cili edhe sot u përsërit turmave:
«Kthehuni e besojini Ungjillit!»
Ajo që kryen Fjala e Hyjit e pranuar dhe e jetuar është një ndryshim i plotë i mendësisë (=kthim). Ajo shtien në zemrat e të gjithëve: europianë, aziatikë, australianë, amerikanë, afrikanë, ndjenjat e Krishtit përballë rrethanave, individit dhe shoqërisë.
Por si arrin Ungjilli që të kryejë mrekullinë e një kthimi të thellë, të një besimi të ri dhe dritëplotë? Sekreti qëndron në misterin që fjalët e Jezusit mbajnë brenda.
Ato nuk janë thjesht nxitje, sugjerime, këshilla, udhëzime, urdhra. Në fjalën e Jezusit është i pranishëm vetë Jezusi që flet, që na flet. Fjalët e tij janë ai vetë, janë vetë Jezusi.
Dhe kështu ne e takojmë Jezusin tek Fjala. Dhe duke e pranuar Fjalën në zemrën tonë, sikurse ai e dëshiron që të pranohet (domethënë duke qenë të gatshëm për ta vënë në jetë), ne bëhemi njësh me të dhe ai lind apo rritet brenda nesh.
Ja përse secili prej nesh mundet dhe duhet ta pranojnë thirrjen kaq urgjente dhe kërkuese të Jezusit.
«Kthehuni e besojini Ungjillit!»
Dikush mund t’i quajë fjalët e Ungjillit shumë të larta dhe të vështira, shumë larg prej mënyrës së të jetuarit dhe të menduarit të zakonshëm dhe mund të ketë tundimin që t’i mbyllet dëgjimit, të shkurajohet.
Por gjithë kjo ndodh nëse ai mendon se duhet ta zhvendosë vetëm malin e mosbesimit.
Ndërsa do t’i mjaftonte përpjekja për ta jetuar edhe vetëm një Fjalë të Ungjillit, për të gjetur tek ajo një ndihmë të papritur, një fuqi të vetme, një dritëz për hapat e vet.
Sepse ajo Fjalë, duke qenë një prani e Hyjit, komunikimi me të na bën të lirë, na pastron, na shndërron, na sjell ngushëllim, gëzim, na dhuron urti.
«Kthehuni e besojini Ungjillit!»
Sa herë që ndeshemi me dobësinë tonë apo me atë të të tjerëve, sa herë që na duket e pamundur apo absurde ta ndjekim Jezusin, sa herë që vështirësitë përpiqen të na mposhtin, kjo Fjalë mund të jetë për ne një frymë, një fllad i freskët, një shtytje për të rifilluar.
Do të mjaftojë një “kthim” i vogël, i shpejtë i kursit për të dalë prej gardhit të unit tonë dhe për t’iu hapur Hyjit, për të provuar një jetë të re, jetën e vërtetë.
E nëse pastaj do të mund ta ndajmë këtë përvojë me ndonjë mik, i cili edhe ai e ka bërë Ungjillin kodin e vet të jetës, do të shohim të shpërthejë apo të lulëzojë përreth nesh bashkësia e krishterë.
Sepse Fjala e Hyjit e jetuar dhe e komunikuar e bën edhe këtë mrekulli: i jep jetë një bashkësie të dukshme, e cila bëhet tharm dhe kripë për shoqërinë, duke e dëshmuar Krishtin në çdo qoshe të botës.
«Kthehuni e besojini Ungjillit!» “Fjala për ta Jetuar”,botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik, shkruar në vitin 1997 Grafika Anna Lollonë bashkim medon Placido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma, dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit. Për informacionwww.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet nëwww.santuariosancalogero.org (nga ku mund të shkarkoni)