120 likes | 283 Views
A e Kuptojmë Realisht Menaxhimin e Aseteve, Rezervën Kapitale dhe Ndikimi i Tyre në Kosto. Sami Hasani, K ryesues i D FTRR , ZRRU K, Prishtinë 14-15 Maj 2013. 2. Themelimi i ZRRUK- ut.
E N D
A e Kuptojmë Realisht Menaxhimin e Aseteve, Rezervën Kapitale dhe Ndikimi i Tyre në Kosto Sami Hasani, Kryesues i DFTRR, ZRRUK, Prishtinë 14-15 Maj 2013
2. Themelimi i ZRRUK-ut • ZRRUK është themeluar si institucion i pavarur, për rregullimin e veprimtarive shërbyese në pronësi shoqërore dhe publike të ujësjellësve, kanalizimit dhe mbeturinave të ngurta komunale, Nëntor 2004. • Në Kosovë, shërbimi publik i ujit funksionin në sistemin e shërbimit regjional të ujit. • Kompanitë janë themeluar rreth një qendre ma të madhe urbane. • Shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizim realizohen nga 7 kompani regjionale dhe një nacionale. • Këto kompani ofrojnë ujë me pakicë dhe shumicë të trajtuar, ndërsa një nga to ofron ujë të pa trajtuar me shumicë. • Numri i konsumatorëve të shërbyer ca. 270,000.
3. Fushëveprimi i ZRRUK-ut • Fushë veprimi i rregullimit ekonomik të shërbimeve publike të ujit në Kosovë, nënkupton; • Nxjerrjen e akteve nën ligjore për funksionim të shërbimit, • Furnizimin me ujë me pakicë dhe shumicë, • Grumbullimin, trajtimin dhe largimin e ujërave të zeza, • Përcaktimin e standardeve minimale të shërbimit • Përcaktimin e tarifave, • Definimin e statusit të konsumatorit, • Licencimin e operatorëve • Vendim marrje të pavarura • Vet financimi nga taksat e operatorëve të licencuar
4. A Kuptohet Realisht Menaxhimi Aseteve në KRU`t e KosovësI • Nga përvoja e jonë dhe gjendja ekzistuese në kompanitë e tonë, mund të thuhet se koncepti i Menaxhimit të Aseteve është pranuar. • Por, a është duke u punuar në këtë drejtim? • Pak ! • Kemi vetëm hapa fillestarë, pasi që, vlerësimet për investime kapitale akoma janë; • Ad-hoc, në shumicën e rasteve, • Kur shfaqen nevojat urgjente, • Kur ka dështime në sistemet e shërbimeve, • Kur prioritete e investimeve ndërlidhen me kërkesat e donatorëve etj.
5. A Kuptohet Realisht Menaxhimi Aseteve në KRU`t e Kosovës II • Koncepti i menaxhimit të mirë të asetve në kompanitë tonë është i pranuar, për faktin se në disa nga to punohet për ta funksionalizuar sistemin e GIS`it. • Këtë po e përmendim pasi sistemi i GIS`i po gjen mbështetje menaxheriale dhe po punohet në atë drejtim. • Ne nuk jemi të kënaqur me; • vendosmërinë e menaxhmentve për të punuar në këtë drejtim, • përzgjedhjet e kuadrove, • shpejtësinë e punës për të realizuar një menanxhim të mirë të e aseteve. • Po bëjmë shtytje për veprime ma të vendosura dhe me të shpejta.
6. A Kuptohet Realisht Menaxhimi Aseteve në KRU`t e KosovësIII • Ndërlidhja e të kuptuarit të menaxhimit të aseteve nënkupton niveli të mirë të shërbimeve me kosto efektive. • Sikurse edhe; • inventarizim të plotë të aseteve, ku dhe në ç`far gjendje janë, • vlerësim i nivelit aktual dhe të ardhshëm të shërbimeve të pritshme, • identifikimi i aseteve kritike, • kostoja e jetëgjatësisë së plotë të tyre, • strategjia afatgjate financimit. • Për ti shtytë kompanitë në drejtim të menaxhimit të mirë të aseteve, rregullatori dhe kompanitë kanë pas dy herë mbështetje institucionale afat shkurta me fonde të BE`s, dhe atë gjatë vitit; 2008 dhe 2011. • Kemi udhëzime dhe dokumente te shkruara se si me iu qasë menaxhimit të aseteve. • Kompanitë aktualisht kanë regjistra të aseteve për qëllime të kontabilitetit, të cilat nuk janë të inventarizuara sipas PMA.
7. Pengesat për veprime ma tëshpejta dhe më të vendosura për MA • Pengesat për veprime ma të shpejta dhe ma të vendosura te menaxhmentëve të kompanive janë; • ndërrimet e shpeshta kuadrovike në kompani, • s`ka masa të mjaftueshme stimuluese për menaxhmentët ekzekutive • nuk ka vendim të prera menaxherial për këtë. • mungesa e mjeteve financiare e cila është e ndërlidhur me; . shkallën e ulët të inkasimit nga faturimi, për vitin 2012 inkasimit ka qenë vetëm 68.3% .humbjet larta të ujit gjatëvitit 2012 – 58%
8. Mbështetja e Rregullatorit për Menaxhim ma të mirë të aseteve • Në mungesë të dhënave të besueshme për MA dhe vlerën e sakët të tyre, ZRRUK ka marr vendim që për çdo vit tarifat e shërbimeve të ujit të ngarkohen me 10% BRRA (ujë + ujërat e zeza). • Ndërsa niveli minimal i ngritjes së të tarifave 2012-2014 për mbështetje të investimeve kapitale është 14% (4% për ujë dhe 10% për ujëra të zeza për të ngrit vlerën e aseteve dhe fituar besimin e investitorëve). • Projeksionet e tarifave të përcaktuara gjatë viteve 2009-2011 nuk janë realizuar as për së afërmi. • Me këtë synojmë ta ngrisim vlerën fizike të aseteve nëpër kompani vit pas viti. • Kjo nuk po arrihet dhe kemi vështirësi me e arrit këtë qëllim.
9. Rezerva kapitale • Me aktet rregullative, kompanive të shërbimeve të ujit në Kosovë nuk u lejohen krijimi i rezervës kapitale. • Por u lejohen mjete të mjaftueshme financiare për ti mbuluarkostot e tyre operative dhe ato të investimeve kapitale (riparime, zëvendësime dhe zgjerim të bazës së aseteve. • Pasi kompanitë nuk po i realizojnë investimet e planifikuara kapitale të mbuluara me tarifa, ato një pjesë të shumave të tilla po e përdorin si rezerve kapitale. • Disa kompani rezerven kapitale e kanë ma të lartë e disa dukshëm ma të ulët. • Këtë po e identifikojmë nga pasqyrat financiare të viteve të përmbyllura.
10. Ndikimi i kostove në tarifa 2012-2014 • Nga fundi i vitit2008, ZRRUK përcakton tarifa 3 vjeçare, dhe atë; • . të parat 2009-2011, dhe . të dytat 2012-2014). • Tarifat e këtyre proceseve rregullatorë mbulojnë kostot e; • Plota operative, dhe atë të • Investimeve kapitale të aprovuara për realizim. • Për të ruajt dhe përmirësuar efiqinecen e aseteve infrastrukturore gjatë procesit tariforë 2012-2014, ZRRUK ka aprovuar projekte të investimeve kapitale të cilat në raporti me kostot e përgjithshme të aprovuar për ngarkesë të tarifave janë, nga; 6.33% - 42.48% (varësisht nga nevojat dhe mundësit e realizimit të investimeve).
11. Ndikimi i kostove në tarifa 2012-2014 • Në nivel të sektorit kemi lejuar shumën e kostove të investimeve kapitale në lartësi prej 22.72% të totalit e kostove të aprovuara. • Tarifat janë ngarkuar edhe me; • Shkallen e zhvlerësimit të aseteve jo-infrastrukturore, dhe • Me normën vjetore të kthimit në kapitale prej 5.3%, dhe • Si kosto e veçantë është përcaktuar edhe taksa e kyçjes ne rrjetin e shërbimeve