190 likes | 624 Views
Bazat e Kontabilitetit Pasqyra e të Ardhurave. Mësidhënëse, Mr. sc. Arta Selmanmusa. Pasqyra e të ardhurave Është pasqyra e dytë, që bënë pjesë në grupin e pasqyrave financiare, ndryshe quhet edhe pasqyra e fitim-humbjes.
E N D
Bazat e KontabilitetitPasqyra e të Ardhurave Mësidhënëse, Mr. sc. Arta Selmanmusa
Pasqyra e të ardhurave • Është pasqyra e dytë, që bënë pjesë në grupin e pasqyrave financiare, ndryshe quhet edhe pasqyra e fitim-humbjes. • Kjo pasqyrë tregon rezultatin financiar të një firme për një periudhë kohore (mujore, tremujore apo edhe vjetore). • Ajo përmbledh të ardhurat e krijuara dhe kostot (shpenzimet) e bëra për krijimin e këtyre të ardhurave. • Diferenca në mes të ardhurës së krijuar dhe kostos paraqet pjesën e tretë pra të ardhurën neto apo profitin neto.
E ardhura – paraqet shumën e aseteve të krijuara përmes operacioneve në biznes. • Shpenzimet– paraqesin shumën e aseteve të konsumuara gjatë operacionit të biznesit, përkatësisht rrjedhjet dhe obligimet e arritura nga prodhimi I mallrave dhe shërbimeve. Shpenzimet ndahen në dy grupe: • Kostoja e mallit të shitur (KMSH) – është vlera blerëse e atij malli (vlera sa na ka kushtuar blerja e atij malli).
KMSH në veti përmban: Stoqet Fillestare plus Të gjitha blerjet • Gjendja e mallit në fund të përiudhës b) Shpenzimet operative - janë shpenzime të përgjithshme që krijon cdo biznes por që nuk janë të lidhura me prodhimin e produkteve (KMSH) • E ardhura neto
Raporti i të ardhurave Ndërmarrja “X”, me 31.12.2009 I.Të hyrat nga shitja (Të ardhurat) 30.500€ II.Kostoja e mallrave të shitur 20.100€ III. Bruto fitimi (1-2) 10.400€ IV. Shpenzimet operative Shpenzimet administrative, 3.000€ Shpenzimet për hulumtim dhe zhvillim 1.200€ Shpenzimet e interesit 450€ Gjithsej shpenzime 4650€ V. Fitimi para tatimit (E ardhura) 5.750€ Tatimi mbi fitimin 10% 575€ VI. Neto fititmi (Të Ardhurat Neto) 6.325€
Kur nga të ardhurat nga shitja e zbresim KMSH, e fitojmëbruto fitimin, ndërsa kur nga bruto fitimi i zbresimshpenzimet operative, atëherë fitojmë të ardhurat operative ose të ardhurat para taksave, dhe në fund fitimi netofitohet kur nga të ardhurat para tatimit e zbresimitatimin në fitim.
1. Përpiloni pasqyrë të të ardhurave nëse i kemi këto të dhëna: Të hyrat nga shitja, 37.436€ Kostoja e mallrave të shitur, 26.980€ Shpenzimet administrative, 3.624€ Shpenzimet për hulumtim dhe zhvillim, 1.982€ Shpenzimet e interesit, 450€ Tatimi mbi fitimin 10%.
Shembull 2. Përpiloni pasqyrë të të ardhurave nëse i kemi këto të dhëna: Të ardhurat nga shitja 50.000€ KMSH 35.000€ Shpenzimet e marketingut 700€ Shpenzimet e pagave 9000€ Shpenzimet e qirasë 600€ Tatimi në fitim 10% Në bazë të këtyre zerave, të gjendet bruto fitimi, të ardhurat para taksave dhe të ardhurat neto?
Shembull 3. Përpiloni pasqyrë të të ardhurave nëse i kemi këto të dhëna Të ardhurat nga shitja 70.000€ KMSH 50.000€ Të ardhurat nga shërbimet 8100€ Të ardhurat nga qiraja 1300€ Shpenzimet nga konkursi 500€ Shpenzimet e pagave 10000€ Shpenzimet e qirasë 200€ Në bazë të këtyre zerave, të gjendet bruto fitimi, të ardhurat para taksave dhe të ardhurat neto?
Shembull 4. Në ndërmarrjen Standard të hyrat nga shitja janë 402.000€, kthimi nga shitja 2000€, gjendja e mallit në fillim 30.000€, blerje të mallit 270.000€, gjendja në fund të përiudhës 67.000€. Të gjendet KMSH dhe bruto fitimi?
Shembull 5. Më poshtë janë dhënë llogaritë e zakonshme që paraqiten në pasqyrat financiare. Përcaktoni se në cilat pasqyra ato shfaqen: • Shpenzimet e marketingut, • Kostoja e mallit të shitur, • Të hyrat nga shitja, • Inventari i mallit, • E ardhura neto, • Rezervat e kapitalit • Fitimet e mbajtura, • Dëftesa të pagueshme, • Kredi afatgjata.
Shembull 6. Nga të dhënat vijuese të kompanisë “Standard Benz” për vitin 2009, përpiloni pasqyrën e të ardhurave: • E ardhura 165.000€, • Kostoja e mallit të shitur 55.200€, • Shpenzime të pagave 58.500€, • Shpenzimet e qirasë 5.000€, • Shpenzimet administrative 6000€, • Tatimi në fitim 10%.
Pasqyra e fitimeve të mbajtura Kjo pasqyrë identifikon ndryshimet në fitimet e mbajtura nga një përiudhë te tjetra. Pasqyra e fitimeve të mbajtura tregon balancën fillestare të fitimeve të mbajtura, të ardhurën neto të periudhës, zbritja për cdo dividentë të paguar dhe në fund balancën përfundimtare të fitimeve të mbajtura. • E ardhura neto rezulton në rritjen e aseteve dhe ajo rrit fitimet e mbajtura, të cilat rrisin ekuitetin e pronarëve. • Dividenta zvogëlon asetet dhe në mënyrë të njëjtë edhe fitimet e mbajtura, të cilat zvogëlojnë ekuitetin e pronarëve
“Standard Benz” Pasqyra e fitimeve të mbajtura Më 31.12.2009 Fitimet e mbajtura 12.01.2009 Plus: E ardhura Neto 3.785€ Minus: Dividenta (600€) Fitimet e mbajtura me 12.31.2009 3.185€ Një formë e pasqyrës së fitimeve të mbajtura duket kështu:
Pasqyra mbi ndryshimet e ekuitetit • Tregon rrugën në të cilën e ardhura neto dhe shpërndarja e dividendave efekton në gjendjen financiare të kompanisë gjatë periudhës së caktuar.
Pasqyra mbi ndryshimet e ekuitetit Ndërmarrja “X” Pasqyra mbi ndryshimet e ekuitetit me 31.12.2009 Kapitali i kontribuar në fillim (2009) 5.000 E + kapitali i investuar gjatë (2009) 25.000 E = kapitali i kontribuar në fund (2009) 30.000 E Fitimi i mbajtur në fillim (2009) 60.000 E + Neto fitimi 77.000 E - Shpërndarjet për dividendë (16.000) E = Fitimi i mbajtur në fund të vitit 153.000 E Totali i kapitalit 183.000 E
Shembull 1. Me të dhënat vijuese të kompanisë “X” gjeni totalin e kapitalit: kapitali i kontribuar në fillim ishte 3000€, kapitali i investuar gjatë vitit ishte 15.000€, fitimet e mbajtura në fillim të vitit ishin 30.000€, neto fitimi ishte 35.000€, në fund të vitit ju është shpërndar dividend pronarëve të kompanisë në vlerë prej 10.000€.
2. Nga të dhënat e mëposhtme të kompanisë X përpilo pasqyrën e të ardhurave dhe pasqyrën e fitimeve të mbajtura: • Shpenzime të reklamës 2.760€ • Kostoja e mallit të shitur 37.820€ • Shpenzime të qirasë 1.500€ • Shpenzime të pagave 10.150€ • Dividenta 12.400€ • Fitime të mbajtura 156.540€ • Tatimi në të ardhura 21.180€ • Të ardhurat nga konsultimet 115.100€ • Shpenzime administrative 7.250€