130 likes | 423 Views
SHTETI (Pjesa I). KREU III. Përmbajtja e shtetit. Shteti si organizatë e sundimit politik është një fuqi e organizuar dhe vullnetin e vet ia imponon të gjithë shoqërisë, duke patur një aparat për të zbatuar vullnetin e tij.
E N D
SHTETI (Pjesa I) KREU III
Përmbajtja e shtetit • Shteti si organizatë e sundimit politik është një fuqi e organizuar dhe vullnetin e vet ia imponontë gjithë shoqërisë, duke patur një aparat për të zbatuar vullnetin e tij. • Shteti dallon nga organizatat e tjera shoqërore nga natyra politike që ka. • Këtu ngjason me partitë politike, por as partitë në fuqi nuk janë shteti, por forcë udhëheqëse e tij. • Partia përfaqëson një grup shoqëror, kurse shteti të gjithë shoqërinë • Partia më e kufizuar në jetëgjatësi, sesa shteti • Shteti mishëron pasjen e pushtetit, partitë synojnë të marrin pushtet • Shtet si term përdoret në 2 kuptime: 1) organizatë politike 2) politiko-gjeografik (territori + popullsia + pushteti publik)
Teoritë e ndryshme mbi shtetin • Autorë të ndryshëm përdorin kritere klasifikuese të ndryshme, duke u dhënë më tepër rëndësi njërit apo tjetrit • Fillesat e shumë teorive nga Greqia e lashtë: • Teoritë që e konsiderojnë shtetin si ide • Teoritë që e konsiderojnë shtetin si dukuri juridike • Teoritë që e konsiderojnë shtetin si dukuri biologjike • Teoritë që e konsiderojnë shtetin si dukuri shoqërore Janë jashtë grupimeve të mësipërme teoritë teologjike
Teoritë për shtetin si ide • Thelbi i shtetit është një ide, jashtë botës reale • Varianti i parë: shteti si ide qëndron jashtë botës reale dhe vetëm pasqyrohet në këtë botë • Varianti i dytë: shteti si ide qëndron në botën reale dhe realizohet në botën reale (dialektika e Hegelit) • Në të dy rastet pranohet se në botë ka 2 lloje dukurish me natyrë shpirtërore dhe materiale. • Teoria Klasike idealiste i përket Platonit: shteti është realizim i idesë së drejtësisë, institucion moral • Teori më moderne ajo e Hegelit: ka një proces zhvillimi të një ideje absolute gjithnjë në lëvizje që ekziston pavarësisht nga njerëzit, shoqëria • Në praktikë ka patur devijime nga këto teori të pastra në thelb që synojnë moralitetin dhe idealen, perfeksionin
Teoritë për shtetin me përmbajtje juridike • Ngjasojnë me të parat • Shteti konsiderohet si një dukuri juridike, shekujt XIX-XX • Elementi juridik është thelbësor pasi e dallon shtetin nga organizata të tjera shoqërore • Janë shprehje e shtetit ligjor, demokratik • Më e përhapur teoria e Kelzenit – Teoria e Kulluar e së Drejtës • Shteti sipas tij nuk ekziston jashtë të drejtës • Norma juridike e quan të ligjshme dhunën shtetërore, mirëpo dhuna është dukuri shoqërore • Jelinek i shton edhe elementin shoqëror veç atij juridik • Pra, elementi juridik megjithëse i rëndësishëm nuk është i vetmi i domosdoshëm për shtetin
Teoritë biologjike mbi shtetin • I përkasin shekullit XIX • Në jetën shoqërore e politike vlejnë po ato ligje që ekzistojnë në botën organike në përgjithësi • Shteti përbëhet nga individë relativisht të pavarur • Variant tjetër – organet shtetërore krahasohen me gjymtyrët e organizmit të njeriut • Variant tjetër nga Blumçill dhe Spenser – shteti është organizëm mashkullor, kisha organizëm femëror. Pushteti shtetëror është sundim i natyrshëm i së tërës mbi pjesët (njerëzit) • Varianti i Girke-s – shteti ka një lloj personaliteti të veçantë, qëllimi i shtetit është i pandryshuar, ka një vullnet shoqëror (Kjo teori ka elementë shoqërorë) • Kanë si anë pozitive se vënë në dukje unitetin real të shtetit
Teoritë sociologjike mbi shtetin • Shteti ka përmbajtje shoqërore – kjo përbën edhe anën pozitive të këtyre teorive • Fillesat në filozofinë greke e romake të lashtë (Aristoteli ka dhënë një ndër variantet e parë të këtyre teorive) • Fuqizohet si teori në shekullin XX, krahas teorive juridike, pa përzierje me elementë fetarë apo të mbinatyrshëm • Karakter sociologjik ka edhe teoria e dhunës e Gumploviç apo Kautski • Variant modern teoria solidariste e L.Dygi • Edhe koncepti marksist-leninist mbi shtetin përfshihet në këto teori • Shteti ekziston në shoqëritë me klasa • Njëra klasë sundon mbi të tjerat • Shteti është mjet i klasës sunduese për të shtypur të tjerat
Teori të veçuara • Teoria Eklektike – kombinim i pikëpamjeve të ndryshme, por jo objektive • Tipike e kësaj kategorie është teoria e F.Lasalit (shekulli XIX) • Shteti është bashkim i individëve, formë objektive e realizimit të lirisë së njerëzve • Shteti të jep mundësi zhvillimi, arsimi • Shteti ndihmon zhvillimin me anë të legjislacionit (rëndësi edhe anës juridike të shtetit) • Teoria teologjike – origjina e shtetit është thjesht mbitokësore, hyjnore e mbinatyrshme