1 / 22

RRUGA PËR NË EVROPË – PROGRAM PËR RAPORTIM TË KONTABILITETIT DHE PËRFORËCIM INSTITUCIONAL

RRUGA PËR NË EVROPË – PROGRAM PËR RAPORTIM TË KONTABILITETIT DHE PËRFORËCIM INSTITUCIONAL . Mbikëqyrja publike e profesionit të Auditorit David DEVLIN Kryetar . 1. Pse është mbikëqyrja publike në agjendë? . Dy arsyet kryesore psë është mbikëqyrja publike në agjendë: Interesi publik

miller
Download Presentation

RRUGA PËR NË EVROPË – PROGRAM PËR RAPORTIM TË KONTABILITETIT DHE PËRFORËCIM INSTITUCIONAL

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. RRUGA PËR NË EVROPË – PROGRAM PËR RAPORTIM TË KONTABILITETIT DHE PËRFORËCIM INSTITUCIONAL Mbikëqyrja publike e profesionit të Auditorit David DEVLIN Kryetar 1

  2. Pse është mbikëqyrja publike në agjendë? Dy arsyet kryesore psë është mbikëqyrja publike në agjendë: Interesi publik • A mund një organ privat vetërregullativ të jetë përgjegjës për përgjegjësit e interesit publik si në aprovim të raportimit financiar apo auditimit? Kredibiliteti dhe besimi • Si mund profesioni i auditimit të demonstrojë që strukturat e përshtatshme janë vendosur për të parandaluar aksidente? • A mund një organ vetë rregullativ të jetë organ kredibil dhe efektiv pa ndonjë involvim publik? 2

  3. Mbikëqyrja publike - çfarë është ajo ? • Një organizatë apo sistem për mbikëqyrje të aplikimit të rregullave qeverisëse dhe standardeve profesionale nga profesioni i auditorit ligjor. • është e ndarë nga qeveria apo (të themi, sigurive) rregullatorëve të tjerë dhe roli i saj është të mbikëqyrë, jo të kontrolloj • “ …. Rregullatorët mund të jenë zëvendësues për përfaqësuesit e interesit publik, por … mbikëqyrja publike mund të llogarit gjithashtu edhe rolin potencial të aksionarëve të tjerë. Asnjë mbikëqyrës apo aksionarë nuk ka sferë mjaft të gjërë t’i reflektoj në mënyrë të përshtatshme këto interese të ndryshme… “ (Komunikatë BE, 21 Maj 2003) 8

  4. Profesioni dhe Interesi Publik • Potenciale për konflike në mes të konkurencës së lirë dhe mbrojtjes së konsumatorëve • Disa argumentojnë që standardet teknike dhe rregullat etike mund të kenë efekte anti-kompetitive • Mirëmbajtja e besueshmërisë në shërbime të siguruara kërkon masa për të siguruar kualitet të shërbimeve dhe mirëkuptim nga shfrytëzuesit • Funksioni i auditimit ka karakterisitika specifike; është një element thelbësor në zinxhirin e besimit të raportimit financiar, që nënkupton shkallë të lartë të interesit publik 4

  5. Profesioni dhe Interesi Publik • Një balanc i përshtatshmën duhet të gjehet në mes të: • Vetë-rregulluesve nga profesionistët të cilët janë të vendosur më së miri për të kuptuar çështjet teknike të kontabilitetit dhe auditimit, dhe • Rregullat qeveritare, që tentojnë të arbitrojnë mosbalancime në treg dhe arrijnë synime më të gjëra sociale dhe ekonomike • Dy aspekte mund të veçohen dhe mbahen veçmas: • Vendosja e standardeve • Zbatimi i standardeve 5

  6. Profesioni dhe interesi i publiku Diskutimi i mbikëqyrjes publik nuk është çështje e re (1985 Raporti i OECD) por është stimuluar nga skandalet korporative në 2000 dhe Aktin e SHBA-ve mbi Sarbanes-Oxley • Në vitin 2000, Bashkimi Evropiane ka aprovuar rekomandimet mbi garancinë e kualiteti për auditim ligjor – kërkesa minimale • Në vitin 2002, IOSCO publikoj parimet e tij/saj mbi mbikëqyrjen publike • Në vitin 2005, Bashkimi Evropiane aprovoj Direktivën e 8 mbi auditimin ligjor, përfshkirë këtu kapitullin e veçantë mbi mbikëqyrjen publike Ky prezentim krahason më vonë dy deklarata 6

  7. PARIMET e IOSCO Mbikëqyrje efektive të profesioni të kontabilitetit dhe auditorëve të pamvarur është element vendimtar në besueshmërinë dhe integritetin e procesit të raportimit financiar. Në vitin 2002, Komiteti Teknik i Organizatës Ndërkombëtare të rregullatorëve të sigurisë (“IOSCO”) zhvilloj gjashtë parimet për mbikëqyrje të firmave audituese dhe auditorëve që auditojnë pasqyrat financiare të kompanive, siguritë e të cilave në mënyrë publike tregtohen në tregjet kapitale. 7

  8. PARIMET e IOSCO • Një mekanizëm që kërkon nga auditorët të kenë kualifikime dhe kompetencë të duhur para se të liçensohet të performojnë auditim dhe të mirëmbajnë kompetencë profesionale. Një mekanizëm gjithashtu duhet të ekzistoj për të tërhequr autorizimin e performancës së auditim të kompanive publikisht tregtare, nëse kualifikimet dhe kompetenca e duhur nuk mirëmbahen. • Një mekanizëm që kërkon nga auditorët të jenë të pamvarur nga ndërmarrja që ata e auditojnë, në fakt dhe në dukje. Standardet efektive, vlerësimet e rregullta dhe mbikëqyrja rregullative në përgjithësi rrisin mundësinë që të mirëmbahet pamvarësia. 9

  9. PARIMET e IOSCO • Një mekanizëm duhet të ekzistoj në mënyrë që të sigurojë që një organ, që vepron në interes të publikut, siguron mbikëqyrje të kualitetit dhe implementimit të auditimit, pamvarësisë dhe standardeve etike të përdorura në juridiksion, gjithashtu edhe si ambient të kontrollit të kualitetit të auditimit. • Një mekanizëm duhet të ekzistoj që të kërkoj nga auditorët të jenë të nënshtruar disiplinës së një organi mbikëqyrës që është i pamvarur nga profesioni i auditimit, apo, nëse një organ profesional vepron si organ mbikëqyrës, është i mbikëqyrur nga një organ i pamvarur. 10

  10. PARIMET e IOSCO • (vazhduar nga 4) një organ i tillë mbikeqyrës i auditimit • duhet të veprojë në interes të publikut, dhe • duhet të ketë një anëtarësi të përshtatshme, • duhet të ketë një karakter adekuat të përgjegjësive dhe fuqive, • duhet të ketë një financim adekuat, që nuk është nën kontroll të profesionit të auditmit, për të kryer ato përgjegjësi. 11

  11. PARIMET e IOSCO • Një organ mbikëqyrës i auditimit duhet të ketë autoritet të përcaktojë masa përmirësuese për problemet e gjetura, dhe të filloj dhe/apo të kryej masat disiplionore të vë sanskionet mbi auditorët dhe firmat audituese, siç është e përshtatshme. • Në lidhje me kompanitë që operojnë ose janë të listuara në baza ndër-kufitare, anëtarët e IOSCO janë të inkurajuar të sigurojnë njëri tjetrin, qoftë në mënyrë direkte apo nepërmjet koordinimit me organin mbikëqyrës së auditorit në juridiksion të tyre, me ndihmë të plotë të mundshme në përpjekje të ushtroj apo hetoj çështjet. 12

  12. PARIMET e IOSCO IOSCO zhvilloj një anketë në 2004 duke konkluduar si në vijim: • Shumica e juridiksioneve kanë organ zyrtar që ekziston për të siguruar mbikëqyrje direkte të auditorëve por karakteristikat e këtyre organeve dallojnë tepër varësisht nga fuqitë, përgjegjësit, burimi i financimit, niveli i aktivitetit, shkalla e pamvarësisë nga profesioni dhe sasia e involvimit të qeverisë. • Në shumicën e vendeve, hetimet e performancës së auditimit dhe etikës profesionale dhe masave disiplinore janë të kryera nga organi mbikëqyrës duke mos i’u nënshtruar konsultimeve me apo aprovimit nga organizatat apo individët mbrenda profesionit të auditimit. 13

  13. Direktiva Evropiane mbi Auditimin Ligjore Bashkësia Evropiane rishtazi ka aprovuar Direktivën e re të Auditimit Ligjor. Shtetet Anëtare të BE duhet të zhvendosin rregullat e reja në legjislacionin e tyre para 2008 (24 muaj pas publikimit në Ditarin Zyrtar). Kjo direktiv organizon sistemin gjithëpërfshirës të auditimit ligjor, përfshirë këtu edhe mbikëqyrjen publike. 14

  14. Direktiva Evropiane mbi Auditimin Ligjor • Direktiva e Auditimit ligjor përfshinë dispozitat vijuese të mbikëqyrjes publike : • Parimet (neni 31) • Kooperimi në mes të sistemit të mbikëqyrjes publike në nivel të Komunitetit (neni 32) • Njohje reciproke e marrëveshjeve rregullative në mes të Shteteve Anëtare (neni 33) • Kooperimi me autoritetet kompetente nga vendet e treta (neni 47) 15

  15. Direktiva Evropiane mbi Auditimin Ligjor • Një sistem efektiv i mbikëqyrjes publike për auditorët ligjorët dhe firmat audituese duhet të jenë të vendosura në të gjitha shtetet anëtare të BE • Të gjithë auditorët duhet të jenë të mbuluar, jo vetëm auditorët që auditojnë pasqyrat financiare të kompanive, siguritë e të cilëve janë të tregtueshme në mënyrë publike • Sistemi mund të njohtoj variacione në mes të entiteteve të interesit publik dhe të tjerëve 16

  16. Direktiva Evropiane mbi Auditimin Ligjor • Direktiva përdor shprehjen “sistemet e mbikëqyrjes publike” • Nuk kërkon një trup të vetëm apo bord: sistemi mund të ketë forma të ndryshme apo nivele të ndryshme • Mbikëqyrja publike mund të ketë nivele të ndryshme të involvimit të publikut për lloje të ndryshme të përgjegjësive (p.sh. Regjistrimi/ vendosja e standardeve/ sigurimi i kualiteti/ hetimet dhe disiplina) 17

  17. Direktiva Evropiane mbi Auditimin Ligjor • Sistemi i mbikëqyrjes publike duhet të qeveriset nga jo-praktikuesit • Jo-praktikuesit duhet të kenë njohuri në fushat relevante me auditimin • Praktikuesit në pakicë janë të pranueshëm • Personat e involvuar duhet të selektohen nën procedurat nominuese të pamvarura dhe transparente • Financimi duhet të jetë adekuat dhe i lirë nga ndikimi i papërshtatshëm i auditorëve 18

  18. Direktiva Evropiane mbi Auditimin Ligjor Sistemi i mbikëqyrjes publike duhet të ketë përgjegjësi përfundimtare të mbikëqyrjes së : • Aprovimi dhe regjistrimi i auditorëve ligjor dhe firmave audituese, dhe • Adoptimi i standardeve të etikës, kontrollit të mbrendshëm të kualitetit të firmave audituese dhe auditimit, dhe • Shkollim të vazhdueshëm, siguri të kualitetit dhe • Sisteme hetuese dhe disiplinore. 19

  19. Direktiva Evropiane mbi Auditimin Ligjor • Sistemet e mbikëqyrjes publike duhet të kenë të drejtë, kur është e nevojshme, të zhvillojnë hetime të auditorëve ligjor dhe firmave audituese dhe duhet të kenë të drejtën të ndërmarrin veprime të përshtatshme • Sistemi i mbikëqyrjes publike duhet të jetë transparent. Kjo duhet të përfshijë publikimin e programeve të punës vjetore dhe raportet mbi aktivitetet. 20

  20. Direktiva Evropiane mbi Auditimin Ligjor Njohje reciproke të marrëveshjeve rregullative • Në kusht të reciprocitetit, autoritetet kompetente të Shtetit Anëtar mund të aprovojnë dhe regjistrojnë auditorin e vendit të tretë si auditor ligjor • Auditorët e regjistruar të vendit të tretë dhe entitetet audituese janë të prirura ndaj sistemit vendor të mbikëqyrjes, sistemit të sigurisë së kualitetit dhe hetimeve dhe sanksioneve. • Në baza të reciprocitetit Shtetet Anëtare të BE mund gjithashtu të mos aplikojnë apo të ndryshojnë këtë kërkese nëse auditorët e vendit të tretë janë të nënshtruar ndaj sistemeve të mbikëqyrjes publike, sigurisë së kualitetit dhe hetimeve dhe sanksioneve në vendet e treta që përmbushin kërkesa ekuivalente 21

  21. Direktiva Evropiane mbi Auditimin Ligjor Kooperimi në mes të sistemeve të mbikëqyrjes publike • Në BE, Shtetet Anëtare sigurojnë që marrvëshjet rregullative aftësojnë kooperim efektiv në nivel të Komunitetit midis sistemeve të mbikëqyrjes • Kooperimi gjithashtu është i mundshëm me autoritetet kompetente të vendeve të treta. • Qëllimi është që hetimi të jetë i mundshëm dhe të lejohet, kur barazvlera/ekuivalenca e sistemeve njihet nën kushte strikte, transferi i letrave të punës së auditorit apo dokumentave të tjera të mbajtura nga auditorët ligjor apo firmat audituese. 22

  22. Përfundimet • Mbikëqyrja publike e entiteteve audituese përmirëson kredibilitetin e raportimit financiar • Në BE mbikëqyrja publike mbulon të gjithë auditorët; në SHBA vetëm auditorët e mëdhenjë janë të mbuluar • Sisteme të ndryshme aplikohen në aktivitete të ndryshme të mbikëqyrjes por (a) mbikëqyrja është e ndarë nga qeveria, dhe (b) përgjegjësia përfundimtare mbetet me shumicën e jo-praktikuesve • Koordinimi i sistemeve të mbikëqyrjes janë të nevojshëm në veçanti për të vlerësuar barazvlerën e këtyre sistemeve dhe të hetohen rastet ndër-kufitare 23

More Related