1 / 34

Niveli i studimeve: Bachelor

L ë nda: Etika n ë Kontabilitet dhe Auditim. Niveli i studimeve: Bachelor. Prof.dr.Muhamet Aliu. Të kuptuarit e Etikës së Kontabilitetit. WorldCom Një D ështim i p r ofesionalizmit dhe I ntegritetit. Historiku i pjesërishëm i blerjeve (përvetësimeve) të WorldCom.

vin
Download Presentation

Niveli i studimeve: Bachelor

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Lënda:Etika në Kontabilitet dhe Auditim Niveli i studimeve: Bachelor Prof.dr.Muhamet Aliu

  2. Të kuptuarit e Etikës së Kontabilitetit WorldCom Një Dështim i profesionalizmit dhe Integritetit

  3. Historiku i pjesërishëm i blerjeve (përvetësimeve) të WorldCom • Williams Telecom $2.5 billion • MFS Communications, • TCL Telecom $12.4 billion • BLT Technologies, NLnet • Brooks Fiber Properties $2 billion • CompuServe merger • MCI $40 billion • ActiveNet • CAI Wireless Systems • SkyTel • Intermedia Communications $6 billion

  4. Strategjia e Bernie Ebbers-it Bernie Ebbers Ai kishte mësuar një formulë shumë të thjeshtë të blerjes që garantonte sukses. Një rishitës i cili ishte i interesuar për shitjen e LDDS kishte thirë në zyrë dhe kishte dërguar me faks një pyetësor të shkurtër, duke kërkuar pasqyrat financiare dhe disa sende të tjera. "Ne do të shikojmë në ndërkohë dhe do të vendosim se sa ne mund të paguajmë," tha një ish-llogaritar i LDDS. “Nëse të ardhurat e tij ishin të mira dhe ai ishte me çmim i drejtë, atëherë standardi i pageses per te ishte gjashtë herë të ardhurat vjetore te kompanisë. Me te mirën qe ai mund të marrë ishte tre apo katër fishi. Ne duhet ta pranojme, 12 fishine të ardhurave per tre mujorin e ardhshem. Ky është fundi. Ishte një marrveshje e shkelqyer. Dhe kemi gjetur njerëz të tillë gjatë gjithë ditës."-Nga L. Jeter

  5. Ritja dhe Rënia e WorldCom

  6. Raporti i Shpenzimeve dhe të Ardhurave Shpenzimet ______________ = (jo më shumë se) 42% Të ardhurat Sipasnjëanalizetëthjeshtë: Shpenzimetmerninpjesë me 42%kurse Të ardhuratmerninpjesë me 58%

  7. Presioni i madh për të Raportuar të Ardhura të mëdha "WorldCom e prezantonte veten si një kompani me të rritje të lartë, dhe se rritja e të ardhurave është në mënyrë të qartë një komponent i rëndësishëm për suksesin e WorldCom-it në fillim. Përgjithësisht në vitin 2000 dhe 2001, kushtet e tregut për industrinë e telekomunikacionit u përkeqësuan, WorldCom ... vazhdoi megjithatë të posqyroi të dhëna mbresëlënëse mbi rritjen e të ardhurave, kështu Ebbers dhe Sullivan vazhduan të sigurojnë Wall Street që WorldCom mund ta mbajë këtë nivel të rritjes. Në thelb, WorldCom pohoi se suksesi i saj ishte menaxhimi i trendeve të industrisë e që kanë dëmtuar të gjithë konkurrentët e saj. Këto premtime,për rritjen me dy shifra është “përkthyer” në presion brenda WorldCom për të arritur këto rezultate. Një zyrtar na tha, theksi mbi të ardhurat është “në çdo tullë të ndërtesës “.(El Beresford)

  8. Kim Emigh, “Kontabiliteti për Dhembje (i mjerë)” “Fotografia e Worldcom dhe MCI tregonë se ata janë një biznes me probleme dhe se gjendja e tyre po përkeqësohet për çdo ditë e më keq," tha Pat Brogan, një analist i telekomit në firmën Grupi Paralajmërues, investitor për anën kërkimore. "Ekonomiksi i industrisë është i mjerueshëm. Praktikat e kontabilitetit po vendosin një rrjedhë në industri dhe kjo është në qendër të vëmendjes. Rritjet e larta që po tërbonin industrinë në fund të viteve '90 mund të kenë qenë të nxitura nga praktikat e kontabilitetit. Kim Emight e ndihmojëWorldcom-in tëshihtedritën, ataitreguanderën.

  9. Nga: “Kontabiliteti për Dhembje” • "Direktiva zbriti më 12 dhjetor 2000, nga Frank Guckes, një menaxher i kontabilitetit, por me urdhër, e-maili i tij thoshte, nga zyrtari më i lartë teknik i Worldcom-it, Fred Briggs. Urdheri, në thelb, ishte për të gjithë punonjesit që ndërlidheshin me projekte kapitale ne divizionin e sistemit te rrjeteve. Tani e tutje divizioni i sistemit të rrjeteve të mos llogariten si pjese e projekteve kapitale, por të jenë të njihen si një shpenzim. E-mail shkoi edhe në divizionet tjera në kompani. • "Shumica e jo-kontabilistëve” i mbyllen syte në këtë pikë, por dallimi është se kjo mund të përshkruaj një tablo false të gjendjes financiare të kompanisë. Në qoftë se paratë e shpenzuara për punëtor jane pjesë e një projekti kapital, atëherë ato para jane pjesë e një aseti – dhe jo një shpenzim. Në afat të gjatë, në qoftë se sende e kapitalit janë shkruar si shpenzime, ato reduktojne fitimin neto të kompanisë dhe gjithashtu reduktojne taksat e saj. Është problem i kundërt nga çfarë hetuesit zakonisht shohin - por ende mund të ketë pasoja ligjore. • "Emigh kishte vlerësuar se direktiva mund të ketë ndikuar 35,000,000$ te shpenzimeve kapitale per punëtorë, dhe ndoshta shumë më tepër, në varësi të asaj që është bërë në ndarjet.

  10. Katër Aspektet e mashtrimit të WorldCom • Mbylljen (rregullimin,lirimin) e padrejtë të akrualeve. • Regjistrimi i të ardhurave të padokumentuara, regjistruar si “fitimi i pashpërdarë (i mbajtuar) i korporatave". • “Mbyllja e hendekun "Një qasje e përditshme e kontabilitetit ndaj këtij vendimi. • Kapitalizimi i kostove të linjës (repartit).

  11. Aspekt i parë: Lirimin e paarsyeshëm të akrualeve • Lëshimi jo i drejte i akrualeve kishte disa tipare të përbashkëta. • Ato ishin të drejtuara nga anëtarë të lartë të financave korporative të organizatës.... • Ato nuk shfaqen në rrjedhën normale ditë-për-ditë, por në vend te kësaj shfaqen në javët pas përfundimit të tremujorit në fjalë. • Koha dhe shumat e lëshuara nuk janë mbështetur nga analiza bashkëkohore ose dokumentacione. • Më domethënës ishte fakti se, punonjësit e WorldCom-it të përfshirë në deklaratat e njohura, kuptuan që ato ishin të padrejta. Disa madje ngriten edhe shqetësime pas lëshimit të deklaratave. "(Beresford)

  12. Aspektiidytë: Njohja e tëardhuravetëlartatëpadokumentuara • Në fillim të vitit 1999, personeli i WorldCom bërinje rritje te madhe te te ardhurave kontabile pas mbylljes së shumë periudhave tre mujore me qëllim për të raportuar se ajo kishte arritur objektivat e saj per rritjen me te lartë të të ardhurave që Ebbers dhe Sullivan kishte vendosur .... • Shumica e te ardhurave të dyshimta ... ishin rezervuar për “llogaritë e të ardhurave” .... shënimet e diskutueshme të të ardhurave të pa shpërndara në korporatëishin të shumta (në miliona apo dhjetëra miliona dollarë). • Ato në përgjithësi shfaqeshin vetëm ne tremujorin e fundin, dhe ato nuk ishin të regjistruara gjatë tremujorit, pornë javëne fundit të tremujorit qe kishte përfunduar. "(Beresford)

  13. “Mbyllja e hendekut” Aspekti i tretë: Strategjitë e Kontabilitetit "Gjatë gjithë vitit 2001, operatorë të biznesit dhe grupi i Kontabilitetittë të ardhurave të WorldCom-it gjurmuan dallimin në mes të hyrave të projektuara dhe të realizuara dhe për këtë mbanin në punë një grup kontabilistësh. i ështëquajturi grupi “i mundësive” që shfrytëzohej për të mbushur atë boshllëk. Çfarë doli më pas? Ishte një proces i koordinuar dhe i institucionalizuar në të cilin të ardhurat “opurtune" janë identifikuar, matur dhe rezervuar në shumën e nevojshme për te arritur rritjen e jashtme te parashikuar. “

  14. Aspekti katër: Kapitalizimi Kostove të Linjës Sugjerimet e Tony Minert-it: "Unë kam bërë disa telefonata duke u përpjekur për të gjetur se përse shpenzimet tona janë në rritje për këtë tremujor, dhe nga ajo që unë kam mbledhë tingëllon që ne kemi filluar të marrim një rrjet që ka shumë kapacitet ekstra ... Nëse ne disi mund të marrim atë rrjet në shfrytëzim ... Si një inventar ose Të krijojmë llogari me parapagesë. Jemi të obliguar të mos krijojmë shpenzime, sepse kemi të ardhurat për ti arritur, atëherë kjo mund të na ndihmojë për realizimin e profitit tonë. Unë mendojë se kështu kostoja jonë do të jetë 42% në raport me të ardhurat. Unë definitivisht do të shkojë përgjatë kësaj rruge, sepse kjo do të ndihmojë në kauzen tonë të jashtëzakonshme, dhe unë mendoj se ka diçka që ne mund të bëjmë. "

  15. Refuzimi në Korrik të 2000. Yates to Myers:“David, unë mund të mos kem njohuri të mjaftyeshme, por unë nuk shoh një rrugë logjike për kapitalizimin e kapaciteteve të tepërta. Mendim i juaj?” Yates to Minert: “Tony, David [Myers] dhe unë e kemi shqyrtuar dhe diskutuar logjikën tuaj të kapitalizimit të kapaciteteve të tepërta dhe nuk kemi mund të gjejmë asnjë mbështetje brenda udhëzimeve kontabile aktuale që do të lejojnë një trajtim të tillë kontabël.” Buford Yates David Myers

  16. E zbatuar nga Scott Sullivan në kuartalin e 3-të 2000

  17. Pesë Arsyet pse ky ndryshim në Kontabilitetit ka qenë mashtrim Arsyeja e parë: Sullivan nuk kishte asnjë argument bindës për këtë ndryshim në trajtimin e kontabilitetit. Kur mashtrimi u zbulua në verën e vitit 2002 nga Cynthia Cooper, atëherëKomitetiiAuditimittë WorldCom-iti kërkoi Sullivan-it të japë një justifikim! Ai dorëzoivetëmdy faqe “Bardh e Zi", tëcilatai ishkruajtipër ta shpjeguar praktikënqëkishinaplikuar. Përshkrimiishte krejtësisht ad hoc, duke përmendurrregulla tëparëndësishmetë kontabilitetit, dhe nuk arititëparaqesargumente bindëse përperiudhënpërkatëse.

  18. Pesë Arsyet pse ky ndryshim në Kontabilitetit ka qenë mashtrim Arsyeja e dytë: Rregullimet për shpenzimet e linjës dhe bilancet e mandatuara nga Sullivan nuk kishin asnjë lidhje me kapacitetin aktual që e kishin në shfrytëzim por pikërisht ishin bërë ato veprime që kishin qenë të nevojshme për të përmbushur kriterin e 42% SH / A (profit).

  19. Pesë Arsyet pse ky ndryshim në Kontabilitetit ka qenë mashtrim Arsyeja e tretë: Kapitalizimet nuk ishin vendosur në kategoritë e tyre të duhura, por të shpërndara rastësisht përmes bilancit, sikurkishin për qëllim të fshehin fakte.

  20. Pesë Arsyet pse ky ndryshim në Kontabilitetit ka qenë mashtrim Arsyeja e katërt: Sullivan kurrë nuk diskutoi për ndryshimin e trajtimit kontabël me auditorët e jashtëm, si do të ishte e zakonshme per një vendim nga nje telefonatë e bërë në besim të mirë.

  21. Pesë Arsyet pse ky ndryshim në Kontabilitetit ka qenë mashtrim Arsyeja e pestë: Nëse ndryshimi në kontabilitet ishte futur në besim të mirë, atëherë me sa duket kjo do të ishte publikuar haptazi në fushat publike (Shënimet sqaruese).

  22. Pjesëmarja e Kontabilistëve të Brendshëm • Skandali WorldCom u bë i mundur për shkak se disa kontabilistë nuk arriten të jetësojnë virtytet e kontabilitetit, dhe nuk arriten t`u përmbahen parimeve dhe idealeve të profesionit të tyre. • Më e keqe se kjo: Ebbers, Sullivan, dhe Myers supozuan se do të ishte kështu. • Kontabilistët vepruan me supozimin se po t`i kundërshtojmë për bashkëpunimata të cilët kishin nevojë, për të kryer mashtrimet e tyre do të na kushtëzonin (me çmimin e humbjes të vendit te punës), ose duhet të bëjmë një sy qorr, dhe të frigësuar për të thënë (reaguar) këtë, ata menduan se kishin të drejtë në këtë veprim.

  23. Një Udhëzim Kundërthënës Dr. Leo Alexander “Shkenca Mjekësore gjatë Diktaturës” (NEJM 1949)

  24. Kërkesa e Kujdesshme Naziste "Kur Sciss-Inquart, Komisar për Territoret e zëna (pushtuara) të Holandës, kërkoi për të nxjerrë mjekët holandez në orbitën e aktiviteteve të profesionit mjekësor gjerman, ai u tha atyre:”Ju duhet ti dërgoni pacientët tuaj kronike në fabrikate vdekjes "ose" Ju duhet tu jepni injeksione vdekjeprurese, me kërkesën e Qeverisë në zyrat tuaja, "por ai renditi synimet e tij në drejtim më të kujdesshëm dhe sipërfaqësisht të pranueshme. Një nga paragrafet e Komisarit të Territoreve te Holandës në lidhje me mjekët (Holandë e 19 dhjetor 1941) vijon si më poshtë: Kjo është detyrë e mjekut, përmes këshillave dhe përpjekjeve, me ndërgjegjen dhe aftësinë e tij më të mirë, për të ndihmuar personin dhe per t besuar kujdesin e tij nëpërmirësimin e vitalitetit të pacientit, efikasitetin fizik dhe shëndetësore te tij. Realizimi i kësaj detyre është një detyrë publike. "

  25. Integriteti Kolektiv i Mjekëve Holandez "Mjekët Holandez e hodhen poshtë në mënyrë unanime, sepse ata panë se çfarë është menduar në të vërtetë-pra, përqendrimi i përpjekjeve të tyre për rehabilitimin e thjeshtë të te sëmurëve për punë të dobishme, dhe heqja e sekretit mjekësor. Edhe pse sipërfaqesisht ky urdher i ri nuk u shfaq shumë rëndë I papranueshme, mjekët holandez vendosen se ai është hapi I pare edhe pse i vogël, per mborjtjen e parimit mjeksore. Mjekët holandez deklaruan se nuk do ti binden këtij urdhëri. "

  26. Çmimi (kostoja) i Profesionalizmit • "Kur Sciss-Inquart kërcënoi ata me revokimin e licencave të tyre, ata u kthyen licencave të tyre, hoqen herpes e tyre dhe, duke parë pacientët e vet fshehtas, nuk ua shkruajten me vdekjen ose certifikatat e lindjes. Sciss-Inquart terhoqi hapat e tij dhe u përpoq të mikloj ato mirpo ende nuk kishte efekt. "

  27. "Pastaj ai arrestoi 100 mjekët holandez dhe i dërgoi në kampet e përqëndrimit. Profesioni mjekësor mbeti i patundur dhe në heshtje u kujdes për vejushat e tyre dhe jetimët, por nuk do te shfaqeshin haptazi.

  28. Diagnoza e Mjekëve: Rezistenca e parë, Shpesh Bashkëpunim i kujdesshëm me Ligësinë • “Kështu ndodhi qe asnjë vdekje apo sterilizimi jo-terapeutik nuk e pati mbeshtetjen dhe pjesmarrjen e mjekve holandez. Ata kishin largpamësi të rezistojnin para se hapi i parë të merrej, dhe ata vepruan në mënyrë unanime dhe fituan në fund. Është e qartë se nëse profesioni mjekësor i një kombi të vogël nën thembra pushtuesish të mund të rezistojë në mënyrë efektive, profesioni mjekësor gjerman mund po ashtu te kishte rezistuar sikur të mos ta kishin ndërmarrë hapin e parë fatal. Ai është hapi i parë në dukje i pafajshem larg nga parimi mjeksor dhe shpesh vendos per drejtimin e krimit. Korrozioni fillon në përmasa mikroskopike. "

  29. Mashtrimi ishte gjërësisht i njohur në WorldCom • “Ndërgjegjësimi i këtij mashtrimi financiar nuk ishte i mbyllur me vetëm dy apo tre persona. Të tjerët në WorldCom ose e kane ditur apo kanë dyshuar se drejtues të lartë financiare ishin angazhuar në kontabilitet të pahijshme. Këto përfshinin jo vetëm njerëzit në grupin e Kontabilitetit të Përgjithshëm ... që urdhëroi apo zbatoi të hyra, por njerëzit në raportimin financiar dhe grupeve të kontabilitetit, përgjegjësitë e të cilave janë të prekur prej tyre. Të punësuarit në disa grupe të tilla , e dinin se të hyrat që nuk ishin të mbështetura, ose raportet e përgatitura që janë të rrejshme ose mashtruese do te kishin pasojë. "(Beresford)

  30. A Rezistuan Kontabilstët? • Çuditërisht këta punonjës shpesh nuk kanë bërë ndonjë kundërshtim pavarësisht ndërgjegjësimit të tyre apo dyshimeve se kontabilitetit ishte i gabuar, dhe ata thjesht kane ndjekur drejtimet apo edhe u kane ndihmuar të tjerëve. Disa prej tyre u ankuan për mbikëqyrësit e tyre, ose, një pjesë e vogël e rasteve, refuzoi të marrë veprimet që ata i konsideronin si te papërshtatshme. Megjithatë, asnjë nuk mori veprime efektive për tu përpiqur të ndalonte ose të vë në dukje këto praktika deri në pranverë të vitit 2002. "(Beresford)

  31. Një Kundërthënie e Trishtuar: “Pastaj ai arrestoi 100 mjekët holandez dhe i dërgoi në kampet e përqëndrimit. Mjekët profesionist mbetën të patundur dhe në heshtje u kujdesën për vejushat e tyre dhe jetimët, por nuk do të jepen (dorëzohen)." "Punonjësit e shërbimit financiarë dhe të kontabilitetit besonin se duhet kundërshtuar me forcë për punët që ato i kryenin e që drejtoheshin nga Sullivan dhe mos kryerja e punëve do t`u kushtonte me vendet e tyre të punës, disa prej tyre ishin të gatshëm për të marrë këtë rrezik."

  32. Auditorët e jashtëm? Tani “Partner” • "Andersen I tha Komisionit të Auditimit te [WorldCom] në vitin 2000 se kuptoi çështjet e biznesit dhe rreziqet që lidhen me operacionet e WorldCom-it, dhe se ai e konsideronte veten" një anëtar të përkushtuar të ekipit të [WorldCom's]. "... Në të vërtetë, në një prezantim të Komisionit të Auditimit më 20 maj, 1999, Andersen tha se ai I ka shikuar marrëdhëniet e tij me WorldCom si një "partneritet afatgjatë", në të cilinAndersen do të ndihmonte WorldCom-in te përmirësojë operacionet e saj të biznesit dhe të rrise të ardhurat ne te ardhmen. "(Beresford et al. )

  33. Pasojat: • Ebbers Bernie: Bernie Ebbers u dënua më 22 shtator 2005 me 25 vjet burg federal për mashtrim te letrave me vlerë, komplot dhe per paraqitjen e dokumenteve false me rregullatorët. Në gjyqin e tij, avokatët e tij argumentuan se mashtrimi i kontabilitetit në WorldCom ishte organizuar nga Scott Sullivan dhe se Ebbers ishte injorant nga detajet. Por juria ishte i bindur se nga argumentet e prokurorëve, që Ebbers ishte nje menaxher i provuar, dhe se kishte sajuar për vëmendjen e tij në detajet per kostot e shpetuara. Ai nuk mund të ketë qenë injorantë i tillë, I nje mashtrimi kaq masiv, mirpo ai kishte një motiv për afirmimin e WorldCom-it, sepse shumica e pasurisë së tij ishte i lidhur në WorldCom. Ebbers aktualisht është duke vuajtur dënimin në një burg ne Luiziana dhe ka mundesi te vdes në burg.

  34. Tëtjeret: Scott Sullivan u kthyesi dëshmitar shtetit kundër Ebbers, edhe pse gjyqtari pranoi se Sullivan ishte arkitekti kryesor i mashtrimit, ai u shpërblye me një dënim relativisht të leht me vetëm pesë vjet. "Veprat z. Sullivan ishin të madhësisë së lartë", tha gjykatësi, por "Bashkëpunimi i tij ishte faktor kyç në rastin e z. Ebbers, pa të cilin z. Ebbers nuk do të kishte pasur shumë gjasë të dënohet".David Myers dhe Buford Yaets ishin dënuar secili me nga një vit burg. Betty Vinson, menaxher në departamentin e kontabilitetit, ishte dënuar me pesë muaj burg, dhe pesë muaj arrest shtëpiak.Cynthia Cooper, u votua si personi I viti 2002 nga Revista Time , qe ateherë ka shërbyer si këshilltarenë PCAOB dhe është një e njohur në publik.

More Related