1 / 23

Fjala për ta Jetuar

Fjala për ta Jetuar. Qershor 2010. " Kush do ta ruajë jetën e vet, do ta humbë, e kush do ta bjerrë jetën e vet për shkak tim, do ta rifitojë " (Mt 10,39).

avi
Download Presentation

Fjala për ta Jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta Jetuar Qershor 2010

  2. "Kush do ta ruajë jetën e vet, do ta humbë, e kush do ta bjerrë jetën e vet për shkak tim, do ta rifitojë"(Mt 10,39)

  3. Duke lexuar këtë Fjalë të Jezusit dalin në pah dy lloje jete: jeta tokësore, që ndërtohet në këtë botë, dhe jeta e mbinatyrshme e dhuruar prej Hyjit, me anë të Jezusit, jetë e cila nuk mbaron me vdekjen e që askush nuk mund ta marrë.

  4. Atëherë, përballë ekzistencës mund të mbahen dy qëndrime: ose të kapesh mbas jetës tokësore, duke e konsideruar si të mirën e vetme, dhe kështu do të jemi të prirur për të menduar për vetveten, për punët tona, për krijesat; do të mbyllemi në guackën tonë duke pohuar vetëm veten tonë dhe do të gjejmë si përfundim, në fund, pashmangërisht, vetëm vdekjen.

  5. Ose, përkundrazi, duke besuar se kemi marrë prej Hyjit një ekzistencë shumë më të thellë dhe autentike, do të kemi kurajon që të jetojmë në mënyrë të tillë për ta merituar këtë dhuratë deri në atë pikë sa të dimë ta sakrifikojmë jetën tonë tokësore për të fituar jetën tjetër.

  6. “Kush do ta ruajë jetën e vet, do ta humbë, e kush do ta bjerrë jetën e vet për shkak tim, do ta rifitojë“.

  7. Kur Jezusi i tha këto fjalë kishte në mend martirizimin. Ne, si çdo i krishterë, duhet të jemi gati për ta ndjekur Mësuesin dhe për t’i mbetur besnikë Ungjillit, për ta humbur jetën tonë, duke vdekur – nëse është e nevojshme – edhe me vdekje të dhunshme, dhe me hirin e Zotit do të na jepet si rrjedhim, jeta e vërtetë.

  8. Jezusi, i pari e “humbi jetën e vet” dhe e rifitoi plot lavdi. Ai na ka paralajmëruar që të mos i kemi frikë “ata që vrasin trupin, por nuk kanë pushtet për të vrarë shpirtin”. Ai na thotë sot:

  9. "Kush do ta ruajë jetën e vet, do ta humbë, e kush do ta bjerrë jetën e vet për shkak tim, do ta rifitojë”.

  10. Nëse e lexon me vëmendje Ungjillin, do të shohësh se Jezusi kthehet tek ky koncept për më se gjashtë herë. Kjo tregon se sa i rëndësishëm është dhe sa vëmendje Jezusi i kushton atij. Por grishja për ta humbur jetën personale nuk është për Jezusin vetëm një ftesë për të duruar martirizimin. Ai është një ligj themelor i jetës së krishterë.

  11. Duhet të jemi gati që të heqim dorë nga bërja e vetvetes idealin e jetës sonë, të heqim dorë prej pavarësisë sonë egoiste. Nëse dëshirojmë të jemi të krishterë të vërtetë, duhet ta bëjmë Krishtin qendrën e jetës sonë. Por çfarë kërkon Krishti prej nesh?

  12. Dashurinë për të tjerët. Nëse e përvetësojmë këtë program të tij, me siguri do ta kemi humbur veten tonë dhe do të kemi gjetur jetën e vërtetë. Mirëpo, të mos jetosh për vete, sigurisht, nuk është, sikurse dikush mund të mendojë, një qëndrim i dobët dhe pasiv.

  13. Angazhimi i të krishterit është gjithnjë shumë i madh dhe ndjenja e përgjegjësisë është e plotë.

  14. "Kush do ta ruajë jetën e vet, do ta humbë, e kush do ta bjerrë jetën e vet për shkak tim, do ta rifitojë".

  15. Qysh këtu në tokë mund të jetojmë përvojën se duke dhuruar vetveten, duke e jetuar dashurinë, rritet tek ne jeta. Kur do ta kemi përdorur ditën tonë në shërbim të të tjerëve, kur do të kemi ditur ta shndërrojmë punën e përditëshme, ndoshta monotone dhe të rëndë, në një gjest dashurie, do të provojmë gëzimin e të ndjerurit më fort të realizuar.

  16. "Kush do ta ruajë jetën e vet, do ta humbë, e kush do ta bjerrë jetën e vet për shkak tim, do ta rifitojë“.

  17. Duke i ndjekur urdhërimet e Jezusit, që janë të gjitha të bazuara tek dashuria, mbas kësaj jete të shkurtër, do të fitonim edhe jetën e amshuar.

  18. Duke i ndjekur urdhërimet e Jezusit, që janë të gjitha të bazuara tek dashuria, mbas kësaj jete të shkurtër, do të fitonim edhe jetën e amshuar. Le të kujtojmë cili do të jetë gjykimi i Jezusit në ditën e fundit. Ai do t’u thotë atyre që janë në të djathtën e tij: “Ejani , të bekuar... sepse pata uri e më dhatë të ha...; isha shtegtar e më përbujtët, isha i zhveshur e më veshët...” Për të na bërë pjesëmarrës të jetës që nuk kalon, Jezusi do të shohë vetëm nëse do ta kemi dashur të afërmin dhe do ta quajë se ia kemi bërë atij, atë çka i kemi bërë të afërmit.

  19. Atëherë si do ta jetojmë këtë Fjalë? Si do ta humbasim qysh sot jetën tonë për ta gjetur atë?

  20. Duke u përgatitur për provimin e madh dhe vendimtar për të cilin edhe jemi krijuar. Le të shohim përreth dhe ta mbushim ditën me vepra dashurie. Krishti na shfaqet ne tek fëmijët tanë, tek gruaja, tek burri, tek shokët e punës, të ndeshjes, të lojës, etj. Le t’u bëjmë mirë të gjithëve.

  21. Dhe të mos i harrojmë ata për të cilët dëgjojmë çdo ditë nëpër gazeta ose përmes miqve, ose përmes televizorit… Le të bëjmë për të gjithë diçka, sipas mundësive tona.

  22. Dhe kur ato të na duken të shteruara, kemi gjithnjë mundësi që të lutemi për ta. Ajo që vlen është dashuria.

  23. "Kush do ta ruajë jetën e vet, do ta humbë, e kush do ta bjerrë jetën e vet për shkak tim, do ta rifitojë" (Mt 10,39) “Fjala për ta Jetuar”,botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik, Qershor 1999.Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili - Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma, dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit - për informacionwww.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet në www.santuariosancalogero.org

More Related