150 likes | 337 Views
Ministria e Ekonomisë , Tregtisë dhe Energjitikës OECD/SIGMA Seminar Rajonal mbi Kon ç esionet / Partneritetin Publik-Privat Tiranë , 11-12 Dhjetor 2007 Variantet legjislative për Rregullimin e Konçesioneve dhe të PPP- ve. Martin Oder, LL.M.
E N D
Ministria e Ekonomisë, TregtisëdheEnergjitikës OECD/SIGMASeminar RajonalmbiKonçesionet /PartneritetinPublik-PrivatTiranë, 11-12 Dhjetor 2007 Variantetlegjislativepër Rregullimin e KonçesionevedhetëPPP-ve Martin Oder, LL.M.
Nevojë për rregullimin e PPP-ve dhe të Konçesioneve? (I) • BE • Tregu i Brendshëm (p.sh. liria e krijimit, liria për të ofruar shërbime në të gjitha Vendet Anëtare • jo ndihme ilegale nga shteti • konkurrencë e efektshme dhe qartësi ligjore për akordimin e kontratave publike dhe të konçesioneve (Direktivat e KE-së mbi prokurimin publik) • përzgjedhja e partnerit privat në përputhje me parimet e barazisë, transparencës, proporcionalitetit dhe njohjes reciproke • Shtetet Anëtare • detyrimi për t’iu përmbajtur ligjit të KE-së (në veçanti të Direktivave të prokurimit të KE-së) • krijimi i një kuadri funksional për projektet PPP • përputhshmëria me kriteret e Maastricht-it / kufizimet buxhetore • përmirësimi i shërbimeve të interesit të gjerë, infrastruktura 2
Nevojë për rregullimin e PPP-ve dhe të Konçesioneve? (I) • Sektori publik • prokurimi i shërbimeve / punimeve (p.sh. projektet në infrastrukturë) • nevoja për financim privat për shkak të kufizimeve të buxhetit • dëshira për të përfituar nga know-how i sektorit privat • vlerë më e mirë për paranë (efikasiteti) • Sektori privat • Ofrimi i shërbimeve / punimeve • Përmirësimi i metodave të punës / operacionale (“avantazh konkurrues”) • Rikthimi i Investimit (RoI) i përshtatshëm • Kuadër i qartë ligjor dhe institucional 3
Legjislacioni i BE-së mbi PPP-të dhe Konçesionet • Nuk ka klauzola specifike mbi prokurimin, PPP-të dhe/ose konçesionet në Traktatin e KE-së => sidoqoftë, janë të zbatueshme parimet e përgjithshme të Traktatit • Direktivat e Prokurimit Publik • Dir 2004/18/EG („Dir Klasike“) • Dir 2004/17/EC (“Dir e Punëve Publike”) • Ligji i rastit i Gjykatës Europiane të Drejtësisë (GJED) • vendimet paraprake dhe masat ndaj shkeljeve 4
Udhëzimet e Komisionit(„Ligji i butë“) • Fletë e Gjelbër (Green Paper) mbi PPP-të dhe Ligjin Komunitar mbi Kontratat Publike dhe Konçesionet (COM (2004) 327 final) • Komunikimi mbi PPP-të dhe Ligjin Komunitar për Prokurimin Publik dhe Konçesionet (COM (2005) 569 final) • Notë shpjeguese mbi proçedurën e Dialogut Konkurrues • Komunikimi Interpretues mbi Konçesionet sipas Ligjit të Komunitetit (OJ 2000/C 121/2) 5
Prokurimi i Kontratave PPP • Kontrata PPP • nuk ka përkufizim ligjor • nuk përbën një koncept të qartë ligjor • „term-gjithëpërfshirës“ për çdo lloj bashkëpunimi kontraktual ndërmjet sektorit publik dhe atij privat • Nga pikëpamja e prokurimit publik: kontratë publike (punimesh ose shërbimesh) ose konçesion (punimesh ose shërbimesh) ose kontratë e përjashtuar 6
Konçesionet e Punëve Publike • Konçesioni i punimeve • është një kontratë punimesh publike por • shpërblimi konsiston në të drejtën e konçesionarit për të shfrytëzuar punimet (së bashku me pagesën e bërë nga autoriteti) • kërkon transferim të risqeve (thelbësore) të lidhura me shfrytëzimin e punimeve • përjashtuar nga fusha e Punëve Publike Dir (2004/17/EC) por janë të zbatueshme parimet thelbësore të Traktatit të KE-së • i nënshtrohet klauzolave specifike në Direktivën Klasike (2004/18/EC) 7
Konçesionet e Shërbimit Publik • Konçesioni i shërbimeve • Është kontratë shërbimesh publike por • shpërblimi konsiston në të drejtën e konçesionarit për të shfrytëzuar shërbimet (së bashku me pagesën e bërë nga autoriteti) • Kërkon transferimin e risqeve (thelbësore) të lidhura me vënien në shfrytëzim të shërbimeve • Përjashtuar si nga fusha e Dir Klasike (2004/18/EC) ashtu edhe nga Dir e Punëve Publike (2004/17/EC) por janë të zbatueshme parimet thelbësore të Traktatit të KE-së 8
Proçedurë Specifikepër PPP-të: Dialogu Konkurrues • Proçedurë e Re, shtesë në Dir Klasike 2004/18/EC • Për akordimin e “kontratave veçanërisht komplekse”, p.sh. kur autoriteti kontraktor “nuk është objektivisht në gjendje” të specifikojë - mjetet teknike … në gjendje për të përmbushur nevojat e tij dhe/ose - përbërjen ligjore dhe/ose financiare të projektit 9
Variantet Legjislative për Shtetet Anëtare (I) • Traktati i KE-së i detyron Shtetet Anëtare të respektojnë Ligjin parësor dhe dytësor të BE-së • Klauzolat e traktatit të KE-së dhe rregulloret e KE-së: drejtpërsëdrejti të zbatueshme në Shtetet Anëtare (p.sh. kufijtë e kontratave), nuk ka nevojë për zbatim në ligjin kombëtar • Detyrimi për të zbatuar Dir e prokurimit të KE-së në ligjin vendor (praktikat administrative nuk janë të përshtatshme (GJED, Comm/A, C-212/02)) • GJED (Comm/G, C-433/93): përfshirja në legjislacione specifike por nuk kërkohet domosdoshmërisht. Konteksti i përgjithshëm ligjor mund të jetë i përshtatshëm për qëllime zbatimi, me kusht që • të garantojë zbatimin e plotë të Direktivës në një mënyrë mjaftueshmërisht të qartë dhe të saktë • Individëve të mund t’u garantohen në mënyrë të plotë të drejtat që u jepen atyre nga Direktiva dhe ata të mund të mbështeten plotësisht tek kjo Direktivë kur gjenden para gjykatave kombëtare • Rekomandiohet fuqimisht legjislacioni specifik i prokurimit publik në nivel kombëtar 10
Variantet Legjislative për Shtetet Anëtare (II) • (Makedoniko Metro, C-57/01): Shtetet Anëtare janë të lira të paraqesin rregulla për situata që nuk mbulohen nga Direktivat e Prokurimit me kusht që ato të respektojnë parimet e përgjithshme të Traktatit të KE-së • Nuk ka nevojë për legjislacion specifik PPP-sh në nivel kombëtar • por Shtetet Anëtare janë të lira të zbatojnë legjislacion specifik për PPP-të me kusht që ky legjislacion të jetë në përputhje me ligjin e KE-së (veçanërisht me parimet e Traktatit të KE-së dhe rregullat e prokurimit publik) • Shtetet Anëtare mund të zgjedhin të zbatojnë proçedurën e re të “dialogut konkurrues” • Nuk ka nevojë për legjislacion specifik për akordimin e konçesioneve të shërbimit (dhe të konçesioneve për punimet në Sektorin e Punëve Publike) në nivel kombëtar • Shtetet Anëtare janë të lira të propozojnë rregulla specifike për sa kohë ato nuk bien ndesh me parimet thelbësore të Traktatit të KE-së • klauzola të qarta dhe të sakta mbi fushën e legjislacionit, përkufizimin e autoriteteve kontraktore dhe të detyrimeve që ato kanë si edhe kontratat që ato mbulojnë 11
Variantet Legjislative për Shtetet Anëtare (III) • Nëse një Shtet Anëtar zgjedh të zbatojë një ligj specifik për PPP-të dhe/ose konçesionet, atëhere ai duhet të ndihmojë në zbatimin e një praktike funksionale për PPP-të • kuadër i qartë ligjor dhe institucional • Heqje e barrierave për projektet PPP (p.sh. taksa) • jo “mbi-rregullim”: rrezik ndaj zhvillimit të një praktike funksionale PPP-sh • Model i përshtatshëm tërheqës për investitorët ndërkombëtarë dhe institucionet financiare • Rregulloret specifike sektorale mund të jenë të dobishme / të nevojshme 12
Shembuj të Legjislacionit Kombëtar mbi PPP-të (I) • Shtete Anëtare me legjislacion specifik PPP-sh, p.sh. • Franca Kontrata e Partneritetit (L’Ordonance n°2004-559 of 17.6.2004), kontratat e konçesioneve (ligji Sapin) • PoloniaAkti i datës 17.6.2005 mbi Partneritetin Publik Privat • GjermaniaAkti i Përshpejtimit të PPP-ve i vitit 2005 (p.sh. Heqja e taksës mbi transferimin e pasurive të paluajtshme) • RumaniaLigji i PPP-ve (GEO Nr. 34/2006) 13
Shembuj të Legjislacionit Kombëtar mbi PPP-të (II) • GreqiaLigji mbi PPP-të (3389/2005 i Shtatorit 2005) • ItaliaDBF schema (Codice dei Contratti Pubblici di Lavori, Servizi e Forniture, 2006) • PortugaliaKontratat PPP (Ligj-dekret 86/2003) • Shtetet Anëtare pa legjislacion specifik mbi PPP-të • Austria, Irlanda, Britania e Madhe, Hungaria 14
Faleminderit për vëmendjen tuaj! Martin Oder HASLINGER / NAGELE & PARTNERS Am Hof 13, A-1010 Vienna Telefon +43/1/718 66 80-616 Faks +43/1/718 66 80-30 email: office.wien@haslinger-nagele.com