1 / 18

-Ceremonia e hapjes- Salla e Asamblesë Komunale, Komuna e Suharekës 28 Shtator 2010

IRD S Zhvillimi R eg j ional i integruar i komunës së Suharekës në sektorin e bujqësisë. -Ceremonia e hapjes- Salla e Asamblesë Komunale, Komuna e Suharekës 28 Shtator 2010. PSE PO E LANSOJMË LDF-në ?.

Download Presentation

-Ceremonia e hapjes- Salla e Asamblesë Komunale, Komuna e Suharekës 28 Shtator 2010

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. IRDSZhvillimi Regjional i integruar i komunës së Suharekës në sektorin e bujqësisë -Ceremonia e hapjes- Salla e Asamblesë Komunale, Komuna e Suharekës 28 Shtator 2010

  2. PSE PO E LANSOJMË LDF-në? • Për të inkurajuar fermerët/aktorët tjerë relevant për të promovuar zhvillimin e integruar dhe të qëndrueshëm regjional në komunën e Suharekës • Për të promovuar produkte më konkurruese bujqësore në tregun lokal përkundër importit. • Për të rritur produktivitetin e produkteve bujqësore në komunën e Suharekës • Përmirësuar ambalazhimin, marketingun, kualitetin dhe furnizimet e rregullta të produkteve bujqësore, etj. • Për të zgjeruar ciklin prodhues të produkteve bujqësore në komunën e Suharekës • Përparuar avantazhin në konkurrencë të produkteve bujqësore në komunën e Suharekës, të produkteve të freskëta dhe të përpunuara.

  3. ÇËSHTJET PRIORITARE PËRFSHIJNË: • Përmirësimin e infrastrukturës prodhuese bujqësore • Teknologjitë e reja- përmirësimin e infrastrukturës së ambalazhimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore • Prodhimtaria në serra- prodhimtari jashtë-sezonale e pemëve dhe perimeve • Projekte të cilat ofrojnë prospekte të punësimit dhe mundësi për grupet e margjinalizuara dhe për të papunët (p.sh. gratë, rinia dhe komunitetet minoritare) për kyçjen e tyre në bujqësi dhe zhvillim rural • Projekte të cilat përkrahin asociacionet bujqësore si dhe fermerët individual përmes dhënies së ndihmës së vogël si dhe të ndihmës teknike • Projekte të përbashkëta në mes të prodhuesve dhe tregtarëve bujqësor

  4. AKTIVITETET E PRANUESHME PËR FINANCIM: • Përforcimin e kapacitetit të njohurisë rreth potencialeve në bujqësi • Lehtësimin e paraqitjes së teknologjive të reja të ndërlidhura me prodhimtarinë bujqësore, përpunimin, higjienën, kualitetin dhe marketingun. • Përkrahja e sinergjive në mes të bujqësisë dhe formave të tjera të bizneseve; • Zhvillimi i fermave më efikase; • Përmirësimin e deponimit të produkteve të përfunduara • Promovimi i bimëve të reja dhe produkteve të përpunuara • Varietete të reja me rendiment të lartë • Mbrojtja e tokës bujqësore për të mirëmbajtur / përmirësuar prodhimtarinë.

  5. AKTIVITETET JO TË PRANUESHME PËR FINANCIM: • Blerjen e traktorëve dhe mjeteve tjera përkrahëse, që ndikojnë vetëm në një numër të vogël të përfituesve. • Materialet shfrytëzuese siç janë farërat dhe plehrat pa ndonjë koncept më të gjerë • Kërkesat për lopë për mjelje apo të bagëtive të llojeve të tjera, pa pasur ndonjë shpjegim lidhur me ROI dhe përfitime të tjera relevante. • Projektet me ROI të ngadalshme apo edhe të pasigurt

  6. KUSH MUND TË APLIKOJ? • Aplikuesit duhet të jenë banorë, dhe/ose implementojnë bizneset e tyre brenda komunës së Suharekës • Fermerët lokal dhe bizneset lokale • Asociacionet bujqësore • Organizatat jo-qeveritare • Ndërmarrjet me perspektivë në fushën e bujqësisë në përpunimin e ushqimit dhe produkteve bujqësore apo tregti të kësaj fushe.

  7. MADHËSIA E GRANTEVE • Sasia e përgjithshme e mjeteve vënë në dispozicion nën thirrjen e parë për propozime është100,000.00 EUR. Sasia minimale për një grant të dhënë është 5,000 € ndërsa sasia maksimale 30,000 € . • Kontributi maksimal i IRDS/LDF do të jetë në 80%të sasisë totale të projektit.20%është kontributi minimal financiar nga aplikuesit. • Shërbimet konsultative të nevojshme për implementimin e projekteve të propozuara nga aplikuesit do të financohen 100 %nga projekti

  8. SI TË APLIKOHET? • Aplikuesit duhet të dorëzojnë një propozim ku ata duhet të përshkruajnë idenë e projektit. Aplikuesit mund të aplikojnë në gjuhë angleze dhe në gjuhët lokale, duke përdorur formatin i cili mund të shkarkohet nga web-faqja e IRDS-së: www.irds-ks.org. • Aplikacionet e plotësuara me dorë nuk do të pranohen. • Kërkohet që aplikuesit të dorëzojnë një propozim origjinal në formatin A4, mbyllur në një zarf dhe shënjuar me sa vijon: Informata Personale dhe aplikacion Teknik. Tabela me informata personale të aplikuesit duhet të jetë e mbyllur në një zarf tjetër të veçantë duke përdorur formularët në dispozicion në: www.irds-ks.org. Këto dy zarfe duhet të jenë të vendosura brenda një zarfi tjetër më të madh dhe neutral. • Formular e plotë për aplikacion (pjesa a: formulari teknik për aplikim), buxhet, (pjesa b: buxhet) dhe të dhënat e aplikuesit (pjesa c: tabela me informatat personale) a)duhet të shtypen dhe dorëzohen tek Drejtorati për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari i komunës së Suharekës. • Aplikuesit duhet të dorëzojnë tri oferta të mbledhura nga ofertuesit lokal sa i përket materialeve të kërkuara të cilat duhet të blihen në projektin e propozuar.

  9. Një zarf me aplikacionin teknik (përshkrimi i projektit dhe buxhetit) Një zarf me tabelën për informatat personale Propozimi duhet të dorëzohet në një zarf neutral të shënjuar me LDF Thirrja e parë

  10. SI TË APLIKOHET? (VAZHDIM) • Zarfi i jashtëm duhet të përmbajë titullin e thirrjes : LDF Thirrja e 1dhe nëse dorëzohet përmes postës duhet të ketë të shkruar Drejtorati për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari të Suharekës. • Propozimi duhet të dorëzohet përmes postës apo direkt në adresën me sa vijon: Drejtorati për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari Komuna e Suharekës Personeli i caktuar i QKZH-së për pranimin e aplikacioneve: z. Halit Elshani • Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është22 tetor 2010, koha lokale 17h00. • Aplikacionet e pranuara pas afatit të fundit nuk do të pranohen.

  11. SHPJEGIMI I FORMULARËVE • Formulari për Aplikacion Teknik: • Forma e buxhetit: • Formulari për informata personale:

  12. VLERËSIMI I PROPOZIMEVE • Të gjitha propozimet do të vlerësohen nga eksperti i jashtëm i cili do të angazhohet nga projekti i IRDS-së. Pas vlerësimit të propozimeve, eksperti i jashtëm do të përzgjedh projektet më të mira. Eksperti do të dorëzojë për aprovim përfundimtar të projekteve tek komsioni për vlerësim. • Ekipi i projektit nuk do të ketë të drejtën për të votuar për propozimet • Aplikuesit e suksesshëm dhe të pasuksesshëm do të lajmërohen përmes emailit apo edhe përmes telefonit më së voni brenda 10 ditëve të punës pas afatit të fundit të dorëzimit të aplikacioneve.

  13. KRITERET PËR PËRZGJEDHJE • Sa real dhe i zbatueshëm është aktiviteti i propozuar • Skica e strategjisë (kreativiteti) • Qëllimet kryesore të definuara • Kapaciteti (ndërmarrja, individuale apo grup komunitar) për të menaxhuar aktivitetin • Shpenzime të përshtatshme dhe të arsyeshme • Numri i vendeve të punës të krijuara dhe qëndrueshmëria e tyre • ROI i shpejtë • Inovacioni • Qëndrueshmëria e projektit • Aftësia teknike • Ambienti, aktuelizimi i gjinisë dhe projekteve minoritare do të pranojnë pikë shtesë gjatë vlerësimit

  14. INFORMATA SHTESË RRETH APLIKIMIT • Thirrjet telefonike dhe takimet me personelin e projektit nuk lejohen • Pyetjet rreth procedurave jo rreth përmbajtjes mund të dërgohen përmes e-mailit në: info@irds-ks.orgjo më vonë se 5 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e propozimeve

  15. KOHA SA I PËRKET APLIKUESVE Afati i fundit për pyetjet që kanë të bëjnë me procesin Sesioni informativ 30 shtator 2010 22 tetor 2010 në 17:00 28 shtator 2010 15 tetor 2010 në 23:59 Mbyllja për aplikacione Fillimi i dorëzimeve të aplikacioneve

  16. VLERËSIMI DHE PROCEDURA E DHËNIES Nënshkrimi i kontratës mbi grantin Hapja e aplikacioneve Vizitat në lokacione (procesi i verifikimit) 5 nëntor2010 25 tetor 2010 12 nëntor 2010 Lajmërimi i dhënies së granteve

  17. PROCESI I VERIFIKIMIT • Sa i përket projekteve të përzgjedhura është paraparë verifikimi i detajeve me sa vijon: • Detajet e dhëna në formular gjatë vizitës në teren • Nëse informatat e dhëna në formular nuk janë të vërteta – aplikuesi nuk do të jetë i ligjshëm për financime të më tutjeshme nga LDF (do të jetë në listën e zezë) • Ofertat e grumbulluara nga aplikuesi • Projekti do të grumbullojë ofertat për kontrollim për të verifikuar nëse ofertat reflektojnë çmim të vërtetë të tregut • Nëse oferta e marrur nga projekti është 20% më e lirë se mesatarja e 3 ofertave nga aplikuesi – aplikuesi nuk do të jetë i ligjshëm për financime të më tutjeshme nga LDF (në listën e zezë)

  18. SHEMBULL _ _ _ _ __ _ __ _ _ _ _ _ _ __ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ __ _ __ _ _ _ _ _ _ __ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ __ _ __ _ _ _ _ _ _ __ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ Oferta A: 1200 Oferta B: 1100 Oferta C: 1300 Çmimi mesatar 1200 Pragu 960 Projekti merr ofertën për 1150 Projekti merr ofertën për 940 Projekti merr ofertën për 1000 Aplikacioni i refuzuar Aplikuesi në listë të zezë Duhet të zgjidhet oferta e projektit OK

More Related