180 likes | 875 Views
BANKA E SHQIPERISE. Banka Qendrore dhe sistemi bankar ne Shqiperi Leksion i Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Prof.Dr.Shkelqim CANI Universiteti Fan S.Noli, Korçe, 02 Prill 2004. Banka qendrore dhe sistemi bankar ne Shqipëri. PËRMBAJTJA: Ndërmjetësimi financiar
E N D
BANKA E SHQIPERISE Banka Qendrore dhe sistemi bankar ne Shqiperi • Leksion i Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Prof.Dr.Shkelqim CANI • Universiteti Fan S.Noli, Korçe, 02 Prill 2004
Banka qendrore dhe sistemi bankar ne Shqipëri • PËRMBAJTJA: • Ndërmjetësimi financiar • Ndërtimi dhe funksionimi i sistemit bankar • Zhvillimi i sistemit bankar shqiptar • Gjendja aktuale e sistemit bankar
NDËRMJETËSIMI FINANCIAR I.A. Aktiviteti Ekonomik
NDËRMJETËSIMI FINANCIAR I.B. Funksionet e Sistemit Financiar • Krijon mjetet e pagesës. Monedha, kartmonedha, çeqe, depozita te çekueshme etj.. • Ndërmjetësimi financiar Kanalizon kursimet (zakonisht të familjeve) në kredi dhe investime (zakonisht firmat).
NDËRMJETËSIMI FINANCIAR I.C. Funksionet e Ndërmjetësve Financiarë • Rritin eficiencën e investimit të kursimeve në ekonomi. • Sigurojnë transformimin e natyrës së aseteve. • Reduktojnë rrezikun nëpërmjet diversifikimit të portofolit. • Luajnë një rol kyç në transmetimin e politikës monetare. • Financimi për sektorë të veçantë strategjikë të ekonomisë. • Rritin eficiencëne shërbimit të pagesave.
NDËRMJETËSIMI FINANCIAR I.D. Ndërtimi i sistemit financiar
II. NDËRTIMI DHE FUNKSIONIMI I SISTEMIT BANKAR. • Objektivi kryesor: “objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është të arrijë dhe të ruajë stabilitetin e cmimeve" . • Objektiva të tjerë të kushtëzuara nga objektivi kryesor i saj : • nxit dhe mbështet zhvillimin e regjimit dhe të sistemit të këmbimeve valutore, • nxit dhe mbështet zhvillimin e tregut të brendshëm financiar, • nxit dhe mbështet zhvillimin e sistemit të pagesave, • ndihmon në përmirësimin e kushteve monetare e kredituese, në mbështetje të stabilitetit dhe të zhvillimeve ekonomike të vendit. • të nxisë ruajtjen e likuiditetit, aftësinë paguese dhe funksionimin normal të sistemit bankar të bazuar në parimet e tregut. II.A. Funksionet e Bankës së Shqipërisë.
II. NDËRTIMI DHE FUNKSIONIMI I SISTEMIT BANKAR. • Hartimi dhe zbatimi i politikës monetare të vendit; • Hartimi dhe zbatimi i politikës valutore të vendit; • Hartimi i rregullave për lëvizjen e fondeve valutore, si brenda vendit ashtu dhe jashtë kufijve të tij; • Licencimi i bankave dhe mbikëqyrja e veprimtarisë së tyre, me qëllim sigurimin e stabilitetit të sistemit bankar; • Emetimi i monedhës dhe kartëmonedhës; • Këshillimi i qeverisë dhe sigurimi i një niveli të kualifikuar ekspertize në hartimin dhe zbatimin e të gjitha politikave të tjera ekonomike dhe financiare të vendit. II.B. Detyrat e Bankës së Shqipërisë:
II. NDËRTIMI DHE FUNKSIONIMI I SISTEMIT BANKAR. • Banka është një ndërmjetës financiar. • Bankat realizojnë një vëllim të madh pagesash në ekonomi. • Bankat tregtare janë esenciale për transmetimin e politikës monetare në ekonomi. • Bankat tregtare nuk duhen ngatërruar me fondet e zhvillimit. Qëllimi i ekzitencës së tyre është prodhimi i fitimit. • Eksperienca botërore ka treguar se krizat bankare janë mjaft të kushtueshme. Normalisht, ato ulin nga 2% në 10% nivelin e PBB-së. II.C. Funksionet e bankave të nivelit të dytë
II. NDËRTIMI DHE FUNKSIONIMI I SISTEMIT BANKAR. • Aplikimi në rritje i teknologjisë së informacionit. • Derregullimi. • Konsolidimi. • Privatizimi dhe pronësia e huaj . • Ndryshimi i sjelljes së bankave si pasojë e rritjes së konkurrencës. II.D. Prirjet e fundit të zhvillimit të bankave:
II. NDËRTIMI DHE FUNKSIONIMI I SISTEMIT BANKAR. • Licencimi i bankave. • Hartimi i bazës ligjore dhe nënligjore. • Mbikëqyrja. II.E. Kontrolli i bankës qendrore mbi bankat e nivelit të dytë.
III. Zhvillimi i sistemit bankar shqiptar. III.A. Sistemi bankar 1946 - 1990. • Sistem bankar një-nivelor. • Banka e Shtetit Shqiptar • Drejtoria e Përgjithshme e Arkave të Kursimit dhe të Sigurimeve • Banka Bujqësore • Bankës Tregtare Shqiptare.
III. Zhvillimi i sistemit bankar shqiptar. Krijimi i sistemit bankar dy-nivelor. • Në prill të vitit 1992, miratoi ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”, si dheligjin “Për sistemin bankar në Republikën e Shqipërisë”. • Banka e Shqipërisë u krijua si banka qendrore e vendit. • Banka e Kursimeve, Banka Kombëtare Tregtare dhe Banka Tregtare Agrare. • Në vitin 1995, në vend operonin 6 banka me një total aktivesh prej 80.8 miliardë lekësh, që përbënin 35% të PBB-së të atij viti. III.B. Sistemi bankar 1991- 1996.
III. Zhvillimi i sistemit bankar shqiptar. III.C. Probleme të sistemit bankar 1991- 1996. • Niveli i ndërmjetësimit financiar ishte i kufizuar. • Huatë e këqija dhe të humbura u rritën. • Sistemi i pagesave kishte dobësi të theksuara. • Kuadri ligjor në vitet e para të tranzicionit ishte i papërshtatshëm. • Mungesa e përvojës bankare
III. Zhvillimi i sistemit bankar shqiptar. III.D. Zhvilimet në sistemin bankar 1997 – 2003. • Aktiviteti bankar ka ardhur duke u zgjeruar. • Numri i bankave ka arritur në 16. • Ndërmjetësimi financiar është thelluar më tej. Totali i aktiveve të sistemit arriti në 373.6 miliardë lekë ose rreth 50% e PBB-së (në fundin e vitit 2003). • Një karakteristikë tjerër e zhvillimeve pozitive në sektorin bankar është përmirësimi i tregut të kreditit. • Përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës bankare (ngritja dhe funksionimi i Agjensisë së Sigurimit të Depozitave, përmirësimi i legjislacinit dhe forcimi i mbikëqyrjes bankare)
III. Zhvillimi i sistemit bankar shqiptar. III.E. Probleme të sistemit bankar 1997 - 2003. • Konkurrenca në sistemin bankar mbetet në nivel të ulët. Privatizimi i BK-se nga RZB pritet te rrise konkurencen ne tregun bankar. • Kreditimi i ekonomisë megjithe zhvillimet pozitive(u rrit me 48 % per vitin 2003) mbetet në nivele të ulta. (Raporti i kredisë për sektorin privat ndaj PPB-së megjithëse është rritur, ishte vetëm 6.8% në vitin 2003). • Përqendrimi i kredisë në valutë(rreth 80 per qind). • Kuadri ligjor ne proces pershtatje me standartet nderkombetare. • Ne dhjetor 2003 sistemi numeroi 15 banka. Fitimi i realizuar 4.45 miliarde leke.
IV. Gjendja aktuale e sistemit bankar. IV.A. Probleme të sistemit bankar 1997 - 2003.