250 likes | 690 Views
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PRO Ç EDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS. Procesi i vlerësimit të ndikimit në mjedis: Projektet publike dhe private që mund të ndikojnë në mjedis, i nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis, përpara miratimit dhe zbatimit të tyre
E N D
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Procesi i vlerësimit të ndikimit në mjedis: Projektet publike dhe private që mund të ndikojnë në mjedis, i nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis, përpara miratimit dhe zbatimit të tyre Propozuesi: Komunikon me organet e qeverisjes vendore, me publikun dhe organizatat jofitimprurëse mjedisore vendore Paraqet, në jo më pak se dy variante, llojin e veprimtarisë që do të zhvillojnë, kapacitetin, teknologjinë, ndikimet në mjedis dhe masat për zbutjen e tyre
Informacioni nga ky proces ndihmon në procese më efektive të VNMsë në të ardhmen VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Përcaktimi i Projekt-propozimit Përzgjedhja për VNM Nuk duhet VNM Kërkohet VNM Vlerësimi paraprak mjedisor Përcaktimi i përmbajtjes Analiza e ndikimeve Zbutja dhe menaxhimi i ndikimeve *Përfshirja e publikut Riparaqitet Raporti i VNMsë *Përfshirja e publikut duhet veçanërisht në këto faza. Megjithatë publiku mund të përfshihet edhe në secilën prej fazave të tjera tëprocesit të VNM-së Rishikimi Ripërgatitet Nuk miratohet Vendimmarrja Miratohet Zbatimi dhe monitorimi
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Çfarë është Përzgjedhja e projekteve për VNM? • Procesi i përzgjedhjes përcakton: • nëse kërkohet VNM-ja apo jo për një projekt-propozim/aktivitet të caktuar • cili është niveli i VNM-së së kërkuar • Përzgjedhja tregon nëse: • Kërkohet VNM e plotë apo e zgjeruar • Kërkohet VNM e pjesshme • Nuk kërkohet VNM
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Mjetet për kryerjen e Përzgjedhjes: • Listat e projekteve: • VKM Nr. 805, date 04.12.2003 “Per miratimin e listes se veprimtarive qe ndikojne ne mjedis per te cilat kerkohet leje mjedisi” • Shtojcat 1 dhe 2 te Ligjit Nr. 8990, datë 23.1.2003“Per vleresimin e ndikimit ne mjedis” • Vlerësimi rast pas rasti: • Udhezim Nr. 6, date 27.12.2006 “Per miratimin e metodologjise se vleresimit paraprak te ndikimeve ne mjedis te nje veprimtarie • Kombinimi i dy metodave të mësipërme
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Dokumentacioni që shoqëron kërkesën për miratimin e projektit përmban: • Përshkrimin e projektit • Të dhëna për zonën • Projektin teknik • Përshkrimin e masave për të shmangur, pakësuar dhe rehabilituar pasojat negative në mjedis • Të dhënat e nevojshme për identifikimin dhe matjen e ndikimeve që mund të kenë ndaj mjedisit • Të dhëna të tjera të kërkuara nga organi përgjegjës • Kërkuesi mban përgjegjësi për vërtetësinë e dokumentacionit që ka paraqitur
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Afatet e shqyrtimit të kërkesës për leje mjedisore: • Mendimi per leje mjedisore jepet brenda 4 javeve nga paraqitja e kërkesës dhe është e vlefshme që nga koha kur fillon veprimtaria derisa kushtet, mbi të cilat është dhënë, nuk ndryshojnë • Organi përgjegjës mund ta zgjasë kohën e dhënies së lejes, kur del e nevojshme kryerja e ekspertizave tepër të kualifikuara • Nëse organi që miraton lejen mjedisore, nuk jep përgjigje brenda afatit të mësipërm, leja quhet e miratuar • Shtyrjet e afatit për shkak të mangësive në dokumentacionin e paraqitur nuk llogariten për efekt të pikave 1 dhe 2 të këtij neni
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Kërkesa për miratim: • Propozuesi e paraqet në QKR-ne ku do të zbatohet projekti ose do të ushtrohet veprimtaria • Kërkesa përmban emrin, adresën, statusin juridik të propozuesit dhe projektin që propozohet për miratim Dokumentacioni shoqërues përmban: • Për projektet që jepen në shtojcën 1:Raportin e thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis • Për projektet e shtojcës 2:Raportin e përmbledhur të vlerësimit të ndikimit në mjedis • Ministri i Mjedisit përcakton listën e dokumentave që shoqërojnë kërkesën, sipas llojit dhe natyrës së projekteve ose veprimtarive që do të ushtrohen
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Raporti i përmbledhur i vlerësimit të ndikimit në mjedis përmban: • Qëllimin e projektit • Përshkrimin e tij të hollësishëm • Të dhënat për mjedisin ekzistues të zonës ku zbatohet projekti dhe në afërsi të saj • Përshkrimin e hollësishëm të të gjitha instalimeve, që bëjnë pjesë në projekt ose që do të përdoren gjatë zbatimit të tij • Planin e ndërtimit dhe afatet e zbatimit të tij • Përshkrimin e veprave inxhinierike, që ndërtohen ose zgjerohen dhe të veprave të domosdoshme për zbatimin e projektit
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Raporti i përmbledhur i vlerësimit të ndikimit në mjedispërmban: • Ndikimet e mundshme në mjedis dhe masat e propozuara për parandalimin dhe zbutjen e tyre • Programin e monitorimit të ndikimit në mjedis të projektit • Përputhjen e projektit me planet e rregullimit të territorit dhe me planet e zhvillimit ekonomik të zonës ku do të zbatohet projekti • Përmbledhjen e këshillimeve me organet e qeverisjes vendore, publikun e organizatat jofitimprurëse për mjedisin dhe të mendimeve të tyre • Masat rehabilituese, në rast ndotjeje dhe dëmtimi të mjedisit, si dhe koston e tyre • Kopjen e licencës së personit fizik ose juridik, që ka përgatitur raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Shqyrtimi fillestar • QKR-ja nga marrja në dorëzim te kërkesës, bën shqyrtimin fillestar të dokumentacionit dhe: a) pranon për shqyrtim kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues b) hedh poshtë kërkesën, nëse dokumentet nuk janë hartuar sipas kërkesave dhe njofton me shkrim propozuesin për plotësimet e rregullimet që duhet t’u bëjë dokumenteve c) procedurat e shqyrtimit të kërkesës nuk fillojnë nëse propozuesi nuk dorëzon dokumentacionin e plotësuar ose të korigjuar
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Klasifikimi i kërkesës • QKR-ja në bashkëpunim me propozuesin,bën klasifikimin e projektit të propozuar, sipas shtojcave 1 dhe 2 dhe vendos nëse ai do t’i nënshtrohet procesit të thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis • Kur propozuesi e ka përfshirë raportin e thelluar të VNM-se në dokumentacionin e dorëzuar, klasifikimi vlerësohet i kryer
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Mendimi i ARM-se: • Përshkrimi i hollësishëm i detyrave të ARM-se në procesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis përcaktohen me Urdhërin e Ministrit të Mjedisit Nr. 429, date 17.11.2009 • ARM-ja, pasi këqyr në vend të dhënat e paraqitura në raportin e VNM-se dhe në të gjitha dokumentet e tjera, këshillohet: • me organet e qeverisjes vendore • të zhvillimit urban dhe turistik, dhe • Përgatit me shkrim: • mendimin e vet të argumentuar, për miratimin ose mospranimin e projektit • propozon kushtet që duhen vendosur në dokumentin e miratimit • i përcjell në Ministrinë e Mjedisit brenda 5 ditëve kalendarike nga ardhja e dokumentacionit për shqyrtim
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Afatet e procesit të shqyrtimit te kerkesave per miratim mjedisor: • Nisin me dorëzimin e kërkesës së propozuesit ne QKR • QKR i dergon materialet ne menyre elektronike ne Ministrinë e Mjedisit • Ministria e Mjedisit i dergon ne ARM-ne perkatese • ARM-ja pas verifikimeve jep mendimin e saj • Shpallet Vendimi nga Ministri i Mjedisit • Afatet e shqyrtimit: • Leje Mjedisore e Integruar 5 jave • Leja Mjedisore 4 jave • Autorizimi dhe Pelqimi Mjedisor 3 jave • Koha gjatë së cilës propozuesi bën ndërhyrjet për plotësim kërkesash, të dhënash, dokumentesh, shqyrtim ankimesh, zbritet nga afatet e detyrueshme për Ministrinë e Mjedisit
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Komisioni i shqyrtimit të kërkesave: • Ministri i Mjedisit ngren komisionin e shqyrtimit të kërkesave, i cili propozon vendimet • Nëse gjatë shqyrtimit vërehet se projekti, ndryshe nga klasifikimi i QKR-se, kërkon proces të thelluar të VNM-se, dhe kur dokumentacioni nuk përmban të dhënat e nevojshme, propozuesi detyrohet t’i riparaqesë ato për të vazhduar procedurën e shqyrtimit
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Këshillimi me palët e interesuara: • Ministri i Mjedisit kërkon mendim, nëse projekti është në përputhje me programet e planet kombëtare e rajonale të zhvillimit dhe për shkallën e pritshme të ndikimit në mjedis, duke ua dërguar përshkrimin e projektit dhe raportin e thelluar të VNM-se: • organeve qendrore, që mbulojnë fushën e objektit të projektit • organeve të zhvillimit urban dhe turistik • organeve të qeverisjes vendore të zonës ku do të zbatohet projekti • instituteve të specializuara për parashikimin e ndikimit në mjedis
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Debati publik: • V.K.M Nr. 994, datë 02.07.2008 “Për tërheqjen e mendimit të publikut në vendimmarrje për mjedisin”. • Projekti dhe Raporti i VNM-se i nështrohen debatit publik, ku marrin pjesë: • përfaqësues të ministrisë që licencon projektin • të organeve të rregullimit të territorit dhe turizmit • të organeve të qeverisjes vendore • të instituteve të specializuara • të publikut të interesuar • të organizatave jofitimprurëse për mjedisin, dhe • propozuesi
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Debati publik: Politika, Strategji dhe Plane Veprimi • Organizohet dhe drejtohet nga organi i qeverisjes vendore, ku do të zbatohet projekti, i cili: • njofton publikun dhe organizatat jofitimprurëse për mjedisin dhe vë në dispozicion të tyre Raportin e VNM-se për 1 muaj • në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe propozuesin, cakton ditën e debatit, njofton pjesëmarrësit 10 ditë përpara dhe, brenda afatit njëmujor, organizon debatin e hapur me të gjithë të interesuarit • Nëse në përfundim të debatit palët pjesëmarrëse nuk dërgojnë mendimet e tyre në Ministrinë e Mjedisit, komisioni i shqyrtimit vazhdon procedurat
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Rezultati i shqyrtimit: • Pas shqyrtimit të dokumentacionit, përfshirë edhe atë të hartuar gjatë procesit të shqyrtimit, komisioni përgatit raportin përfundimtar • Raporti përfundimtar përmban propozimin për miratimin e kërkesës së hartuar në formën e deklaratës ose të lejes mjedisore ose mospranimin e argumentuar të kërkesës
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Marrja e vendimit: • Brenda 5 ditëve nga dorëzimi i raportit të komisionit, Ministri i Mjedisit merr vendimin përkatës duke shpallur deklaratën ose lejen mjedisore • Leja mjedisore përmban: a) normat e shkarkimeve të ndotësve të pritshëm në ajër, ujë dhe tokë b) masat e detyrueshme që mbështeten në teknikat më të mira të mundshme të ndërtimit dhe vënies në punë të projektit c) masat e detyrueshme për mbrojtjen e ajrit, ujit, tokës, biodiversitetit dhe për të penguar transferimin e ndotjes nga një përbërës i mjedisit te një tjetër ç) kërkesat për monitorimin e shkarkimeve, duke përcaktuar metodikën e matjeve, frekuencën e tyre, procedurën e vlerësimit dhe publikimin e rezultateve
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS • Leja mjedisore përmban: d) kushtet për kufizimin e ndotjes ndërkufitare mbi normat e lejuara dh) masat shtesë për të mos tejkaluar normat e cilësisë së mjedisit e) kërkesën për të raportuar dhe krahasuar ndikimet e parashikuara gjatë hartimit të raportit të ndikimit në mjedis, me efektet reale të zbatimit të projektit • Kur në vendim hidhet poshtë kërkesa, leja mjedisore përmban argumentimin e plotë të mospranimit nga pikëpamja mjedisore, teknike, ligjore dhe administrative • Propozuesi mund ta paraqesë kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues jo më parë se 1 vit nga data e mospranimit të saj
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Njoftimi dhe ankimi ndaj vendimit: • Ministri i Mjedisit njofton vendimin e tij, i cili publikohet, dhe një kopje e deklaratës ose e lejes mjedisore u dërgohet: • propozuesit • organeve shtetërore që licencojnë veprimtarinë • organeve të qeverisjes vendore të zonës ku do të zbatohet projekti • Kundër vendimit propozuesi mund të ankohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga publikimi i tij
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Komunikimi me propozuesin: • Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Rajonale e Mjedisit mbajnë vazhdimisht në dijeni propozuesin, duke e njoftuar zyrtarisht për qëndrimet dhe veprimet që ndërmarrin gjatë gjithë procesit të shqyrtimit të kërkesës