1 / 41

Rezoluta 1325, Raporti Shqiptar

Rezoluta 1325, Raporti Shqiptar. 4 Tetor 2008 Podgorice Nga Anna XHEKA Drejtore e Politikave te Shanseve te Barabarta. Situata aktuale - barazia gjinore. Vendimmarrja

revelin
Download Presentation

Rezoluta 1325, Raporti Shqiptar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Rezoluta 1325, Raporti Shqiptar 4 Tetor 2008 Podgorice Nga Anna XHEKA Drejtore e Politikave te Shanseve te Barabarta

  2. Situata aktuale - barazia gjinore Vendimmarrja • Të dhënat statistikore tregojnë që në Shqipëri postet drejtuese dhe në vendimmarrjen politike dhe publike jane të dominuara kryesisht nga burrat, pavarësisht nga fakti që niveli arsimor i grave është i njëjtë, dhe shpesh edhe më i lartë, se i burrave .

  3. Situata gjinore ne forcat e armatosura

  4. Situata aktuale- barazia gjinore Tregu i Punës • Duke iu referuar statistikave të dhëna nga INSTAT për vitin 2006 nga bilanci i forcës së punës, niveli i punësimit është 58.8 përqind për meshkujt dhe 38.1 përqind për femrat, ndërsa shkalla e papunësisë në shkallë vendi është 13.8 përqind; shifra e papunësisë për meshkujt është 11.8 përqind dhe për femrat është 16.8 përqind, shifra këto që tregojnë se niveli i papunësisë është në përqindje më të lartë tek femrat se tek meshkujt.

  5. Instrumentat politike dhe ligjore për Barazinë Gjinore Strategjia Kombëtare për Barazi Gjinore dhe Kundër Dhunës në Familje Synimi kryesor • Synimi kryesor është përfshirja e çështjeve gjinore në politikat publike nëpërmjet planeve konkrete të veprimit, të detajuara dhe buxhetuara për të hedhur bazat për avancimin e barazisë gjinore dhe minimizimin e fenomenit të dhunës në familje në të ardhmen, mbështetur në dokumentat, rekomandimet dhe instrumentat ndërkombëtare, duke iu referuar kushteve konkrete të Shqipërisë.

  6. Instrumentat politike dhe ligjore për Barazinë Gjinore Prioritetet strategjike • Forcimi i mekanizmave ligjorë dhe institucionalë mbrojtës me qëllim sigurimin e barazisë gjinore në Shqipëri. • Fuqizimi i gruas nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së saj në vendimmarrje; • Fuqizimi ekonomik i gruas dhe rritja e mundësive të saj për punësim dhe kualifikim profesional; • Promovimi i aksesit të barabartë të grave dhe vajzave në arsimin cilësor; • Përmirësimi i situatës sociale të grave në rrisk nëpërmjet rritjes së qasjes së tyre ndaj shërbimeve sociale cilësore. • Përmirësimi i shëndetit të popullsisë duke rritur përgjigjen e sistemit shëndetësor, ndaj nevojave të veçanta shëndetësore të grave dhe burrave. • Përmirësimi i rolit të medias për një mentalitet të ri, që i përgjigjet zhvillimit të kohës, lidhur me barazinë gjinore në shoqëri dhe rritjen e përfaqësimit të grave në këtë profesion. • Rritja e ndërgjegjësimit ndaj dukurisë së dhunës, mbrojtje ligjore dhe administrative si dhe mbështetje për individë të prekur nga dhuna në familje dhe dhunuesit.

  7. Instrumentat politike dhe ligjore për Barazinë Gjinore Ligji “Për Barazinë Gjinore nëShoqëri” • Qëllimi kryesor i këtij ligji është mbrojtja e qytetarëve nga çdo lloj diskriminimi që kryhet mbi bazë gjinie, garantimi i mundësive dhe shanseve të barabarta si për meshkujt edhe për femrat, për të arritur standarde sa më të larta në fushën e barazisë gjinore. Kjo do të realizohet sidomos, përmes përmirësimit të funksioneve në fushën e barazisë gjinore, që do të përmbushen nga ky ligj, si dhe forcimit të mekanizmave institucionalë që do të zbatojnë kuadrin ligjor të kësaj fushe

  8. Instrumentat politike dhe ligjore për Barazinë Gjinore Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta/ Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Misioni • Të nxisë barazinë gjinore dhe një pjesmarrje të gjerë të gruas në jetën ekonomike, politike e kulturore të vendit si dhe parandalimin e dhunës në familje Struktura • Sektori i Barazisë Gjinore • Sektori për masat për parandalimin e Dhunës nëFamilje

  9. Ligji “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri” Dokumentat mbështetëse për hartimin e draft ligjit • Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Ndaj Gruas” (CEDAW) • Konventa “Evropiane për të Drejtat e Njeriut” (KEDNJ) • Direktiva 2006/54/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit 5 Korrik 2006, “Mbi zbatimin e parimit të mundësive të barabarta dhe të trajtimit të barabartë të burrave dhe të grave në fushën e punës dhe të punësismit”.

  10. Ligji “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri” • Direktiva 2002/73/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 23 Shtatorit 2002, duke ndryshuar Direktivën 76/207/EEC mbi zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë për burrat dhe gratë për sa i përket aksesit në punësim, trajnim dhe promovim profesional dhe kushtet e punës. • Rekomandimi i Këshillit 96/694/EC i 2 Dhjetorit 1996 mbi pjesëmarrjen e balancuar të grave dhe burrave në proçesin e vendimmarrjes

  11. Risitë – ligji “Për barazinë gjinore në shoqëri” • Krijimi i strukturave vendimarrëse dhe implementuesesi: • Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore. • Rrjeti i nëpunësve gjinorë në ministri dhe ne strukturat e pushtetit vendor.

  12. Mekanizmi institucional për Barazi Gjinore MINISTRI Këshilli Kombëtar për Barazi Gjinore Drejtoria përçështjet e Barazisë gjinore Rrjeti Nëpunësve Gjinore Prefekturat e vendit Ministrite e linjës

  13. Risitë – ligji “Për barazinë gjinore në shoqëri” • Parashikimi i masave të posaçme të përkohshme siç janë kuotat: • në masën mbi 30% në të gjitha organet vendimarresete pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe të institucioneve të tjera publike, si dhe në listën për kandidatë në zgjdhjet vendore • jo më pak se 30% e secilës gjini në listën e kandidatëve të paraqitur nga partitë politike për sistemin proporcional për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë.

  14. Risitë – ligji “Për barazinë gjinore në shoqëri” • Në sistemin arsimor masat e përkohshme pozitive synojnë në dhënien prioritet të kandidatëve të gjinisë më pak të preferuar gjatë shpalljes për pranimet në institucionet arsimore. • Në fushën e marrëdhënieve të punës në masat e përkohshme synojnë në proçesin e përzgjedhjes për marrjen në punë, ngritjen në detyrë, zhvillimin e aftësive profesionale kur kandidatët kanë rezultate ose nivele të barabarta, punëmarrësi i jep përparësi kandidatit të gjinisë më pak të përfaqësuar.

  15. Zbatimi i kuotës në Shqipëriutopi apo realitet? A ka shoqëria shqiptare kapacitetet e nevojshme? • Femra me arsim të lartë universitar • Në arsimin universitar, rregjistrimi i femrave është më lart sesa meshkujt dhe përbën rreth 58.2 përqind. • Femra me grada pasuniversitare • Profesore 16.6% femra • Profesore te asociuar 31.6% femra • Doktore Shkencash 39.3% femra • Master 53.5% femra • Rezultatet e studenteve femra në krahasim me ato të studentëve meshkuj. • Pergjegjshmëria në pune dhe korrektësia e femrave.

  16. Sa i vështirë është ky process në kushtet shqiptare? Vështirësitë janë pasojë • E një ambjenti politik, publik, kulturor dhe social, promovimi i steriotipeve mashkullore në këto pozicione.( tradicionalisht rregullat e lojës politike bëhen nga burrat për burrat). • Mungon ndërgjegjësimi i partive për të drejtat e grave në vendimarrje(shumë pak kanë sistemin e kuotave partiake) • Mungon financimi partiak për kandidatet gratë, sistemi maxhoritar i përjashton. • Mungon trajnimi i femrave për lidership. • Nuk ekziston solidariteti midis grave (nuk dëgjohet në asnjë fjalim të edhe atyre pak grave që kanë mundësi të mbajnë fjalime, që të citohet thënia e një gruaje tjetër, element ky shumë i rëndësishëm promovimi). • Ka mangësi të infrastrukturës sociale. • Mungon promovimi në media i figurave dhe vlerave të grave.

  17. Ç’duhet bërë? • Sistemi i trefishtë i kuotimit, legjislativ, partiak dhe me masa konkrrete për impelementimin e dy të parëve. • Organizimi i debateve publike sidomos me përfaqësues të vendimarrjes në të gjitha llojet e pushteteve, por sigurisht pa lënë mënjanë faktorët e tjerë shoqërorë, si bota akademike, shoqëria civile etj, duke synuar së pari ndërgjegjësimin gjinor të pjesës mashkullore të legjislativit, pushtetit qëndror dhe atij local. • Mbështetja e grave që janë në funksione politikbërjeje në administratën publike dhe atë private , për të performuar sa më shumë aftësinë e tyre në këtë drejtim.

  18. Ç’duhet bërë? • Mbështetja dhe trajnimi i tyre për tu aftësuar në cilësinë e të folurit në publik. Artikulimi i idesë është një element shumë i rëndësishëm i rezultatit dhe i aksesit në publik. • Trajnimi i të dyja gjinive ( vecanërisht në pozicione vendimarrëse ), në lidhje me të drejtat e grave dhe vecanërisht buxhetimin gjinor. • Ngritja në përgjithësi e kapaciteteve, sidomos e gjeneratave e reja të pritëshme të politikës, për të dyja gjinitë.

  19. Ç’duhet bërë? • Krijimi i një partnershipi të suksesëshëm sidomos në drejtim të promovimit të vlerave të ndërsjellta, midis kategorive të ndryshme të grave, si atyre të botës akademike, sportit, administratës publike etj. • Rritja e nivelit të ndërgjegjësimit të medias për rolin që duhet të luajë në drejtim të promovimit të vlerave të gruas. • Krijimi i një network rajonal për shkëmbim eksperiencash dhe adaptim të përvojave më të suksesëshme

  20. Dhuna Parandalimi i Dhunës në Familje

  21. Instrumentat politiko- ligjorë të luftës kundër DHF A. Instrumentat politikë • Strategjia e Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje • Rritja e ndërgjegjësimit ndaj dukurisë së dhunës, mbrojtje ligjore dhe administrative si dhe mbështetje për individë të prekur nga dhuna në familje dhe dhunuesit. B.Instrumentat ligjore • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë • Instrumenta të rëndësishme ndërkombëtare, të ratifikuara nga vendi ynë, si Konventa CEDAË, Konventa CRC. • Kodi i Familjes- NENI 62 “Masat kundër dhunës” • Kodi Penal Shqiptar në dispozitat e tij nuk shprehet për dhunën në familje, por kjo trajtohet me anën e figurave të tjera krimi të përgjithshme si plagosja, rrahja, plagosja etj. • Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

  22. Instrumentat politiko- ligjorë të luftës kundër DHF C. Strukturat institucionale • Sektori Për Masa ndaj Dhunës në Familje në Drejtorinë e Politikave të Shanseve të Barabarta – MPÇSHB • Sektori për Mbrojtjen e të Miturve dhe Dhunën Familjare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Ministrinë e Brendshme. • 12 seksionet për mbrojtjen e të miturve dhe dhunën në familje , në Drejtoritë e Policive në Qarqe.

  23. Ligji 9669 “Për masat kundër dhunës në marrëdhëniet familjare” Qëllimi: • Parandalimi dhe reduktimi i dhunës në familje në të gjitha format e saj, me anë të masave të përshtatshme ligjore. • Garantimi i mbrojtjes me masa ligjore të pjesëtarëve të familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.

  24. Ligji 9669 “Për masat kundër dhunës në marëdhëniet familjare” Risitë që sjell ai në luftën kundër këtij fenomeni. • Mbrojtja që garanton ky ligj, e formatizon për herë të parë mbrojtjen nga dhuna në familje, si një të drejtë publike dhe jo private të anëtarëve të familjes. • Miratimi i tij shënoi një nga hapat më të sigurt për përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet ndërkombëtare në fushën e legjislacionit kundër dhunës në familje.

  25. Ligji 9669 “Për masat kundër dhunës në marëdhëniet familjare” Institucionet e ngarkuara me përgjegjësi. • Autoriteti kryesor përgjegjës për kontrollin e zbatimit të ligjit është MPÇSSHB, i cili ka rol koordinues, mbështetës dhe mbikqyrës për zbatimin e ligjit. • Ministria e Drejtësisë • Ministria e Brendshme • Ministria e Shëndetësisë • Ministria e Arsimit dhe Shkencës • Njësitë e qeverisjes vendore

  26. Ligji 9669 “Për masat kundër dhunës në marëdhëniet familjare” Ezaurimi i detyrimeve respektive të tyre (problemet) • Janë miratuar pothuajse të gjitha aktet nënligjore për dhe në zbatim të Ligjit nga Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, dhe janë në proces miratimi aktet në Ministrinë e Drejtësisë. • Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta, menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit ka përfunduar një fushatë kombëtare, sensibilizuese e ndërgjegjësuese për parandalimin e luftën kundër dhunës ndaj grave e në veçanti për dhunën në familje.

  27. Ligji 9669 “Për masat kundër dhunës në marëdhëniet familjare” Problemet • Vështirësi financiare të nevojshme për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje. • Organet e pushtetit lokal nuk kanë ngritur linjën telefonike 24-orëshe për denoncimin e rasteve të dhunës, edhe pse ky është një nga detyrimet me të cilat i ngarkon ligji. • Mosnjohje e Ligjit nga ana e gjykatësve në disa prej gjykatave të vendit. • Mungesë e qendrave të rehabilitimit të viktimave të dhunës në familje. • Nga ana e DPSHB në MPÇSSHB ka nisur puna për sigurimin e ambjentit me qëllim ngritjen e të parës qendër shtetërore për rehabilitimin e grave-viktimave të dhunës në familje, e cila do të mundësohet me mbështetjen e programit ONE UN në Shqipëri. • Vështirësi në mbledhjen e të dhënave statistikore sidomos nga ana e ministrisë së Drejtësisë.

  28. Ligji 9669 “Për masat kundër dhunës në marëdhëniet familjare” Impaktet e para të zbatimit të ligjit. • Është rritur sensibilizimi e ndërgjegjësimi i shoqërisë për denoncimin e dhunës në familje. • Pas një viti që ka hyrë në fuqi janë shtuar rastet e denoncimit të dhunës në familje, çka flet për impaktin që ka zbatimi i ligjit 9669, për ndërgjegjësimin e komunitetit, të strukturave të shtetit dhe të atyre joqeveritare në denoncimin e akteve të dhunës në familje. • Nga 274 raste të raportuara për vitin 2007, për gjashtemujorin e parë të 2008 janë 355 raste të denoncuara. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit). • Strukturat e policisë kanë paraqitur përpara sistemit gjyqësor 141 kërkesë - padi për lëshimin e urdhërave mbrojtës vetëm në tremujorin e parë të 2008.

  29. Fushata kombëtare në kuadër të fushatës së KE, kundër DHF Qeveria Shqiptare sapo ka përfunduar një fushatë Kombëtare gjithëpërfshirëse për të parandaluar e luftuar dhunën në familje në përputhje me Fushatën e Këshillit të Europës: • duke ndërrmarë masa konkrete politike e legjislative, • duke siguruar mbrojtje e mbështetje për viktimat • duke rritur ndërgjegjësimin e komunitetit për problemet e dhunës në familje. Në këtë fushatë ka patur një bashkëpunim shumë të ngushtë midis Qeverisë Shqiptare, Parlamentit Shqiptar, si edhe shoqërisë civile.

  30. Vlerësime dhe Rekomandime të KE • Në Këshillin e Europës në seancën raportuese për masat e marra kundër dhunës ndaj grave dhe vecanërisht ne marrëdhëniet familjare, Ligji 9669 u cilësua si një nga ligjet më të mira , në gjeografinë e vendeve të Europës lindore dhe asaj qendrore. • Të njëjtin vlerësim pati ky Ligj edhe në Konferencën Rajonale kundër dhunës zhvilluar në Bullgari në muajin shkurt 2008.

  31. Rekomandime • Miratimi i një Konvente për luftën kundër dhunës në familje. • Çdo instrument ligjor që trajton dhunën ndaj grave duhet të ketë parasysh të gjitha format e dhunës me bazë gjinore: dhunë seksuale, dhunën fizike e dhunën psikologjike. • Ofrimi i shërbimeve mbrojtëse e rehabilituese për viktimat e dhunës në familje.

  32. Rekomandime • Ngritja e strukturave monitoruese të monitoruese të planit për parandalimin e luftën kundër dhunës ndaj grave, që të kenë në përbërje ekspertë të kualifikuar. • Në bashkëpunim edhe me INSTAT lind nevoja për hartimin e metodave për mbajtjen e të dhënave për dhunën ndaj grave sipas moshës, numrit të fëmijëve (nëse ka), numrit të dhunuesve sipas moshës e seksit, marrëdhëniet me viktimën, etj. • Bashkëpunimi me OJF-të për ndërmarjen e studimeve dhe publikimin e të dhënave për dhunën në familje. • Pjesëmarrje më e madhe edhe e burrave në luftën për parandalimin e dhunës në familje.

  33. Sfida shqiptare në parandalimin e dhunës në familje • Sigurimi i mbështetjes financiare për zbatimin e Ligjit. • Ngritja e qendrave të rehabilitimit të viktimave të dhunës në familje sipas standarteve të KE. (1 qendër për 7500 banorë). • Vënia në funksionim e linjës telefonike 24-orëshe të denoncimit të dhunës.

  34. Sfida shqiptare në parandalimin e dhunës në familje • DPSHB ka si prioritet nxitjen e të gjitha strukturat përgjegjëse për zbatimin e ligjit, të marrin hapat e duhur për parandalimin e luftën ndaj dhunës në familje. • Vazhdimi i fushatës sensibilizuese e ndërgjegjësuese për parandalimin e luftën kundër dhunës në familje • Krijimi i strukturave të afta për trajtimin e dhunës në familje, për të ofruar asistencë mjekësore, sociale, mbrojtjeje e mbështetëse për viktimat e dhunës.

  35. Sfida shqiptare në parandalimin e dhunës në familje • Në bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me organizmat ndërkombëtare ajo do të vazhdojë të organizojë trajnime të punonjësve të policisë, të organeve të gjyqësorit, shërbimeve sociale, arsimit, medias, etj. • Lufta kundër dhunës ndaj grave përfshirë dhunën në familje, është një sfidë e shoqërisë dhe e shtetit shqiptar, që kërkon përveç hartimit të një kuadri sa më të plotë ligjor edhe koordinimin e bashkërendimin e punës dhe përkushtimit të të gjithë aktorëve, qofshin këta përfaqësues të legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit apo shoqërisë civile.

More Related