180 likes | 457 Views
E-Business. Ligjerata 4. Fisnik Dalipi , MSc. USHT - Fakulteti Ekonomik. Koncepti i Strategjis ë.
E N D
E-Business Ligjerata 4 Fisnik Dalipi, MSc USHT - Fakulteti Ekonomik
Koncepti i Strategjisë • ...kahja dhe shtrirja e organizatës në afat më të gjatë, që ndikon në arritjen e përparësive të organizatës nëpërmjet konfigurimit të resurseve në kuadër të një mjedisi të ndryshueshëm të nevojave të tregut dhe përmbushjes së pritjeve të aksionerëve – Gerry Johnson dhe Kevan Scholes • ...determinimi i qëllimeve dhe objektivave afat gjata të një kompanie, dhe miratimi i veprimeve dhe alocimi i resurseve të nevojshme për ti realizuar ato qëllime/objektiva – Alfred Chandler nga Universiteti i Harvardit
Koncepti i Strategjisë • ...kërkimi/ndërtimi i paramenduar i planit biznesor që do të zhvillojë përparësinë e konkurencës afariste – Bruce Henderson nga Boston Consulting Group • ...fokusi i fuqishëm në profit dhe jo vetëm në rritje, aftësia për definimin unik të vlerave/të mirave në treg, dhe gatishmëria për shkëmbim tregtar edhe në situata jo shumë të sigurta – Michael Porter nga Universiteti i Harvardit
Koncepti i Strategjisë • Strategjia ka të bëjë me orientimin afat-gjatë të firmës • Strategjia përfshin planin e përgjithshëm për shpërndarjen e resurseve të firmës • Strategjia nënkupton gatishmëri për shkëmbime, të zgjedhësh nga disa drejtimet dhe mënyrat e shpërndarjes së resurseve • Strategjia nënkupton arritje të pozicionimit unik vis-a-vis klientëve • Qëllimi kryesor i strategjisë është arritja e përparësisë së qendrueshme të konkurencës ndaj rivalëve dhe kështu të mundësohet profit i përhershëm
Strategjia kundrejt Taktikës • Taktikat janë me orientim afat-shkurtër, ato janë skema për veprime individuale apo specifike që nuk janë detyrimisht të ndërlidhura ndërmjet tyre • Mund të planifikohen intuitivisht pasi kanë kompleksitet të kufizuar dhe nuk i ndikojnë të gjithë njësitë tjera të firmës • Si shembull të taktikës kampanja e marketingut • Tek strategjia intuita është e pamjaftueshme, nevojitet konzistencë
Strategjia kundrejt Teknologjisë • Është vërtetuar se rëndësia e madhe teknologjisë e zvogëlon nevojën për strategji të qartë • Teknologjia nuk është, dhe nuk mund të jetë, zëvendësuese për strategjinë • Teknologjia ndihmon në realizimin e strategjisë • Psh. Strategjia e Facebook mbetet krijimi i rrjeteve të komuniteteve, inicimi apo ftimi në bashkëkomunikim, shpërndarja e informatave etj. • Por a do realizohej kjo pa ndihmën e teknologjisë??!!!!
Nivelet e Strategjisë • Niveli i korporatës/firmës – ka të bëjë me qëllimin dhe shtrirjen e përgjitshme të firmës; adreson çështje si të alocohen resurset ndërmjet njësive biznesore, bashkimi apo blerja e kompanive tjera, aleancat, zgjedhja e kanaleve të tregtisë (psh Interneti si kanal) • Niveli i njësisë biznesore – ka të bëjë me mënyrën e garimit në tregjet individuale, këtu përfshihen analiza industriale, pozicionimi në treg, dhe krijimi i të mirave apo produkteve • Dell ka njësi të veçanta biznesore për klientët, sektorin publik
Nivelet e Strategjisë • Strategjia operacionale – si të implementohet apo vihet në funksion strategjia e njësisë biznesore sa u përket resurseve, proceseve, dhe njerëzve; psh dizajnimi i veb sajtit, logjistika etj. Nivelet e Strategjisë Biznesore Niveli i firmës Korporata Niveli i njësisë biznesore Njësia A Njësia C Njësia B Strategjia operacionale Prodhimi Etj.
Strategjia e E-biznesit • Në mënyrë që potencialet të teknologjive të reja të mundet të shfrytëzohen në mënyrë të gjithëanshëme, është i nevojshëm një veprim strategjik gjatë planifikimit dhe implementimit/realizimit të E-Business-it. • Si pyetje kyçe që parashtrohet është ajo se : cilat qëllime konkuruese një ndërmarje nëpërmjet aplikimit të teknologjive dhe mediumeve të reja në të ardhmën dëshiron t’i realizon? • Dy konceptet strategjike më të njohura janë 1.Market-Based View (MBV)-bazohet në punimet ekonomike të cilat nisen nga pikpamja se struktura e tregut përcakton sjelljen strategjike të ndërmarjes, kurse kjo nga ana tjetër përcakton arritjet/rezultatet e ndërmarjes 2.Resource-Based View (RBV)- ka të bëjë me pyetjen se: në bazë të cilave resurse ndërmarja mundet të arrij një përparsi konkuruese të qëndrueshme (Sustained Competitive Advantage)
1.Market-Based View • Market-Based View (MBV)- në ekonominë digjitale -kufit e bransheve në ekonomin digjitale janë gjithnjë e më rallë statike, dhe pjesërisht transformohen ashpër dhe shpejt - nëpërmjet aplikimit të e-biznesit redukohet/ulet niveli i barierave hyrëse në branshat ekzistuese - E-biznesi e posaqërisht e- komerci sjell deri te zhvendosja e forcës në konsumatorët - shkaku i konvergjencës të bransheve rritet rreziku i paraqitjes së produkteve substitute - me zhvendosjen e forcës te konsumatorët vienderi te rritja e konkurences dhe me ate edhe dobive të konsumatorëve
2. Resource-Based View • Resource-Based View (RBV)- në ekonominë digjitale - ndërmarjet bëjnë vlersimin e profileve të resurseve të tyre, por tregu është ai që bënë vlersimin e vërtetë (definitiv) - e-biznesi si burim i përparsive konkurente - me zhvendosjen nga ekonomiaa klasike(fizike/) në ekonominë të bazuar në informata, parashtrohet pyetja nëse ndërmarrja mundet me ndihmën e sistemeve të e-biznesit të arrin përparësi konkurente të qëndrueshme
2. Resource-Based View • E biznes aftësitë e menaxhmentit kanë të bëjnë me planifiimin, kuptimin dhe shfrytëzimin e aplikacioneve të teknologjisë informatike dhe komunikuese të cilat në mënyrë optimale do ti mbështetin funksionet afariste • shfrytëzimi i e-biznesit mundet të sjell përparësi konkurente tëqëndrueshme nëse bëhet shfrytëzimi i resurseve të cilat nuk mundet të imitohen nga konkurenca
Strategjia e E-biznesit • Qëllimi kryesor i ndërtimit të strategjisë së e-biznesit është arritja e suksesit duke përdorur Internetin si ndërmjetës dhe lehtësues për të arritur përparësi në konkurencë • Strategjia determinon pozicionimin e kompanisë • burimet: brend i fortë dhe unik, bazë e madhe lojale me klientë, prodhime inovative, prodhime me çmim të ulët • Shkallë e lartë e pasigurisë: teknologjia zhvillohet shpejtë • Paqartësi – si të realizohen shkëmbimet, analiza e strategjisë, si të formulohet strategjia, si të implementohet strategjia etj.
Strategjia e e-biznesit - Skema Formulimi Qëllimet Mjedisi Përparësia në konkurencë Pozicioni në treg Suksesi (afat-gjatë) Përdorimi i resurseve Resurset Implementimi
Analiza e strategjisë • Dy perspektiva të ndryshme • Analiza e brendshme SW • Analiza e jashtme OT • Analiza e brendshme ka të bëjë me resurset, kapacitetin e firmës • Analiza e jashtme ka të bëjë me nivelin e tregut, mjedisin makro • Matrica SWOT (S=Strength (Fuqia apo Përparësia), W=Weaknesses (Dobësitë), O=Opportunities (Mundësitë), T=Threats (Kërcënimet))
Formulimi i strategjisë • Përzgjedhja e drejtimit strategjik • I drejtuar nga kostoja apo diferencimi • Qëndrueshmëria në përpasi ndaj rivalëve • Kërcënime nga imitimi • Krijimi i hapësirave të reja të tregut • Kornizë për shpikjen e vlerave • Krijimi dhe tërheqja e vlerave • Organizimi i brendshëm • Sa jemi të integruar në kohën digjitale
Thank You! • PYETJE???