250 likes | 1.14k Views
Hyrje n ë shkencën e mediave dhe shkencat e komunikimit . 10.10.2011 Mr.Sc. Remzie Shahini-Hoxhaj. Me çka merren shkencat e komunikimit?. janë pjesë e shkencave sociale, që merren me aspektin social të fenomeve të komunikimit masiv apo komunikimit mes individëve
E N D
Hyrje në shkencën e mediave dhe shkencat e komunikimit 10.10.2011 Mr.Sc. Remzie Shahini-Hoxhaj
Me çka merren shkencat e komunikimit? • janë pjesë e shkencave sociale, që merren me aspektin social të fenomeve të komunikimit masiv apo komunikimit mes individëve • studiojnë efektet e ndikimit të mediave të cilat i referohen individëve, psikës me mënyrën e të menduarit dhe emocione, si dhe ndikimin e tyre në shoqëri apo një pjesë të shoqërisë, që është relevat me mendimin publik
Nocioni “Komunikim”? • ndodh të ngatërrohet me nocionet tjera si “reaksion”, “interaksion” apo edhe me “sjellje” • lat.“communicare„ diçka e përbashkët, komunikoj, transmetoj, ndaj diçka me dikend • në jetën e përditshme nënkupton procesin e këmbimit të mendimeve përmes gjuhës, gjesteve, mimikës, shkrimit dhe përmes pamjeve/ fotografive • në kuptimin më të gjerë të fjalës nënkupton këmbimin e informatave, të dhënave apo edhe signaleve me përmbajtje në mes të gjallesave por edhe të sistemeve teknike dhe shumë shpesh ndodh të përshkruhet me termet si: kuptim/ mirëkuptim, komunikim, interaksion apo edhe transmetim
Çka përfshin komunikimi? • komunikimi përfshin disa aspekte: komunikimi në aspektin gjuhësor, në asketin social/ shoqëror që shërben si mjet për marrëveshje mes njerëzve apo edhe mjeteve të komunikimit si elemente përmes të cilave emitohen informatat • nga aspekti i transmetimit të informatave, komunikimi sipas tyre është procesi i transferimit të informatës apo mesazhit nga emetuesi tek pranuesi i saj • rëndësia e emetimit të një informate qëndron në atë se sa është arrit të përcillet domethënia në mes partnerëve komunikues
Informata Komunikuesi Marrësi/ pranuesi Procesi i komunikimit • Si rrjedh procesi?
Si rrjedh ky proces? • nënkupton procesin përcjelljes së informatave nga komunikuesi (dhënësi i informatës) deri te i destinuari (marrësi i saj) • informatën e quajmë tregues e cila na informon • në vend të këtij termi mund të përdorim edhe termin shenjë, të cilin duhet dalluar nga sinjali, sepse sinjali apo ndryshe treguesi qëllimor quhet cila do gjurmë që bart informacioni • sinjalet kanë forma të ndryshme p.sh. të tingujve (fonema) për dëgjim, formë e shkruar (grafema) për tu lexuar etj
Komunikologjia Nocioni si i tillë për herë të parë është përdorur nga Vilém Flusser Me nocionin ‚Kommunikologie‘ ai e nënkupton teorinë e cila merret me ‘transmetimin e porosive/ mesazheve përmes shenjave’ në komunikimin njerëzor Fjalën transmetim ai e definon si procesi i cili ngërthen në vete sisteme të ndryshme të komunikimit Qëllimi i kësaj teorie është kuptimi strukturor i procesit të komunikimit Ai i ndan elementet e Komunikologjisë në diskurs dhe dialog si dhe në kode
Çka ndodh gjatë procesit të Komunikimit • Zakonisht kur komunikojmë thuhet se komunikojmë mesazhe/ përmbajtje, që nënkupton një sinjal apo një tërësi sinjalesh transmetohen gjatë këtij procesi përmes simboleve në një person ose më shumë • Një mesazh është i frytshëm vetëm nëse kuptohet nga pranuesi i tij • Shenja përbëhet nga sinjali dhe kuptimi i tij
Komunikimi i njerëzve si proces social • përveç procesit të këmbimit të informatave kalojnë edhe një proces tjetër që në shkenca e komunikimit njihet si sjellje e njerëzve, dhe nënkupton sjelljen sociale me njëri tjetrin • D.m.th gjatë kësaj mënyre sociale komunikohen edhe përmbajtje/kuptime të cilat posedojnë karakter komunikativ, dhe nga kjo mund të konkludohet se sjellja njerëzore i përket poashtu komunikimit • Paul Watzlawick“se njeriu nuk mund të mos komunikoj” - atëherë kur mendojmë se nuk komunikojmë fare komunikohet
Llojet e komunikimit si proces social • Komunikimi u cilësua si proces i shkëmbimit të informatave mes qenieve të gjalla, çka d.m.th se kemi të bëjmë me një proces, jo diçka statike por një ndodhi dinamike që ndodh mes dy qenieve të gjalla • proces që fillon me kontakt dhe reagim të dy palëve komunikuese • Komunikimi si proces social ndahet në komunikim interpersonal (face-to-face) dhe komunikimi përmes ndërmjetsimit teknik • Komunikimi massiv dhe telekomunikimi janë të mbështetura teknikisht
Rëndësia e mediave në klasifikimin e mediave • Sipas Pross dallojmë mediat primare, sekondare dhe terciare që ndihmojnë diferencimin e komunikimit njerëzor • Media primare ai konsideron mediat elemetar të kontraktit ndërnjerzor ku pëveq gjuhës, hyjnë edhe mjetet tjera joverbale gestika, mimika etj • Në mediat sekondare Pross fut të gjitha mediat që kërkojnë një mjet për prodhimin e mesazhit por jo për pranimin nga marrësi i tyre p.sh. plakata, libri, gazeta etj • Media terciare ai i konsideron të gjitha mjetet e komunikimit ku emetuesi dhe marrësi i porosisë janë mjete teknike p.sh. telefoni, radio lidhjet etj
Nocioni MEDIA • Medium (lat. i/e mesit, ndërmjetëm, mes) • Instanca të mesme që mundësojnë transmetimin, prezantimin, përpunimin, këmbimin dhe përsëritjen • Sybille Krämer i quan „postier“ • Media konsiderohen që nga mjetet klasike të komunikimit si trupi, zëri dhe shkrimi, pastaj libri, fotografia e deri te mjetet e komunikimit masiv si radio, televizioni, interneti
Si u zhvilluan mediat? • Me zhvillim historik të njeriut • Dialogu Phaidros i Platonit ku gjuhën e trajton si ilaç i cili varësisht nga dozimi mund të jetë shërues ose helmues • Nietzsche i konsideron “përpunues të mendjes” • McLuhan “media është vet mesazhi/ porosia” ai i sheh mediat si “mjet”
Çka janë mediat? • Janë mjete komunikimi, vend në të cilin jetojmë , pasqyrues të realitetit • Nuk janë realiteti por reflektimi i tij i botës që na rrethon • Për shkak të rëndësisë së tyre sot bota është bërë “një fshat global”
Si u zhvilluan historikisht • Mjet i parë i komunikimit konsiderohet komunikimi joverbal, konsiston me komunikimin gjuhësor që qoi deri te zhvillimi i të shkruarit (faza A apo mediat njerëzore) • Me zbulimin e shtypit konsiderohet zbulimi i mediumit të parë (libri i parë i shtypur është BIBLA) (Faza B zhvillimi i masmediave) • Mediat elektronike (kulmi i zhvillimit te masmediave Faza C) • Shpërndarja e masmediave (riintegrimi i pjesërishëm në media digjitale) sipas Faulstich