200 likes | 1.27k Views
EDUKIMI PARASHKOLLOR. INFRASTRUKTURA LIGJORE DHE PROFESIONALE. Ligji për Edukimin parashkollor , 2006 Ligji për Arsimin parauniversitar në Kosovë , 2011 Ligji për Arsimin në Komuna n ë Republikën e Kosovës Plani Strategjik për Sektorin e Arsimit 2011-2016
E N D
INFRASTRUKTURA LIGJORE DHE PROFESIONALE • Ligji për Edukimin parashkollor, 2006 • Ligji për Arsimin parauniversitar në Kosovë, 2011 • Ligji për Arsimin në Komuna në Republikën e Kosovës • Plani Strategjik për Sektorin e Arsimit 2011-2016 • Korniza e Kurrikulës së Kosovës • Standardet e Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme 0-6 vjeç • Kurrikula e edukimit parashkollor në Kosovë 3-6 vjeç, 2006 • Standardet e përgjithshme të edukimit dhe arsimit parashkollor në Kosovë 3-6 vjeç, 2006 • Dokumentacionipedagogjik
FORMAT E ORGANIZIMIT NË EDUKIMIN PARASHKOLLOR NË KOSOVË • Edukimi parashkollor në Kosovë organizohet në këto forma: • Në institucione parashkollore publike • Në institucione parashkollore private • Në klasat parafillore • Qendrat me bazë në komunitet
TË ARRITURAT • Është bërë trajnimi pilot për zbatimin e dokumentit të Standardet e Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme 0-6 vjet. - Hartimi i shtatë moduleve trajnuese - Trajnimi i edukatoreve në shtatë komuna pilot - Vlerësimi i procesit të pilotimit të SZHMFH- së - Përgaditja e fazës së dytë të trajnimit të SZHMFH- së, në bashkëpunim me IPK-në • Fakulteti i Edukimit , ka hapur drejtimin për fëmijërinë e hershme, që përfshin moshën 0-3 vjeç të fëmijëve, ky program pritet të fillojë këtë vit akademik.
Shumica e shkollave fillore kanë siguruar hapësirë për paralelet para-fillore në objektet ekzistuese dhe të reja të shkollave, ku ka filluar të zbatohet udhëzimi administrativ nr.47/2007, i cili obligon edukatoren parafillore të punojë me dy grupe edukative dhe kjo ka ndikuar në rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin parafillor. Ka filluar ndërtimi i institucioneve parashkollore me partneritet publiko-privat, një i tillë është ndërtuar në komunën e Deçanit dhe praktikat e tilla po vazhdojnë edhe në Prishtinë, ku në ndërtim janë 2 institucione parashkollore me parteritet.
Është mbajtur fushata vetëdijësimi për rëndësinë e investimit për edukim në fëmijërinë e hershme me moton “Ylli yt”e cila fushatë filloi me datë 1 Qershor dhe ka përfunduar me datë 1 shtator 2012, në këtë kontekst është synuar që të rrisim përfshirjen e fëmijëve në edukimin parashkollor. • Fushatat e tilla vazhduan edhe në vitin 2013, të cilat filluan me 1 Qershor në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, çdo tri vjet MASHT organizon olimpiadën e “Lojërave pa kufi” për fëmijët parashkollor të moshës 5-6 vjeç. • Është hartuar kurrikula bërthamë për klasën parafillore.
PRIORITETET • Edukimi parafillor të bëhet i obliguar • Zbatimi i dokumentit të Standardeve të Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme 0-6 vjeç. • Rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin parafillor/parashkollor, duke shfrytëzuar sa më shumë forma alternative • Hartimi i kurrikulës së edukimit parashkollor, në këndvështrimin e KK-së • Ngritja profesionale e edukatoreve • Rritja e vetëdijësimit për fëmijërinë e hershme.
Sfidat • Buxheti i pa mjaftueshëm . • Përfshirja jo e kënaqshme e fëmijëve në edukim parashkollor. • Mungesa e institucioneve parashkollore publike • Mungesa e hapësirës fizike në shkollat fillore për përfshirjen e fëmijëve të moshës parafillore 5-6 vjet. • Vetëdija e pamjaftueshme për rëndësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme. • Licencimi i institucioneve parashkollore private • Qëndrueshmëria e qendrave me bazë në komunitet.
Falemnderitpërvëmendje Imrane Ramadani