1 / 32

Biznesi dhe ambienti ekonomik i tij

Biznesi dhe ambienti ekonomik i tij. Prof. Dr. Besim Beqaj. Ekonomitë e përziera.

bethany
Download Presentation

Biznesi dhe ambienti ekonomik i tij

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Biznesi dhe ambienti ekonomik i tij Prof. Dr. Besim Beqaj

  2. Ekonomitë e përziera Shtetet e botës kryesisht janë ndarë në mes të atyre që kanë ndjekur koncepte kapitaliste dhe atyre që kanë zhvilluar sisteme komuniste apo socialiste. Për ta përmbledhur diskutimin e mëparshëm, dy sistemet e mëdha ekonomike të cilat sot shtyhen për dominim në botë mund të definohen si në vijim: 1. Ekonomitë e Tregut të Lirë – ekzistojnë në ato vende ku tregu kryesisht përcakton se cilat produkte dhe shërbime duhen ofruar, se kush do t’i marri ato, dhe përcakton mënyrën se si do të zhvillohet ekonomia. Termi i famshëm që përdoret për ta përshkruar këtë sistem ekonomik është kapitalizëm. Ai bazohet në principet e Adam Smithit. 2. Ekonomitë e kontrolluara – ekzistojnë kur qeveria është ajo që merr vendimet për atë se cilat produkte dhe shërbime duhen prodhuar, se kush do t’i marrë ato, dhe përcakton mënyrën se si do të zhvillohet ekonomia. Termet që përdoren për t’i përshkruar variacionet e këtij sistemi ekonomik janë Socializmi dhe Komunizmi. Të dyja këto bazohen mbi principet e Karl Marksit.

  3. Ekonomitë e përziera Trendi i sotëm është se shtetet e ashtuquajtura kapitaliste vazhdojnë të lëvizindrejt socializmit ndërsa shtetet e ashtuquajtura socialiste të lëvizin drejt kapitalizmit. Po themi “të ashtuquajtura” sepse asnjëherë nuk ka pasur shtete që kanë qenë plotësisht kapitaliste apo socialiste. Të gjitha shtetet e sotme janë një kombinim i këtyre dy sistemeve. Sistemi i shteteve që lëvizin drejt njëri tjetrit e ka krijuar atë që sot njihet si ekonomi e përzier. Këto ekonomi ekzistojnë aty ku disa resurse shpërndahen nga tregu, dhe disa nga shteti.

  4. MjedisiBiznesor Mjedisi i biznesit ka një efekt jashtëzakonisht të madhpër suksesetapo dështimet e ndërmarrësve. Pesë faktorët mjedisor kyç për zhvillimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të punës janë: 1. Mjedisi ekonomik (përfshirë këtu edherregulloret mbi taksat) 2. Mjedisi teknologjik 3. Rrethanat konkurruese 4. Mjedisi social 5. Mjedisi global i biznesit

  5. Mjedisi ekonomik • Kuptimi i ambientit ekonomik dhe tregut ndërkombëtar i ndihmon menaxherët të parashohin trendet dhe ngjarjet të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin e biznesit të tyre në të ardhmen. • Elementet e mjedisit ekonomik janë: • GNP (Bruto Produkti i Përgjithshëm vendor • GDP Per capita ( Të hzrat për kokë banori)

  6. Mjedisi ekonomik • Ambienti ekonomik i një vendi analizohet në bazë të: • Inflacionit • Shkallës së papunësisë • Borgjeve shtetërore • Shpërndarjës së profitit • Shkallës së varfërisë • Bilancit të pagesave • Liria ekonomike është shkalla deri në të cilën qeveritë intervenojnë në aktivitetet ekonomike. Sistemet ekonomike determinojnë se kush është pronar dhe kush kontrollon resurset. Në ekonominë e tregut prona private është ajo që mbizotron, ndërsa në ekonomitë e planifikuara qeveria kontrollon dhe ka në pronë resurset.

  7. Mjedisi ekonomik • Krizat ekonomike aziatike dhe dalja nga ajo u kushtëzua me reformat në filozofinë afariste në drejtim të ekonomisë së tregut. • Inflacioni ku çmimet rriten ndërsa vlera e parasë bie mund të sjellë vendin në situatë jokonkurente. Rezultat i kësaj janë kamatat e larta të kapitalit të cilat ulin zhvillimin dhe rritjen ekonomike. Kjo shkakton mosbesimin në qeveritë dhe në pragramet e tyre.

  8. MjedisiEkonomik Për mundësuar rritjen e sipërmarrësisë, qeveria mund të: • Qeveria mund të zvogëlojë riskun e sipërmarrësisë duke miratuar ligje që u mundësojnë sipërmarrësve nënshkrimin e kontratave të zbatueshme nga gjykatat. Shumë shtete sot nuk kanë ligje të tilla, dhe në këtë mënyrë e rrisin dukshëm riskun e nisjes së një biznesi. • Qeveria mund të themelojë një monedhë shtetërore që mund të tregtohet në tregjet botërore. Një element i cili ia pamundëson Rusisë bashkëngjitjen në tregjet botërore dhe forcimin ekonomik është mungesa e një monedhe të tregëtueshme.

  9. MjedisiEkonomik • Qeveria mund të fokusohet në eliminimin e korrupsionit në biznes dhe në qeveri. Në shumë shtete të varfra marrja me biznes është shumë e vështirë sepse qeveritë janë shumë të korruptuara. Në këto shtete është shumë e vështirë të merret leje për ndërtimin e një fabrike, apo edhe për hapjen e një dyqani, sepse u duhet dhënë ryshfete zyrtarëve. Liderët e korruptuar të bizneseve mund t’i kërcënojnë konkurrentët dhe ta minimizojnë konkurrencën. • Qeveria mund t’i mbaj taksat dhe rregulloret në nivel minimal. Sipërmarrësit kërkojnë përfitime sa më të mëdha nga investimet e tyre, përfshirë këtu edhe investimin e tyre kohor. Nëse qeveria u merr bizneseve shuma të mëdha parash përmes taksave atëherë bizneset mund të binden se nuk ia vlen të investohet.

  10. MjedisiTeknologjik Të diplomuarit më të suksesshëm të universiteteve në të ardhmen do të jenë ata që do të mund të gjinden në autostradën e informacionit. INTERNET-i është një rrjet i pajisjeve kompjuterike dhe të telekomunikacionit i cili i lidh njerëzit gjithandej botës në një sistem unik komunikimi. Informatat mbi gati secilën temë që mund ta imagjinoni tani mund të gjinden në internet. Pa marrë parasysh profesionin të cilin e zgjidhni, gjasat janë se ju do të bëheni më produktiv nëse përdorni teknologjitë më të reja, përfshirë këtu kompjuterët, modemet, fakset, etj. 11

  11. MjedisiKonkurrues Konkurrenca në mes të bizneseve kurrë nuk ka qenë më e madhe se sot. Disa kompani e kanë gjetur përparësinë e tyre konkurruese duke u fokusuar në prodhimin e produkteve të cilësisë së lartë. Synimi i shumë kompanive është që të kenë zero defekte – asnjë gabim në produktet e tyre. Disa kompani si MOTOROLA në SHBA dhe TOYOTA në Japoni i janë afruar përmbushjes së këtij standardi. Megjithatë, për ruajtjen e përparësisë konkurruese nuk mjafton vetëm prodhimi i një produkti cilësor. Sot kompanitë duhet të ofrojnë produkte CILESORE dhe SHERBIME të jashtëzakonshme për ÇMIME konkurruese. Për këtë arsye sot kompania GeneralMotors (GM) po zhvillon fabrika për prodhimin e veturave në Argjentinë, Poloni, Kinë, Tajlandë. Kombinimi i cilësisë dhe krahut të lirë të punës me koston e minimizuar të distribucionit ka rezultuar me tregje më të mëdha dhe rritje afatgjate të GM-së.

  12. Konkurrimipërmeskënaqjes sëkonsumatorit Prodhuesit dhe organizatat shërbyese në të gjithë botën kanë mësuar se konsumatorët e sotshëm janë shumë kërkues. Ata nuk dëshirojnë vetëm prodhime të kualitetit të lartë për çmime të ulëta, por edhe shërbime të mira. Në fakt, produktet në shekullin 21 do të jenë të dizajnuara në atë mënyrë që të mund ta “fascinojnë, magjepsin dhe kënaqin” konsumatorin, duke i tejkaluar edhe pritjet e tija. Secila organizatë prodhuese dhe shërbyese në botë duhet ta ketë një shenjë mbi derën e saj që u thotë punëtorëve se KONSUMATORI ESHTE MBRET. Biznesi tani ka filluar të drejtohet nga konsumatori, dhe jo nga menaxhmenti. Kjo do të thotë se vendin e parë duhet ta zënë dëshirat dhe nevojat e konsumatorit.

  13. Konkurrimi përmes përmbushjes së nevojave të komunitetit Është e mundur që një biznes t’i kënaq konsumatorët e vet por jo edhe t’i përmbush disa nga nevojat e komunitetit në të cilin operon. Për shembull, në përpjekjet e tyre për t’i kënaqur punëtorët dhe klientët, firmat mund të ndërmarrin veprime që e dëmtojnë mjedisin. Një rezultat i tillë është jashtëzakonisht i padëshirueshëm në mjedisin e sotshëm të biznesit. Organizatat e rangut botëror në të ardhmen duhet të përpiqen që t’i përmbushin nevojat e të gjitha palëve me interes. Palët me interes janë të gjithë njerëzit që mund të fitojnë apo të humbin nga politikat dhe aktivitetet e një organizate.

  14. Mjedisi social Demografia është studimi statistikor i popullsisë në raport me madhësinë, densitetin dhe karakteristikat e saja. Bota e sotme po kalon nëpër ndryshime të mëdha të cilat po ndikojnë në mënyrë dramatike në mënyrën tonë të jetesës, në vendbanimet tona, në gjërat të cilat ne i blejmë dhe në mënyrën se si e kalojmë kohën. Për më tepër, zhvendosjet e mëdha të popullsisë po u japin disa firmave mundësi më të mëdha ndërsa të tjerave po ua zvogëlojnë ato.

  15. 1. Pengesat ndaj biznesit Tabela vijuese tregon listën e plotë të pengesave me të cilat ballafaqohet biznesi, të radhitura nga vetëm ndërmarrësit në vitin 2005. Të dhënat tregojnë se ndërmarrësit kanë perceptim negativ për mjedisin e biznesit. Barrierat kryesore që e pengojnë biznesin në Kosovë janë kombinimi i konkurrencës së padrejtë bashkë me korrupsionin dhe ekonominë informale. Në anën tjetër ekziston një pakënaqësi e madhe e ndërmarrësve me shërbimet publike (furnizimi me energji dhe ujë). (Riinvest NVM-të 2006). Intensiteti absolut do të jetë 100 në rastet kur respondentët e konsiderojnë një pengesë specifike si diçka me rëndësi maksimale, pra kur respondentët e vlerësojnë një pengesë specifike me shkallë të lartë, dhe anasjelltas.

  16. Zhvillimiipengesave Tabela vijuese e tregon zhvillimin e barrierave për vitet 2000-2005 Aty ne mund të shohim se problemet me ligjin dhe implementimin e tij kanë rënë në masë të madhe që nga viti 2000, ndonëse ato vazhdojnë të konsiderohen si një nga barrierat kryesore në listën e përgjithshme të barrierave. Ajo është një ndër pengesat kryesore që kanë pësuar rënie të madhe në intensitet dhe në pozitën e saj, duke lëvizur nga vendi i dytë në vitin 2002 në vendin e gjashtë në vitin 2006. Në anën tjetër qasja në financa ka treguar rritje të vazhdueshme në listë, përderisa taksat e larta dhe konkurrenca e fortë kanë mbetur stabile duke mbetur në maje të listës.

  17. Pengesatsipassektoreve “Ekonomia informale” përbën pengesë më të madhe për sektorin e prodhimeve në krahasim me atë të tregtisë, dhe edhe më të madhe në krahasim me shërbimet. Sektori i shërbimeve i konsideron si pengesa kryesore taksat e larta dhe shërbimet publike në telekomunikacion. Në anën tjetër vonesat në pagesa përbëjnë problem serioz për ndërmarrjet tregtare në krahasim me të dy sektorët e tjerë. Është e qartë se sa u përket pengesave të ndërlidhura me mjedisin e brendshëm nuk ka kurrëfarë dallimi në mes të sektorëve. Si përfundim, është me rëndësi të përmendet se analiza sektoriale tregon se mjedisi i jashtëm përbën pengesën kryesore dhe u shkakton më shumë presion NVM-ve në krahasim me mjedisin e brendshëm.

  18. 3. ImportidheEskporti Eksporti dhe importi janë aktivitete shumë të rëndësishme ndërmarrëse. Përderisa e para tregon aftësinë e ndërmarrjeve kosovare për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare, e dyta siguron stabilitet buxhetor dhe e rrit ofertën për konsumatorët kosovarë. Prezenca e ndërmarrjeve kosovare në tregjet ndërkombëtare mbetet simbolike. Në krahasim me vitet e kaluara, penetrimi i NVM-ve në këto tregje mbetet konstant. Që nga viti 2002, pjesëmarrja e NVM-ve në aktivitete eksportuese kurrë nuk ka qenë më e madhe se 6.5 (viti 2003), ndërsa të dhënat nga ky vit tregojnë pak a shumë të njëjtin përpjesëtim. Në anën tjetër, të dhënat gjithashtu tregojnë se pjesëmarrja e NVM-ve në aktivitete importuese është mjaft më e madhe krahasuar me ato të aktiviteteve eksportuese. Ndonëse numri ka rënë në krahasim me vitet e para pas luftës, importi mbetet akvititeti kryesor i ndërmarrjeve kosovare. Rreth 35% të ndërmarrjeve kosovare kanë importuar në vitin 2005.

  19. 4. Korrupsioni Ekziston një perceptim negativ në mesin e ndërmarrësve për nivelin e korrupsionit. Edhe të dhënat e fundit flasin për një rritje te perceptimeve negative. Përderisa në vitin 2004 rreth 72% të ndërmarrësve menduan se korrupsioni është shumë i përhapur, në vitin 2005 ky numër është rritur në 79%. Në përgjithësi ndërmarrësit kosovarë besojnë se korrupsioni është i përhapur në Kosovë. Ata gjithashtu besojnë se ky fenomen nuk është luftuar sa duhet.

  20. 5. Financimii NVM-ve Një aspekt tjetër kufizues për rritjen e mëtejme të NVM-ve ështëedhe mungesa e mundësisë për të thithur investime të jashtme. Financimi i NVM-ve mbetet çështje prioritarepërkundrejt indikacioneve për rritje në sektorin financiar gjatë vitit të kaluar. Në bazë të hulumtimeve të bëra nga MTI-ja, NVM-të e pyetura konsiderojnë se problemet me investimet e jashtmepërbëjnënjërën ndër brengat më serioze për biznesin e tyre. Në përgjithësi, investimet e jashtme nuk konsiderohen si të mjaftueshme për nevojat e NVM-ve. Sektori financiar komercial ka përjetuar zhvillime të rëndësishme. Numri i degëve të bankave është rritur nga 47 në Mars të vitit 2002 në 112 në Dhjetor të vitit 2002, ndërsanë 7 banka, 40 degë dhe 100 zyra në vitin 2003. Në fund të vitit 2004 ishin shtatë banka, 42 degë dhe 158 zyra të degëve, një rritje prej dy degëve dhe 58 zyrave të degëve që nga viti 2003. Megjithatë, sistemi financiar në Kosovë mbetet i pazhvilluarsaduhet.

More Related