1 / 28

Fjala për ta Jetuar

Fjala për ta Jetuar. Gusht 2009. “ Pasi i deshi të vetët – ata që ishin në botë – i deshi deri në pikën e fundit ” (Gjn 13, 1). A e di ti se kur përmenden në Ungjill këto fjalë?.

shea
Download Presentation

Fjala për ta Jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta Jetuar Gusht 2009

  2. “Pasi i deshi të vetët – ata që ishin në botë – i deshi deri në pikën e fundit”(Gjn 13, 1).

  3. A e di ti se kur përmenden në Ungjill këto fjalë?

  4. I shkruan Gjoni ungjilltar para sesa Jezusi të përgatitej për t’ua larë këmbët dishepujve të tij dhe të bëhej gati për mundimet e tij.

  5. Në çastet e fundit të jetës që kalon me të vetët, Jezusi e shfaq në mënyrën më të thellë dhe më të qartë dashurinë që gjithmonë kishte ushqyer për ta.

  6. “Pasi i deshi të vetët – ata që ishin në botë – i deshi deri në pikën e fundit ”

  7. Fjalët “deri në pikën e fundit” kanë kuptimin: deri në mbarimin e jetës së tij, deri në frymën e fundit. Por në to është edhe idea e përsosmërisë. Ato duan të thonë që i deshi tërësisht, plotësisht, me një intensitet ekstrem, në kulm.

  8. Dishepujt e Jezusit do të mbeten në botë, ndërsa Jezusi do të jetë në lavdi. Do të ndihen të vetmuar, do t’u duhet të kapërcejnë shumë prova; pikërisht për ato momente Jezusi dëshiron që ata të jenë të sigurtë për dashurinë e tij.

  9. “Pasi i deshi të vetët – ata që ishin në botë – i deshi deri në pikën e fundit ”

  10. A nuk ndien ti në këto fjalë mënyrën e jetës së Krishtit, se si ai e shpreh dashurinë e vet? U lan këmbët dishepujve. Dashuria e tij e shtyn që të kryejë edhe këtë shërbim, që në atë kohë ishte i caktuar për skllevërit.

  11. Jezusi po përgatitet për tragjedinë e Kalvarit për t’u dhuruar të “vetëve” dhe të gjithë të tjerëve, përveç fjalëve të tij të jashtëzakonshme, përveç mrekullive të tij, përveç të gjitha veprave të tij, edhe jetën.

  12. Ata kishin nevojë për këtë, nevoja më e madhe që ka çdo njeri; që të çlirohet prej mëkatit, që do të thotë prej vdekjes, dhe që të mundë të hyjë në mbretërinë qiellore. Dishepujt duhet të kishin paqen dhe gëzimin në Jetën që nuk mbaron më kurrë.

  13. Dhe Jezusi pranon vdekjen duke bërtitur për braktisjen e Atit, deri në atë pikë sa për të thënë në fund “gjithçka u krye”.

  14. “Pasi i deshi të vetët – ata që ishin në botë – i deshi deri në pikën e fundit ”

  15. Në këto fjalë është këmbëngulja e dashurisë së një Hyji dhe ëmbëlsia e dashurisë së një vëllai. Edhe ne të krishterët, për arsye se Krishti është në ne, mund të duam në këtë mënyrë.

  16. Edhe ne të krishterët, për arsye se Krishti është në ne, mund të duam në këtë mënyrë. Por tani nuk po të propozoj aq përngjasimin me Krishtin, duke dhënë jetën (kur erdhi ora e tij) për të tjerët: nuk po të jap si modele të nevojshme, Atë Kolben, që vdes në vend të një vëllai të burgosur, as Atë Damianin që, duke u bërë i gërbulur, sepse rrinte me të gërbulurit, vdiq bashkë me ta dhe për ta.

  17. Ndoshta kurrë gjatë jetës nuk të është kërkuar ta japësh jetën tënde fizike për vëllezërit. Por ajo që Hyji me siguri të kërkon është t’i duash ata deri në fund, deri në mbarim, deri në atë pikë që edhe ti të mund të thuash: “gjithçka u krye”.

  18. Kështu bëri Çeti e vogël, 11 vjeçe, prej një qyteti të Italisë. E pa miken dhe shoqen e saj moshatare, Gjorgjina, shumë të trishtuar. Deshi ta qetësonte, por nuk ia doli. Atëherë deshi të shkojë deri në fund dhe të marrë vesh shkakun e ankthit të saj.

  19. Asaj i kishte vdekur babai dhe e ëma e kishte lënë tek gjyshja, e ajo vetë kishte shkuar të jetonte me një burrë tjetër. Çeti e kupton tragjedinë dhe i vihet punës. Ndonëse e vogël i kërkon shoqes së saj që të bisedojë me nënën e saj, por Gjorgjina e lut që së pari të shkojnë tek varri i babait të vet. Çeti e ndjek me dashuri të madhe dhe e dëgjon Gjorgjina ta lusë duke qarë babain e saj që të vijë dhe ta marrë sa më parë.

  20. Çetit i këputet shpirti. Në varreza ndodhet një kishë e vogël e rrënuar, hyjnë brenda. Kanë mbetur aty vetëm një tabernakull i vogël dhe një Kryq. Çeti i thotë: “Shiko, në këtë botë gjithçka do të shkatërrohet, por ai Kryq dhe ai tabernakull do të mbeten!”. Gjorgjina, duke fshirë lotët, i përgjigjet: “Po, ke të drejtë!”. Pastaj me ëmbëlsi Çeti merr Gjorgjinën për dore dhe e çon tek e ëma.

  21. Kur arritën, pa frikë, i drejton asaj këto fjalë: “Zonjë, nuk janë gjëra që më takojnë, por po ju them se ju e keni lënë vajzën tuaj pa dashurinë e nënës për të cilën ka nevojë. Dhe, po ju them edhe se ju nuk do të gjeni paqe asnjëherë, nëse nuk do ta merrni atë me vete dhe nuk do të pendoheni”.

  22. Ditën tjetër Çeti i jep zemër Gjorgjinës, që e takon sërish në shkollë. Por ja ç’ndodh: një makinë vjen të marrë Gjorgjinën: ishte e ëma. Dhe qysh nga ajo ditë makina vjen përsëri, sepse Gjorgjina banon me nënën e cila e ka braktisur përfundimisht miqësinë me atë burrin.

  23. Prej gjestit të vogël dhe të madh të Çetit mund të thuhet “gjithçka u plotësua”. Bëri mirë çdo gjë. Deri në fund. Dhe ia doli.

  24. Mendo pak. Sa herë ke filluar të kujdesesh për dikë, që pastaj e ke braktisur, duke bërë të heshtë ndërgjegja jote me një mijë pretekste? Sa veprime ke filluar me entuziazëm dhe pastaj nuk ke vazhduar përballë vështirësive që të dukeshin më të mëdha se fuqitë e tua?... Mësimi që Jezusi të jep sot është ky:

  25. “Pasi i deshi të vetët – ata që ishin në botë – i deshi deri në pikën e fundit ”

  26. Bëj kështu. Dhe, nëse një ditë Hyji do të ta kërkonte me të vërtetë jetën, nuk do të lëkundesh. Martirët shkonin drejt vdekjes duke kënduar.

  27. Dhe shpërblimi do të jetë lavdia më e madhe, sepse Jezusi ka thënë se askush në botë nuk ka dashuri më të madhe, se sa ai që e jep jetën e vet për miqtë e tij.

  28. “Pasi i deshi të vetët – ata që ishin në botë – i deshi deri në pikën e fundit ”(Gjn 13, 1). “Fjala për ta Jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik,prill 1979.Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili - Itali)

More Related