110 likes | 382 Views
Neuroni. Neuronet jane qeliza nervore qe merren me perpunimin neural te informacionit. Trupi i neuronit. Neuroni perbehet nga 4 pjese Soma Dendritet Aksoni Butonet terminale.
E N D
Neuroni Neuronet jane qeliza nervore qe merren me perpunimin neural te informacionit
Trupi i neuronit Neuroni perbehet nga 4 pjese • Soma • Dendritet • Aksoni • Butonet terminale
Soma (trupi qelizor), ku ndodhet qendra, “zemra” e neuronit, qe ka funksione metabolike. Kur soma “vdes”, “ka vdekur” edhe neuroni. Eshte pra, pergjegjes per aktivitetin jetesor te qelizes
Dendritet, qe jane zgjatime rrethuese te somes, dhe qe marrin informacionin
Aksoni • Aksoni, zgjatimi me i gjate i neuronit, eshte tejcues i informacionit qe marrin dendritet dhe soma. Aksonet jane dy lloje, te mielinizuar dhe te pamielinizuar. Ne rastin e pare jane te mbeshtjelle nga nje substance e bardhe e quajtur mieline qe ka funksion mbrojtes per aksonin, dhe gjithashtu ndihmon ne tejcimin me shpejt te impulsit, deri ne 100 m/s. Aksonet pa mieline jane me te ngadalte, ne tejcim, por njekohesisht edhe me te shkurter dhe me te vegjel se ata me mieline. Jane me te ngadalte por shkurtesia e tyre ben qe informacioni te veje serish ne nje kohe te konsiderueshme si te shpejte. Aksoni mund ta tejcoje ose jo informacionin duke e “injoruar”. Mielina eshte e nderprere nga disa nyje qe quhen nyjet e Ranvier, te cilat jane boshlleqe ne mieline por qe “cuditerisht” ndihmojne ne tejcimin me shpejt te potencialit sepse, e detyrojne ate te kaloje ne akson me “kercime”, gje qe efektivisht ndihmon ne cuarjen me shpejt.
Butonet terminale • Butonet terminale, te cilet informacionin e marre nga aksoni e perhapin ne dendrite te neuroneve te tjera. Jane disa pika te vockla ne fund te aksonit. Kontakti i tyre me dendritet dhe somat e neuroneve te tjere nuk eshte fizik por behet me ane te hapesires sinaptike, qe quhet keshtu sepse eshte si boshllek ne mes te butonave terminale dhe dendriteve ose somes. Butonat e “ngarkojne” informacionin ne disa neurotransmetues, qe “notojne” ne hapesiren sinaptike dhe shkojne tek neuroni tjeter. Pra, per te marre, informacionin jane zgjatimet e shkurtra dendritet por dhe edhe soma, me pas ato e kalojne informacionin tek aksoni, dhe ky i fundit e leshon drejt butoneve terminale.
Qelizat glia • Neuronet perbejne 10% te qelizave te SNQ. Pjesen tjeter 90 % e perbejne disa qeliza te tjera te quajtura qelizat gliale. • Mbeshtesin, suportojne neuronet, mbajne rregullin, midis vete neuroneve (si polica trafiku) • vendosin distancat midis neuroneve ose dhe mes neuroneve dhe strukturave te trupit • Izolojne neuronet • Formojne guainen mielinike, lenda qe mbeshtjell aksonin • Ushqejne neuronet e SNQ • Eliminojne substancat e e ndaluara, te demshme, si dhe neuronet e vdekur • Demtimi i qelizave gliale sjell “kaos”, crregullim te komunikimit ne SNQ.
Komunikimi i neuronit Komunikimi behet, sic thame nga nje neuron ne tjetrin. Ky transmetim quhet interneuronal Transmetimi brenda neuronit, qe kalon pra ne pjese te ndryshme te trupit te neuronit, quhet komunikim intraneuronal. Ky komunikim eshte me natyre elektrokimike. Transmetimi behet nga disa nderlidhje kimike me ngarkesa elektrike pozitive dhe negative. Cdo neuron ka jone, qe jane atome me ngarkesa elektrike. Potenciali kur arrin pragun e ngacmimit, ben qe te ndryshoje perqendrimi i joneve pozitive dhe negative brenda dhe jashte membranes, te cilet kalojne kete membrane dhe zhbilancojne ekuilibrin elektrokimik. Nga potenciali i qetesise ne saje te mberritjes se impulsit kemi kaluar keshtu ne potencial veprimi. Keta potenciale shkarkojne me shpejtesi dhe e tejcojne komplet impulsin pergjate aksonit, me shpejtesite njejte. Neuroni eshte selektiv. Duke qene se informacioni qe merret eshte i vazhdueshem, dhe duke qene se potenciali i veprimit ka shpejtesi te njejte, perzgjedhjen e stimujve te forte dhe stimujve te dobet e ben jo ne saje te shpejtesise, e cila eshte gjithnje e njejte, por ne saje te frekuences se impulsit. Pra, stimuli me intens, sjell frekuence me te madhe, n derkohe qe shpejtesia mbetet e njejte. Ky eshte ligji i kodifikimit ne frekuence. Gjithashtu duhet patur ne kete rast, parasysh dhe lloji i aksonit, i shkurte apo i gjate, diametri i tij, dhe nese eshte me mieline apo pa mieline