110 likes | 593 Views
Projekt prezantim nga lënda e psikologjisë. Prof.Edona Berisha Kida Programi :Gjuhë dhe letërsi shqipe Mars,2011. Bazat organike të jetës psikike. Ndertimi dhe funksionet e sistemit nervor Zhvillimi i sistemit nervor Anatomia e sistemit nervor
E N D
Projekt prezantim nga lënda e psikologjisë Prof.Edona Berisha Kida Programi :Gjuhë dhe letërsi shqipe Mars,2011
Bazat organike të jetës psikike • Ndertimi dhe funksionet e sistemit nervor • Zhvillimi i sistemit nervor • Anatomia e sistemit nervor • Lokalizimi I proceseve psikike në sipërfaqen e trurit • Sistemi nervor vegjetativ • Gjendrat me sekretim të brendshëm ose endokrine.
Bazat organike të jetës psikike • Psikika është një veti e trurit, e cila pasqyron realitetin objektiv,që bëhet në bazë të disa ndryshimeve të caktuara fiziologjike të cilat ndodhin në organizmin tonë. • Psikofiziologjia studion lidhjen ndërmjet ndryshimeve e proceseve fiziologjike në një anë dhe jetës psikike në anën tjetër. • Bazën anatomiko-fiziologjike të proceseve psikike e paraqet gjithë organizmi.
Ndërtimi dhe funksionet e sistemit nervor • Sistemi nervor përbëhet nga qelizat nervore ose neuronet. • Neuroni si pjesa më e vogël e sis.nervor përbëhet nga protoplazma (trupi I qelizës) dhe nga zgjatimet e shkurtëra (dendrite) dhe të gjata (aksone,neurite). • Neuronet ndahen në 3 grupe kryesore: 1.Nervat aferente ose ndijuese (sensitive), 2.Nervat eferente ose lëvizore(motorike), 3.Nervat qendrore, komisurale ose bashkuese.
Zhvillimi i sistemit nervor • Forma më e thjeshtë e sis.nervor është sis.nervor I shpërndarë ose difuz (te meduzat). • Sis.nervor sinaptik apo nyjoro-zinxhiror është sistem nervor më I lartë se I pari dhe vërehet tek krimat dhe insektet. • Sinapsë quhet vendi I kalimit ë nxitjes nervore prej një neuroni në neuronin tjetër. • Truri – te njeriu kontrollon çdo aktivitet,kurse te kafshët shumë aktivitete bëhen pavarësisht nga truri.
Anatomia e sistemit nervor • Sistemi nervor ndahet në: 1.Sis.nervor somatik ose animal,I cili përbëhet nga sis.nervor periferik dhe atij qendror; 2.Sis.nervor vegjetativ Sis.nervor qendror e përbëjnë: 1.Palca kurrizore-e vendosur në kanalin e shtyllës së kurrizit. 2.Truri I kokës-është qendra më e lartë nervore.
Ndarja e trurit • Pjesët e trurit janë: • Truri i zgjatur • Truri i vogël • Truri i mesëm • Truri i ndërmjemë dhe • Truri i madh.
Lokalizimi I proceseve psikike në sipërfaqen e trurit • Pavlov dha teorinë e lokalizimit dinamik të funksioneve psikike dhe thotë se në sipërfaqen trurore ekzistojnë qendra të lokalizuara të cilat përgjigjen në funksione të veqanta,të cilat nuk kanë kufij të caktuar.Këto qendra, i kalojnë kufijtë e njëra-tjetrës dhe gërshetohen.
Sistemi nervor vegjetativ • Është pjesë e sis.nervor që ka për qëllim rregullimin e veprimtarisë së organeve të brendshme:zemrës mushkërive, enëve të gjakut, stomakut, zorrëve etj. • Përbëhet nga qendrat autonme në tru, në palcën kurrizore dhe grupet e qelizave nervore nga të dy anët e palcës kurrizore dhe trurit të zgjatur-ganglionet autonome. • Ky sistem ndahet në dy pjesë-në pjesën simpatike dhe parasimpatike të cilat I kryejnë anët e kundërta të një funksioni.
Gjëndrat me sekretim të brendshëm ose endokrine • Gjendrat endokrine janë: 1.Gjendra tiroide (mbrojtëse) është e vendosur ne indin e qafës. 2.Gjendrat mbiveshkore ose adrenale gjenden përbrij veshkave. 3.Gjendrat seksuale ose gonadet kanë për funksion zhvillimin e karakteristikave sekondare seksuale. 4.Hipofiza ose gjëndra pitutiare është ndër gjëndrat më të rëndësishme,sepse njëri prej hormoneve të saj drejton rritjen në përgjithësi e tjerat ndikojnë në funksionimin e gjëndrave tjera endokrine.
Punoi : Albulena Xharra