1 / 17

MENAXHIMI I OPERACIONEVE

MENAXHIMI I OPERACIONEVE. Përse e studiojm menaxhimin e operacioneve. … është njëri prej tre funksioneve kryesore në cdo organizatë (marketingu, financimi dhe prodhimi) …duam të dijmë se si prodhohen mallrat dhe shërbimet …për të ditur se qfarë bëjnë menaxherët e operacioneve

evangeline
Download Presentation

MENAXHIMI I OPERACIONEVE

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. MENAXHIMI I OPERACIONEVE

  2. Përse e studiojm menaxhimin e operacioneve • …është njëri prej tre funksioneve kryesore në cdo organizatë (marketingu, financimi dhe prodhimi) • …duam të dijmë se si prodhohen mallrat dhe shërbimet • …për të ditur se qfarë bëjnë menaxherët e operacioneve • …është pjesë e kushtueshme e organizatës

  3. Cfarë është menaxhimi i operacioneve Cdo biznes menaxhohet nëpërmjet tre funksioneve: financave, marketingut dhe operacioneve. Menaxhimi i operacioneve përfaqëson atë funksion të biznesit që planifikon, organizon, drejton dhe kontrollon burimet që nevojiten për të prodhuar produktet dhe shërbimet e kompanisë.

  4. Menaxhimi i operacioneve përbën një ndër funksionet kryesore të cdo kompanie, ai përbën të vetmin mjet nëpërmjet të cilit menaxherët mund të ndikojnë direkt në vlerën që i jepet të gjithë të interesuarve – klientëve, punonjësve, investitorëve dhe shoqërisë.

  5. Roli i menaxhimit të operacioneve Roli i menaxhimit të operacioneve është të transformojë inputet(njerëzit, pajisjet, teknologjia, materialet dhe ionformacionet) e kompanisë në outpute (produkte dhe shërbime) finale.

  6. Inputet për proceset • Materialet • informacioni • klientët Paketa tjetër e inputeve janë burime të cilat veprojnë mbi burimet që transformohen, këto janë • Fasilitetet • Stafi

  7. Outputet nga procesi • produktet përgjithësisht janë të prekshme, ndërsa shërbimet jo. • shërbimet shpesh janë unike • shërbimet kanë ndërveprim të lartë me klientët • shpesh shërbimet bazohen tek njohurit

  8. Karakteristikat e produkteve • Produkti mund të rishitet • Produkti mund të mbahet rezervë • Disa aspekte të cilësis janë të matshme • Shitja është e dallueshme nga prodhimi • Produkti është I transportueshëm • Vendëndodhja e njësis prodhuese është e rëndësishme për koston • është i thjeshtë automatizimi • Të ardhurat gjenrohen kryësisht nga produktet e prekshëm • Kërkohet harxhim intensiv kapital • Kohë më e gjatë përgjigje ndaj klientit

  9. Karakteristikat e shërbimeve • Rishitja e shërbimit e pazakonshme • Shumë shërbime nuk mund të ruhen • Shumë aspekte të cilësis është e vështirë të maten • Shitja është pjesë e shërbimit • Dhënësi i shërbimit, jo produkti është shpesh i transportueshëm • Vendndodhja e kryerjes së shërbimit është e rëndësishme për kontaktin me klientin • Shërbimi shpesh është vështir të automatizohet • Të ardhurat gjenerohen kryësisht nga shërbimet e paprekshme • Kërkohet harxhim intesiv i punës së gjallë • Kohë më e shkurtër përgjigjje ndaj klientëve

  10. Proceset e operacioneve kanë karakterisitka të ndryshme • Volumi i outputit të tyre • Varieteti I outputit të tyre • Ndryshimi në kërkesën për outputin e tyre • Shkalla e ekspozimit të operacioneve tek klientët

  11. Aktivitetet e menaxhimit të operacioneve • Njohja e objektivave strategjik të operacioneve • Formulimi i strategjisë së operacioneve për organizatën • Projektimi i produkteve dhe shërbimeve • Projektimi i procesit dhe kapacitetit (dislokimi, sistemimi, projektimi i punës, menaxhimi i cilësis, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit, menaxhimi i rezervës, skedulimi afatshkurtër)

  12. Përgjegjësit direkte të menaxhimit të operacioneve • Kuptimi i objektivave strategjikë të operacioneve • Zhvillimin e strategjisë së operacioneve të organizatës • Projektimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve të operacioneve • Planifikimi dhe kontrolli i operacioneve

  13. Përgjegjësit indirekte të menaxherëve të operacioneve • Të informojë funksionet tjera në lidhje me mundësit dhe kufizimet e operacionit • Të diskutojë me funksionet tjera për ndonjë modifikim për përfitim të dy palët • Të inkurajojë funksionet tjera që të sugjerojnë mënyrat sipas së cilave operacionet mund të përmirsojnë shërbimet në pjesën tjetër të organizatës

  14. Përse meanxhimi i operacioneve është kaq i rëndësishëm • Ai mund të reduktojë koston e prodhimit të produkteve dhe të shërbimeve për të qen efiqent • Mund të rrisë të ardhurat duke rritur kënaqjen e klientit nëpërmjet cilësis së mallit dhe të shërbimit • Mund të reduktoj sasin e investimeve duke rritur kapacitetin e operacioneve duke qen inovatorë në përdorimin e burimeve ekonomike • Mund të siguroj bazat për përmirsimin në të ardhmen nëpërmjet ndërtimit të një baze soilide aftësish dhe njohurish për operacionet brenda biznesit

  15. Pyetje • Cka kuptoni me menaxhim të operacioneve? • Cili është roli i menaxhimit të operacioneve? • Cilat janë inputet për proceset? • Cilat janë outputet nga proceset? • Cilat janë karakteristikat e produkteve? • Cilat janë karakteristikat e shërbimeve? • Cilat janë karakteristikat e proceseve të operacioneve?

  16. 8. Cilat janë aktivitetet e menaxhimit të operacioneve? 9. Ku qëndron rëndësia e menaxhimit të operacioneve? 10. Rëndësia e studimit të menaxhimit të operacioneve? 11. Përgjegjësit indirekte të menaxherëve të operacioneve? 12. Përgjegjësit direkte të menaxherëve të operacioneve? 13. Histroria e ndryshimit të menaxhimit të operacioneve?

  17. Ju Faleminderit!

More Related