170 likes | 478 Views
Përdorimi i vlerësimit për përmirësimin e mësimdhënies në lexim. David Carroll dhe Keith Prenton. 18 shtator 2013. Programi i Arsimit Fillor i USAID/QeK.
E N D
Përdorimi i vlerësimit për përmirësimin e mësimdhënies në lexim David Carroll dhe Keith Prenton 18 shtator 2013
Programi i Arsimit Fillor i USAID/QeK • Programi i Arsimit Fillor (BEP) është një iniciativë pesëvjeçare, e dizajnuar që t’u sjellë dobi të gjitha shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë, (duke u shërbyer klasave 1– 9). Ka filluar më 1 tetor 2010 dhe është planifikuar të përfundojë më 30 shtator 2015. • Motoja e BEP-it është “Zhvillimi i shkathtësive të shekullit të 21-të për nxënësit, me shkolla dhe komunitete”. Në këtë aspekt, BEP-i kërkon të përmirësojë kapacitetet e shkollave të Kosovës për të ofruar shkathtësitë përkatëse për nxënësit e tyre. • Synimi gjithëpërfshirës i BEP-it është që të përmirësojë kapacitetet institucionale të Qeverisë së Kosovës në sektorin e arsimit, dhe të përmirësojë cilësinë e arsimit fillor. • BEP-i financohet nga USAID dhe Qeveria e Kosovës. FHI 360 është duke zbatuar BEP-in në emër të USAID-it, në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Qendrën e Kosovës për Arsim (KEC), e cila menaxhon komponentin e 3-të të Programit.
PROGRAMI I ARSIMIT FILLOR CLICK TO ADD TITLE
Përdorimi i vlerësimit për përmirësimin e kompetencave të nxënësve • Ftesë për të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore të Kosovës për të përfunduar kursin tre ditor, “Vlerësimi për mësimin” (AfL), i cili synon të rris cilësinë e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe të rris progresin e nxënësve ndarazi. Deri më tani, mbi 7500 mësimdhënës kanë marrë pjesë në kursin. • Ndihmë Divizionit të MASHT-it për Vlerësime për të përmirësuar cilësinë e çështjeve në testim, me përdorimin e modeleve të PISA-s. • Zhvillimi i Vlerësimit të Leximit në Klasat e Hershme (EGRA) në gjuhën shqipe; realizimi i studimit krahasues i 800 nxënësve duke përdorur EGRA; dhe bazuar në konstatime, zhvillimi i kursit trajnues dhe materialeve plotësuese të leximit për mësimdhënësit e klasave 1 – 5.
Dekontstruimi i kornizës së PISA-s për aftësinë e leximit Shkuarja nga ku jemi tani në aty ku dëshirojmë të mbërrijmë
Korniza e PISA-s për Aftësinë e Leximit • Tekste: mjetet e informimit, mjedisi, formati, lloji • Aspekte: qasje dhe tërheqje, integrimi dhe interpretimit, reflektimi dhe vlerësimi • Situatat: personale, publike, arsimore, profesionale
Nivelet e PISA-s për Zotësi • Janë përkufizuar gjashtë nivele: • Përqindja mesatare e nxënësve të aftë për të arritur rezultate sipas nivelit apo edhe më lartë • Karakteristikat e detyrave në secilin nivel • Shembuj të pyetjeve të nxjerra në nivel, me nivelin e shkallëzuar të vështirësisë së tyre.
PISA 2009 – % kumulative e nxënësve që i nënshtrohen testit në apo mbi secilin nivel
Çka duhet të bëhet? • Dy opsione të gjera: • Fokusimi në trajnimin e klasës 8 dhe 9, të nxënësve me kompetencat e kërkuara. • Dozajnimi i mësimdhënies së leximit për t’i zhvilluar kompetencat e kërkuara që nga fillimi i klasave të hershme. • Këto kuptohet që nuk janë se e përjashtojnë njëra tjetrën.
Dekonstruimi i Kompentecave të PISA-s • PISA përshkruan kompetencat e daljes. • Sistemi kombëtar i arsimit duhet të përcaktojë se si duhen arritur kompetencat. • BEP-i synoi që të zhvillojë një seri kompetencash tek klasat e ndryshme, bazuar në përshkruesit e nivelit të zotësisë nga ana e PISA-s. • Ne kemi përdorur sekuencën e ndërlikueshmërisë ndër nivele për të na orientuar në parashikimin e asaj se si do të mund të dukej niveli 3, si për shembull në klasën 5 dhe klasat 2/3.
Modeli i bazuar në “PISA” i të kuptuarit në lexim në klasat e hershme • Gjejini një apo më shumë pjesë të pavarura të informatave, ku informatat janë deklaruar në mënyrë të qartë, ku secila pjesë e informatës plotëson një kriter të vetëm, kurse kemi pak ose aspak informata konkurruese. • Gjetja e informatave mund të kërkojë por mund edhe të mos kërkojë bërjen e përputhjes sinonime; kurse informata e synuar mund të jetë e dukshme por edhe jo në kuadër të tekstit. • Njihni temën kryesore apo qëllimin e autorit në tekst, ku tema e tekstit është e njohur dhe ku informatat e kërkuara janë të dukshme në kuadër të tekstit. • Bëni shumë ndërhyrje të thjeshta • Bëni një lidhje të thjeshtë ndërmjet informatave në tekst dhe dijenisë së rëndomtë, të përditshme. • Ndërlidhni ndonjë tipar të vetëm të tekstit me përvojën apo qëndrimet e tyre personale.
Modeli i bazuar në “PISA” • Pyetjet mund të kenë karakteristikat në vijim: • Rimarrja e informatave qartazi të deklaruara mund të përfshijnë një nivel të caktuar të transformimit gjuhësor apo nxjerrja e informatave më pak të spikatura; • Do të ekzistojnë pyetjetë cilat kërkojnë ndërhyrje të thjeshta • Mund të ekzistojë pyetja rreth qëllimit të autorit apo rreth temës kryesore të tekstit • Do të jenë një apo më shumë pyetje që do të kërkojnë nga udhëheqësi të bëjë ndërlidhjen me njohuritë e tyre rreth botës dhe qëndrimeve.
Çka duhet të bëhet? • Dallimet në arritshmëri në PISA-s ndërmjet shteteve të ndryshme reflektojnë karakteristikat e gjera të mësimxnies në moshën 15 vjeçare. Këto karakteristika janë të rëndësishme. • Kornizat e PISA-s janë më të avancuara në përcaktimin e kompetencave dalëse. Mirëpo ato përkufizojnë synimet, e jo si të arrihen ato. • Nëse arritshmëria në PISA do të ndryshonte në mënyrë të konsiderushme, vendi ku duhet filluar nuk është klasa e 8-të. por klasa 1. Kërkohet që të bëni një vlerësim të thuktë të objektivave dhe mësimdhënies, ku duhet të udhëzohet nga kompetencat dalëse, ashtu siç është definuar nga PISA.