200 likes | 790 Views
STRATEGJIA E OPERACIONEVE & PRIORITETET KONKURUESE. 1. Cka kuptojmë me strategji të biznesit?.
E N D
1. Cka kuptojmë me strategji të biznesit? Plani afatgjatë i biznesit quhet strategji e biznesit. Të gjitha vendimet që merren nga kompania duhet të mbështein këtë plan afat-gjatë. Strategjia e operacioneve është një plan afatgjatë i funksionit të operacioneve që specifikon parashikimin dhe përdorimin e burimeve për të mbështetur strategjin e biznesit.
2. Cilat janë rolet e funksionit të operacioneve në strategjin e biznesit, shpjego ato? Roli bazë i operacioneve është zbatimi i strategjisë të cilën e mundësojnë operacionet. Pa një zbatim efektiv, edhe strategjia më e shkëlqyeshme do të shëndrrohej totalisht në joefektive. Roli mbështetës i strategjisë shkon përtej zbatimit të thjesht të strategjisë, duhet të zhvillohen ato aftësi që e lejojnë organizatën që të përmirsojë dhe rregullojë qëllimet e saj strategjike. Roli i tretë është që të udhëheqë strategjinë duke i dhënë asaj një avantazh unik dhe afatgjatë. Kompanitë mund të jenë të suksesshme vetëm duke e pozicionuar vetvetën në treg dhe me operacione tepër mbështetëse.
3. Cili është roli i strategjisë së operacioneve? Roli i strategjisë së operacioneve është të japë planin e funksionit të operacioneve në mënyrë që të mundësohet përdorimi më i mirë I burimeve. Strategjia e operacioneve specifikon politikat dhe planet për përdorimin e burimeve të organizatës në mbështetje të strategjisë së saj konkuruese afatgjatë
STRATEGJIA E BIZNESIT Përcakton planin afatgjatë të kompanisë STRATEGJIA E MARKETINGUT Përcakton planet e marektingut për të mbështetur strategjin e biznesit STRATEGJIA E OPERACIONEVE Ndërton planin për funksionin e operacio- neve për të mbështe- tur st.e biznesit STRATE|GJIA E FINANCëS Ndërton planet financ. për të mbështetur st. e biznesit
4. Inputet për ndërtimin e strategjis së biznesit? • Misioni • Analiza e mjedisit • Kopetencat unike
5. Formulimi i strategjisë së operacioneve? Pas formulimit të strategjisë së biznesit duhet të formulohet strategjia e operacioneve. Strategjia e operacioneve lidh strategjinë e biznesit me funksionin e operacioneve. Kjo strategji fokusohet tek aspektet specifike të operacioneve që i sigurojnë kompanis avantazh konkurues – prioritete konkuruese.
6. Cilat janë këto prioritete konkuruese? • CILëSIA – nënkupton përputhjen e përhershme me parashikimet e klinetëve, pra bërjen e gjërave ashtu sic duhet. Cilësia lidhet me dy dimensione: cilësia e lartë(kërkon nivel të lartë kontakti me klientin dhe nivele të larta ndihmese sidomos për shërbimet) dhe cilësia e qëndrueshme(prodhimin e produkteve apo të shërbimeve që përmbushin specifikimet e projektuara në mënyr të vazhdueshme apo të përhershme). Cilësia e redukton koston dhe rrit sigurinë.
SHPEJTëSIA – nënkupton intervalin kohor ndërmjet kohës së kërkesës së produkteve dhe shërbimeve nga klientët dhe kohës së marrjes së kësaj kërkese. Shpëjtësia lidhet me tri dimensione: shpërndarjen e shpejtë, shpërndarjen në kohë dhe shpejtësin e zhvillimit. Përparësi e shpejtësis është sepse i redukton rezervat.
SIGURIA – nënkupton bërjen e gjërave në kohë për klientët për të mundësuar marrjen e sakt të produkteve dhe shërbimeve, atëhere kur atyre ju duhen ose së paku atëhere kur i është premtuar. Përparësit nëse jemi të sigurt: siguria kursen kohën, siguria kursen para dhe siguria jep stabilitet.
FLEKSIBILITETI – do të thotë të jesh në gjendje të ndryshosh operacioninsipas kërkesave të konsumatorit. Ky ndryshim lidhet me: fleksibilitet të produkteve/shërbimeve, fleksibilitet miks, fleksibilitet volumi, fleksibilitet në shpërndarje. Fleksibiliteti shpejton kohën e reagimit ndaj kilentëve dhe kursen kohën.
KOSTO – është objektivi kryesor i cdo kompanie, sepse duke pasur një kosto më të ulët aq më i ulët do të jetë edhe cmimi për konsumatorë. Të gjitha këto prioritete konkuruese ndikojnë në strategjinë e organizatës.
7. Si ndahen prioritetet konkuruese? • Prioritete konkurusese fituese dhe • Prioritete konkuruese kualifikuese
8. Cilat janë fazat e jetës së produktit dhe ndikimi i tyre në strategji? • Faza e futjes së produktit • Faza e rritjes • Faza e maturimit • Faza e rënies
9. Komponentët e strategjisë së operacioneve? • Produktet dhe shërbimet • Proceset dhe teknologjia • Kapaciteti dhe dislokimi • Burimet njerëzore • Zinxhiri i furnizimit • Cilësia • Sistemet e planifikimit dhe kontrollit
10. Cka kuptojmë me produktivitet? Produktiviteti është raporti i outputeve me inputet. Krijimi i mallrave dhe shërbimeve kërkon shëndrrimin e burimeve në mallra dhe shërbime. Detyra e menaxherit të operacioneve është të përmirsoj këtë raport. Kemi produktivitetin total, produktivitetin e pjesshëm dhe produktivitetin me shumë faktorë
11. Produktiviteti dhe sektori i shërbimit? Faktorët që e bëjnë të vështir këtë matje janë: • Kërkohet në përgjithësi harxhim i punës së gjallë • Shpesh kërkohet fokusim tek atributet apo dëshirat unike të klientëve • Shpesh është i vështir mekanizimi dhe automatizimi • Shpesh është i vështir vlerësimi i cilësis
12. Hapat në përmirsimin e produktivitetit? • Përcaktimi i matësve të produktivitetit për gjithë operacionet • Vështrimi i sistemit si një tërësi ose i përgjithshëm • Zhvillimi i metodave për përmirsim të produktivitetit • Përcaktimi i qëllimeve të arsyeshme për përmirsim • Stimulimi i punëtorëve përmes pagës • Matja e përmirsimeve dhe publikimi i tyre