130 likes | 301 Views
Ngritja dhe fuqizimi institucional i sektorit të Efiçiencës së Energjisë Përgatitur nga: Nezir Myrtaj , Fahri Blakaj, MEM/DE Prishtinë, 20 tetor 2008. Ngritja dhe fuqizimi institucional i sektorit të Efiçiencës së Energjisë. P ë rmbajtja
E N D
Ngritja dhe fuqizimi institucional i sektorit të Efiçiencës së Energjisë Përgatitur nga: Nezir Myrtaj, Fahri Blakaj, MEM/DE Prishtinë, 20 tetor 2008
Ngritja dhe fuqizimi institucional i sektorit të Efiçiencës së Energjisë • Përmbajtja • Trajtimi institucional i efiçiencës së energjisë • Kuadri ligjor e rregullator i EfEn • Programi i efiçiencës së energjisë • Zbatimi i Programit të efiçiencës së energjisë • Legjislacioni sekondar për EE dhe zbatimi i tij • Konkluzione
Trajtimi institucional i efiçiencës së energjisë • Sektori i Efiçiencës së Energjisë, në kuadër të strukturës organizative institucionale të Ministrisë për Energji dhe Miniera, është i organizuar në nivel divizioni • EfEn është bashkë-sektor me BRE-në dhe Mjedisin, në kuadër të Departamentit të Energjisë • Synohet që EfEn të mbështetet edhe përmes formave të tjera të organizimit institucional, siç është Agjencia për efiçiencë të energjisë, si dhe Fondi për EE
Trajtimi institucional i efiçiencës së energjisë • MEM është përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave të efiçiencës së energjisë • Politika për efiçiencën e energjisë është përfshirë në një kapitull të veçantë të SEK-ut (2005-2015) • MEM ka hartuar Programin 3-vjeçar të Kosovës për EE dhe BRE (2007-2009)
Kuadri ligjor e rregullator i EE EfEn trajtohet nga një kornizë solide ligjore e rregullatore: • Ligji Nr.2004/8 për Energjinë • Legjislacioni sekondar • Strategjia e Energjisë së Kosovës • Programitrevjeçar për Zbatimin e SEK-ut • Programi trevjeçar i Kosovës për EE dhe BRE
Kuadri ligjor e rregullator i EE • MEM, shumë kohë më parë ka synuar të nxjerrë një ligj të veçantë për EfEn dhe ka përgatitur draftin e këtij ligji, por për mungesë buxheti, ligji nuk është proceduar më tutje • Në mungesë të ligjit për EfEn, janë miratuar dhe janë në hartim e sipër një sërë aktesh nënligjore që promovojnë EfEn • Janë miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, udhëzimet administrative: • UA për Promovimin e EfEn te Konsumatorët Përfundimtarë • UA për Etiketimin e Pajisjeve Elektrike-Shtëpiake • UA për Auditimin e Energjisë
Programi i efiçiencës së energjisë • PKEE&BRE mbështetet në Programin për Zbatimin e Strategjisë së Energjisë (2006-2008) • PKEE&BRE përfshin 18 projekte nga gjashtë sektorët ku duhet të zbatohen masat e EfEn • MEM ka për obligim të bëjë rishikimin e PKEE&BRE në çdo tri vite
Zbatimi i Programit të efiçiencës së energjisë • Deri tash janë zbatuar ose janë në zbatim e sipër projektet e përfshira në PKEE&BRE: • Fushatë ndërgjegjësimi për kursimin e energjisë, e zhvilluar në shkollat fillore e të mesme, përmes një gare vizatimore • Promovimi i shfrytëzimit të energjisë solare • Auditimi energjetik në ndërtesat e sektorit publik • Vlerësimi i potencialeve të BRE
Legjislacioni sekondar për EfEn dhe zbatimi i tij • Në zbatim të legjislacionit ekzistues sekondar për EfEn janë ndërmarrë disa aktivitete që çojnë në rritjen dhe promovimin e EfEn, siç janë: • Organizimi i kursit fillestar për auditimin e energjisë, me qëllim të: • Përgatitjes së auditorëve të energjisë • ndërtimittë tregut për auditim të energjisë • Zbatimit të auditimit të detyrueshëm të energjisë për konsumatorët e mëdhenj publikë buxhetorë
Legjislacioni sekondar për EfEn dhe zbatimi i tij • Ngritja e kapaciteteve për menaxhimin e energjisë në nivel komunal, me qëllim të: • Shfrytëzimit efiçient të burimeve lokale të energjisë • Ngritjes së përgjegjësisë së autoriteteve komunale për rritjen e EfEn • Promovimi i shfrytëzimit të energjisë solare, me qëllim të: • Shfrytëzimit të BRE • Mbrojtjes së Mjedisit • Rritjes së EfEn
Legjislacioni sekondar për EfEn dhe zbatimi i tij • Studimi i Potencialeve të BRE: • energjia diellore, • energjia e erës, • biomasat, • energjia gjeotermale • energjia ujore për HCV Qëllimi i studimit është: • Identifikimi i burimeve të shfrytëzueshme të energjisë • Mbrojtja e mjedisit • Rritja e EfEn
Konkluzione • Për realizimin e synimeve të politikave të EfEn, konsiderohet e domosdoshme: • Të fuqizohet institucionalisht sektori i EfEn • Të ndërtohet mekanizmi i specializuar për zbatimin e politikave të EfEn (Agjencia e Kosovës për Efiçiencën e Energjisë - AKEE) • Të themelohet Fondi për EfEn, BRE dhe Mjedis