1 / 9

Sistemet Politike Krahasuese SHTETI KOMB

Sistemet Politike Krahasuese SHTETI KOMB. KOLEGJI UNIVERSITAR VICTORY, PRISHTINË. MR. GËZIM SELACI. Përkufizim. Weber ( Ekonomia dhe Shoqëria): Rend administrativ dhe ligjor që i nënshtrohet ndryshimeve nga legjislacioni.

ciara
Download Presentation

Sistemet Politike Krahasuese SHTETI KOMB

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Sistemet Politike KrahasueseSHTETI KOMB KOLEGJI UNIVERSITAR VICTORY, PRISHTINË. MR. GËZIM SELACI

  2. Përkufizim Weber (Ekonomia dhe Shoqëria): • Rend administrativ dhe ligjor që i nënshtrohet ndryshimeve nga legjislacioni. • Ky rend/sistem ka autoritet jo vetëm mbi shtetasit (qytetarët), por në përgjithësi mbi të gjithë që veprojnë dhe jetojnë në territorin e juridiksionit të tij. • Pra, organizatë detyruese me territor të caktuar. • Përdorimi i forcës konsiderohet legjitime vetëm nëse lejohet apo autorizohet nga ai.

  3. Karakteristikat (1) • Monopoli i përdorimit legjitim të dhunës • TerritorialitetiJo vetëm të ushtrojë dhunën në të, por ta pretendojë të veten, të jetë i aftë dhe i gatshëm të mbrojë atë, të kontrollojë kufijtë, të konfrontojë tentimet nga shtetet e tjera për të cenuar integritetin territorial, dhe të ndalojë përdorimin jo të ligjshëm të resurseve në të.(me dhunë të organizuar). • SovranitetiTë marrë shumicën e vendimeve vetë, të mos njohë pushtet më të lartë.

  4. Karakteristikat (2) • Populli/kombiShtetet sundojnë popujt, drejtojnë dhe kërkojnë prej tyre bindje, bëjnë politika detyruese ndaj popujve. • Ligji • Organizimi i centralizuar • Ndarja e pushteteve • ShumësiaMjedisi politik përbëhet nga shumësi shtetesh, që supozohet se janë të barabarta në parim. Por, meqenëse nuk ka autoritet mbi shtetet, ato konsiderojnë njëra tjetrën kërcënim për sigurinë e tyre, prandaj lidhin aleanca.

  5. Ushtrim: kufizimi i pushtetit dhe dhunës • Si të kufizohet, rregullohet pushteti dhe ushtrimi legjitim i dhunës nga ana e shtetit: - parimi se ligji është mbi të gjithë dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit, - bërja e normave dhe ligjeve është e kufizuar (të drejtat fundamentale),- normat përkitazi me kompetencat e organeve politike (ndarja e pushteteve, federalizmi),- normat përkitazi me sferën publike (liria e shprehjes, e organizimit),(Heinrich Popitz, 1992, Phanomene der Macht)

  6. Ushtrim: shteti dhe shoqëria • Shteti dhe shoqëria, dallimi: • Shteti: praktika dhe masa institucionale, fushë e veprimtarive politike (legjislacioni, juridiksioni, policia, veprimi ushtarak, politika publike). • Shoqëria: veprimtari shoqërore të cilat rganet e shtetit nuk i kontrollojnë as i promovojnë, ngase nuk konsiderohen veprimtari/fushë politike.

  7. Ushtrim: sfera publike (1) • Cila është lidhja në mes shtetit dhe shoqërisë dhe si bëhet ajo? • Sfera publike • Balancon dhe plotëson shkallën në të cilën shteti monitoron dhe ndihmon proceset e shoqërisë civile.

  8. Ushtrim: sfera publike (2) • Subjektet aktive në të (1) vëzhgojnë veprimtaritë e shtetit, pastaj (2) komunikojnë mes vete mbi ato, i kritikojnë, që në fund (3) të sjellin hyrje (input) tek ato veprimtari. (natyrisht kjo nënkupton lirinë e fjalës, të shtypit, mbledhjes dhe organizimit, si dhe (2) që një pjesë e organeve të veprimtarive të shtetit të bëhet NË PUBLIK që të jenë të hapur ndaj debatit dhe kritikës, sidomos institucionet e qeverisjes përfaqësuese.)

  9. Menaxhimi i konfliktit në shoqëri • Ndarjet në mesin e shoqërisë • Sfera publike krijon opinione të kundërta mbi çështje politike dhe ndikojnë te organet ligjvënëse dhe ekzekutive. Dy mënyra për të menaxhuar këtë: • Qytetaria: të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, dhe • Kombësia: të krijojë një ndjenjë solidariteti e bazuar në përkatësi kombëtare.

More Related