E N D
Fjala për ta Jetuar Janar 2012
P R E M I S Ë Sikurse çdo vit, prej datës 18 deri më 25 janar, në shumë vende të botës kremtohet Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve, ndërsa në vende të tjera kremtohet për Rrëshajë. Motoja për Javën e lutjes 2012, e marrë prej Letrës së Palit drejtuar Korintasve (1Kor 15:51-58) është: “Të gjithë do të shndërrohemi falë fitores së Zotit tonë Jezu Krishtit”. Propozojmë, si Fjalë për ta jetuar, këtë tekst të Kjarës, e shkruar si koment i Letrës drejtuar Kolosianëve 3,1, që na duket e përshtatshme me tekstin e zgjedhur.
«Nëse, pra, u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni çka është lart, ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e Hyjit!» (Kol 3,1).
Këto fjalë, që Shën Pali ia drejton bashkësisë së kolosianëve, na dëshmojnë se ekziston një botë, në të cilën mbretëron dashuria e vërtetë, bashkimi i plotë, drejtësia, paqja, shenjtëria, gëzimi; një botë ku mëkati dhe shkatërrimi nuk kanë vend; një botë ku vullneti i Atit plotësohet në mënyrë të përkryer.
Kjo është bota së cilës i përket Jezusi. Është bota që ai na e dhuroi me ngjalljen e tij, duke kaluar përmes sprovës së vështirë të mundimeve.
«Nëse, pra, u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni çka është lart, ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e Hyjit!»
Shën Pali thotë se ne, jo vetëm jemi të thirrur për këtë botë të Krishtit, por qysh tash i përkasim asaj.
Feja na thotë se përmes pagëzimit ne jemi bërë njësh me të dhe për këtë arsye marrim pjesë në jetën e tij, në dhuratat e tij, kemi pjesë në trashëgimin e tij, në fitoren e tij mbi mëkatin dhe mbi fuqitë e së keqes: përnjëmend jemi ringjallur bashkë me të.
Por në ndryshim nga shpirtrat e shenjtë që e kanë arritur pikësynimin, përkatësia jonë në këtë botë të Krishtit nuk është ende e plotë dhe e zbuluar krejtësisht; mbi të gjitha nuk është e qëndrueshme dhe përfundimtare.
Për sa kohë të gjendemi mbi këtë tokë, ne jemi të ekspozuar ndaj mijëra rreziqesh, vështirësish dhe tundimesh, të cilat mund të na lëkundin, mund të na e frenojnë ecjen tonë e madje ta shmangin drejt caqesh të rreme.
«Nëse, pra, u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni çka është lart, ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e Hyjit!»
Është e kuptueshme grishja e Apostullit: «Kërkoni çka është lart».
Përpiquni të dilni prej kësaj bote jo thjesht materialisht, por shpirtërisht; braktisni rregullat dhe pasionet e botës, për t’u drejtuar në çdo situatë prej mendimeve dhe ndjenjave të Jezusit.
“Çka është lart”, në fakt, na tregon ligjin e qiellit, ligjin e Mbretërisë qiellore, që Jezusi e solli në tokë dhe që dëshiron ta realizojmë qysh tash.
«Nëse, pra, u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni çka është lart, ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e Hyjit!»
Ajo na nxit që të mos kënaqemi me një jetë mediokre, një jetë gjysmake dhe me kompromise, por ta lidhim fort jetën tonë me hirin e Hyjit, me ligjin e Krishtit.
Kjo na shtyn të jetojmë dhe të angazhohemi për të dëshmuar kudo e kurdo vlerat që Jezusi ka sjellë mbi tokë: mund të jetë fryma e mirëkuptimit dhe e paqes, e shërbimit ndaj vëllezërve, e kuptimit dhe e faljes, e ndershmërisë, e drejtësisë, e korrektësisë në punën tonë, e besnikërisë, e pastërtisë, e respektit ndaj jetës, etj.
Programi, sikurse shihet, është i gjerë sa vetë jeta; por, për të mos e lënë në mjegulli, le ta vëmë në zbatim gjatë këtij muaji atë ligj të Jezusit që është sakaq përmbledhje e të gjithë ligjeve të tjera: le të shohim tek secili vëlla Krishtin, e të vihemi në shërbim të tij.
Në fund të fundit, ç’gjë tjetër do të na kërkohet në fund të ekzistencës sonë?
«Nëse, pra, u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni çka është lart, ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e Hyjit!» (Kol 3,1). “Fjala për ta Jetuar”,botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik, qershor 1988 Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma, dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit. Për informacionwww.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet nëwww.santuariosancalogero.org (nga ku mund të shkarkoni)