240 likes | 405 Views
Fjala për ta Jetuar. Nëntor 2008. “Nëse ndokush do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet çdo ditë dhe të më ndjekë” ( Lk. 9,23). Mos kujto se, për faktin që je në botë, ti mund të notosh në të porsi peshku në ujë.
E N D
Fjala për ta Jetuar Nëntor 2008
“Nëse ndokush do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet çdo ditë dhe të më ndjekë”(Lk. 9,23)
Mos kujto se, për faktin që je në botë, ti mund të notosh në të porsi peshku në ujë.
Mos kujto se, për faktin që bota hyn në shtëpinë tënde përmes radios dhe televizionit, ti je i autorizuar (t’i je i lejuar) të dëgjosh çdo program apo të shikosh çdo emision.
Mos kujto se, për faktin që shëtit nëpër rrugët e botës, ti mund të shikosh pa të hyrë ferrë në këmbë çdo poster dhe mund të blesh prej gazetashitësit ose në librari çfarëdolloj botimi.
Mos kujto se, për faktin që je në botë, çdo mënyrë jetese e botës mund të jetë edhe e jotja: përvojat sipërfaqësore, imoraliteti, aborti, divorci, urrejtja, dhuna, vjedhja.
Jo, jo. Ti je në botë. E këtë çdokush e sheh? Por ti nuk je i kësaj bote. Dhe kjo paraqet një ndryshim të madh.
Dhe kjo paraqet një ndryshim të madh. Kjo të rendit ndër ata që ushqehen jo prej sendeve që janë të kësaj bote, por me fjalët që Hyji shpreh brenda teje.
Zëri i Hyjit është në zemrën e çdo njeriu dhe – nëse ti e dëgjon – të ndihmon të hysh në mbretërinë që nuk është prej kësaj bote, ku jetohet dashuria e vërtetë, drejtësia, dëlirësia, butësia, varfëria, ku është në fuqi zotërimi i vetvetes.
Përse shumë të rinj ikin në Lindje, si për shembull në Indi, për të gjetur pak heshtje dhe për të kapur sekretin e disa njerëzve shpirtëror të mëdhenj që, për shkak të mohimit të vazhdueshëm të unit të tyre inferior, bëjnë që të nëpërduket (të duket sadopak) dashuria (...) që i habit të gjithë ata që u afrohen?
Ky është reagim i natyrshëm ndaj poteres së botës, zhurmës që ndodhet përjashta dhe brenda nesh, që nuk i le më hapësirë heshtjes për të dëgjuar Hyjin. Mjerisht! Po a është me të vërtetë e nevojshme të shkohet në Indi, kur prej dymijë vjetësh Krishti të ka thënë: "bjeri mohit vetvetes... bjeri mohit vetvetes"?
Jeta e rehatshme dhe e qetë (“Ku rafsha, mos u vrafsha”) nuk i përket të krishterit; dhe Krishti nuk ka kërkuar dhe nuk të kërkon më pak, nëse dëshiron që ta ndjekësh. Bota të vërsulet porsi një lumë i rrëmbyeshëm dhe ti duhet të ecësh kundra rrymës.
Bota për të krishterin është një pyll i dendur ku duhet të shohësh mirë se ku i ve këmbët.
E ku duhen vendosur ato? Në gjurmët që vetë Krishti ka lënë duke kaluar mbi këtë tokë: ato gjurmë janë fjalët e tij. Sot Ai të thotë përsëri:
“Nëse ndokush do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten...”.
Kjo gjë ndoshta do të të vendosë përpara përçmimit, moskuptimit, talljeve, shpifjes; kjo gjë do të të izolojë, do të të grishë që të pranosh ta humbasësh nderin, të braktisësh një krishtërim sipas modës. Por, ka edhe më tepër:
“Nëse ndokush do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet çdo ditë dhe të më ndjekë”
Do apo s’do, vuajtja hidhëron çdo jetë. Edhe tënden. Dhe vuajtje të vogla dhe të mëdha arrijnë çdo ditë. Dëshiron t’i largosh? Të ngresh krye? Duke bërë të lindin në ty mallkimet? Atëherë nuk je i krishterë.
I krishteri e do kryqin, e do vuajtjen, edhe në mes të lotëve, sepse e di që kanë vlerë. Jo më kot, ndër mjetet e shumta që Hyji kishte në dispozicion të vet për ta shpëtuar njerëzimin, zgjodhi vuajtjen.
Por Ai – mos harro – mbasi e mbajti kryqin dhe pranoi të gozhdohej në të, u ngjall.
Ngjallja është edhe fati yt, nëse, në vënd që ta përbuzësh vuajtjen që të sjell koherenca jote e krishterë dhe gjithçka tjetër që të sjell jeta, do të dish t’i pranosh ato me dashuri.
Do ta provosh atëherë se kryqi është udha, që nis prej kësaj toke drejt një gëzimi të pa provuar kurrë; jeta e shpirtit tënd do të fillojë të rritet: mbretëria e Hyjit në ty do të fitojë qëndrueshmëri dhe përjashta, pak nga pak, bota do të zhduket përpara syve të tu dhe do të të duket prej kartoni. Dhe nuk do të kesh më zili askënd. Atëherë do të mund ta quash veten ndjekës i Krishtit:
“Nëse ndokush do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet çdo ditë dhe të më ndjekë”
Dhe porsi Krishti që ti ke ndjekur, do të jesh dritë dhe dashuri për plagët e panumërta që brejnë njerëzimin e sotëm. “Fjala për ta Jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Testo di: Kjara Lubik (1978) GrafikaAnna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili - Itali)