150 likes | 271 Views
Fjala për ta Jetuar. Shkurt 2010. “ Unë jam dera; kush hyn nëpër mua do të shëlbohet: do të hyjë e do të dalë e do të gjejë kullosë ” (Gjn 10,9).
E N D
Fjala për ta Jetuar Shkurt 2010
“Unë jam dera; kush hyn nëpër mua do të shëlbohet: do të hyjë e do të dalë e do të gjejë kullosë” (Gjn 10,9) .
Jezusi paraqitet si ai që plotëson premtimet hyjnore dhe shpresat e një populli historia e të cilit është tërësisht e shënuar prej besëlidhjes, që kurrë nuk është shfuqizuar, me Hyjin e vet.
Ideja e derës ngjan dhe na shpjegon mirë me një tjetër shëmbëlltyrë të përdorur prej Jezusit: “Unë jam udha, askush nuk shkon tek Ati pos nëpër mua”. Pra, ai është me të vërtetë një rrugë dhe një derë e hapur për tek Ati, tek vetë Hyji.
Janë të shumta nënkuptimet që nxirren prej pjesëve të tjera të Ungjillit që kanë lidhje me pjesën e Gjonit, por ndër të gjitha po zgjedhim atë të “derës së ngushtë” përmes së cilës shtrëngohemi që të futemi për të hyrë në jetën e vërtetë.
Përse kjo zgjedhje? Sepse na duket ajo që ndoshta më shumë na afron tek e vërteta që Jezusi thotë për veten e tij dhe më shumë na e shndrit mendjen se si ta jetojmë.
E kur bëhet Ai dera plotësisht e hapur për tek Trinia e Shenjtë? Atje ku dera e Qiellit duket se mbyllet për të, Ai bëhet dera e Qiellit për të gjithë ne.
Jezusi i braktisur është dera përmes të cilit ndodh shkëmbimi i përsosur mes Hyjit dhe njerëzimit: duke asgjësuar veten, i bashkon bijtë me Atin. Është ai boshllëk (hapësira e derës) nëpër të cilin njeriu vjen në kontakt me Hyjin dhe Hyji me njeriun. Pra, ai është, në të njëjtën kohë, dera e ngushtë dhe dera e hapur katërkanatësh, dhe këtë kemi mundësi ta provojmë.
“Unë jam dera; kush hyn nëpër mua do të shëlbohet: do të hyjë e do të dalë e do të gjejë kullosë” (Gjn 10,9) .
Jezusi në braktisjen e Tij u bë për ne derë e hapur për tek Ati. Ai e kreu pjesën e vet. Por për ta gëzuar gjithë këtë hir, edhe secili prej nesh duhet të bëjë pjesën e vet të vogël, që qëndron në afrimin tek ajo derë dhe kalimin përtej. Si?
Kur befas na kap zhgënjimi ose jemi të plagosur prej një traume ose prej një fatkeqësie të papritur ose prej një sëmundje të pakuptim, mund të kujtojmë gjithnjë dhimbjen e Jezusit i cili i ka mishëruar të gjitha këto sprova dhe shumë të tjera.
Po, ai është i pranishëm në gjithçka që ka shijen e dhimbjes. Secila dhimbje e jona është dhimbja e tij.Pra, të provojmë ta njohim Jezusin në të gjitha angështitë, ngushticat e jetës, në të gjitha errësirat, tragjeditë tona dhe të të tjerëve, në vuajtjet e njerëzimit që na rrethon. Të gjitha këto vuajtje janë Jezusi, sepse Ai i bëri të vetat.
Do të mjaftojë të themi me besim: “Ti je Zoti im, tjetër të mirë nuk kam veç teje”, do të mjaftojë të bëjmë diçka konkrete për të lehtësuar dhimbjet e “tij” ndër të varfërit dhe fatkeqët, për të shkuar përtej derës, dhe për të gjetur përtej gëzimin e paprovuar kurrë, një plotësi jete të paparë.
“Unë jam dera: kush hyn nëpër mua do të shëlbohet; do të hyjë e do të dalë e do të gjejë kullosë” (Gjn 10,9) . “Fjala për ta Jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik, shkurt 1999.Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili - Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma, dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit - për informacionwww.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet nëwww.santuariosancalogero.org