670 likes | 895 Views
Përcaktuesit e Cilësisë në Arsim: Çka funksionon, e çka jo? - Punëtoria e Konferencës - Jens Ruhose Instituti Ifo Qendra Ifo për Shkencën Ekonomike të Arsimit dhe Inovacione 18 shtator 2013 Instituti i Laibnicit për Hulumtimin Ekonomik në Universitetin e Munihut. Çfarë synon kjo punëtori?.
E N D
Përcaktuesit e Cilësisë në Arsim: Çka funksionon, e çka jo? - Punëtoria e Konferencës - Jens RuhoseInstituti Ifo Qendra Ifo për Shkencën Ekonomike të Arsimit dhe Inovacione 18 shtator 2013Instituti i Laibnicit për Hulumtimin Ekonomiknë Universitetin e Munihut
Çfarë synon kjo punëtori? • Pas punëtorisë, pjesëmarrësit do të duhej të dinin më shumë rreth përcaktuesve të cilësisë së arsimit. • Fokusi është tek faktorët e ndërlidhur me politika të cilat përcaktojnë rezultatet e nxënësve. • Do të diskutojmë aspektet joteknike. • Konceptet bazë, • Aplikimet në botën reale, • Si dhe konstatimet empirike të përcaktuesve të cilësisë në arsim.
Shqyrtimi i përgjithshëm • Arsimi dhe rritja ekonomike. • Çka e shtyn përpara cilësinë në arsim. • Burimet e shkollës • Institucionet • Provimet qendrore të maturës dhe autonomia e shkollës, • Mundësia e zgjedhjes së shkollës, • Llogaridhënia e shkollës. • 3. Mësimdhënësit • Efektiviteti i mësimdhënësve • Vlerësimet e mësimdhënësve në praktikë • Përcaktuesit e efektivitetit të mësimdhënësve • Stimulimet e mësimdhënësve
Vitet e shkollimit dhe rritja ekonomike Rritja e kushtëzuar Vitet e kushtëzuara të shkollimit Burimi: Hanushek dhe Woessmann, 2008, fq. 631.
Shkathtësitë njohëse dhe rritja ekonomike Rritja e kushtëzuar Rezultatet e kushtëzuara të testeve Burimi: Hanushek dhe Woessmann, 2008, fq. 640.
Vitet e shkollimit dhe rritja ekonomike të kushtëzuara nga shkathtësitë njohëse Rritja e kushtëzuar Vitet e kushtëzuara të shkollimit Burimi: Hanushek dhe Woessmann, 2008, fq. 640.
Arsimi dhe rritja ekonomike • Cilësia e arsimit është e rëndësishme për rritjen ekonomike. • Megjithatë, çka është e rëndësishme për cilësinë në arsim? • Çka mund të bëjnë politikat që ta rrisin cilësinë në arsim?
Shpërndarja e përqindjes së koeficientëve të parametrit të shpenzimeve të vlerësuara nga 96 vlerësimet e funksioneve të produktivitetit të arsimit: Vendet në zhvillim Domethënëse në aspektin statistikor Numri i vlerësimeve Jodomethënëse në aspektin statistikor (%) Inputi (te dhënat) Pozitive Negative Raporti mësimdhënës/nxënës Arsimimi I mësimdhënësve Përvoja e mësimdhënësve Paga e mësimdhënësve Shpenzimet/nxënës Objektet Burimi: Hanushek, 2003, faqe F84. • Madje edhe në shtetet e zhvilluara ne nuk shohim ndonjë pasqyre të pastër sa i përket efektit të burimeve • të shkollës mbi arritshmërinë. • Mirëpo, për shkak se sistemet e arsimit dallojnë aq shumë ndërmjet shteteve (madje edhe brenda vet • shtetit), duhet ta shqyrtojmë secilin shtet ndarazi.
Politikat e burimeve të shkollës • Pse nuk shohim ndonjë raport domethënës ndërmjet rezultateve të arsimit dhe shpenzimeve për nxënës? • Me sa shihet, ka rëndësi se ku investohen paratë! • Shembulli i madhësisë së klasës: • Madje edhe zvogëlimet modeste në madhësinë e klasës janë jashtëzakonisht të shtrenjta. • Megjithatë, literatura nuk ka gjetur ndonjë evidencë të qëndrueshme se kjo reformë i rrit rezultatet e testit. • Pse? Varet nga mësimdhënësi që t’i përdor klasat më të vogla për t’i rritur rezultatet e testit me një koncept të duhur arsimor. • Kështu, shpesh varet nga përdorimi i më shumë burimeve në mënyrë më adekuate nga ana e mësimdhënësit (një shembull tjetër janë kompjuterët).
Nëse burimet e shkollës nuk janë përgjigje, atëherë çka e përcakton cilësinë në arsim? • Faktorët më premtues janë ata që ndryshojnë strukturën e stimulimit për palët e interesit në sistemin e arsimit. • Sërish, shpenzimi në arsim nuk ka të bëj aq shumë me atë se “sa” por më shumë me atë se “ku” do të duhej bërë investimin. • Prandaj, në këtë punëtori, do të përqendrohemi në institucionetdhe mësimdhënësit, si shtytës kryesorë të rezultateve të nxënësve.
Institucionet • Llogaridhënia e shkollave: Mbajtja e shkollave dhe mësimdhënësve përgjegjës për arritshmëri është e dobishme për nxënësit. • Provimi qendror i maturës: Siguronstandardet e cilësisë dhe mund të rris arritshmërinë e nxënësve. • Autonomia e shkollës: Evidencë për rritjen e arritshmërisë në vendet e zhvilluara por uljen e arritshmërisë në vendet në zhvillim. Ka logjikë nëse vihet në kontekst së bashku me provimin qendror të maturës. • Zgjedhja e shkollës dhe konkurrenca: Ofrimi i mundësisë prindërve që të zgjedhin nga shkollat e ndryshme ka potencial të çoj drejtë cilësisë më të madhe në shkolla.
Provimet qendrore të maturës në Gjermani • Në Gjermani, mund ta shohim dallimin e qartë në arritshmëri në pajtim me atë nëse shtetet kanë zbatuar provimet qendrore të maturës (kolona e djathtë) apo nuk i kanë zbatuar provimet qendrore të maturës (kolona e majtë). Burimi: Woessmann, 2012, faqe 17.
Autonomia e shkollës • Autonomia e shkollës përshkruan pavarësinë nga organet lokale sa i përket për shembull buxheteve apo përmbajtjes së plan programeve. • Clark (2009) tregon se autonomia mund të rritë arritshmërinë e nxënësve në mënyrë të konsiderueshme. • Ai analizon shkollat e Britanisë ndërmjet viteve 1988 dhe 1997 të cilat mund të dilnin jashtë organeve lokale kurdo që shumica e prindërve votonte për një gjë të tillë. • Pastaj ai vetëm i krahason shkollat që me vështirësi e kanë fituar votën dhe ato të cilat për pak e kanë humbur atë. • Megjithatë, autonomia e shkollës nuk ka logjikë të bëhet gjithkah. • Në kolonën e shteteve, Hanushek dhe të tjerët (2012) tregon se autonomia është e dobishme vetëm në sistemet më të zhvilluara të arsimit, por mund të jetë e dëmshme për vendet në zhvillim.
Potësueshmëria e provimeve qendrore dhe autonomisë së shkollës kundrejt pagave Po Provimet qendrore Jo Jo Autonomia e shkollës kundrejt pagës së mësimdhënësve Po Arritshmëria në lëndën e matematikës në rezultatet e testeve të TIMSS-TIMSS-R (e ndërlidhur me kategorinë më të ulët) Burim: Woessmann, 2003b, faqe 162.
Potësueshmëria e provimeve qendrore dhe autonomisë së shkollës kundrejt përmbajtjes së planprogramit Po Provimet qendrore Jo Jo Po Autonomia e shkollës kundrejt përmbajtjes së planprogramit Arritshmëria në lëndën e matematikës në rezultatet e testeve të PISA-s (e ndërlidhur me kategorinë më të ulët) Burim: Woessmann, 2008, faqe 823.
Mundësia e zgjedhjes së shkollës • Në teori, mundësia e zgjedhjes së shkollës do të duhej që të rriste konkurrencën ndërmjet shkollave, dhe prandaj do ta rriste edhe cilësinë e shkollës. • Prindërit duhet të jenë të njoftuar në mënyrë të veçantë me nevojat e fëmijëve të tyre. • Pyetjet për t’u diskutuar: • Efekti i mundësisë së zgjedhjes: A çon shfrytëzimi i mundësive të zgjedhjes së shkollës në rezultatet më të mira të nxënësve? • Efekti i konkurrencës: A çon shumëllojshmëria apo numri i shkollave përreth drejtë rritjes së produktivitetit të shkollës (të shkollave publike)?
Shembuj të opsioneve të zgjedhjes së shkollës • Mundësia e zgjedhjes së shkollës mund të paraqitet në disa forma. • Ndarja sipas vendbanimeve në zonat e shkollave sipas familjeve. • Regjistrimi i hapur në shkollë: Nxënësit nuk janë të lidhur me ndonjë shkollë të caktuar dhe mund të aplikojnë për shkollë sipas zgjedhjes së tyre (ndonjëherë brenda kufijve të caktuar). • Vauqer (Dëftesë për pagesë falas): Kuponi i cili u mundëson nxënësve që të shkojnë në shkolla private. Mirëpo, vauqerat mund të dizajnohen edhe në disa mënyra të tjera gjithashtu. • Shkollat e subvencionuara: janë shkollat e angazhuara nga qeveria apo ndonjë organ i emëruar nga qeveria për t’i edukuar fëmijët si shpagim i një tarife të financuar nga paratë publike. Janë të lira që ta strukturojnë kurrikulin e tyre dhe ambientin e shkollës por pajtohen për një llogaridhënie më të rreptë. • Disponueshmëria e shkollave private.
Disa prova të mundësisë së zgjedhjes së shkollës • Arritshmëria e nxënësve zakonisht rritet kur vijojnë mësimin në shkollat sipas zgjedhjes së tyre (Hoxby 2003). • Megjithatë, reformat e zgjedhjes së shkollës sipas dëshirës nuk janë dëshmuar të jenë efektive në plotëni në tërësi (Loeb dhe të tjerët 2011). • Regjistrimi i hapur i nxënësve • Lavy (2009) konstaton se me futjen në përdorim të regjistrimit të hapur në shkollë në Tel-Aviv, Izrael, shkalla e braktisjes së shkollës është ulur dhe të arriturat njohëse të nxënësve të shkollave të mesme janë rritur. Si Cullen dhe të tjerët (2006), ai gjithashtu konstaton serezultatet bihevioriste (të sjelljes) janë përmirësuar. • Cullen dhe të tjerët (2006) e shqyrtojnë regjistrimin e hapur në shkollës në kuadër të shkollave publike të Çikagos, dhe nuk gjejnë dobi në kuptimin e rezultateve akademike. Megjithatë, ata gjejnë disa efekte pozitive në rezultate jotradicionale, të tilla si raste më të pakta të masave disiplinore, më pak arrestime, dhe shkallë më të ulët të burgosjeve.
Disa prova të mundësisë së zgjedhjes së shkollës • Shkollat e subvencionuara • Nxënësit të cilët e fitojnë lotarinë e vijimit të shkollimit në shkollat e subvencionuara në Boston, shfaqin përfitime të mëdha në arritshmëri në krahasim me nxënësit të cilët kanë humbur lotarinë (Abdulkadiroglu dhe të tjerët 2009). • Shkolla “mesatare” e subvencionuar, megjithatë nuk duhet se po siguron përfitime të mëdha në krahasim me shkollat publike (Loeb dhe të tjerët 2011). • Vauqerat (kuponat) • Nuk është e qartë nëse vauqerat (për shkollat private) rrisin arritshmërinë e shkollimit të atyre të cilët e marrin kuponin (Loeb dhe të tjerët 2011).
Disa prova të konkurrencës së shkollës • Hoxby (2003) i përmbledh provat rreth konkurrencës së shkollave për studimet e SHBA-ve dhe arrin në përfundim se konkurrenca çon drejtë arritshmërisë më të lartë. • Gill dhe Booker (2008) gjithashtu arrijnë në përfundim se ekziston arsyeja për një optimizëm të matur të efekteve pozitive nga konkurrenca. • Megjithatë, Imberman (2011) tregon se prania e shkollave të subvencionuara do të mund të kishte gjithashtu edhe efektet negative në arritshmërinë në shkollat publike.
Çka mund të shpjegojë rezultatet e përziera të mundësisë së përzgjedhjes së shkollës • Ndoshta prindërit nuk janë plotësisht në dijeni të të gjitha opsioneve të mundësisë së zgjedhjes së shkollës (p.sh.: për shkak të kostos së lartë të kërkimit) apo i vlerësojnë gjërat tjera më shumë se aftësimin arsimor. • Një eksperiment i thjeshtë tregon se ofrimi i informatave prindërve lidhur me arritshmërinë e shkollave çon drejtë kërkesave konsiderueshëm më të larta në shkollat me arritshmëri më të lartë (Hastings dhe Weinstein 2008). • Ndoshta udhëheqësit e shkollave nuk dinë si (apo nuk dëshirojnë) ta rrisin cilësinë e shkollës në përgjigje të presionit të konkurrencës. • Loeb dhe të tjerët (2011) kanë konstatuar se udhëheqësit e shkollave i përmirësojnë përpjekjet e tyre të marketingut në vend të programeve arsimore në momentin kur ndjejnë presionin e konkurrencës. • Ka pengesa për të përzgjedhur shkolla të caktuara madje edhe nëse janë ndonjë opsion valid. P.sh. Kostoja e transportit apo kuponit nuk mbulojnë pagesën gjithsej.
Potësueshmëria e shkollave private dhe financimit nga qeveria . Po Jo Mesatarja e financimit nga qeveria Jo Po Pjesa e shkollave private Arritshmëria në rezultatet e testeve të PISA-s (e ndërlidhur me kategorinë më të ulët) Burim: Luedemann, Schuetz, West dhe Woessmann, 2009, faqe 53.
Sistemet e llogaridhënies së shkollave • Llogaridhënia e shkollave: Procesi i vlerësimit të performancës së shkollës mbi bazën e matësve të arritshmërisë së nxënësve (Figlio dhe Loeb 2011). • Gjithashtu rekomandimet për Kosovën që ta përmirësojë llogaridhënien (Popovci 2010). • “Pushteti qendror duhet të krijojë politika dhe infrastrukturë ligjore, të cilat mbështesin përmirësimin e rezultateve të arsimit dhe rrisin llogaridhënien e shkollave për arritshmërinë e nxënësve të tyre.
Sistemet e llogaridhënies së shkollave • Sistemi i tillë do të mund të siguronte shpërblime dhe/apo sanksione për sukses apo dështim: • Shpërblime: p.sh. Bonuset për edukatorët nëpër shkollat të cilat konsiderohen të jenë të shkëlqyeshme • Sanksione: p.sh. Ristrukturimi apo mbyllja e shkollave me rezultate të dobëta. • Gjithashtu i kuptueshëm përmes skemave të ndryshme të monitorimit: Administratorët Mësimdhënësit Nxënësit Shkollat Prindërit Institucionet e arsimit të Lartë. Punëdhënësit potencial Burim: Woessmann, 2003a
Llogaridhënia e shkollave për çka? • Matja e performancës në sektorët publik dhe joprofitabil. • Performanca e shkollës është zakonisht problem i drejtorit të shkollës - agjentit. • Aktivitetet shkollore janë vështirë për t’u monitoruar nga ana e palëve të interesit (prindërve, firmave lokale apo politikëbërësve). • Objektivat e arsimit mund të mos jenë në përputhje me objektivat e palëve të interesit. • Monitorimi më efikas mund të çoj drejt përmirësimit të rezultateve. • Testet e standardizuara janë prandaj një komponent kyç i secilit sistem të llogaridhënies. • Matja dhe raportimi i progresit të shkollës u mundëson politikëbërësve që të vlerësojnë se sa e suksesshme ka qenë shkolla në plotësimin e synimeve të arritshmërisë të përcaktuara nga shteti.
Sistemet e llogaridhënies së shkollave në mbarë botën? • SHBA, Anglia dhe Kili kanë sisteme më të zhvilluara të llogaridhënies deri më sot. Shumica e hulumtimeve bëhen për këto shtete. • Amerika Latine si një shembull i llogaridhënies së shkollave në vendet në zhvillim: Rezultatet raportohen publikisht në Brazil, Kili, Kolumbi dhe Meksikë. • Dhe shumica e qeverive i evidentojnë raportet e nivelit të shkollave për qëllimet e brendshme.
Shembulli i sistemit të llogaridhënies në mbarë vendin? • Ligji i Moslënies së Asnjë Fëmije Mbrapa, SHBA. • Është miratuar në SHBA si ligj në vitin 2002. Objektivi ka qenë që të gjithë nxënësit të jenë në nivel të zotësisë apo përtej këtij niveli në fund të vitit 2013-2014. • Shtetet duhet të vendosin se çka nënkupton të jesh i zoti. • Testohen të gjithë nxënësit në lexim dhe matematikë prej klasës së tretë deri në klasën e tetë, dhe një klasë në shkollën e mesme. • Nëse rezultatet e shkollës janë vazhdimisht të dobëta, atëherë ndërmerren hapat për të përmirësuar shkollën. Gjë që mund të shpie në mbylljen e shkollës. • Para këtij Ligji: 45 shtete veçse i kishin publikuar skedat e raportimit mbi shkollat, dhe 27 kanë vlerësuar shkollat apo kanë identifikuar shkollat me rezultate të dobëta. • Sllajdet e ardhshme: Llogaridhënia e shkollave në Florida, SHBA.
Shembull: Llogaridhënia e shkollave në Florida? • Sistemi i llogaridhënies në arsim i Floridës është K-20. • Misioni: “Rritja e zotësisë së të gjithë nxënësve brenda një sistemi efikas të njëtrajtshëm, duke u mundësuar atyre zgjerimin e njohurive dhe shkathtësive të tyre përmes mundësive të mësimnxënies dhe hulumtimit të vlerësuar nga nxënësit, prindërit dhe komunitetet (1008.31 F.S.) • Ruajtja e sistemit të llogaridhënies i cili mat suksesin e nxënësve drejtë këtyre synimeve: • Arritshmëria më e lartë e nxënësve • Artikulimi i njëtrajtshëm dhe qasja maksimale • Fuqia punëtore e shkathët dhe zhvillimi ekonomik • Shërbimet efikase cilësore. Burim: Winn, John, L. Komisioner i Departamentit të Arsimit në Florida.
Shembull: Llogaridhënia e shkollave në Florida? Sistemi i llogaridhënies i Floridës përfshinë shumë pjesë Njohja e Shkollës (1008.36) Programi i Vlerësimit Mbarështetëror Të gjithë nxënësit nga klasa 3-10 (1008.22) Përmirësimi i Shkollës (1008.345) Eliminimi i avancimit social (1008.25) Shqyrtimi i gatishmërisë së shkollës (1008.21) Raportet Vjetore (1008.25) Notat e Shkollave (1008.34) Mundësia e zgjedhjes së shkollës (1002.31 – 1002.39) K-20 Sistemi i Llogaridhënies (1008.31) Burim: Winn, John, L. Komisioner i Departamentit të Arsimit në Florida.
Shembull: Llogaridhënia e shkollave në Florida? Raporti shembull 2005 Raporti shembull për vitin 2005 Gjysma e klasës së plotë bazuar në lexim FCAT Niveli 3 dhe më lartë Rezultatet e përqindjes 3.5 e më lartë Shkolla e Mesme Sunshine 1 pikë për çdo % të plotësimit të standardeve të larta në lexim, matematikë dhe shkrim. PIkat e klasave • 3 mënyra për të arritur • rezultate • Përmirësimi i rezultateve • Të FCAT. • Ruajtja e nivelit 3, 4 ose 5 • Përmirësimi i më shumë • se një viti brenda Nivelit • 1 ose 2, po nuk mbahet • përmirësimi. Leximi (Klasa 6, 7 dhe 8) Matematikë (Klasa 6, 7 dhe 8) Shkrimi (Klasa 8) % që plotësojnë standarde të larta 1 pikë për çdo % të arritjes së përmirësimeve në lexim, dhe matematikë. % e nxënësve që arrijnë përmirësime në mësimnxënie Progres adekuat i 25% të nxënësve më të dobët apo 30 nxënësve më të dobët në shkollë? Po 1 pikë për çdo % të arritjes së përmirësimeve të nxënësve me rezultate të dobëta në lexim. Pikat e klasave të shkollës Përqindja e testuar = 93% Bazuar në 3 gjëra: 1. Pikat gjithsej 2. Progres adekuat 3. % e nxënësve të testuar Klasa e shkollës Përqindja e nxënësve përkatës të testuar Progres adekuat 50% apo më shumë = “Po” 49% apo më pak = “Jo” Burim: Winn, John, L. Komisioner i Departamentit të Arsimit në Florida.
Shembull: Llogaridhënia e Shkollave në Florida? Sanksionet për mosarritjen e progresit mesatar vjetor – të nevojshëm për përmirësim. Viti i parë:Shkollat marrinë ndihmë shtesë; prindërve u ofrohet mundësia e zgjedhjes së shkollave publike/subvencionuara (rreth 930 shkolla në vitin 2004-05). Viti i dytë: Prindërve u ofrohen shërbimet plotësuese si dhe mundësia e zgjedhjes së shkollës publike/subvencionuara (rreth 35 shkolla në vitin 2004-05). Burim: Winn, John, L. Komisioner i Departamentit të Arsimit në Florida.
Shembull: Llogaridhënia e Shkollave në Florida? Sanksionet për mosarritjen e progresit mesatar vjetor. Viti i tretë:Shkollat u nënshtrohen masave korrigjuese; opsionet e prindërve vazhdojnë (maksimumi i 35 shkollave në vitin 2005-06). Viti i katërt: Shkolla identifikohet për ristrukturim; opsionet e prindërve vazhdojnë (nuk ka shkolla në vitin 2005-06). Burim: Winn, John, L. Komisioner i Departamentit të Arsimit në Florida
Provat e rezultateve të nxënësve • Sistemi i llogaridhënies është kryesisht pjesë e një pakoje më të madhe të reformave, gjë që e bën të vështirë që të nxirret vetëm efekti i sistemit ndarazi. • Studimet ndjekin tri qasje kryesore për të zbuluar efektet mbi rezultatet e nxënësve: (i) Përshkrimi i trendëve në arritshmërinë e nxënësve pas futjes në përdorim të sistemit; (ii) Krahasimi i qarqeve të cilat kanë zbatuar sistemin me qarqet përreth të cilat nuk e kanë zbatuar sistemin e tillë; (iii) Përdorimi i ndryshueshmërisë në presionin e llogaridhënies brenda sistemit të caktuar. • Studimet në NCLB tregojnë se programi ka ngritur arritshmërinë e nxënësve në mënyrë të konsiderueshme, e veçanërisht në matematikë. • E njëjta gjë vlen për studimet të cilat hulumtojnë futjen në përdorim të një sistemi të llogaridhënies. • Përderisa sistemi i llogaridhënies duket të jetë i dobishëm shikuar mesatarisht, mund të mos ketë efekte mbi disa grupe të tjera: Nxënësit, rezultatet e të cilëve janë më konsekuente për llogaridhënien e shkollës, kanë gjasa që të përfitojnë më së shumti.
Hollësira të mëtejme për matjen e performancës së shkollës • Dy qasje kryesore; • Matësit i gjendjes – shkolla vlerësohet mbi bazën e nivelit të performancës, p.sh. Rezultatet e testit të nxënësit mesatar. • Matësit e rritjes – shkolla vlerësohet mbi bazën e përmirësimit të performancës, p.sh. Rritja në rezultatet e testit të nxënësit mesatar. • Modelet masin gjërat e ndryshme të cilat sigurojnë stimuj të ndryshëm për arritshmërinë e nxënësve. • Matësi i gjendjes: Ngritja e performancës në së paku këtë nivel • Matësit e rritjes: Stimuj për përmirësimin e mësimnxënies së nxënësve në vazhdimësi.
Ilustrimi i modeleve të gjendjes dhe rritjes Të zotë Vitin e kaluar Këtë vit • Modeli i gjendjes: Shkolla A është më e mirë • Modeli i rritjes: Shkolla B është më e mirë
Modelet e gjendjes dhe rritjes në NCLB dhe Florida Dallimet ndërmjet A+ dhe NCLB A+: Modeli i “Gjendjes” dhe “Rritjes” Arritshmëria e nxënësve matet gjatë vitit aktual akademik, si dhe përmes aftësimit akademik të nxënësve ndarazi duke përdorur shkallën vertikale të rezultateve. NCLB: Modeli i “Gjendjes” Arritshmëria e nxënësve në kuadër të shkollës, qarkut dhe shtetit matet në kuadër të vitit aktual akademik, ku rezultatet krahasohen me arritshmërinë e nxënësve në vitin e ardhshëm. Burim: Winn, John, L. Komisioner i Departamentit të Arsimit në Florida.
Problemet në kuadër të sistemeve të llogaridhënies • Sistemet e llogaridhënies së shkollave nuk janë në gjendje që t’i masin të gjitha aspektet e interesave të palëve të interesit, si shtetësia, etika e punës apo mendimi kritik. • Fokusimi vetëm në matësit e performancës mund të mos jetë gjithashtu e dëshirueshme pasi që norma e diplomimit apo shkalla e vijueshmërisë në shkollë mund të jenë më të rëndësishme. • Ekzistojnë provat se llogaridhënia e shkollave çon drejtë ngushtimit të kurrikulit tek lëndët e testuara (mësimdhënia – për të testuar). Kështu, sistemi duhet të përfshijë një mori lëndësh. Megjithatë kjo mund të jetë e kushtueshme. • Disa lëndë nuk testohen lehtë. Dizajni mund të na largojë nga lëndët/përmbajtja e vështirë-për-tu-testuar.
Problemet në kuadër të sistemeve të llogaridhënies • Nëse shikojmë më mirë në renditjen e shkollave, ato mund të tregojnë sjelljen strategjike: • Shkollat mund t’i klasifikojnë nxënësit e dobët si nxënësit me të meta në nxënie, të cilët janë të përjashtuar nga testimi. • Shkollat mund t’i caktojnë masat ndëshkuese më të ashpra për nxënësit e dobët për të ndikuar në përgjithësi në lëndën (Figlio 2006). • Shkollat ndryshojnë programet e tyre të ushqimit para testit (Figlio dhe Winicki 2005; Anderson dhe Butcher 2006). • Jacob (2005) konstaton gjithashtu prova të mbajtjes sistematike të klasës në përgjigje të llogaridhënies së bazuar në test. • Sjellja strategjike ka më pak gjasa në modelet e rritjes se sa në modelet e gjendjes. Sepse është gjithnjë e më vështirë të rritet arritshmëria e nxënësvepërmes mashtrimit.
A reagojnë njerëzit ndaj informatave të performancës së shkollës? • Përgjigja e thjeshtë është: “Po”! • Një listë e gjatë e punimeve tregon se performanca më e lartë e shkollavee matur përmes testeve të standardizuara, rrit çmimet e pronave në rajonin e shkollave me performancë të lartë (shih p.sh. Black 1999, Figlio dhe Lucas 2004, Black dhe Machin 2011). • Hastings dhe Weinstein (2008) tregojnë se informatat e drejtpërdrejta mbi rezultatet e testeve të shkollave i detyrojnë familjet me të ardhura të ulëta që të zgjedhin shkollat me performancë më të lartë në shumicën e rasteve. • Figlio dhe Kenny (2009) gjejnë prova se notat e shkollave mund të kenë efekte të konsiderueshme ndaj aftësisë së shkollës për të marrë kontribute/donacione private. • Rouse dhe të tjerët (2013) tregojnë se shkollat i përgjigjen presionit të llogaridhënies përmes ndryshimit të praktikave të tyre të mësimdhënies në mënyra domethënëse.
Efikasiteti i mësimdhënësve • Cilësia e mësimdhënësve është faktori më i rëndësishëm i shkollimit kur bëhet fjalë për përmirësimin e arritshmërisë së nxënësve (Goldhaber dhe Hansen, 2010). • Kështu, për drejtorët e shkollave por edhe për palët e tjera të interesit (nxënësit, qarku i shkollës, prindërit etj), është me rëndësi të shpaloset efektiviteti i mësimdhënësve. • Ne shohim dallime të mëdha të efektivitetit të mësimdhënësve në kuadër të shkollave (Meghir dhe Rivkin, 2011, faqe 68). • Kështu, identifikimi i mësimdhënësve të mirë dhe të dobët, posaçërisht para nënshkrimit të kontratës me ta do të ishte punë e dobishme për nxënësit.
Si të matet efikasiteti i mësimdhënësve • Sa është sasia e përfitimit të nxënësve në mësimnxënie që mund t’i mëvishet ndonjë mësimdhënësi të caktuar. • Këto lloje të modeleve njihen gjithashtu edhe si modele të vlerës së shtuar. • A është arritshmëria e nxënësit në klasën G, përkatësisht në klasën G-1. • është efekti fiks i mësimdhënësit, i cili mat efektin e mësimdhënësit j mbi arritshmërinë e nxënësit. • S dhe X janë faktorë të shkollës dhe individual. • D mbulon të gjitha problemet tjera të cilat nuk mund të shpjegohen nga pjesët e tjera.
Sa i rëndësishëm është efikasiteti i mësimdhënësve • Siç është deklaruar tashmë, pjesa dërrmuese e literaturës konstaton se mësimdhënësit janë shumë të rëndësishëm për rezultatet e nxënësve. • Llogaritjet për SHBA-t japin përfitime të mëdha nga rritja e cilësisë së mësimdhënësve: • Zëvendësimi i pjesës së poshtme 5-8% të mësimdhënësve me mësimdhënës mesatar do ta mund ta qonte SHBA-n afër majës së renditjes ndërkombëtare në shkencë dhe matematikë, me një vlerë aktuale prej 100 trilion dollar amerikan në një periudhë afat-gjate (Hanushek 2011). • Efektet individuale afat-gjata të cilësisë së mësimdhënësve: • Chetty dhe të tjerët (2011) konstatojnë se 30% e masave të vlerës së shtuar paraqiten në rezultatet e testit 3 vite më vonë. Efekti i mësimdhënësve të mirë mund të matet madje edhe në tregun e punës. Ata konstatojnë se përmirësimi prej një devijimi standard në vlerën e shtuar të mësimdhënësve, rrit fitime prej 1% në moshën 28 vjeçare.
Vlerësimi i mësimdhënësve në Tennessee Raporti i Hechingerit Përdorimi i të dhënave të vlerës së shtuar për vlerësimin e mësimdhënësve të Tennessee-s Nga Sarah Garland Në mënyrë që të mbyllet hendeku i arritshmërisë ndërmjet nxënësve të varfër dhe të pasur në Tennessee, sipas materialeve të Departamentit të Arsimit në Tennessee, disa nxënës duhet të mësojnë dyfishi i normës së moshatarëve të tyre me arritshmëri të lartë. Por ky synim mund të krijojë një situatë të palakmueshme për mësimdhënësit, të cilët për herë të parë këtë vit do të maten dhe notohen – mbi atë nëse të gjithë prej nxënësve të tyre bëjnë të arritura të mëdha në testet e standardizuara, siç është përcaktuar nga formula kundërthënëse statistikore, e njohur nga hulumtuesit si "Krijimi i modelit të vlerës së shtuar". "Ekziston diçka e dyshimtë lidhur me formulën", ka thënë Keith Williams, Kryetar i Shoqatës së Arsimit në Memfis, Sindikata e Mësimdhënësve. "Ju jeni duke përdorur diçka që ka vërtet gabime të mëdha". Në tennessee, 45 përqind e mësimdhënësve japin mësim në lëndë me testet e standardizuara, dhe për më shumë se një dekadë, Tennessee i ka vlerësuar këta mësimdhënës duke përdorur progresin e nxënësve të tyre në teste. Zyrtarët e shkollave përdorin statistika të ndërlikuara për të parashikuar se çfarë rezultate do të tregojnë nxënësit bazuar në rezultatet e tyre të mëparshme
Citime të rëndësishme • “… kush [mësimdhënësit] do të maten – dhe vlerësohen për herë të parë këtë vit – mbi atë nëse të gjithë prej nxënësve të tyre arrijnë nivele më të larta në testet e standardizuara, siç përcaktohet nga formula kundërthënëse statistikore, e njohur nga hulumtuesit si “modelimi i vlerës së shtuar”. • “Mësimdhënësit, nxënësit e të cilëve arrijnë rezultate më të larta se të parashikuara, shihen si jashtëzakonisht efektiv. Mësimdhënësit, nxënësit e të cilëve nuk i arrijnë rezultatet e parapara, shihen si më pak të tillë. • “Qarqet i përdorin të dhënat për të vendosur se cilët mësimdhënës meritojnë kontrata dhe kush duhet të pushohet nga puna.”
Vlerësimi i mësimdhënësve i publikuar në Los Angeles Times Renditja e mësimdhënësve të Los Angelesit Rreth 11.500 mësimdhënës të shkollës së bashkuar fillore të Los Angelesit dhe 470 shkolla fillore janë të përfshira në bazën e azhurnuar të të dhënave të The Times të renditjes "së vlerës së shtuar". Shumica e edukatorëve të klasës së tretë, katërtë dhe pestë të cilët kanë dhënë mësim në çfarëdo kohe gjatë viteve 2004-05 deri në vitet akademike 2009-10 janë renditur në analizën e Times. Të përshirë janë shumica e shkollave fillore të qarkut. Rezultatet e testeve nuk kanë qenë në dispozicion për shumicën e shkollave të subvencionuara. Renditja e vlerës së shtuar e mësimdhënësve bazohet mbi progresin e tyre në Testet e Standardeve të Kalifornisë për gjuhën angleze dhe matematikë. Dallimi ndërmjet rritjes së pritur të nxënësve dhe vetë arritshmërisë është "vlera“ që mësimdhënësi e ka shtuar apo larguar gjatë vitit. Renditja e vlerës së shtuar e shkollës bazohet mbi arritshmërinë e të gjithë nxënësve të testuar. Dallime të vogla në renditje nuk janë të rëndësishme në aspektin statistikor, posaçërisht përata të cilët janë renditur afër mesatares. Edhe pse masat e vlerës së shtuar nuk mbulojnë çdo gjë rreth performancës së mësimdhënësve apo shkollave, The Times vendosi që ta vë në dispozicion renditjen sepse ato ndikojnë në punën e punëtorëve publik të cilët sigurojnë një shërbim të rëndësishëm, si dhe duke besuar se prindërit dhe qytetarët kanë të drejtë në informim.
Vlerësimi i mësimdhënësve i publikuar në Los Angeles Times Top shkollat për nga vlera e shtuar Shkollat më të dobëta për nga vlera e shtuar Top mësimdhënësit e gjuhës angleze për nga vlera e shtuar Top mësimdhënësit e matematikës për nga vlera e shtuar
Vlerësimi i mësimdhënësve i publikuar në Los Angeles Times Renditja e Mësimdhënësve nga Los Angeles Renata E. Acosta Reyn Mësimdhënësi i klasës së 3-te në Shkollën Fillore Middleton Street në vitin 2010. Këta grafikona tregojnë renditjen e vlerës së shtuar të mësimdhënësve bazuar në progresin e nxënësve të tyre në Testet e Standardeve të Kalifornisë në matematikë dhe gjuhë angleze. Analiza e The Times i ka përdorur të gjitha rezultatet valide të nxënësve në dispozicion për këtë mësimdhënës nga viti 2003-04 deri në vitet akademike 2009-10. Rezultatet e vlerës së shtuar reflektojnë efektivitetin e mësimdhënësve në rritjen e rezultateve të testeve të standardizuara, si të tillë ato mbulojnë vetëm një aspekt të punës së mësimdhënësve. Efikasiteti në matematikë
Vlerësimi i mësimdhënësve i publikuar në Los Angeles Times Renditja e Mësimdhënësve nga Los Angeles Lisette D. Bonilla Mësimdhënësi i klasës së 3-te në Shkollën Fillore Tweedy në vitin 2010. Këta grafikona tregojnë renditjen e vlerës së shtuar të mësimdhënësve bazuar në progresin e nxënësve të tyre në Testet e Standardeve të Kalifornisë në matematikë dhe gjuhë angleze. Analiza e The Times i ka përdorur të gjitha rezultatet valide të nxënësve në dispozicion për këtë mësimdhënës nga viti 2003-04 deri në vitet akademike 2009-10. Rezultatet e vlerës së shtuar reflektojnë efektivitetin e mësimdhënësve në rritjen e rezultateve të testeve të standardizuara, si të tillë ato mbulojnë vetëm një aspekt të punës së mësimdhënësve. Efikasiteti në matematikë Efikasiteti në matematikë
Problemet e vlerësimit të cilësisë së mësimdhënësve përmes modeleve të vlerës së shtuar • Edhe nëse modelet e vlerës së shtuar duket të jenë matësit më objektiv për të paraqitur cilësinë e mësimdhënësit, ato i kanë mangësitë e veta të caktuara të cilat duhet të merren parasysh (Shih Guarino dhe të tjerët 2012). • Vendosja e mësimdhënësve dhe nxënësve në klasa ndikon tek efektiviteti i mësimdhënësve. • Vendosja e mësimdhënësve në komunitete dhe shkolla. • Drejtorët kanë funksionet e ndryshme objektive. • Reagimet e shkollave dhe familjeve ndaj masave të publikuara të vlerës së shtuar.