1 / 48

Vizioni dhe Misioni

Vizioni dhe Misioni. Objektivat. Në fund të këtij sesioni pjesëmarrësit do të jenë në gjendje: Të njohin konceptin e misionit, dhe vizionit të organizatës. Të njihen me konceptet e vlerave dhe filozofisë së organizatës. Të njihen me stakeholders të organizatës dhe rëndësinë e tyre.

shiro
Download Presentation

Vizioni dhe Misioni

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Vizioni dhe Misioni

  2. Objektivat Në fund të këtij sesioni pjesëmarrësit do të jenë në gjendje: • Të njohin konceptin e misionit, dhe vizionit të organizatës. • Të njihen me konceptet e vlerave dhe filozofisë së organizatës. • Të njihen me stakeholders të organizatës dhe rëndësinë e tyre. • Të njihen me metodat për identifikimin e stakeholders dhe përcaktimin e rëndësisë së tyre. • Të njihen me disa këshilla praktike për hartimin e misionit dhe vizionit në organizatat ku ata punojnë.

  3. Pyetje strategjike “Nëse ne do të dimë se ku jemi dhe ku tentojmë të shkojmë, ne do të gjykonim më mirë se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë atë” Abraham Lincoln

  4. Deklarimi i vizionit Stadi i parë është hartimi i një vizioni realist të biznesit. Për këtë mjafton ti përgjigjeni pyetjes: nëse dikush vjen nga Marsi dhe viziton organizaten tuaj, çfarë ai do të shohë? Vizioni është një ëndër ose pikturë e të ardhmes së biznesit tuaj, e bazuar në projekte realiste afatgjata, që mbështeten në situatën aktuale. Jonathan Swift ka thënë: Vizioni është arti i të parit të gjërave të padukshme.

  5. Vizioni Vizioni është një koncept specifik i asaj që organizata dëshëron të bëhet. Ai duhet të bazohet jo vetëm në një nocion të qartë mbi organizatën, por edhe si do të pozicionohet organizata në mjedisin që e rrethon. Vizioni është diçka që duhet perceptuar, ndërsa misioni diçka që duhet arritur.

  6. Vizioni -2 Vizioni fillon me atë që një lider është më tepër i interesuar dhe është plotësisht i angazhuar për ta arritur. Një deklaratë efektive e vizionit duhet të ketë karakteristikat e mëposhtme: • Frymëzues: vizioni ynë është të jemi furnizuesi nr 1 i harduerëve. • I qartë dhe i gjallë: Ju duhet ta shihni atë. • Të pasqyrojë një të ardhme më të mirë - Çfarë do të fitojmë dhe çfarë do të humbasim?

  7. Vizioni-3 “…Pozicioni në të ardhmen dhe vlera e organizatës tonë…” • Sukses për çdo student (shkolla) • Sigurimi i shtëpive komforte (strehimi) • Eficent, efektiv dhe ekonomik (sherbimi)

  8. Roli i Vizionit

  9. Shembull vizioni “Vazhdojmë të luajmë rolin dhe përgjegjësinë tonë si iniciatorë dhe udhëheqës të tregut për 70 vjet, duke sjellë produkte të dobishme në treg, ndërkohë që kënaqim dhe promovojmë punonjësit dhe klientët”. A ju nxit kjo deklaratë për punë?

  10. Shembull vizioni-2 Sikur të shpreheshim kështu? “ Me ndihmën e klientëve dhe stafit tonë në prodhojmë gjera të dobishme për jetën”.

  11. Vızıonı ı Koorporates Percaktımı ı Qellımıt Drejtımıt dhe Motıvımıt

  12. Shenja te nje organizate humbese • Vizion I mjegullt: vizioni I korporates nuk frymezon , I mungon elementi strategjik, njerezit nuk kuptojne ku organizata po shkon dhe cfare ajo synon te arrije ne te ardhmen.

  13. Mbi vizionin • Warren Bennis, autor I njohur ne leadership, thote: “per te zgjedhur nje drejtim , nje ekzekutues duhet te kete zhvilluar nje imazh mental dhe situaten e emundshme te ardhshme te organizates. Ky imazh qe e quajme vizion mund te jete aq I turbullt sa nje enderr ose aq I sakte sa nje qellim ose nje deklarate misioni

  14. General Electric • Vizioni ndikon ne suksesin e orgsanizates • Vizionet me efektive jane ata qe frymezojne , zakonisht duke u kerkuar te punesuarve per me te miren , me te shumten, ose me te larten. • Make sure you keep stretch in your vision, communicate it constantly, and keep linking the events of today to your vision, underscoring the relationship between the two.

  15. Deklarata vizioni të përmirësuara

  16. Filozofia organizatës Procesi i vlerësimit të filozofisë dhe vlerave të organizatës përfshin analizën e pesë elementëve të mëposhtëm: • Vlerat personale të skuadrës së planifikimit; • Vlerat e organizatës si një e tërë; • Filozofia e organizatës; • Kultura e organizatës; • Stakeholders të organizatës;

  17. Filozofia organizatës-2 Filozofia e organizatës përfshin vlerat, besimet dhe udhëzimet për mënyrën në të cilën organizata do të zhvillojë biznesin e saj. Ajo krijon marrdhëniet midis organizatës dhe stakeholdersve të saj: punonjësve, klientëve, aksionerëve, furnitorëve, qeverisë dhe publikut në përgjithësi.

  18. Filozofia organizatës-3 • Çdo organizatë, me qëllim që të mbijetojë dhe të arrijë sukses duhet të ketë disa besime në të cilat ajo mbështet të gjitha politikat dhe veprimet e saj. • Faktori i vetëm më i rëndësishëm në suksesin e një organizate është mbështetja në këto besime. • Në rast se një organizatë ballafaqohet me sfidat e një mjedisi që ndryshon vazhdimisht, ajo duhet të jetë e përgatitur të ndryshojë çdo gjë brenda saj, me përjashtim të filozofisë së saj.

  19. Filozofia organizatës-3 Filozofitë e organizatave të suksesshme përfshijnë besimet bazë të mëposhtme: • Besimi në të qënit më i miri • Besimi në rëndësinë e individëve • Besimi në cilësinë dhe shërbimin superior • Besimi se shumica e anëtarëve të organizatës duhet të jenë novatorë. • Besimi në rëndësinë e komunikimit brenda organizatës. • Besimi në njohjen e rëndësisë së rritjes.

  20. Vlerat e organizatës Për përcaktimin e vlerave të organizatës lideret duhet t’u përgjigjen pyetjeve: • Cilat janë vlerat tona? • Çfarë është e rëndësishme në organizatën tonë? • Si po punojmë së bashku? Këto pyetje janë të rëndësishme në një organizatë me 5 apo 5000 punëtorë.

  21. Vlerat e organizatës-2 Vlerat janë parime bazë udhëheqëse që tregojnë se cilat janë sjelljet tona që do të na çojnë në sukese dhe cilat janë sjellje të papranueshme për organizatën.

  22. Programi MASTER ISSET Ne besojmë në disa vlera: • Perzgjedgja e studenteve • Stafi akademik e administrativ • Programet mesimore • Lidhjet nderkombetare • Raporti cilesi-tarife • Orientimi drejt situatave konkrete.

  23. Misioni i organizatës Misioni i organizatës përcakton: PSE organizata ekziston, ÇFARE funksionesh ajo kryen, për CILIN do ti kryejë , dhe SI do ti plotësojë këto funksione. Ndërsa vizioni është diçka që duhet përceptuar, misioni është diçka që duhet arritur.

  24. Misioni i organizatës-3

  25. Misioni i Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes Harton dhe zbaton politika qe nxisin rritjen dhe stabilitetin ekonomik, qe mundesojne zhvillimin e biznesit vendas dhe terheqjen e investimeve te huaja, qe garantojne konkurrencen dhe nje treg te sigurte, qe sigurojne nje zhvillim te qendrueshem e perspektiv te burimeve energjetike te vendit ,qe nxisin bashkepunimin ekonomik dhe tregtar, qe realizojne mire administrimin e prones publike ne funksion te privatizimit te saj ne sektoret strategjike dhe ndermarrjet e vogla e te mesme

  26. Misioni i Programit MASTER ISSET

  27. Misioni i Ministrisë së Mjedisit Të luajë një rol udhëheqës në rritjen e cilësisë së qënieve njerëzore, për gjeneratat e sotme dhe të ardhme, duke harmonizuar ndërveprimin e njeriut me mjedisin. Ministria ofron dhe nxit bashkëpunimin midis gjithëmstakeholders të cilët ose shprehin vullnetin e tyre për të bashkëpunuar, ose kanë përgjegjësi në mbrojtjen e mjedisit. Ministria punon për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik të vendit.

  28. Shembull misioni “….cilët ne jemi, cilit i shërbejmë, çfarë ne ofrojmë, si ne operojmë” Zyra e strehimit pranë Bashkisë së Tiranës është krijuar në vitin 1992 për tëi ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë për strehim. Pranë kësaj zyre funksionon një bord i cili vlerëson nevojat e qytetarëve, siguron burimet, ndërton apo blen ndërtesat dhe manaxhon përdorimin e tyre.

  29. Shembuj misioni - slogane Misioni i Departamentit të Policisë • Misioni ynë është të parandalojmë krimin • Misioni ynë është të imponojmë zbatimin e ligjit

  30. Misioni dhe vlerat Në një deklaratë misioni mund të përfshihen edhe disa vlera të organizatës. Misioni e qendrës së studimeve të zhvillimit në qendrën tonë ne zhvillojmë, vlerësojmë dhe hartojmë programe (Çfarë) që synojnë zhvillimin etik, social dhe intelektual të fëmijve (Pse dhe Cilit). Ndërkohë që inkurajojmë kapacitetin e fëmijve për të menduar në mënyrë kritike dhe profesionale, ne gjithashtu përpiqemi të rritim angazhimin e fëmijve në jetën sociale (Si). vazhdon

  31. Misioni dhe vlerat- vazhdim Ne përpiqemi të edukojmë tek fëmijët vlera të tilla si mirësjellja, ndihma reciproke, përgjegjësia personale dhe respekti për të tjerët - cilësi që ne mendojmë se janë esenciale për qëniet njerëzore në një demokraci (Vlerat)

  32. Pse mision? • Ndihmon në përqëndrimin e forcave për një qëllim unanim. • Ndihmon organizatën në shmangjen e konflikteve. • Shërben për racionalizimin e përgjithshëm të burimeve organizacionale. • Shërben si bazë për zhvillimin e objektivave organizacionale.

  33. Si një mision efektiv? • Një deklaratë misioni duhet të tregojë cili jeni ju, çfarë ju bëni dhe pse ju e bëni atë. • Një deklaratë misioni nuk është thjesht një plan, qëllim apo pjesë e relacioneve publike. • Një deklaratë misioni efektive duhej të realizohet me pjesëmarrjen e të gjithë anetarëve të organizatës. • Deklaratat më të mira të misonit përbëhen nga tre deri katër fjali.

  34. Si mund të krijojmë një mision efektiv?vazhdim • Deklarata efektive të misionit kërkojnë kohë për tu hartuar - zakonisht një javë ose dy. • Përpara se të hartonit deklaratën e misionit të organizatës tuaj, mund të studjoni misionet e disa organizatave të tjera. • Humori, sarkazma dhe cinizmi nuk duhet të jenë komponentë të një misioni efektiv. Më mirë do të ishte të përdornim koncepte të thjeshtësisë, ndershmërisë dhe barazisë.

  35. Si mund të krijojmë një mision efektiv?vazhdim • Shmangni theniet që tregojnë se ju jeni “shumë i madh”, ofroni “cilësinë më të lartë”, apo “shërbimin më të mirë”. Përdorimi i këtyre koncepteve bën që ju mos të dalloni nga të tjerët. • Deklaratat efektive të misionit nuk kërkojnë “ti vënë zjarrin botës”. Deklaratat agresive nuk janë të besueshme.

  36. Si mund të krijojmë një mision efektiv?vazhdim • Sigurohuni që misionin tuaj nuk e keni kopjuar nga ndonjë organizatë tjetër. Misioni duhet të pasqyrojë veprimtarinë e organizatës tuaj, jo të një organizate tjetër, sado e mirë qoftë. • Sigurohuni që ju besoni në deklaratën e misionit. Nëse ju nuk besoni, ai do të jetë një gënjeshtër. Edhe të tjerët që punojnë me ju do të kuptojnë se ai është një gënjeshtër.

  37. Si mund të krijojmë një mision efektiv?vazhdim • Rishikoni misionin periodikisht. • Sigurohuni që çdo anëtar i organizatës e njeh misionin. Shpërndani postera. Vendosini posterat kudo në organizatë, në sallën e mbledhjeve, etj.

  38. Stakeholders Stakeholders (pretendentët) janë ata individë ose grupe që ndikojnë ose ndikohen nga veprimtaria e organizatës duke përfshirë investitorët, drejtorët, manaxherët, punonjësit, sindikatat, klientët, furnitorët, qeverinë, publikun e gjërë dhe ndofta edhe subjekte të tjera të cilët i sigurojnë burime organizatës.

  39. Institutet arsimore Media Konkurrentet Te varferit Aksioneret Gjeneratat e te ardhmes Furnitoret Qeveria Klientet Korporata Toka, Biosfera Shoqatat tregetare Grupet fetare Grupet e interesit Publiku Punonjesit Stakeholders primare Stakeholders Secondare Partite Politike Kreditoret Sindikatat The Stakeholder Model Figura 1.4

  40. Furnitorët Trupi qeveritar Partitë politike Qytetarët Komuniteti finaciar Konkurentët Gjeneratat e të ardhmes Taksa paguesit Media Përfituesit e shërbimeve Punonjësit Sindikatat QEVERIA Figura 4.3: Harta e stakeholders të qeverisë

  41. Analiza e Stakeholders Pyetja që duhet bërë është Nëse unë do të ndiqja këtë strategji, duke nënvleftësuar pikëpamjet e stakeholders të veçantë, a do të më ndalonin ata mua?

  42. Analiza e Stakeholders • Cilët janë stakeholders kryesorë? • Cilat janë interesat (pretendimet) e secilit? • Cila është fuqia e secilit? • Cilat janë koalicionet e mundshme? • Cilat janë nevojat apo interesat që organizata ka ndaj çdo grupi stakeholders.

  43. Analiza e stakeholders ka për qëllim ti përgjigjet disa pyetjeve: • Kujt i përket problemi? • Cili do të përfitojë? • Cilat janë burimet e mundshme? • Cilat janë vështirësitë që do të ndeshim?

  44. Qëllimet kryesore të analizës së stakeholders janë: • Të adresojë aty ku duhet impaktet sociale të projekteve, politikave dhe strategjive. • Të identifikojë konfliktet e interesave dhe të hartojë strategjitë për minimizimin e tyre. • Të hartojë strategjitë e duhura për sigurimin e mbështetjes në zbatimin e projektit apo politikës.

  45. ?

More Related