80 likes | 278 Views
Analiza. Mr.Sc.Remzie Shahini-Hoxhaj 08.05.2012. Si të fillojmë. N ë procesin e komunikimit informatat/ mesazhet dërgohen nga komunikuesi Është me rëndësi se si k ëto informatat të dërguara perceptohen nga recipientët
E N D
Analiza Mr.Sc.Remzie Shahini-Hoxhaj 08.05.2012
Si të fillojmë • Në procesin e komunikimit informatat/ mesazhet dërgohen nga komunikuesi • Është me rëndësi se si këto informatat të dërguara perceptohen nga recipientët • Nga reagimi i recipientëve gazetari fiton përshtypjen se a është marr mesazhi i duhur • Është detyrë parësore e çdo gazetari që të jap informata për çështje të kuptueshme dhe të njohura • Kjo e zvogëlon mundësinë e keqkuptimit të porosisë • Është detyrë e gazetarit të verifikoj se informatat e dhëna për temat që a kuptohen vetëm për një shtresë të caktuar të popullatës apo janë të kuptushme për të gjithë • Për temat e reja duhet dhënë informata shtesë dhe ato të ndërlikuara sqarim
Mendimin kritik • Mendimi kritik ndihmon në konfrontimin e mendimit të lexuesit apo shikuesit me atë të moderatorit • Ndërtimin e argumenteve për qëndrimin dhe argumentimin e tij • Kjo e dallon shumë mendimin kritik nga analiza • Në kuadër të analizës nuk bartet mendimi i analistit, se çka i mendon për një çështje, po se çka fshihet prapa asaj çështje
Kur bëhet një analizë • Analizat duhet të jenë të shpejta dhe të përqendruara dhe duhet të tregojnë esencën brenda 1minute, dhe mundësisht në vend të ngjarjes • Analistët janë konkurrues në betejën e informatave të cilët dëgjuesve ose shikuesve të tyre ju transmetoj edhe një pjesë të njohjes së tyre • Analiza s është e nevojshme kur informatat e nevojshme e arrijnë recipientin edhe përmes reportazhes p.sh. Kur raportohet nga një vend ku ka ndodh një aksident etj
Çka është e domosdoshme për një analizë? • Një analize para së gjithash i paraprin një njohje e mirëfilltë e rrjedhës së ngjarjeve • Sa më i saktë është gazetari në infomatat e tij shtesë aq më shumë fiton simpatin e publikut • Kush analizon duhet të ketë informata rreth ndikimeve politike, ekonomike të një ngjarje • Kush analizon duhet të ketë kontakte të mira me personat që mund të japin informata shtesë • Një analisti i nevojiten njohuri të mendimit kritik • Aftësi të gjykimit të mendimeve politike • Përvojë gazetareske për të arritur me lehtë te informatat • Distancë nga ngjarjet • Distancë nga personalitetit të tij/saj • E fundit jo më pak me rëndësi zotimi i aftësive shprehëse- gjuha!
Si shkruhet një analizë • Cilën porosi dëshiroj t ja transmetoj publikut • Çka dua të shqaroj • Gjuha e qartë dhe e kuptueshme • Një analizë nuk duhet vetëm të parashtroj pyetjet e duhura por edhe ti gjej përgjigjeje adekuate