130 likes | 2.43k Views
Amortizimi i mjeteve kryesore Metodat e amortizimit. Doktorant, Sokol Domniku. Kuptimi i amortizimit.
E N D
Amortizimi i mjeteve kryesoreMetodat e amortizimit Doktorant, Sokol Domniku
Kuptimi i amortizimit • Amortizimi paraqet humbjen graduale të vlerës së një aseti[1]në periudha të caktuara kohore. Amortizimi assesi nuk nënkupton shkatërrim fizik të një aseti, mirëpo amortizimi bënë shpërndarjen e vlerës së një aseti në kostot e periudha kontabël, p.sh. nëse një mjet kryesor që na ka mundësuar prodhimin e produkteve ose shërbimeve tona në fillim të vitit kalendarik e ka pasur vlerën 3.000€, në fund të po këtij viti vlera e tij do të bjerë, respektivisht do të amortizohet. [1]aset – ngaanglishtja “asset”, qënënkuptonpasuriosenëkëtërastnjërënngapasuritë e ndërmarrjes
Metodat e amortizimit I dallojmë tri metoda kryesore për kalkulimin e amortizimit, dhe këto janë: • a) Metoda drejtvizore ose lineare • b) Metoda e saldos zbritëse, ose e bilancit të zvogëluar • c) Metoda e sipas njësisë së produktit
Mënyra e përllogaritjes • metoda drejtvizore: kostoja furnizuese – kostoja e mbetur / vitet (t) • metoda saldo rënëse: vlera neto e vitit paraprak x % = shkalla e amortizimit për vit • metoda sipas njësisë së produktit: kostoja furnizuese – vlera e mbetur x njësi për vit jetëgjatësia për njësi matëse
Shembuj: 1. Me 1 janar 2005 kemi blerë një mjet kryesor në vlerë prej 30.000€. Jetëgjatësia e këtij mjeti supozohet të jetë 4 vite. Kostoja e mbetur supozohet të jetë 4.000€ 2. Me 1 Janar 2005 kemi blerë një mjet kryesor në vlerë prej 55.000€. Jetëgjatësia e tij supozojmë të jetë 4 vite.Vlera e mbetur 10.00 3. Me 1 Janar 2005 kemi blerë një mjet kryesor në vlerë prej 50.000€. Norma e amortizimit për vit konstatohet të jetë 22%. 4. Me 1 Janar 2005 kemi blerë një mjet kryesor në vlerë prej 25.000€. Norma e amortizimit për vit konstatohet të jetë 20%. Jetëgjatësia e këtij mjeti supozojmë të jetë 3 vite. 5. Kemi blerë një mjet transportues në vlerë prej 30.000€. Pritet të kalohen 100.000 km me këtë mjet. Vlera e mbetur e këtij mjeti supozohet të jetë 5.000€. Në vitin e parë vetura ka kaluar 30.000km, në vitin e dytë 10.000km, në vitin e tretë 40.000km, dhe në vitin e katërt 20.000km.
Të gjitha transaksionet shënohen dhe regjistrohen në ditarë, p.sh. Nëse shpenzimet e amortizimit për një vit janë 5.000€, atëherë në këtë rast