180 likes | 492 Views
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR. Kuadri ligjor ne Shqiperi: Ligji Nr. 7664, date 21.01.1993 “Per Mbrojtjen e Mjedisit” Ligji Nr. 8934, date 05.09.2002 “Per Mbrojtjen e Mjedisit” dhe amendimet perkatese: Ligji Nr. 9890, date 20.03.2008
E N D
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Kuadri ligjor ne Shqiperi: Ligji Nr. 7664, date 21.01.1993 “Per Mbrojtjen e Mjedisit” Ligji Nr. 8934, date 05.09.2002 “Per Mbrojtjen e Mjedisit” dhe amendimet perkatese: Ligji Nr. 9890, date 20.03.2008 Ligji Nr. 9983, date 08.09.2008
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Kuadri ligjor ne Shqiperi: • Ligji Nr. 8990, datë 23.1.2003 ”Per Vleresimine Ndikimitne Mjedis” dhe amendimet perkatese: • Ligji Nr. 10050, date 24.12.2008 • VKM Nr. 805, date 04.12.2003 “Per miratimin e listes se veprimtarive qe ndikojne ne mjedis per te cilat kerkohet leje mjedisi” • VKM Nr. 249, date 24.04.2003 “Per miratimin e dokumentacionit per leje mjedisore dhe te elementeve te lejes mjedisore”
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Kuadri ligjor ne Shqiperi: • Udhezimi i Ministrit te Mjedisit Nr. 6, date 27.12.2006 “Per miratimin e metodollogjise se vleresimit paraprak te ndikimeve ne mjedis te nje veprimtarie” • Udhezim i Ministrit te Mjedisit Nr. 2, date 21.05.2007 “Per miratimin e listes se veprimtarive me ndikim ne mjedis, menyren e aplikimit dhe rregullat e procedurat e dhenies se autorizimit dhe pelqimit mjedisor nga Agjencite Rajonale te Mjedisit” • Udhezimi i Ministrit te Mjedisit Nr. 5, date 28.12.2007 “Per tarifat e sherbimit pe lejet mjedisore”
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Kuadri ligjor ne Shqiperi: • VKM Nr. 1124, date 30.07.2008 “Per miratimin e rregullave, te procedurave dhe kritereve per pajisjen me certifikaten e specialistit per vleresimin e ndikimit ne mjedis dhe auditimin mjedisor” • Udhezimi i Ministrit te Mjedisit Nr. 1, date 07.01.2008 “Per dokumentacionin e domosdoshem per te kerkuar leje mjedisore”
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Kuadri ligjor ne Shqiperi: • Ligji Nr. 10081, date 23.02.2009 “Per licencat, autorizimet dhe lejet ne Republiken e Shqiperise” • Ligji Nr. 10137, date 11.05.2009 “Per disa ndryshime ne legjislacionin ne fuqi per licencat, autorizimet dhe lejet ne Republiken e Shqiperise” (Nenet 27-36) • VKM Nr. 538, date 26.05.2009 “Per licencat dhe lejet qe trajtohen nga apo nepermjet Qendres Kombetare te Licencimit (QKL) dhe disa rregullime te tjera nenligjore te perbashketa”, ndryshime me • VKM Nr. 1295, date 29.12.2009 • Urdher i Ministrit te Mjedisit Nr. 429, date 17.11.2009 “Per rregullat dhe procedurat per pajisjen me leje mjedisi ne kuader te Qendres Kombetare te Licencimit”: • Leje e thjeshte mjedisore: pelqim dhe autorizim mjedisor 3 jave • Leje mjedisore: 4 jave kalendarike • Leje e integruar mjedisore: 4 jave kalendarike
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Kuadri ligjor nderkombetar per VNM-ne: • Direktiva e BE-se • Procedurat e Bankes Boterore • Procedurat e BERZH • Konventa e Aarhusit • Konventa e Espoos
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Ligji 8934, date 05.09.2002 “Per Mbrojtjen e Mjedisit” Perkufizime • “Veprimtari që ndikon në mjedis” është çdo veprimtari ekonomike e shoqërore, që përdor mjedisin ose përbërës të tij ose që shkarkon në mjedis lëndë dhe energji, duke ndryshuar cilësitë e tij • “Ndikimi në mjedis” është çdo ndryshim i mjedisit fizik, përfshirë pasojat shëndetësore, ekonomike, shoqërore, estetike, natyrore dhe fizike • “Vlerësimi i ndikimit në mjedis” është procesi që kryhet për të identifikuar, parashikuar, interpretuar, matur, komunikuar e parandaluar ndikimin e një projekti në mjedis, sipas disa varianteve të tij, me qëllim që të përzgjidhet varianti më i mirë për parandalimin dhe zbutjen e ndikimit negativ, para se projekti të miratohet dhe të zbatohet.
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Procesi i vlerësimit të ndikimit në mjedis • Projektet publike dhe private që mund të ndikojnë në mjedis, i nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis, përpara miratimit dhe zbatimit të tyre Propozuesi: • Komunikon me organet e qeverisjes vendore, me publikun dhe organizatat jofitimprurëse mjedisore vendore • Paraqet, në jo më pak se dy variante, llojin e veprimtarisë që do të zhvillojnë, kapacitetin, teknologjinë, ndikimet në mjedis dhe masat për zbutjen e tyre
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Dokumentacioni për miratimin e projektit përmban: • Përshkrimin e projektit • Të dhëna për zonën • Projektin teknik • Përshkrimin e masave për të shmangur, pakësuar dhe rehabilituar pasojat negative në mjedis • Të dhënat e nevojshme për identifikimin dhe matjen e ndikimeve që mund të kenë ndaj mjedisit • Të dhëna të tjera të kërkuara nga organi përgjegjës
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Organi përgjegjës: Ministria e Mjedisit • Shqyrton dhe vlerëson kërkesën dhe dokumentacionin (QKL) • Jep vendimin nëpërmjet deklaratës mjedisore dhe lejes mjedisore • Vë në dispozicion të publikut për këshillim, për një periudhë të mjaftueshme kohe, dokumentacionin e paraqitur nga kërkuesi • Merr parasysh mendimin e organeve të qeverisjes vendore, të publikutdhe të organizatave jofitimprurëse
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Detyrimi për marrjen e lejes: • Personat fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj, janë të detyruar të marrin miratimin nga organet përgjegjëse, të caktuara në këtë ligj për zhvillimin e veprimtarive, që ndikojnë ose mund të ndikojnë në mjedis • Personi fizik ose juridik paraqet kërkesën dhe dokumentacionin përkatës për të marrë miratimin • Miratimi i kërkesës bëhet me paraqitjen e deklaratës mjedisore, të lejes mjedisore, me pëlqimin ose autorizimin, sipas rasteve të specifikuara në këtë ligj • Deklarata mjedisore, leja mjedisore, pëlqimi dhe autorizimi, janë dokumenta zyrtare, që përcaktojnë kushtet dhe rrethanat në të cilat do të zhvillohet veprimtaria e miratuar, për parandalimin dhe pakësimin e ndikimeve të saj në mjedis
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Detyrimi i lejes mjedisore: • Veprimtaritë dhe instalimet që ndikojnë në mjedis nuk mund të fillojnë të ushtrohen ose të vihen në punë pa marrë lejen mjedisore • Personat fizikë dhe juridikë nuk mund ta ushtrojnë veprimtarinë veçse në përputhje me kushtet dhe kërkesat e vendosura në lejet mjedisore • Veprimtaritë që ndikojnë në mjedis, kur ushtrohen pa leje mjedisore, sipas rastit, pezullohen, mbyllen ose ndërpriten plotësisht ose pjesërisht nga Inspektorati i Mjedisit
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Dokumentacioni për leje mjedisore: • Dokumentacioni për të kërkuar leje mjedisore dhe elementet që përmban leja mjedisore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave • Përcaktimi i kushteve dhe i kërkesave që vendosen në lejen mjedisore, mbështetet në normat e shkarkimeve, në normat e cilësisë dhe në teknikat më të mira të mundshme, që sigurojnë sasi më të vogla të shkarkimeve në mjedis, përdorime të frytshme të burimeve dhe të energjisë dhe mbrojtje më të mirë të mjedisit
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Palët në proces: • Procesi i shqyrtimit të kërkesës për dhënien e deklaratës dhe të lejes mjedisore është i hapur për të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë edhe shtete, në rast ndikimi ndërkufitar në mjedis • Ministria e Mjedisit njofton dhe siguron mundësi të barabarta, gjatë një muaji, për të gjitha palët e interesuara të procedurës së aplikimit, që të njihen me dokumentacionin, deklaratën dhe lejen mjedisore • Vendimi për miratimin ose jo të kërkesës bëhet publik • Personat fizikë dhe juridikë, publiku dhe organizatat jofitimprurëse mjedisore, mund të ankohen në gjykatën e rrethit brenda 10 ditëve nga shpallja e vendimit
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Pëlqimi dhe autorizimi: • Veprimtaritë me karakter vendor, që ndikojnë në mjedis, por që nuk përfshihen në VKM-ne Nr.805, miratohen nga Agjencitë Rajonale të Mjedisit, në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore • Miratimi për këto veprimtari jepet në formën e pëlqimit ose të autorizmit • Ministri i Mjedisit miratonlistën e veprimtarive, formatin e aplikimit dhe rregullat e procedurat e dhënies së pëlqimit ose të autorizimit nga Agjencitë Rajonale të Mjedisit
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Ligji Nr. 8990, datë 23.1.2003 “Per Vleresimine Ndikimitne Mjedis” • Projektet që i nënshtrohen VNM-se jepen në shtojcat 1 dhe 2 të këtij ligji • Projektet i nënshtrohen dy niveleve të shqyrtimit te VNM-se: • procesit të thelluar të VNM-se: projektet e shtojcës 1 dhe projektet e veprimtarisë që kërkojnë të zbatohen në një zonë të mbrojtur ose në mjedisin detar të Republikës së Shqipërisë • procesit të përmbledhur të VNM-se: projektet e shtojcës 2 dhe ndryshimet ose rikonstruksionet e projekteve të shtojcës 1 • Një projekt i shtojcës 2 do t’i nënshtrohet procesit të thelluar të VNM-se, vetëm kur Agjencia Rajonale e Mjedisit ose Ministria e Mjedisit, gjykon se ai mund të ketë ndikim të rëndësishëm në mjedis
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: ZHVILLIMET NE SHQIPERI DHE NE NIVEL NDERKOMBETAR Përballimi i shpenzimeve: • Shpenzimet e përgatitjes së raportit të VNM-se, të diskutimit publik, të shqyrtimit dhe këshillimit, përballohen nga propozuesi • Shpenzimet e bëra nga ARM-ja dhe Ministria e Mjedisit për shqyrtimin e kërkesës dhe marrjen e vendimit, vlerësohen si tarifë shërbimi • Vlera e kësaj tarife përfshin të gjitha shpenzimet administrative gjatë procesit të shqyrtimit dhe marrjes së vendimit dhe përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Mjedisit • Kërkesa nuk merret në dorëzim nga ARM-ja dhe komisioni nuk fillon shqyrtimin nëse propozuesi nuk ka bërë pagesat • Tarifa e paguar është e pakthyeshme, pavarësisht nga fakti nëse kërkesa miratohet ose jo me vendimin përfundimtar