100 likes | 322 Views
NDRYSHIMET E REJA LIGJORE P Ë R ND Ë RMJET Ë SIMIN E KONFLIKTEVE JASHT Ë GJYQ Ë SISHT. Prof. Dr. Mariana SEMINI-TUTULANI Tiranë , 22.04.2011. Dëshira dhe aftësia për ndërmjetësim, një pasuri kombëtare.
E N D
NDRYSHIMET E REJA LIGJORE PËR NDËRMJETËSIMIN E KONFLIKTEVE JASHTËGJYQËSISHT Prof. Dr. Mariana SEMINI-TUTULANI Tiranë, 22.04.2011 Prof. Dr. Mariana SEMINI-TUTULANI
Dëshira dhe aftësia për ndërmjetësim, një pasuri kombëtare. Bashkejetesa paqësore e harmonike e anëtarëve të shoqërisë dhe aftësitë për ta zgjidhur miqësisht cdo mosmarrëveshje, dëshmojnë për qytetari; Trashëgimia kombëtare e shoqërore duhet të përcillet në vijimësi dhe të pasurohet me qëllim që të marrë trajtat bashkëkohore e moderne dhe të transformohet duke u ngritur në stade më të larta. Prof. Dr. Mariana SEMINI-TUTULANI
Të rejat që ka sjellë ligjin Nr. 10 385, datë 24.2.2011, “Për Ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” . • Ndryshime të karakterit institucional, konceptual e funksional; • Një veprimtari e pavarur, që ushtrohet nga subjekte jofitimprurës ose fitimprurës, nën kujdesin e Ministrisë së Drejtësisë. • Lidhur me parimet: baraziae palëve, të konfidencialitetit të të dhënave, respektimin e fleksibilitetit e të transparencës, drejtësia dhe paanshmëria, si dhe në mënyrë profesionale e pa paragjykime ndaj palëve apo çështjes, objekt ndërmjetësimi; • Ligji e parashikon në mënyrë të shprehur ndërmjetësimin si një alternativë dhe si një mundësi; • Ushtrohetpas licencimit dhe regjistrimit të tij në Regjistrin e Ndërmjetësve. Prof. Dr. Mariana SEMINI-TUTULANI
Kushtet për të qënë ndërmjetës Ndërmjetësi duhet të ketë kryer programe të studimeve të ciklit të parë, sipas përcaktimeve të legjislacionit për arsimin e lartë; të ketë mbushur moshën 25 vjeç; të ketë përfunduar programin e trajnimit dhe të formimit profesional të ndërmjetësve, të miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve; të jetë i licencuar dhe i regjistruar në Regjistrin e Ndërmjetësve. kushtet ekzistues për integritetin moral e shoqëror. Prof. Dr. Mariana SEMINI-TUTULANI
DHOMA KOMBETARE E NDERMJETESVE Krijohet Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, që ka kompetencë: merr masat për rregullimin dhe kontrollin e ushtrimit të veprimtarisë së ndërmjetësimit në Republikën e Shqipërisë; miraton aktet që rregullojnë veprimtarinë e ndërmjetësimit, si profesion, si dhe Kodin e Etikës së Ndërmjetësit; miraton statutin e saj, ku përcaktohen edhe rregullat e hollësishme për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve; merr masat për themelimin e dhomave vendore të ndërmjetësimit; përcakton rregullat për tarifat e shpërblimit, për punën e ndërmjetësit dhe shpenzimet e kryera, si rezultat i veprimtarisë së ndërmjetësimit; harton dhe siguron pjesëmarrjen në program trajnimi të ndërmjetësve; kujdeset për informimin e nevojshëm të publikut për veprimtarinë e ndërmjetësimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe për mundësitë e kontaktimit të ndërmjetësve; Prof. Dr. Mariana SEMINI-TUTULANI
Ndryshime lidhur me kufijtë e zbatimit të ndërmjetësimit Ndërmjetësimi, zbatohet edhe atëherë kur konflikti është paraqitur përpara organit të përcaktuar nga ligji për; Shtohet koncepti i ndërmjetësimit të detyrueshëm në raste të caktuara ligjore: (1) në çështjet civile dhe familjare, kur ndërthuren interesat e të miturve; (2) në rastet e zgjidhjes së martesës, të parashikuar nga neni 134 i Kodit të Familjes; (3) në cështjet civile me objekt padie deri në 500 mijë lekë, (4) për paditë për kërkimin e sendit, për paditë mohuese e për paditëpër pushimin e cënimit të posedimit. (5)Kur procedimi penal ka nisur, gjykata detyrimisht fton palët. Prof. Dr. Mariana SEMINI-TUTULANI
Ndryshime ligjore lidhur me procedurat; Ligji fut për herë të parë termin “ftesë për ndërmjetësim”, ku mospërgjigja brenda 30 ditëve duhet të konsiderohet si mospranim; Në procesin civil, kur palët bien dakord për ndërmjetësim,pezullon gjykimin; Në procesin penal, gjykata iu cakton palëve një afat sipas natyrës së konfliktit; Ndërmjetësi mund të takojë me palët, së bashku ose veçmas me secilën prej tyre ku mund t’i parashtrojë palës tjetër çështjet thelbësore; Prof. Dr. Mariana SEMINI-TUTULANI
Efektet e aktmarrëveshjes Aktmarrëveshja është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet e arbitrazhit; Në rast të zgjidhjes me marrëveshje, organet gjyqësore vendosin, sipas rastit, miratimin e zgjidhjes me pajtim të çështjes civile ose pushimin e çështjes penale apo mosfillimin e procedimit penal; Ajo përbën titull ekzekutiv. Prof. Dr. Mariana SEMINI-TUTULANI
Ju faleminderit! Prof. Dr. Mariana SEMINI-TUTULANI Tiranë, 22.04.2011 Prof. Dr. Mariana SEMINI-TUTULANI