190 likes | 544 Views
Kompetenca në Procedurën Administrative. Rëndësia e kompetencës në Procedurën Administrative Kompetenca nenkupton tërësi punësh të cilat i kryen ndonjë subjekt i pushtetit , para së gjithash organ i caktuar shtetëror
E N D
Rëndësia e kompetencësnëProcedurën Administrative • Kompetencanenkuptontërësipunështëcilatikryenndonjësubjektipushtetit, parasëgjithash organ icaktuarshtetëror • Kompetencanë PA paraqettedrejtëndhedetyrimin e organitshtetëroroseorganizatëssëautorizuarpërushtrimin e autorizimevepublike, përtënxjerrëvendiminnëndonjëcështjetëcaktuar administrative • Nëkuptiminmëtëpërgjithshëm, kompetencaështë e drejtëdhedetyrimiorganittëcaktuardhenëterritorin e caktuar • Nëpërkufizimin e nocionittëkompetencësperfshihendyelementeqenësore, me tëcilatpërcaktohenedhellojet e kompetencësatojane: • Autorizimipërvendosjen e cështjevetëcaktuarakonkreteadministrative • Veprimiiorganevebrendaterritorittëcaktuar
Sanksionet për shkak të shkeljes së kompetencës • Shkelja e kompetences paraqet rast të paligjshmërisë • Vendimi i nxjerrë në PA, nga orgoni jokompetent, mund: • të anulohet në procedurë ankimore (procedurë sipas ankesës), nga organ i shkalles se II-të • të anulohet apo të prishet sipas të drejtës se mbikqyrjes • të shpallet nul • inkompetenca është shkak edhe për kundërshtimin e vendimit me padi, përkatësisht anulimin e tij në konfliktin administrativ
Llojet e kompetencës në PA • Në PA dallohen dy lloje themelore të kompetencës: • Kompetenca lëndore dhe • Kompetenca territoriale (tokësore) • Në PA mund të dallohen edhe kompetenca tjera si ajo prezumptive dhe funksionale
Kompetenca lëndore Ekzistonkurcdo organ ka kompetencën e vet lëndore për të vendosur në ceshtje të caktuara administrative, prandaj ai duhet të ketë kujdes që të vendosë vetëm mbi ato cështje për të cilat ka kompetencë lëndore • Kompetenca lëndore është e drejtë dhe detyrë e një organi që të vendosë në ceshtjet e vecanta administrative • Ajo është natyra e materies, është lloji, grupi i punëve të cilat i perkasin një organi në PA • Më anë të KL përcaktohet lloji i organit i cili do ta zhvillojë Kompetenca lëndore në cështjen e caktuar administrative • P.sh. Leshimidokumentevecivilengaqendrakomunale e regjistimit civil QKRC-te
Caktimi i Kompetenca lëndore Për të vendosur në Kompetenca lëndore caktohet me dispozita më të cilat rregullohet lemiae caktuar administrative ose me dispozitat caktohet kompetenca e organeve të vecanta administrative. p.sh. me ligjin e shtetesisë caktohet se kushështëkompetent për: • marrjen e shtetesisë • Ose dhënien e shtetesisë
Kompetenca territoriale • Kompetenca territoriale paraqet autorizimin e organit që punët nga kompetenca e vet lëndore t’i kryejë në territorin e caktuar • P.sh. Leshimidokumentevecivilengaqendrakomunale e regjistimit civil QKRC-te (kompetencelendore) • P.sh. Leshimidokumentevecivilengaqendrakomunale e regjistimit civil QKRC-te ne Ferizaj(kompetenceterritoriale) • Pra, Kompetenca territoriale nënkupton territorin në të cilin organi i vecantë shtetëror mund t’i kryejë punët nga kompetenca e vet lëndore, dmth territori në të cilin shtrihet veprimtaria e organit të caktuar shtetëror • Caktimi i Kompetenca territoriale Kompetenca territoriale caktohet sipas dispozitave: • mbi ndarjen administrative politiko-territoriale dhe • sipas dispozitave mbi organizimin e organeve të vecanta të administratës
Kriteret për caktimin e kompetencës territoriale: • Në cështjet që kanë të bëjnë me paluajtshmeritë, kompetencacaktohetsipas vendit ku gjendet sendi (forum rei sitae), p.sh, tek nacionalizmi, ekspropriimi, komasacioni etj. • Sipas selisë se organit shtetëror, (ndermarrjes) ose personit tjetër juridik, në ceshtjet që kanë të bëjnë me ndonjë veprimtari të ndonjë organi shtetëror ose organizatës apo personit tjeter juridik • Në ceshtjët që kanë të bejnë me veprimtarinë profesionale të personave, nga vendi ku zhvillohet veprimtaria profesionale e personave të caktuar
Për cështje të tjera që nuk janë theksuar me lartë, sipas vendbanimit-vendqendrimit të palës: p.sh, dhënja e pasaportit; ndërrimi i emrit personal, marrja e dokumentevetjeracivile,etj. 5.Në cështjet që kanë të bëjnë me anijen ose mjetin ajror, apo në të cilat preteksti për zhvillimin e procedurës administrativeka lindur në anije apo në mjetin ajror-kompetenca caktohet sipas portit amë të anijes përkatësisht aeroportit amë të fluturakës ku është regjistruar 6.Pra, sipasvendit ku ka lindur preteksti për zhvillimin e Procedurës administrative
Kompetenca funksionale Me kompetencë funksionale nënkuptohet një lloj i kompetencës lëndore KF ne të vertetë është përcaktimi me i afërt i KL të organit, ku në mënyrë të saktë dhe precize, me dispozita, caktohet konkretisht organii cili është kompetent për vendosjen e cështjes konkrete administrative, si dhe nxjerrjen e vendimit Shkelja e KF paraqet shkak për kontestimin e ligjshmërisë së vendimit në PA dhe në konfliktin administrativ, si dhe anulimin e prishjen e vendimit sipas të drejtës se mbikqyrjës
Caktimi i kompetencës presumptive (të presupozuar) lëndore LPA si rregull themelor për caktimin e kompetencës lëndore prezumptive, përcakton se: Për të vendosur në ceshtje administrative në shkallë të parë janë kompetente organet kompetente,organet komunale të administratës (organet e pushtetit lokal), Kjovjen ne shprehjenëse me ligj nuk është caktuar kompetenca e organeve të tjera
Kufizimi hapësinor i kompetences • Lidhur me kompetencenterritorialevlen parimi sipas të cilit secili organi ushtron punë zyrtare brenda kufijve të territorit të vet • Nëse ekziston rreziku i shtyrjes, kurse veprimi duhet të kryhet jashtë kufijve të territorit të organit, organi mund ta kryeje veprimin edhe jashtë kufijve të territorit të vet, por ai ka për detyrë ta njoftojë për ketë menjëherë organin në territorin e të cilit e ka ndërmarrë ketë veprim
Ndryshimi i kompetencës • Kompetenca është e caktuar me dispozita juridike imperative (kategorike) dhe se parimisht nuk guxon të ndryshohet; ndërkaq përjashtimet janë të caktuara vetëm me ligj • Ndërrimi i kompetencës në PA mund të bëhet vetëm në bazë të autorizimit shprehimor ligjor, dmth vetëm kur kjo është parashikur shprehimisht me ligj
Lidhur me ndryshimin e kompetencës paraqitet cështja e delegimit, subdelegimit, substitucionit, rekuizicionit dhe zëvendësimit të kompetences • Delegimi i kompetencës ështëautorizimi i organit të shkallës më të lartë që punët e caktuara nga kompetenca e vet lëndore, t’i bartë në organet e administratës të shkallës me të ulët, por vetëm në rastet e parashikuara vetëm me ligj • Subdelegimi i kompetencës -delegimin e kompetencës tashme të deleguar, dmth delegimi i dyfishtë i kompetencës që nënkupton autorizimin e organit të deleguar që me tutje të bartë kompetencat në ndonjë organ tjetër Aty ku ekziston mundësia e delegimit dhe subdelegimit të kompencës ekziston mundësia e revokimit të tyre
Rekvizicioni i kompetences • Autorizimi i organeve shtetërore i shkallës më të lartë që të marrë në vendosje punët e caktuara nga organi i shkallës më të ulët, të bartë kryerjen e vetëm disa veprimeve procedurale, ndërkaq vendosja e vetë cështjes administrative mbetet në terësi në kompetencën e organit i cili zhvillon PA p.sh. Kryerja e njeekspertizeprofesionale Substitucioni i kompetencës • Substitucioni i kompetencës është autorizimi i organit shtetëror i shkalles më të lartë që të marrë në vendosje punët e caktuara nga organ i shkallës më të ulët Këtojanë veprim i kundërt me delegimin e kompetencës
Zevendësimi i kompetencës Zevendësimi i kompetencës nënkuptojmë rastin kur zhvillimi i PA dhe e drejta për nxjerrjen e vendimit merret nga një organ dhe i besohet organit tjetër
Konflikti për kompetencë në PA • Konflikti për kompetencë në PA është situatë kur dy ose me shumë organe shpallen kompetente ose jokompetente për vendosjen e të njejtës cështje konkrete admininistrative Konflikti i kompetencave mund të paraqitet në dy trajta: • Konflikti për kompetencëpozitive : kur dy ose me shumë organe të administratës publike shpallen si kompetente për vendosjen e të njejtës cështje administrative • Konflikti për kompetencë negative: kur dy ose me shumë organe të administratës publike e konsiderojnë veten inkompetente për vendosjen e të njejtës cështje administrative
Zgjidhja e konfliktit të kompetencave • Konfiktin e kompetencave përherë e zgjidhë organi tjetër më i lartë në raport me ato organe që gjenden në konflikt për kompetencë • Pra, është parim i përgjithshëm se konfliktin për kompetencë e zgjidhë organi përkatës me i lartë se organet në konflikt