1 / 38

Menaxheri dhe Organizata

Menaxheri dhe Organizata. Çeshtjet e leksionit. I. Teorite e organizimit Shkolla ( qasja ) klasike e menaxhimit ; Shkolla qasja e marredhenieve njerezore ; Shkolla ( qasja ) e sistemeve ; Shkolla ( qasja ) situacionale II. Faktoret qe percaktojne strukturen organizative

penney
Download Presentation

Menaxheri dhe Organizata

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Menaxheri dhe Organizata

  2. Çeshtjet e leksionit I. Teorite e organizimit • Shkolla (qasja) klasike e menaxhimit; • Shkollaqasja e marredhenievenjerezore; • Shkolla (qasja) e sistemeve; • Shkolla (qasja) situacionale II. Faktoretqepercaktojnestrukturenorganizative • Teknologjia • Teknologjia e informacionit • Madhesia e organizates • Kapitaliintelektual • Identifikimi i funksionevekritike • Kulturakombetare

  3. Objektivat e leksionit • Tekuptojmendikimin e zhvillimeveteteorisedhepraktikesorganizative ne situatakonkrete; • Teidentifikojmevariablatkryesoreqendikojne ne formimin e strukturesdhemenyren se siveprojneorganizatat, duke perfshireketudheteknologjine e informacionit Ne ketetemetrajtohetfunksioniorganizativ ne te cilinpunojneindividet me pergjegjesimenaxheriale. Menaxheret per t’u pershtatur me mire me situatat, duhet te njohindhe te vleresojnekuadrin organizativ si dhemenyren se si organizatathartojnestrukturat. Vemendjaperqendrohet ne keteleksion ne dydrejtime: se pari, teorite e hershmedheaktuale te organizimitdhe se dytindajndikimit te globalizimit, teknologjise, dhezhvillimit te strukturaveorganizativefleksibel, madhesise e organizates, nevojes per te identifikuarfunksioninkritik, kulturenkombetare.

  4. Teorite e menaxhimit • Tëkuptoshhistorinë e njëdisipline do tëthotëtëkuptoshkuështëdhekuështëdukeshkuarajo. • Evolucioni i teorivetëmenaxhimitmundtëevidentohetnëpërmjetekzaminimittëshkollave, doktrinaveqëkarakterizojnëtendencatdominuesetëdisametodave. • Ekzistojnënëkëtëdrejtimkontributeorigjinaledhetënatyravetëndryshme. • Ka studjuesqëkërkojnëtëkuptojnë si menaxhohetnjëorganizatë, si merrenvendimetnëtëdhe si mundtëkërkohenmodeletëfunksionimit. Këtostudimejanëtëkarakteritteorikdheanalitikdhekanëpërobjektshpjegimin e realitetit, mëtepër se kërkimin e rregullave. Atondeshen si nëteoritë moderne ashtudhenëstudjuesitmëtëvjetër. • Nga ana tjetërgjejmëstudjuesqëkërkojnëtëpërcaktojnërregullat e menaxhimitmëtëmirë. Idetë e tyrevlerësohennëdoktrinat e menaxhimit, poratondryshojnënganjëra - tjetra si ngaobjektivatqëkërkojnëtëarrijnë, ashtudhengamjetet e përdorura. • Studjuesit e menaxhimitdiferencohendhengaorigjina e tyreintelektualedhengametodat e përdorura.

  5. historiku i menaxhimit…vazhd

  6. historiku i menaxhimit…vazhd

  7. historiku i menaxhimit…vazhd • Teknikat baze te menaxhimit - shfaqur ne qytetin Ur (Irak) ne vitet 3000 p.e.s ku prifterinjte sumeriane ishin te paret qe mbanin te dhena te shkruara si nje mjet i regjistrimit te transaksioneve te biznesit. • Perkthimet nga papiruset egjiptiane ne vitet 1300 p.e.s njohen rendesine e organizimit dhe administrimit ne shtetet burokratike. • Te dhena te ngjashme jane gjetur dhe ne Kinen e lashte. • Moisiu mbante vjehrrin e tij, Jethro, si konsulent menaxhimi. • Rreth viteve 400 p.e.s., Sokrati e perkufizonte menaxhimin si nje aftesi e ndare nga njohurite teknike dhe eksperienca.

  8. historiku i menaxhimit…vazhd • Platoni promovonte parimet e specializimit, trajnimin e te rinjve per t‘u bere lidera. • Diokleu (perandor roman) ne vitet 284 e.s. inicioi hierarkite organizative kur riorganizoi perandorine e tij ne 101 provinca dhe i grupoi ato ne 13 diogjeza. Kjo shenonte fillimin e delegimit te autoritetit dhe zinxhirin e komandes.Duke perdorur parimin skalar dhe delegimin e autoritetit, Roma ne menyre eficente u zgjerua ne nje perandori. • Kisha katolike romake perdori disa praktika menaxhimi te tilla si organizimi territorial skalar, zinxhiri hierarkik i komandes dhe delegimi i pergjegjesive te shperndara per papen, klerin dhe njerezit. Specializimi, pershkrimet e punes, pavaresia e stafit dhe sherbimi i detyruar i stafit, i atribuohen kishes se hershme.

  9. Marredheniet njerezore Sjellja moderne shkollat e menaxhimit

  10. menaxhimisishkence • Revolucioni Industrial 1750–1900; shfaqen fabrikat, prodhimi masiv i mallrave; • Perparimi i teknologjise (makinat me avull dhe elektrike) • Rritja ekonomike, rritja e numrit te bizneseve • Specializimi i bizneseve • Shfaqja e bizneseve dhe fabrikave te medha • Metoda te reja te prodhimit • • Rrallim i artizaneve, shtim i makinave dhe punonjesve me pak te kualifikuar • • Prodhimi zinxhir e ndarja e punes, rritja e produktivitetit: • • Ford 12,5 ore/makine – 93 minuta/makine • Numer shume i madh punetoresh nen nje çati • • Ford 1913, me 12,000 punetore vetem ne Highland Park, Michigan

  11. Kontributetklasike Qasjaklasike – ndahet ne: • 1. Teorite e menaxhimitshkencor– perqendrohen ne perpjekje per tepermiresuarproduktivitetin e personelitteoperacioneve 2. Teorite e administrimittepergjithshem– merren me organizatensinjeteteredhesi ta bejne ate me efektive. Synimii menaxhimitshkencor gjetja e metodes me eficente per kryerjen e puneve, me qellimmaksimizimine prodhimit dhetrajnimi i punetorevesipastenjejtesmetode.

  12. Kontributetklasike…vazhd Kontributi e Frederik Taylor (1856-1915) (One best way) 1911 – botohet “Parimet e menaxhimitshkencor” Metoda e Taylor i dhaindustriseamerikaneavantazhkrahasuesndajindustrivetetjeracka e beri keteindustrieficentedheendren e gjithebotes – tepaktendhe 50 vite pas tij; Katër parimet e menaxhimit sipas Taylor-it 1. Zhvilloni një shkencë për çdo element të punës së secilit individ e cila të zëvendësojë metodën e vjetër të së shkuarës. 2. Përzgjidheni dhe më pas trajnojeni, mësojeni dhe zhvillojeni punonjësin në mënyrë shkencore. 3. Bashkëpunoni me gjithë zemër me punëtorët që të siguroheni se puna po bëhet në përputhje me parimet shkencore që janë zhvilluar për këtë detyrë. • Ndajeni punën dhe përgjegjësinë pothuajse në mënyrë të barabartë mes menaxherëve dhe punëtorëve. Menaxherët marrin përsipër të gjitha ato detyra që ata mund t’i kryejnë më mirë se punëtorët. Bethlehem Steel Company: Prodhimi nga 12.5 ne 47.5 t/dite, paga u rrit me 60% Perdorisistemin e pages me cope dhepakesimteshperblimit ne masen e mosrealizimit

  13. Kontributetklasike…vazhd • Frank dhe Lillian Gilbreth studjuangrupimin e puneve me qellimeleminimin e levizjevetetepertatetepertateduarvedhetetrupit; eksperimentuandizenjimindheperdorimin e pajisjevedhemjetevetepershtashme per teoptimizuar performancen e punes; Gantt (1861-1919) • Ideoinjesistemnxitjejeqe u jeptepunonjesveshperblim per perfundimin e punes ne me pakkohe se standardi i lejuar; • Idene e shperblimittesupervizorit per cdopunonjesqekalonstandardin + shperblimin ne se tegjithepunonjesit e mbikqyrurngaaiarrijnestandardin; • Teknika Gantt sinjeteknikeprogramimi per punetplanifikuesedhekontrolluese.

  14. Kontributetklasike…vazhd Henri Fayol - menaxhimitadministrativ(1841-1925) ‘‘Suksesi i nje kompanie varet me shume nga aftesite menaxhuese te drejtuesve te tij, sesa nga aftesite teknike...‘‘ • Perkufizoimenaxhiminsinjeteresiaktivitetesh: planifikim, organizim, komandim, koordinimdhekontroll; • U bazua ne ekperiencen e vet personaledhetemenaxherevetetjereishtenjeprakticien; • menaxhimisipastijishtenjeaktivitet i perbashket per tegjithapunet e marra per sipernganjerezit ne biznes, qeveridhemadjedhe ne shtepi; • 14 parimet e menaxhimit

  15. Kontributetklasike…vazhd Katërmbëdhjetë parimet e menaxhimit nga Fayol-i. • Ndarja e punëve. Parimi është i njëjtë me “ndarjen e detyrave” të Adam Smith-it. Specializimi rrit produktivitetin duke i bërë punonjësit më eficentë. • Autoriteti. Menaxherët duhet të jenë të aftë për të dhënë urdhra. Kjo e drejtë lind nga autoriteti i tyre. Megjithatë, bashkë me autoritetin vjen edhe përgjegjësia. Kurdoherë që ushtrohet autoritet, merret përsipër përgjegjësi. • Disiplina. Punonjësit duhet të binden dhe të respektojnë rregullat që qeverisin një organizatë. Disiplina e mirë është rezultat i udhëheqjes efektive, një mirëkuptimi të qartë mes menaxherëve dhe punonjësve për sa i përket rregullave të organizatës dhe përdorimin e mençur të ndëshkimeve për shkeljen e rregullave. • Uniteti i komandave. Çdo punonjës duhet të marrë urdhra vetëm një mbikëqyrës. • Uniteti i drejtimit. Çdo grup aktivitetesh organizative që kanë të njëjtin objektiv duhet të udhëhiqet nga i njëjti menaxher, duke përdorur një plan të vetëm. • Nënshtrimi i interesave personale ndaj interesave të përgjithshme. Interesi i çdo punonjësi ose grup punonjësish nuk duhet të vihet para interesit të organizatës. • Shpërblimi. Punonjësve duhet t’u jepet haku i drejtë i punës për shërbimet që kryejnë.

  16. Kontributetklasike…vazhd Katërmbëdhjetë parimet e menaxhimit nga Fayol-i….vazhd • Centralizimi. Centralizimi i referohet nivelit në të cilin vartësit janë të përfshirë në procesin e vendimmarrjes. Për çdo situatë duhet gjetur shkalla optimale e centralizimit dhe kjo varion nga centralizim i plotë (menaxherët marrin vendimet) në decentralizim (vartësit marrin pjesë në vendimmarrje). • Zinxhiri i përshkallëzuar. Ky zinxhir përfaqëson linjën e autoritetit që nga menaxherët e lartë te nivelet më të ulëta. Komunikimi duhet të ndjekë këtë zinxhir. Megjithatë, nëse ndjekja e këtij zinxhiri shkakton vonesa, mund të lejohet ndërkomunikimi me kushtin që të gjitha palët të bien dakord dhe të informohen eprorët. • Rregulli. Individët dhe materialet duhet të jenë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. • Paanësia. Menaxherët duhet të jenë të sjellshëm dhe të drejtë me vartësit e tyre. • Qëndrueshmëria e mbajtjes së personelit. Qarkullimi i lartë i punonjësve është jo eficent. Menaxherët duhet të sigurojnë planifikim të rregullt të personelit dhe të sigurohen se vendet bosh zëvendësohen në kohë optimale. • Iniciativa. Punonjësit do të përpiqen më shumë nëse atyre u lejohet të krijojnë dhe zbatojnë planet e tyre. • Shpirti i grupit “esprit de corps”. Përkrahja e frymës së skuadrës ndërton harmoni dhe unitet brenda organizatës.

  17. Kontributetklasike…vazhd Max Weber • Pershkroiorganizatenidealeqe e quajtiburokraci; • Teoria e tij i sherbensiprototip per tedizenjuarorganizatat e medhate se sotme; Burokracia ideale e Weber-it • Ndarja e punës. Detyrat copëzohen në procese të thjeshta, rutinë dhe të mirëpërcaktuara. • Hierarkia e autoritetit. Zyrat dhe pozicionet organizohen në një hierarki ku çdo nivel më i ulët kontrollohet dhe mbikëqyret nga një nivel më i lartë. • Përzgjedhja formale. Të gjithë anëtarët e organizatës duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve teknike që tregojnë gjatë trajnimit, arsimimit ose provimeve formale. • Rregulla dhe norma formale. Për të siguruar njëtrajtshmëri dhe për të rregulluar veprimet e punonjësve, menaxherët duhet të demonstrojnë varësi ndaj rregullave formale të organizatës. • Objektivizmi. Rregullat dhe kontrollet duhet të aplikohen në mënyrë të barabartë për të shmangur përzierjen me personalitetin ose me preferencat personale të punonjësve. • Orientimi ndaj karrierës. Menaxherët nuk janë pronarët e njësisë të cilën e drejtojnë, por vetëm administrues profesionalë të saj. Ata punojnë për paga fikse dhe ndjekin një linjë karriere brenda organizatës

  18. Kontributetklasike…vazhd Si aplikohen sot disa prej studimeve klasike mbi menaxhimin? • Bashkerendimi i punonjesve ne punet e tyre dhe trajnimi per te qene me efektive eshte vetem nje nga menyrat si aplikohet “menyra me e mire” • Pershtatja e vendit te punes per punonjesin per te krijuar nje mjedis pune qe rrit produktivitetin – i ka rrenjet ne menaxhimin shkencor; • Funksionet e Fayol dhe disa prej parimeve te tij mbeten nje pike referimi per shume koncepte aktuale; • Burokracia e Weber-it ishte nje perpjekje per modelin ideal te strukturimit te organizatave te medha, nje pjese e te cilave jane akoma te qenesishme per organizatat e medha; • Parimet e teorise se administrimit te pergjithshem vihen re sa here qe organizatat strukturohen, pezullojne punonjesit nga puna ose ndryshojne qellimet ne afatgjate; • Puna ne grup misheron elementet e “esprit de corps”

  19. Kontributetklasike…vazhd • Kufizimet kryesore: • Supozon qe çdo punonjes eshte nje njesi ekonomike, dmth qe duhet te punoje shume per te bere me shume para, • Eshte me i pershtatshem per organizata te thjeshta dhe relativisht te qendrueshme, kurse organizatat sot jane komplekse dhe agresive, • Nuk merret me lidhjet ndermjet organizates dhe ambjentit, • Shume teoriciene klasike, i shohin punonjesit si mjete per t‘u perdorur per te arritur qellimet organizative se sa si burime me vlere.

  20. Qasja e burimevenjerezore Perkrahesit e pare teqasjes se burimevenjerezore Munstenberg Follet Barnard Mayo • Kontributi Munsterberg • Munstenbergkrijoifushen e psikologjiseindustriale – studiminshkencorteindividevegjate • punes per temaksimizuarproduktivitetindhepershtatjen e tyre; • Ai sugjeroipedorimin e testevepsikologjike per tepermiresuarprocesin e zgjedhjes se • punonjesve, studimine teknikave me efektivetemotivimittepunonjesve; • Munstenbergnxori ne pahlidhjen midis menaxhimitshkencordhepsikologjiseindustriale: • atorrisineficencennepermjetanalizesshkencoretepunesdhepermeslidhjes me temire • tezotesivedheaftesiveindividuale me kerkesat e detyravetendryshme.

  21. Qasja e burimevenjerezore…vazhd Kontributi Follet Follet (filozofe) e studjoi organizaten nga perspektiva e sjelljes ne grup dhe asaj individuale. • organizatat duhet te bazoheshin ne etiken e grupit dhe jo mbi individualizmin; • Ideja “fuqi me “ dhe jo “fuqi mbi” punonjesit; • Menaxheret duhet te mbeshteten me shume mbi ekspertizen dhe njohurite e tyre, se sa mbi autoritetin zyrtar te pozicionit • Kontributi i Barnard • Barnard, prakticien i menaxhimit, e shihte organizaten si nje sistem social qe kerkon bashkepunimin • e individeve; • Suksesi organizativ varet mjaft nga bashkeveprimi i punonjesve te saj dhe nga “pranimi i autoritetit; • Suksesi varet mjaft nga marredheniet e mira me personat dhe institucionet me te cilat organizata ndervepron rregullisht;

  22. Qasja e burimevenjerezore…vazhd Studimet e Hawthorne Elton Mayo dhe Fritz Roethlisberger (Western Electric) zbuluan qe lidhjet ndermjet • mbikqyresve, vartesve dhe kolegeve kishin nje efekt me te forte ne produktivitet, perfitime • ekonomike dhe ambientin fizik te organizates. • Maslow - ne 1943, krijoi hierarkine e nevojave. • Hertzberg krijoi teorine motivim-higjiene. • McGregor – fundi i viteve 1950, krijoi teorite X dhe Y. • McClelland theksoi nevojat: per arritje, per pushtet, per perkatesi. • Adams zhvilloi teorine e barazise - ouput/input, ku çdo punonjes e krahason veten me te tjeret.

  23. Qasja e burimevenjerezore…vazhd • Kontributet kryesore • Prodhoi kuptimin e interesit ndaj motivimit, dinamikave te grupit, udheheqjes dhe proceseve te tjera nderpersonale ne organizate, • Drejton vemendjen e menaxhimit ndaj proceseve; • Diskuton konceptin qe punonjesit jane burim me vlere per organizaten. • Kufizimet kryesore • Veshtiresi ne parashikimin e sjelljes njerezore; • Shume menaxhere hezitojne te adoptojne koncepte komplekse te sjelljes per shkak te veshtiresise ne zbatimin e tyre; • Kerkimet e shkencetareve te kesaj fushe shpesh nuk transmetohen ne menyre efektive ne fushen e menaxhimit.

  24. Qasjasasiore • Levizja sasiore e menaxhimit perqendrohet ne adaptimin e modeleve dhe proceseve matematikore ndaj situatave te menaxhimit. • Perdor teknika si: programimi linear, teoria e rradhes, simulimi, analiza e rrjetave etj, per te rritur cilesine e vendimeve per probleme komplekse. • Jane 3 fusha: • Shkenca e menaxhimit - merret ne menyre specifike me zhvillimin e modeleve matematikore per te asistuar ne vendimarrje dhe zgjidhjen e problemeve; • Menaxhimi i operacioneve - fokusohet me shume ne zbatimin e shkences se menaxhimit ne organizata; • Sistemet e informacionit te menaxhimit - sisteme komplekse komunikimi qe sigurojne informacion per menaxheret. .

  25. Qasjasasiore…vazhd • Kontributet kryesore • Zhvillimi i teknikave komplekse sasiore per te asistuar ne marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e problemeve, • Perdor modelet matematikore per te rritur njohurite dhe kuptimin ne lidhje me proceset dhe situatat komplekse organizative; • Eshte mjet per zbatimin e proceseve te planifikimit dhe kontrollit organizativ; • E vendos theksin tek kompjuterat ne sistemet mbeshtetese te vendimeve. • Kufizimet kryesore • Nuk mund te parashikoje ose shpjegoje sjelljen njerezore ne organizata, • Mund te sakrifikoje aftesi te tjera menaxheriale per te fituar sofistikim matematik, • Disa modele mund te kerkojne supozime jo praktike dhe jo thelbesore.

  26. Studimi i menaxhimit sot Qasja e proceseve (KOONTZ -1961) • perfshindhesintetizon “xhunglen e teorivemenaxheriale– qasja e proceseve e prezantuarngaFayoldheqebazohet ne funksionet – planifikim, organizim, udheheqjedhekontroll – eshte e vazhdueshmedheperseritese; • e shehmenaxhimin si nje proces per arritjen e gjerave, dhe me individe qe operojne ne grupe te organizuara. • procesi i menaxhimit eshte aktivitet vendimmarres dhe informativ

  27. Studimi i menaxhimit sot…vazhd Qasjes e sistemeve Sistemet perkufizohen si nje teresi pjesesh te nderlidhura dhe te ndervarura, te vendosura ne menyre te tille qe te japin nje teresi te unifikuar; • Von Bertalanffy – me i miri i teorise se sistemeve. • Sistemet e mbyllura - nuk ndikohen dhe nuk nderveprojne me mjedisin qe i rrethon; • Sistem i hapur – sistem qe ndervepron ne menyre dinamike me mjedisin rrethues. (Banard)

  28. Studimi i menaxhimit sot…vazhdQasjese sistemeve…vazhd Proceset transformuese Inputet Outputet Feedback Njerezore Fizike Financiare Informative Kalim informacioni nga nje pike ne tjetren me qellim modifikimin e sjelljes Produkte Sherbime

  29. Studimi i menaxhimit sot…vazhd • Sistemet e hapura sipas Barnard marrin e japin me mjedisin; perfshijne shkollen e marrdhenieve njerezore, zhvillimin organizativ, dhe organizatat si nje njesi ne ambientin perkates. • Keto sisteme karakterizohen nga: - detyra jo rutine; - konflikti zgjidhet ndermjet kolegeve; - struktura eshte organike dhe informale; - pergjegjesia bie mbi te gjithe organizaten; - qellimi eshte persosmeria; - operojne ne kushte te paqendrushme; - mbeshteten tek ambienti per inputet dhe outputet. • Te dy sistemet kerkojne prodhimin dhe eficencen.

  30. Ekonomia Faktore te mjedisit te larget Teknologjia Furnitoret Faktore te mjedisit te afert Konkurentet ORGANIZATA Produkte • Njohuri menaxheriale • Teknika te prodhimit e sherbimit Inpute nga mjedisi i afert e i larget Outpute Sherbime Feed – back nga mjedisi Grupet e interesit Rregullat e industrise Klientet Tendencat politiko ligjore Tendencat social-kulturore

  31. Studimi i menaxhimit sot…vazhd • Qasja e sistemeve – pranon gjithashtu se mbijetesa e organizatave varet dhe nga bashkevremi me mjedisin e jashtem; • Qasja e sistemeve - mgjs nuk jep pershkrime specifike te asaj qe menaxheret bejne, eshte me e plote se qasja e proceseve sepse merr ne konsiderate mikro dhe makromjedisin ku organizata vepron.

  32. Studimi i menaxhimit sot…vazhd Qasjasituacionale – menaxhiminukkanje “best way” qet’ipershtatetcdoorganizate, sepseorganizatadhesjelljenjerezorejanekomplekse • Nje trajtim per zgjidhjen e problemeve qe merr ne konsiderate te gjithe faktoret kryesore ne nje situate perpara se te merret nje vendim. • Lawrence, Lorsch dhe Schein zbuluan qe efektiviteti i teknikave te tyre ndryshonte nga nje situate ne tjetren. • Organizatat dhe nensistemet e tyre jane unike. • Praktika me e mire e menaxhimit eshte ajo qe ekzaminon dhe pershtat cfare dhe si do te behet, kush do e beje ate, impaktin e asaj qe behet per organizaten, dhe impakti i organizates lidhur me ate qe eshte bere. • Trajtimi i rastit promovon efektivitetin organizativ.

  33. Studimi i menaxhimit sot…vazhd Qasjasituacionale…vazhd Katër variabla kushtëzues shumë të përdorur • Madhësia e organizatës. • Teknologjia e përsëritshmërisë së detyrave. • Pasiguria mjedisore. • Ndryshimet individuale.

  34. . Studimi i menaxhimit sot…vazhd Identifiko Problemin P.Sh Qarkullim i larte Jo Jo Shkak vetem paga e ulet? Shkak vetem puna monotone? Shkak vetem marredheniet menaxher punetor? Jo Po Po Po Permireso marredheniet Pasuro permbajtjen e punes Permireso shperblimin Jane shkaku tre situatat e mesiperme? Apliko nje zgjidhje qe i merr parasysh te tre faktoret

  35. Trajtimi i stilit japonez te menaxhimit • MCT – perdorimi i metodave statistikore per te analizuar variacionin ne proceset e prodhimit, me qellim permiresimin e vazhdueshem te cilesise. • Deming (14 parimet e tij) –produktiviteti permiresohet kur ulet variacioni; dhe menaxhimi eshte pergjegjes per 94% te problemeve te cilesise. • Trilogjia e Juranit - planifikim, kontroll, permiresim. • Crosby (zero difekte) – cilesia eshte falas. • Ouchi - teoria Z, lidhje te ngushta te organizates me punonjesit.

  36. Trajtimi i persosmerise • Fokusi eshte permiresimi i menaxhimit per te arritur persosmerine brenda nje korporate. • Persosmeria nenkupton qe organizatat efektive vazhdojne te bejne perpjekje per permiresim. Peters dheWaterman (1982 )botuanlibrin “ Ne kerkimteperfeksionit”, ataidentifikuan 8 momentet kryesoreqeduhetteketecdokompani per teqene e suksesshme: 1.“kthjelltesi” gjatevendimarrjes; 2. Tejeteafer me klientin; 3. Pavaresidhesipermarrje; 4. Produktivitetindermjetpunonjesve; 5. Pjesemarrjedhenxitje e vlerave; 6. Perqendrimi ne “thelbin e biznesit” (shmangia e zgjerimittebiznesit ne fushatecilatnukjanete lidhura me biznesindhe ne tecilatmungonekspertizateknike); 7. Forme e thjeshte, stafpraktik; 8. Bashkejetese midis drejtimittespecializuardhepavaresisemaksimaleteindividit. .

  37. Disa perfundime • Te gjitha shkollat dhe trajtimet menaxheriale nuk e kundershtojne njera-tjetren dhe nuk jane trajtime reciprokisht ekskluzive. • Organizatat mund te fitojne duke praktikuar menaxhimin shkencor duke promovuar eficencen dhe prodhimin. • Teorite e marredhenieve njerezore i pajisin menaxheret me njohuri per te vleresuar rendesine e nevojave te punonjesve dhe sjelljeve te tyre. • Motivimi, udheheqja, komunikimi dhe proceset ne grup luajne nje rol te rendesishem ne zhvillimin e organizatave. • Menaxhimi sasior i pajis menaxheret me mjete dhe teknika per te rritur efektivitetin dhe eficencen e tyre. • Teoria e sistemeve i tregon menaxhereve qe te konsiderojne influencat ambientale.

  38. Disa perfundime...vazhd • Teoria situacionale i kujton menaxhereve qe mjetet, konceptet, teknikat ose teorite, te cilat funksionojne mire ne nje sistem organizativ, mund te mos jene te pershtatshme ne nje sistem tjeter organizativ. • Teoria japoneze e menaxhimit kerkon bashkepunim dhe harmoni ne vendin e punes. • Trajtimi i persosmerise i pajis menaxheret me karakteristika te perbashketa pershkruese te zoteruara nga koorporatat e shquara. • Menaxhimi eshte nje kombinim i shkences, artit, filozofise, shkencave sociale, psikologjise dhe psikologjise industriale. • Pra, studimi i levizjeve te menaxhimit perfshin nje teresi stilesh menaxhimi, teorish dhe procesesh menaxhimi. • Keto koncepte jane te rendesishme per rritjen e vazhdueshme dhe zhvillimin e menaxhimit te integruar modern.

More Related