1 / 25

KONSUMI DHE INVESTIMET

MAKROEKONOMIA 1 Ligjërata – Java 5. KONSUMI DHE INVESTIMET. Arben Mustafa Universiteti AAB RIINVEST 5 nëntor 2010. Në këtë ligjëratë do të njihe m i me:. Konceptin e Konsumit dhe Investimeve.

yagil
Download Presentation

KONSUMI DHE INVESTIMET

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. MAKROEKONOMIA 1Ligjërata – Java 5 KONSUMI DHE INVESTIMET Arben Mustafa Universiteti AAB RIINVEST 5 nëntor 2010

  2. Në këtë ligjëratë do të njihemi me: • Konceptin e Konsumit dhe Investimeve. • Të ardhurat e disponueshme dhe funksioni I konsumit. Prirjen marxhinale për konsum (MPC), si dhe Prirjen marxhinale për kursim (MPS), Prirjen Mesatare për Konsum (APC). • Faktorët që përcaktojn konsumin. Te ardhurat prezente dhe te ardhurat e ardhshme • Investimet dhe faktorët që përcaktojn ato. Investimet dhe norma e interesit. • Teoria e Akseleratorit.

  3. Hyrje ne konceptet e kursimitdheinvestimeve • Konsumi eshte nje prej elementve kyq dhe më me peshë te kerkeses agregate dhe GDP-së. • Investimet perbejn elementin me te ndryshueshem te kerkeses agregate dhe GDP-së. • Prandaj te dyjat se bashku kan nje ndikim shumë te madh si ne permasat, po ashtu edhe ne sjelljen e kerkeses agregate (AD)

  4. KonsumidheKursimiTëardhurat e disponueshmedhefunksioni I konsumit • Konsumi perfaqson shpenzimet e konsumatorve privat per mallra dhe sherbime qe shfrytezohen per dobi ne periudhen e tanishme apo aktuale. • Pjesa e pashpenzuar per konsumin aktual e te ardhurave te disponueshme perfaqson kursimin. • YD=C+S • YD=Te ardhurat e disponueshme, C=Konsumi, S=Kursimi • Mallrat e konsumit afatgjatë si automobilët dhe makinat tjera qe mund te kene dobi edhe ne periudhen aktuale edhe ne te ardhmen.

  5. KonsumidheKursimiTëardhurat e disponueshmedhefunksioniikonsumit • Konsumi eshte komponenti me i madh i GDP-se (65% ne vendet e industrializuara) • Familjet e varfëra shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre per ushqim dhe strehim. • Me rritjen e te ardhurave, rritjen me te shpejtë e pëson kursimi, qe konsiderohet si e mire luksi. • Ne krahasim me te ardhurat e tyre, te pasurit kursejnë më shumë se sa të varfërit.

  6. KonsumidheKursimiTëardhurat e disponueshmedhefunksioni I konsumit • Faktori i parë përcaktues i konsumit dhe kursimit janë të ardhurat e disponueshme • Kjo varesi eshte analizuar dhe ndryshe njihet edhe si hipoteza e “të ardhurave absolute” • Tabela 15.1 shpreh funksionin linear te konsumit dhe atë të kursimit. • Analizo figurën 15.1

  7. KonsumidheKursimiTëardhurat e disponueshmedhefunksioni I konsumit

  8. KonsumidheKursimiTëardhurat e disponueshmedhefunksioni I konsumit • Kurba e konsumit dhe ajo e kursimit paraqet lidhjen pozitive midis te ardhurave te disponueshme dhe konsumit dhe kursimit. • Pikat e lakores se konsumit mbi vijen 45 shkallë, korrespondojnë me vlera negative të kursimeve. • Pikat e lakores se konsumit nën vijen 45 shkallë, nenkuptojnë se vlerat e kursimeve do te jenë pozitive. • Pikat e kurbes se konsumit qe gjinden ne pikprerje me vijen 45 shkallë (pika A), nenkupton se vlerat e kursimeve do te jetë zero, apo C=YD.

  9. KonsumidheKursimiTëardhurat e disponueshmedhefunksioni I konsumit • Pjerrësia e lakores së konsumit shpreh shtesen e konsumit per çdo njesi monetare shtesë të të ardhurave të disponueshme (MPC – prirja marxhinale per konsum) • Pjerrsia e lakores se kursimit shpreh shtesen e kursimit per çdo njesi monetare shtesë të të ardhurave të disponueshme (MPS – prirja marxhinale per kursim)

  10. KonsumidheKursimiTëardhurat e disponueshmedhefunksioni I konsumit • Konsumi dhe Kursimi ne fig 15.1 janë supozuar si lineare, prandaj per kete arsye MPC dhe MPS edhe do te jenë konstant. • Mirëpo, mund te supozohen edhe raste te tjera, ku MPC zvogëlohet, ndërsa MPS dhe YD rriten. • YD=C+S • MYD=MC+MS • MPC+MPS=1 • MYD=1 njësi monetare

  11. KonsumidheKursimi • Tregues te rendesishem lidhur me sjelljen e C dhe S janë edhe “prirja mesatare për konsum” (APC), si dhe “prirja mesatare për kursim” (APS). • “prirja mesatare për konsum” (APC), paraqet raportin midis konsumit total dhe te ardhurave te disponueshme totale (C/YD). • “prirja mesatare për kursim” (APS), paraqet raportin midis kursimit total dhe te ardhurave te disponueshme totale (S/YD).

  12. FaktorëtqëpërcaktojnkonsuminTe ardhuratprezentedheteardhurat e ardhshme • YD luajnë një rol kyç ne percaktimin e nivelit te konsumit, megjithatë ka edhe faktorë te tjerë. • Pasuria është faktor shume i rendesishem - ndikimi i saj ne konsumin agregat rritet kur ndryshon shpejtë dhe ne permasa te medha. • Sa per thjeshtesi supozojm vetem dy periudha kohore, ku konsumatori individual bënë përzgjedhjen midis konsumit aktual (periudhen aktuale t) dhe atij te ardhshem (periudhen e ardhshme t+1) • Te ardhurat individuale ne periudhen aktuale janë Yt dhe ne periudhen e ardhshme Yt+1 • Analizo fig. 15.4

  13. FaktorëtqëpërcaktojnkonsuminTe ardhuratprezentedheteardhurat e ardhshme • Vija MAN eshte vija e buxhetit individual qe tregon te gjitha kombinimet qe mund te arrijë nje konsumator midis konsumit aktual dhe atij te ardhshem, duke i pasur te dhena te ardhurat aktuale, te ardhurat e ardhshme dhe normen e interesit. • Pika A tregon mundesi konsumi per konsumatorin tonë, ku ai mund te konsumojë te gjitha te ardhurat aktuale (Yt) ne periudhen prezente dhe te gjitha te ardhurat e ardhshme (Yt+1) ne periudhen e ardhshme. • Mundesit tjera te konsumit te shprehura ne vijë MN varen nga mundesia e konsumatorit per te marre ose dhënë hua.

  14. FaktorëtqëpërcaktojnkonsuminTe ardhuratprezentedheteardhurat e ardhshme • Ne njërin ekstrem, në piken M, konsumatori do ti kursente te gjitha te ardhurat aktuale (C=zero), keshtu qe nese supozojm se ne periudhen e ardhshme norma e interesit (i) do te jete e njejte si per dhenie ashtu edhe per marrje hua, • ateherë konsumatori mund te shpenzojë: Yt+1+(1+i)Yt • ku (1+i)Yt = vlera e ardhëshme e të ardhurave aktuale • Ndersa ne ekstremin tjeter, ne piken N, konsumatori do te konsumoje ne periudhen aktuale, te ardhurat aktuale plus vleren e pakesuar të të ardhurave te ardhshme (Yt+Yt+1/1+i) • Analizo fig. 15.4

  15. FaktorëtqëpërcaktojnkonsuminTe ardhuratprezentedheteardhurat e ardhshme • Zgjedhja e konsumatorit do te varet nga preferencat e tij kohore lidhur me konsumin aktual dhe atë te ardhshem, te cilat, ne një masë të caktuar, varen nga fakti se sa i duruar është ai. • Preferencat e konsumatorit racional mund te ilustrohet ne piken e vijes se buxhetit me kurben me te lartë te arritshme te indiferences (pika W) • Pika W, individi eshte duke konsumuar Ct dhe kursyer Yt-Ct ne periudhen aktuale • Ndryshimi i pasurisë do te ndikonte ne te Yt si dhe ne Yt+1, prandaj rritja e pasuris zhvendosë vijen e buxhetit djathtas nga MN ne M’N’, ku pika e re e maksimizimit te mirëqenies se konsumatorit do te jete pika V (Fig. 15.5).

  16. FaktorëtqëpërcaktojnkonsuminTe ardhuratprezentedheteardhurat e ardhshme • Faktorë tjerë janë pritjet per te ardhurat, çmimet, taksat, prirjet per te ardhurat afatgjata, etj. • Keto varesi i studion ekonomisti i shquar Amerikan Milton Friedman ne hipotezen e tij “Te ardhurat Permanente” • Konceptet baze me te cilat operon Friedman janë; konsumi permanent (Cp), te ardhurat permanente (Yp) dhe te ardhurat tranzitore (Ytr)

  17. FaktorëtqëpërcaktojnkonsuminTe ardhuratprezentedheteardhurat e ardhshme • Sipas hipotezes se te ardhurave permanente, Cp eshte proporcional me Yp, pra Cp=kYp, ku k=MPC=APC • Cp dhe Yp perfaqsojnë prirjet afatgjata te konsumit dhe te ardhurave • Sipas Friedmanit, Yt mund te jenë me te medha se Yp, prandaj diferencen mes tyre ai e quan te ardhura tranzitore. • Te ardhurat tranzitore perfaqsojn rritjen ose renien e papritur të të ardhurave, pra Y=Yp+Ytr

  18. Investimetdhefaktorëtpërcaktuestëtyre • Njesoj si Konsumi, edhe Investimet përbëjnë elementin me te ndryshueshem te kerkeses agregate dhe GDP-së. • Shpeshherë me investim nenkuptohet çdo shpenzim per shembull: per blerjen e nje ngastre te tokes, te letrave me vlerë etj, ku ne fakt keto janë vetem tranzaksione financiare • Ndersa ne kuptimin ekonomik, investim kemi vetem ateherë kur krijohet kapital i ri real, pra kur shtohet stoku i mallrave kapitale, si: makineri dhe paisje, ndertesa dhe inventar shtesë • Strukturen dërmuese te investimeve e përbejnë makineritë dhe paisjet, ndersa pjesen me te vogel e zë inventari.

  19. Investimetdhefaktorëtpërcaktuestëtyre • Sipas shkollave te ndryshme te mendimit ekonomik, faktoret qe percaktojnë investimet janë te shumtë. • Ne do te ndalemi vetem ne dy teori kryesore lidhur me funksionimin e investimeve. • Teorinë që i lidhë investimet me normen e interesit, dhe • Teorinë e percaktimit te investimeve nga te ardhurat, apo me fjalë tjera ‘teorinë e akseleratorit’.

  20. Investimetdhenorma e interesit • Nje nga faktoret kryesore qe ndikon tek investimet jane normat e interesit. Per te kuptuar lidhjen midis investimeve dhe normes se interesit, po marrim nje shembull numerik, shembullin ne tabelën 15.2.

  21. Investimetdhenorma e interesit • Nese supozojmë që i gjithë kapitali merret hua, ateherë te gjitha variantet me fitim vjetor pozitiv janë të pranueshme. • Me 10% norme te interesit, 5 projekte e para me nje shume prej 28 milione Lek pranohen. • Me 5% normë te interesit, vetem 1 projekt refuzohet dhe me 53 milionë Lekë, 7 projektet e para pranohen. • Analizo fig. 15.7 funksionin e investimeve

  22. Teoria e Akseleratorit • Akseleratori na ndihmon te kuptojm pse prodhimi i te mirave kapitale ndryshon shumë me shpejt se sa prodhimi i te mirave ne pergjithsi • Sipas teorisë se akseleratorit niveli i investimeve neto korrente varet nga ndryshimet ne te ardhurat, qe mund te shprehet: It=v(Yt-Yt-1) • ku: It=investimet neto ne periudhen aktuale, • Yt=te ardhurat kombetare ne periudhen aktuale, • Yt-1=te ardhurat kombetare ne periudhen e meparshme, • v= nje konstante qe njihet si akselerator, qe percaktohet nga karakteristikat teknologjike te prodhimit • Per ta kuptuar parimin e akseleratorit, ta anlizojm shembullin e paraqitur ne tabelen 15.3

  23. Teoria e Akseleratorit • Tabela 15.3. Kerkesa dhe investimet neto

  24. Teoria e Akseleratorit • Nga te dhenat e Tabeles mund te nxirren disa perfundime: • Qe investimet neto te mbeten ne nje nivel pozitiv konstant, duhet qe kerkesa per produktin e firmes te rritet me te njejtin ritëm • Qe investimet neto te rriten, kerkesa duhet te rritet me nje ritem ne rritje • Ne qofte se kerkesa mbetet konstante, investimet neto do te bien zero.

  25. Kufizimet e tedyteorive • Te dy teoritë, si ajo qe i lidhë investimet me normën e interesit, ashtu edhe teoria e akseleratorit, kanë kufizimet e tyre. • Teoria e Aksleratorit – kufizimi i kesaj teorie eshte supozimi se nuk ekziston asnjë kapacitet i tepërt (i pashfrytezuar) ne ekonominë e nje vendi, gjë që eshte shumë diskutabile • Nje kufizim i perbashket per te dy shpjegimet eshte se asnjeri prej tyre nuk mban parasysh pritjet e firmave per aktivitetin e ardhshem ekonomik dhe per kerkesen e ardhshme. • Nje kufizim tjeter i perbashket eshte edhe mosmbajtja parasysh e ndikimit te nivelit te taksave dhe diferencave te tyre ne investime. • Qeveria mund te ndikojë ne nivelin e investimeve private përmes politikave fiskale dhe monetare, si dhe përmes krijimit te politikave makroekonomike per krijimin e nje klime me te shendoshë ne ekonomi.

More Related