220 likes | 650 Views
Bazat e Kontabilitetit Inventari i mallit Mësimdhënëse; Mr.sc. Arta Selmanmusa. Inventari i mallit Me qëllim të krijimit të të ardhurave, kompania, qoftë ajo prodhuese apo tregtare, duhet të blejë apo të shesë mallra apo të kryejë shërbime.
E N D
Bazat e Kontabilitetit Inventari i mallit Mësimdhënëse; Mr.sc. Arta Selmanmusa
Inventari i mallit • Me qëllim të krijimit të të ardhurave, kompania, qoftë ajo prodhuese apo tregtare, duhet të blejë apo të shesë mallra apo të kryejë shërbime. • Këto aktivitete të kompanisë përcillen me ndryshime në bilancin e saj, duke ndikuar në asetet e saj, si në rritjen apo zvogëlimin e inventarit, po ashtu edhe në rritjen apo zvogëlimin e parasë apo të llogarive të arkëtueshme. • Inventari shpreh mallrat që janë në gjendje për t’u shitur apo bashkësinë e produkteve të gatshme për shitje.
Me mallra , në kuptimin fizik të tyre, kuptohen zakonisht rezervat me mallra dhe materiale të ndryshme apo produkte që zotëron njësia ekonomike, të cilat eventualisht mund t’u shiten blerësve në njërën apo trajtën tjetër ose mund të përdoren nga vetë njësia. Malrat mund të gjenden në këto forma kryesore : a) Mallra të blera për rishitje b) Materiale , psh lënda e parë, materiale ndihmëse etj c) Prodhimet e papërfunduara d) Produktet e gatshme Për një biznes tregtar forma kryesore e mallrave është ajo e mallrave për rishitje, kurse në një biznes tipik prodhimi gjenden tri format e fundit të mallrave. Mallrat tregtarë përbëhen nga : - Mallrat në pronësi - mallrat për rishitje - mallrat tranzite
Bizneset tregtare Bizneset prodhuese Inventari dhe kostoja e përfshirë në inventar Lënda e parë Gjysmëproduktet Mallra të blera për rishitje Produktet e gatshme Inventari I mallit tek bizneset tregtare dhe prodhuese
Vlerësimi i stoqeve • Një prej detyrave dhe obligimeve të menaxhmentit të ndërmarrjes dhe me këtë edhe e kontabilitetit në ndërmarrje është përcjellja e stoqeve dhe ruajtja e vlerës së tyre. • Në kushtet bashkëkohore, ndërmarrja furnizohet me material të njëjtë, por me cmime të ndryshme. • Për këtë qëllim ndërmarrja duhet të bëjë vlerësimin e sasive të furnizuara të materialit, punë kjo që mund të kryhet me sukses me zbatimin e disa metodave, që paraqet një punë mjaft delikate, por me rëndësi të vecantë për përpilimin e drejtë të kalkulimit të kostos.
LLogaritja e kostos së mallit të shitur skematikisht mund të paraqitet si më poshtë : Mallra në fillim Mallra Kostoja e të periudhës me vlerë mallrave 25 000 për 90 000 + shitje Blerjet gjatë Mallra në fund periudhës = 100 000 - periudhës 75 000 10 000 Ku : KMSH = kostoja e mallit të shitur KMVSH = kostoja e mallit me vlerë për shitje që llogaritet : KMSH = Gjendja e mallit në fillim + Blerjet e mallit gjatë periudhës KMF = kostoja e mallit në fund të periudhës KMSH = KMVSH – KMF
Në koston e mallrave përfshihen : 1 – Çmimi i blerjes, i pakësuar me zbritjet e ndryshme tregtare (rabate, bonuse) 2 – Shpenzimet e transportit 3 – Shpenzimet e sigurimit të mallrave, kur ato paguhen nga blerësi 4 – Taksat dhe tarifat e ndryshme doganore si dhe shpenzime të ndryshme që rrisin koston e mallrave.
Metodat e vlerësimit të mallrave dhe kosto Meqenëse çmimet e shumë artikujve të mallrave ndryshojnë shpesh gjatë vitit, mund të ndodhë që shitblerja e të njëjtit artikull të bëhet me çmime të ndryshme brenda të njëjtës periudhë kontabël. Kjo gjë vështirëson përcaktimin e vlerës së shitjes të sasisë së artikujve të shitur si dhe të përcaktmit kostos së tyre.
Në kontabilitet metodat më të përhapura për përcaktimin e kostos së mallrave në fund të periudhës janë : 1 – Metoda FIFO 2 – Metoda LIFO 3 – Metoda HIFO 4 - Metoda e kostos mesatare Në shpjegimin e secilës nga këto metoda do përdoren të dhënat të caktuara dhe shembuj
1. Metoda e kostos mesatare • Kostoja e mallit llogaritet duke llogaritur koston e mallit në fillim të periudhës dhe mallit të blerë deri në fund të periudhës . • Llogaritet totali I periudhës për mallin me totalin e njësive për periudhën
2. Metoda LIFO (Hyrja e fundit dalja e parë) • Sipas kësaj metode supozohet që mallrat që I takojnë blerjeve të fundit do të shiten të parët. • Tepricat në fund do të shiten sipas blerjeve të para.
3. Metoda FIFO (Hyrja e parë, dalja e parë) • Sipas kësaj metode supozohet se mallrat shiten sipas radhës së blerjeve të tyre që nënkupton që mallrat që blehen të parat do të shiten në fillim , dhe mallrat që blehen të fundit do të shiten në fund
Metoda Hifo Vlerësimi i stoqeve sipas metodës HIFO do të thotë “cmimi më i lartë hyrës, cmimi i parë dalës”
Përllogarit stoqet sipas metodave: Fifo, Lifo, Hifo, AVCO, dhe krahaso vlerën e stoqeve sipas metodave të përdorura?
Vlerwsimi i stoqeve dhe kalkulimi i fitimit Blerjet Stoqet në fund të periudhës KMSH (Kostoja e mallit të Shitur) FIFO LIFO AVCO SHITJET 1.625 (520) 1.860 (1.105) 1.625 (405) 1.860 (1.220) 1.625 484 1.860 (1.141) Fitimi Bruto 755 640 719
Gjatë tremujorit kanë ndodhur këto lëvizje të stoqeve në depo të ndërmarrjes. Gjendja fillestare sipas regjistrimit me 3 janar…..200 x 22 €, Blerjet me datën 15 Janar 200copë me vlerë të faturës prej 5000 €, Blerjet me datën 1 Shkurt 150 x 24 €, Shitja me datën 2 Shurt 320 x 30 €, Shitja me datën 25 Shkurt 80 x 32 €, Blerjet me datën 5 Mars 300 x 23 €, Shitjet me datën 28 Mars 35 x 34 €, Stoqet në fund të periudhës janë: 415 copë. Përllogarit stoqet sipas metodave: Fifo, Lifo, Hifo, AVCO, dhe krahaso vlerën e stoqeve sipas metodave të përdoruara.