120 likes | 572 Views
Burimet e së drejtës. Kapitulli 8. Kuptimi i burimit të së drejtës. Dukuritë që përbëjnë shkak për lindjen e normave juridike quhen burime materiale. Forma specifike me të cilën pajiset norma e së drejtës që ka prejardhje nga shteti quhet burim juridik i së drejtës.
E N D
Burimet e së drejtës Kapitulli 8
Kuptimi i burimit të së drejtës • Dukuritë që përbëjnë shkak për lindjen e normave juridike quhen burime materiale. • Forma specifike me të cilën pajiset norma e së drejtës që ka prejardhje nga shteti quhet burim juridik i së drejtës. • Këtë të dytin e trajtojmë në këtë lëndë.
Burimet e së drejtës – përgjatë historisë • Zakoni ka qenë burimi i parë i së drejtës dhe për shumë kohë tepër i rëndësishëm • Pasohet nga ligji që në Romën e Greqinë e lashtë • U pasuruan me ediktet e pretorëve (magjistratë romakë) • Më tej u shfaqën traktatet midis mbretërve, feudalëve, e drejta e qyteteve në mesjetë • Aktet e organeve të ndryshëm të shtetit • Zakoni sot përbën kryesisht burim të së drejtës ndërkombëtare • Në Shqipëri nuk njihet si burim i së drejtës së brendshme
Ligji si burim i së drejtës • Tek ne është burimi kryesor, zë vendin më të lartë në hierarkinë e akteve normativë • Fazat e krijimit të ligjit: • Inisiativa ligjore • Diskutimi • Miratimi • Shpallja dhe hyrja në fuqi • ilustrim nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë- nenet 78, 81, 83, 84, 85, 116, 117 & 177 • Edhe brenda kategorisë ‘ligj’ ka hierarki të brendshme • Debati juridik: A është rregullorja e Kuvendit ligj apo mbetet rregullore në bazë edhe të emërtimit?
Burime të tjera të së drejtës • Dekretet e Presidentit • Individuale • Normative (neni 92) • Njihen edhe dekret-ligjet në republikat presidenciale • Aktet e organeve qendrore, vendore (me shtrirje më të kufizuar hapsinore) • Vendimet e pushtetit gjyqësor • Unifikimi i praktikës gjyqësore nga Gjykata e Lartë (Kushtetuta e RSH-së, nenet 141-142) • Precendenti gjyqësor – tek sistemi i së drejtës common law) • Praktika gjyqësore (zgjidhja e vazhdueshme e njëjtë e çështjeve të ngjashme)
Marrëveshja ndërkombëtare • Në ditët tona është një burim i rëndësishëm bashkë me ligjin • Ilustrim Kushtetuta e RSH-së, nenet 116, 121,122 • Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut zë një vend të posaçëm = me Kushtetutën (neni 17, pika 2)
Kodifikimi & Inkorporimi • Tipare të përbashkëta: • Sistematizimi i materialit juridik • Për një fushë të caktuar të së drejtës • Tipare të veçanta të kodifikimit: • Bashkimi në një ligj të vetëm i normave juridike të një fushe sipas një uniteti të brendshëm, sipas parimeve të caktuar të së drejtës së një vendi • Zëvendëson ligjet dhe aktet e tjera normative të mëparshme të kësaj fushe
Kodifikimi & Inkorporimi (vijim) • Tipare të veçanta të inkorporimit: • Nuk ka ndërhyrje në tekstin e materialit normativ • Grumbullohet materiali ekzistues dhe renditet sipas një rendi kronologjik dhe hierarkik • Lehtëson gjetjen e normave juridike në fuqi, ndihmon studiuesit dhe zbatuesit e së drejtës të një fushe të caktuar