1 / 65

Trajnimi i Microsoft ® Office Word 2007

Trajnimi i Microsoft ® Office Word 2007. Mëso me shpejt ësi!. Përmbajtja e kursit. Përmbledhj a : E ke dëgjuar fjalën? Mësimi 1: Njihu me Shiritin ! Mësimi 2: Gjej komandat e zakonshme ! Mësimi 3: Listat e thjeshta.

redford
Download Presentation

Trajnimi i Microsoft ® Office Word 2007

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Trajnimi i Microsoft® Office Word 2007 Mëso me shpejtësi!

  2. Përmbajtja e kursit • Përmbledhja: E ke dëgjuar fjalën? • Mësimi 1: Njihu me Shiritin! • Mësimi 2: Gjej komandat e zakonshme! • Mësimi 3: Listat e thjeshta Dy mësimet e para përfshijnë një listë të detyrave të sugjeruara dhe të gjithë përfshijnë një grup pyetjesh testimi.

  3. Përmbledhja: E kedëgjuar fjalën? Word-i 2007 ka dalë. Ky kurs do të të ndihmojë ta mësosh shpejt. Do të mësosh si të krijosh dokumente të shkëlqyera profesionale që do t’u lënë mbresa shokëve dhe kolegëve.

  4. Qëllimet e kursit • Puna me Shiritin - tipari i ri që e bën Word-in më të lehtë se kurrë më parë për t’u përdorur. • Gjej komandat e zakonshme që të duhen për të bërë punën!

  5. Mësimi 1 Njihu me Shiritin!

  6. Njihu me Shiritin! Kur hap Word-in 2007, gjëja e parë që do të shohësh është Shiriti, zona që përfshin kreun e Word-it. Baza Fonti Paragrafi Shiriti i sjell komandat mëpopullore në ballë, kështu që nuk të duhet të gjurmosh në pjesë të ndryshme të programit për gjërat që bën gjithë kohën. Kjo do ta bëjë punën tënde më të lehtë dhe më të shpejtë.

  7. Përdor shiritin për veprimet e zakonshme! Shiriti ofron lehtësi në përdorim dhe përshtatshmëri me të gjitha veprimet e zakonshme të shfaqura në një vend. Baza Fonti Paragrafi Për shembull, mund të presësh dhe të ngjitësh tekstin duke përdorur komandat në skedën Baza; të ndryshosh formatimin e tekstit duke përdorur Stili dhe të ndryshosh ngjyrën e sfondit të faqes në skedën Struktura e faqes.

  8. Çfarë ka në shirit? Njohja me tre pjesët e shiritit do të ndihmojë të kuptosh si ta përdorësh atë. Ato janë skedat, grupet dhe komandat. Baza Fonti Paragrafi Skedat: Shiriti ka tri skeda bazë përmes kreut. Secila përfaqëson një zonë të aktivitetit. Grupet: Çdo skedë ka disa grupe që shfaqin së bashku njësitë e përafërta. Komandat: Komanda është një buton, një meny ose kuti ku mund të futësh informacione.

  9. Lëshuesit e kutisë së dialogut në grupe Baza Fonti Paragrafi Font Hapësira midis karaktereve Fonti Disa grupe kanë një shigjetë të vogël diagonale në këndin djathtas poshtë të quajtur Lëshuesi i kutisë dialogut . Klikoje atë për të parë më shumë opsione që kanë lidhje me atë grup. Ato do të shfaqen në një kuti dialogu ose panel detyrash që ti e njeh nga versionet e mëparshme të Word-it.

  10. Shfaqen skeda shtesë Skeda të caktuara shfaqen vetëm kur ke nevojë për to. Veglat e imazhit Formatimi Forma e imazhit Kufiri i imazhit Efekti i imazhit Stilet e imazhit Le të themi se ti ndërfut një imazh dhe dëshiron të bësh më shumë me të, për shembull t'i presësh anët ose të ndryshosh mënyrën e thyerjes së tekstit përreth tij. Ku gjenden këto komanda?

  11. Shfaqen skeda shtesë Skeda të caktuara shfaqen vetëm kur ke nevojë për to. Veglat e imazhit Formatimi Forma e imazhit Kufiri i imazhit Efekti i imazhit Picture Styles Nuk ka nevojë t'i gjurmosh ato. Në vend të saj: Përzgjidh imazhin. ShfaqenVeglat e imazhit. Kliko skedën Formatimi! Shfaqengrupe dhe komanda shtesë për të punuar me imazhet, si grupi Stilet e imazhit.

  12. Shiriti i vogël i veglave Disa komanda formatimi janë aq të përdorshme, saqë i dëshiron ato në dispozicion pa marrë parasysh se çfarë po bën Struktura e faqes Paragrafi A23B Le të themi që dëshiron të formatosh shpejt pak tekst, por je duke punuar në skedën Struktura e faqes. Mund të klikosh skedën Baza për të parë opsionet e formatimit, por ka një mënyrë më të shpejtë.

  13. Shiriti i vogël i veglave Disa komanda formatimi janë aq të përdorshme, saqë i dëshiron ato në dispozicion pa marrë parasysh se çfarë po bën Struktura e faqes Paragrafi A23B Përzgjidh tekstin duke e zvarritur me miun tënd dhe pastaj drejtohu nga përzgjedhja. Shiriti i vogël i veglave do të shfaqet në model të zbehtë. Nëse drejtohesh nga shiriti i vogël, ai do të bëhet i plotë dhe ti mund të klikosh një opsion formatimi në të.

  14. Shiriti i veglave të qasjes së shpejtë Shiriti i veglave të qasjes së shpejtë është zona e vogël majtas lart shiritit. Baza Shto në shiritin e veglave të qasjes së shpejtë Përshtat shiritin e veglave të qasjes së shpejtë… Përmban gjërat që ti përdor herë pas here çdo ditë: Ruaj, Zhbëj dhe Përsërit. Shfaq shiritin e veglave të qasjes së shpejtë poshtë shiritit Minimizo shiritin Imazhi shfaq mënyrën si mund të shtosh komandat e tjera të preferuara, në mënyrë që të jenë në dispozicion pa marrë parasysh se në cilën skedë ndodhesh. Gjithashtu, mund të largosh butonat nga shiriti i veglave të qasjes së shpejtë.

  15. Sugjerimet për praktikë • Përdor shiritin! • Bëj të shfaqen skedat shtesë dhe pastaj ndërfut një imazh dhe puno me veglat e imazhit! • Puno me shiritin e vogël të veglave! • Përdor shiritin e veglave të qasjes së shpejtë! • Fshih grupet dhe komandat!

  16. Testi 1, pyetja 1 Çfarëndodh nëse klikon këtë buton në Word 2007? (Zgjidh një përgjigje). • Fsheh përkohësisht shiritin në mënyrë që të mos kesh më hapësirë për dokumentin tënd. • Aplikon një madhësi fonti më të madhe në tekstin tënd. • Shikon opsione shtesë. • Shton një komandë në shiritin e veglave të qasjes së shpejtë.

  17. Testi 1, pyetja 1: Përgjigjja Shikon opsione shtesë. Shpesh një kuti dialogu do të shfaqet dhe mund të duket e njohur nga versionet e mëparshme të Word-it.

  18. Testi 1, pyetja 2 Ku është shiriti i veglave të qasjes së shpejtë dhe kur duhet ta përdorësh atë? (Zgjidh një përgjigje). • Është në këndin majtas-lart të ekranit dhe ti duhet ta përdorësh atë për komandat e tua të preferuara. • Ai valëvitet sipër tekstit tënddhe ti duhet ta përdorësh atë kur të duhet të bësh ndryshime formatimi. • Është në këndin majtas-lart të ekranit dhe ti duhet ta përdorësh atë kur të duhet të kesh qasje shpejt në një dokument. • Është në skedën Baza dhe ti duhet ta përdorësh atë kur të duhet të lëshosh shpejt ose të nisësh një dokument të ri.

  19. Testi 1, pyetja 2: Përgjigjja Është në këndin majtas-lart të ekranit dhe ti duhet ta përdorësh atë për komandat e tua të preferuara. Është shiriti i vogël i veglave me butonat Ruaj, Zhbëj dhe Përsërit. Mund të shtosh komandat e tua të preferuara duke klikuar me të djathtin një komandë dhe duke zgjedhur Shto në shiritin e veglave të qasjes së shpejtë.

  20. Testi 1, pyetja 3 Cili nga opsionet në vijim shfaq shiritin e vogël të veglave? (Zgjidh një përgjigje). • Klikon dy herë skedën aktive në shirit. • Përzgjedh tekstin. • Përzgjedh tekstin dhe pastaj drejtohesh nga ai. • Ndonjëra nga të mësipërmet.

  21. Testi 1, pyetja 3: Përgjigjja Përzgjedh tekstin dhe drejtohesh nga ai. Do të shfaqet gjithashtu nëse klikon me të djathtin tekstin tënd të përzgjedhur.

  22. Mësimi 2 Gjej komandat e zakonshme!

  23. Gjej komandat e zakonshme! Word-i 2007 është i ri dhe kjo është ngacmuese. Por ti ke gjëra për të bërë. Kështu tani është koha të zbulosh vendndodhjet e sakta të komandave të përdorura më shpesh. Për shembull, ku e krijon një dokument? Ku janë kokrrat, stilet dhe kontrolluesi i drejtshkrimit? Po printimi? Ky mësim do të shfaqë se dizajni i ri i programit i vendos këto komanda pikërisht ku të nevojiten.

  24. Nis me Butonine Microsoft Office-it! Baza Dokumentet e fundit I ri Hap Publiko Mbyll Opsionet e Word-it Dil nga Word-i Butoni i Microsoft Office-it është tani vendi për të nisur në Word. Kur e shtyp atë, shfaqet menyja që ti përdor për të krijuar, hapur ose ruajtur dokumentin.

  25. Po stilet? Je i interesuar për një metodë më të fuqishme dhe të efektshme të formatimit sesa thjesht komandat i trashësuar dhe i pjerrët? Dëshiron të dish për stilet në Word-in e ri? Koka2 ¶ Pa hapësirë Koka1 ¶ Normal Stilet Mund të zgjedhësh një Stil të shpejtë të gatshëm ose të aplikosh stilin që ke bërë më parë.

  26. Po stilet? Ti punon me stilet në skedën Baza, në grupin Stilet. Koka2 ¶ Pa hapësirë Koka1 ¶ Normal Imazhi shfaq si të marrësh stilet që dëshiron. Stilet Stilet e shpejta janë stile të gatshme për pamje profesionale të shpejtë dhe të lehtë për t’u aplikuar. Ato kanë një pamje të re me këtë versiontë Word-it. Kliko këtë buton për të parë shumë më tepër stile të shpejta gati për t’u përdorur. Kliko Lëshuesin e kutisë së dialogut për të hapur panelin Stilet.

  27. Furça e formatimit Një tjetër komandë e formatimit të shpejtë është Furça e formatimit. Ajo ndodhet në të majtë të skedës Baza, në grupin Kujtesa e fragmenteve. Baza Kujtesa e fragmenteve Fonti Paragrafi Në rast se nuk je mësuar me furçën e formatimit, është një mënyrë e shpejtë e dublikimit të formatimit nga njëri seksion i tekstit në tjetrin. Për të përdorur furçën e formatimit, vendose kursorin në tekstin të cilit dëshiron t'i kopjosh formatimin dhe pastaj kliko butonin Furça e formatimit.

  28. Zmadho! Pasi të ndërfutësh diçka, mund të duhet t'i hedhësh një sy më nga afër detajeve. Sigurisht dëshiron të dish se ku ta gjesh kontrollin e zmadhimit. Shiko në këndin djathtas në fund. Zvarrit rrëshqitësin në të djathtë për të zmadhuar dhe zvarrite atë në të majtë për të zvogëluar.

  29. Gati për të printuar? Je gati për të printuar - por a je vërtet? Së pari është mirë të kontrollosh se si janë paraqitur faqet e tua për printerin. Struktura e faqes Paragrafi Gjithçka që të nevojitet është në skedën Struktura e faqes. Grupi Parametrizimi i faqes përmban Madhësia (8.5 x 11, A4 e kështu me radhë), Orientimi (për së gjeri dhe portret) dhe Margjinat.

  30. Po, gati për të printuar Kur të jesh vërtet gati për të printuar, shko prapa në Butonine Microsoft Office-it. Baza Paraafisho dhe printo dokumentin I ri Printimi Përzgjidh printerin, numrin e kopjeve dhe opsionet e tjera të printimit para se të printosh. Hap Printimi i shpejtë Ruaj Dërgoje dokumentin drejtpërdrejt në printerin e parazgjedhur pa bërë ndryshime. Ruaj si… Paraafishimi i printimit Paraafisho dhe bëj ndryshime në faqe para se të printosh Printo… Mbaj mend se tani ke opsione: Nëse klikon komandën Printo, do të marrësh kutinëe dialogut Printo. Por në vend të saj, drejtohu nga shigjeta në të djathtë të komandës Printo dhe do të shohësh tre komanda shtesë.

  31. Po, gati për të printuar Kur të jesh vërtet gati për të printuar, shko prapa në Butonine Microsoft Office-it. Baza Paraafisho dhe printo dokumentin I ri Printimi Përzgjidh printerin, numrin e kopjeve dhe opsionet e tjera të printimit para se të printosh. Hap Printimi i shpejtë Ruaj Dërgoje dokumentin drejtpërdrejt në printerin e parazgjedhur pa bërë ndryshime. Ruaj si… Paraafishimi i printimit Paraafisho dhe bëj ndryshime në faqe para se të printosh Printo… Mbaj mend se tani ke opsionet: Printimi Printimi i shpejtë Paraafishimi i printimit

  32. Në prapaskenë Të gjitha tiparet që përdor çdo ditë në Word janë në shirit dhe të lehta për t’u gjetur. Baza Dokumentet e fundit I ri Hap Publiko Mbyll Opsionet e Word-it Dil nga Word-i Pra, ku janë parametrat e prapaskenës që nuk janë për prodhimin e dokumenteve, por që kontrollojnë si punon Word-i?

  33. Në prapaskenë Si e kontrollon si punon Word-i? Baza Dokumentet e fundit I ri Hap Publiko Mbyll Opsionet e Word-it Dil nga Word-i Të gjithë këta parametra janë pjesë e Opsioneve të Word-it që shikon kur klikon butonin Opsionet e Word-it. Është në menynë që hapet kur klikon Butonine Microsoft Office-it.

  34. Sugjerimet për praktikë • Shto një listë me kokrra. • Apliko Stilet e shpejta dhe pastaj zvogëlo për të parë të gjitha ndryshimet. • Ndrysho grupin Stilet e shpejta. • Përdor Brusha e formatimit. • Bëj ndryshimet e përgjithshme me skedën Struktura e faqes. Pastaj provo më shumë skeda. • Printo në të gjitha mënyrat e mundshme.

  35. Testi 2, pyetja 1 Mund të aplikosh listat me kokrra duke përdorur komandat në cilin grup ose skedë? (Zgjidh një përgjigje.) • Në grupin Paragrafi në skedën Struktura e faqes. • Në grupin Paragrafi në skedën Baza. • Në grupin Simbolet në skedën Ndërfutja. • Në grupin Teksti në skedën Ndërfutja.

  36. Testi 2, pyetja 1: Përgjigjja Në grupin Paragrafi në skedën Baza. Këtu është ku mund të aplikosh listat me kokrra. Këshillë: Gjithashtu mund të aplikosh listat me kokrra duke përdorur shiritin e vogël të veglave. Përgatitu me shpejtësinë

  37. Testi 2, pyetja 2 Si i zgjedh opsionet e printimit në versionin e ri të Word-it? (Zgjidh një përgjigje.) • Klikon butonin Printo në shirit. • Klikon butonin Printo në shiritin e veglave të qasjes së shpejtë. • Përdor Butoni iMicrosoft Office-it. • Përdor opsionin e parë ose të dytë të mësipërm.

  38. Testi 2, pyetja 2: Përgjigjja Përdor Butoni iMicrosoft Office-it. Këtu është ku hap Paraafishimin e printimit, gjithashtu.

  39. Testi 2, pyetja 3 Cili kënd e ka kontrollin e zmadhimit? (Zgjidh një përgjigje.) • Djathtas-lart. • Majtas-lart. • Majtas-poshtë. • Djathtas-poshtë. Get to speed

  40. Testi 2, pyetja 3: Përgjigjja Djathtas-poshtë. Në këndin djathtas-poshtë është kontrolli që përdor për të zmadhuar dhe zvogëluar. Gjithashtu mund të përdorësh menynë Pamja për të parë kontrollet e zmadhimit.

  41. Mësimi 3 Listat e thjeshta

  42. Listat e thjeshta Listat janë një përbërës i dobishëm i çdo dokumenti, nëse je duke e përmbledhur informacionin ose duke bërë atë më të lehtë për t’u paraqitur. Mërkuri Venusi Toka Marsi • Mërkuri • Venusi • Toka • Marsi • Mërkuri • Venusi • Toka • Hëna • Marsi • Fobos • Deimos Listat me numra janë thelbësore për shfaqjen e një sekuence informacioni. Nëse nuk je i shqetësuar për sekuencën, lista me kokrra mund të jetë më e mirë. Listat mund të jenë menjë-nivel, duke i pasur të gjitha njësitë me të njëjtën hierarki dhe dhëmbëzim; ose me nivele të shumëfishta, që do të thotë se ka një listë brenda listës.

  43. Krijo lista ndërsa shtyp Ka më shumë se një mënyrë për të nisur një listë, por një nga mënyrat më popullore është të krijosh listën automatikisht ndërsashtyp. Hapësirë Pikë Pikë A • Mërkuri • Venusi • Toka • Marsi Mërkuri Venusi Toka Marsi Mërkuri Venusi Toka Marsi Nëse ke nevojë për një listë me kokrra, vetëm shtyp një yllth (*) të ndjekur nga një hapësirë. Yllthi kthehet në kokërr dhe lista jote nis. Kur të kesh përfunduar së shtypuri njësinë e parë në listën tënde, shtyp ENTER dhe një kokërr e re do të shfaqet në rreshtin tjetër.

  44. Krijo lista ndërsa shtyp Ka më shumë se një mënyrë për të nisur një listë, por një nga mënyrat më popullore është të krijosh listën automatikisht ndërsashtyp. Hapësirë Pikë Pikë A • Mërkuri • Venusi • Toka • Marsi Mërkuri Venusi Toka Marsi Mërkuri Venusi Toka Marsi Për të krijuar automatikisht lista me numra, shtyp numrin një dhe një pikë (1.), të ndjekur nga një hapësirë. Kjo është e re për Word 2007; në versionet e mëparshme, duhet të shtypje ENTER para se të niste lista.

  45. Krijo lista ndërsa shtyp Ka më shumë se një mënyrë për të nisur një listë, por një nga mënyrat më popullore është të krijosh listën automatikisht ndërsa shtyp. Hapësirë Pikë Pikë A • Mërkuri • Venusi • Toka • Marsi Mërkuri Venusi Toka Marsi Mërkuri Venusi Toka Marsi Për shkak se listat me shkronja janë vetëm një variant tjetër i listave me numra, shtyp shkronjën a dhe një pikë (a.), të ndjekur nga një hapësirë, për të nisur një listë me shkronja.

  46. Ndalja e listave Ke futur njësinë e fundit në listën tënde. Si e përfundon listën tani dhe i ndal kokrrat ose numrat nga shfaqja? Imazhi shfaq metodat më të mira. • Mërkuri • Venusi • Toka • Marsi • Jupiteri • Saturni • Urani • Neptuni • Mërkuri • Venusi • Toka • Marsi • Jupiteri • Saturni • Urani • Neptuni Enter Backspace Mënyra më e lehtë për të ndalur krijimin e listës është të shtypësh ENTER dy herë, siç shfaqet në të majtë. Nëse dëshiron diçka ndryshe, për shembull tekst të dhëmbëzuar në të njëjtin nivel si teksti ose kokrra sipër tij, përdor tastin BACKSPACE.

  47. Puna me paragrafët në lista; ngjitja e listave Supozojmë se je duke krijuar një listë me numra ose kokrra dhe të duhen disa nga njësitë e listës për të përfshirë nënparagrafë, siç shfaqet në imazh. Paragrafë të palistuar Ka disa metoda për të vepruar në këtë situatë; ajo që zgjedh varet nga gjendja e dokumentit tënd dhe nga preferenca personale.

  48. Puna me paragrafët në lista; ngjitja e listave Supozojmë se je duke krijuar një listë me numra ose kokrra dhe të duhen disa nga njësitë e listës për të përfshirë nënparagrafë, siç shfaqet në imazh. Paragrafë të palistuar • Mund të krijosh nënparagrafë në një listë duke shtypur SHIFT+ENTER, se sa vetëm ENTER, për të përfunduar çdo bllok teksti. • Për të vazhduar listën pas nënparagrafëve, shtyp numrin e tekstit të ndjekur nga një pikë; lista do të vazhdojë automatikisht.

  49. Kokrra apo numra? Ke bërë tipin e gabuar të listës? Nise me kokrra por tani mendon se do të ishte më mirë me numra ose anasjelltas? Mos u shqetëso, është e lehtë të kalosh nga njëra te tjetra. Baza Paragrafi Fonti • Mërkuri • Venusi | Vetëm kliko diku në listën tënde dhe pastaj kliko butonin Kokrrat ose Numrat në shirit.

  50. Kokrra apo numra? Gjithashtu mund të përdorëshkëta butona për të nisur lista të reja. Baza Paragrafi Fonti • Mërkuri • Venusi Kliko butonin dhe nis të shtypësh për të krijuar njësinë e parë të listës tënde ose përzgjidh tekstin që ke shtypur tashmë dhe kliko butonin Kokrrat ose Numrat për të ndryshuar çdo paragraf në njësinë e listës.

More Related