1 / 66

Biznesi dhe mjedisi ligjor i tij

Biznesi dhe mjedisi ligjor i tij. Prof. Dr. Besim Beqaj. Mjedisi ligjor. Sistemi ligjor është mekanizëm për krijimin, interpretimin dhe fuqizimin e ligjeve në një sistem juridik. Sistemet ligjore dallojnë prej vendit në vend

andrew
Download Presentation

Biznesi dhe mjedisi ligjor i tij

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Biznesi dhe mjedisi ligjor i tij Prof. Dr. Besim Beqaj

  2. Mjedisi ligjor • Sistemi ligjor është mekanizëm për krijimin, interpretimin dhe fuqizimin e ligjeve në një sistem juridik. • Sistemet ligjore dallojnë prej vendit në vend • Veprimet e qeverive nuk janë gjithmonë konsistente- agjensione të ndryshme mund të kenë qasje të ndryshme ndaj qështjeve të biznesit

  3. Formatiligjor Shqyrtimi përfshin formatin ligjor të organizatave të biznesit të cilat janë të ngjashme me ato të shteteve evropiane: • Ndërmarrje e pavarur tregtare; • Partnership i përgjithshëm ; • Partnership i kufizuar; • Kompani me përgjegjësi të kufizuara; • Shoqëri aksionare; • Kompani e huaj; • Ndërmarrje në pronësi shoqërore; • Ndërmarrje publike; • Kooperativë bujqësore.

  4. Mjedisi ligjor • Ligjet ekonomike zakonisht janë rezultat i vendimeve politike: Studimi i mjedisit politiko-ligjor behët përmespolitikave: • Në vendin pritës • Në vendin mik, dhe • Marrëveshjet bilaterale dhe ato multilaterale

  5. Mjedisiligjor • Embargot dhe sanksionet • Sanksionet kanë domethënie me të limituar dhe ndikojnë përmes masave të veqanta shtrënguese. • Embargo është restrikcion më i thellë dhe zakonisht ndalojnë tregtinë tërësisht.

  6. Mjedisi ligjor • Kontrolli e eksporteve • Faktorët për kontrollet e eksporteve • Sigurimi kombëtar • Politika e jashtme • Oferta e kufizuar • Mospërhapja e armëve nukleare • Hapat në procesin e licencimit të eksportit- • Produkti që do të prodhohet • Në ç’vend • Nga cila firma do të përdoret

  7. Mjedisi ligjor • Shumë ndërmarrje juridike kanë rritur madhësinë e tyre përmes bashkimit me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për klientët e tyre në vend dhe jashtë tij. • Ekzistojnë ligje të cilat qeverisin biznesin lokal për ndërmarrjet vendase dhe ato ndërkombëtare, ligje nacionale të cilat qeverisin aktivitetet ndërkufitare, dhe ligje ndërkombëtare të cila qeverisin aktivitetet ndërkufitare. • Ambienti legal mund të influencon ndërmarrjet ndërkombëtare në forma të ndryshme; p.sh. me rregullimin e tregtisë dhe investimeve dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale

  8. Sistemet ligjore • Sistemi Common Law bazohet në tradita, shembuj, veprime dhe përdorime të cilat interpretohen nga gjykatat. Në ketë sistem përdoren kodet statutore dhe legjislative pas shikimit të rregullave të gjykatës por para vendimit final i cili duhet të bazohet në parimet e barazisë. Thirret edhe sistemi anglosakson i cili përdoret në SHBA, BM, Kanadë, Australi dhe Zelandë të re • Sistemi Civil Law thirret gjithashtu sistem ligjor i kodifikuar. Ne ketë sistem gjykatësit ne vend se të krijojnë ligje të reja, ata përdorin bazën ekyistuese ligjore dhe procedurale për zgjedhjen e kontesteve. Mbi 70 shtete si Gjermania, Franca, Japonia e përdorin ketë sistem

  9. Sistemet ligjore • Sistemi ligjor teokratik është sistem i bazuar në perceptime religjioze. Ky sistem përdorë ligjet religjioze për të qeverisur shoqërinë • Sistemi ligjor Customary përcjellë menquritë dhe eksperiencat ditore.. Ky sistem shfrytëzon intelektualitetin, shpirtëgjerësinë ose filozofitë tradicionale për të zgjedhur problemet. • Sistemi i përzier ligjor kombinon elementet e sistemeve tjera ligjore.

  10. Aspektet ligjore në biznes • Ndikimet e ligjeve në biznes • Ligjet nacionale ndikojnë në të gjitha aktivitetet lokale biznesore • Ligjet nacionale ndikojnë në aktivitetet ndërkufitare biznesore • Marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare rregullojnë transaksionet ndërkufitare • Marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale • Ndikimi i legjislacionit në operacione biznesi • Rregullat ligjore ndikojnë në aktivitetet ekonomike ditore ose edhe në konkurrentshmërinë afatgjate

  11. Ndikimi i legjislacionit në operacione biznesi • Rregullat ligjore ndikojnë në aktivitetet ekonomike ditore ose edhe në konkurrentshmërinë afatgjate • Qështjet operacionale përmbajnë: • Fillimin e biznesit • Nënshkrimin dhe fuqizimin e kontratave • Punësimin dhe largimin e punëtorëve nga puna • Mbylljen e biznesit • Qështjet stratregjike përmbajnë: • Sigurinë dhe besimin në produkte dhe shërbime • Sjelljen në tregje • Origjinën e produkteve • Sistemin ligjore • Arbitrimin

  12. Hyrja në biznes Projektet e investimeve individuale dhe aktivitetet e sektorit privat zakonisht fillojnë me themelimin e një ndërmarrjeje. Këto procedurat fillestare, edhepse themelore për krijimin e sektorit privat, në realitet nuk janë gjithçka vetëm jo të thjeshta dhe të drejtpërdrejta DoingBusiness 2006 (Të merresh me biznes 2006) tregon se koha e nevojshme për të themeluar një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në një kryeqytet mund të marrë kohë prej 2 deri në 203 ditë ndërsa kërkon 1 deri në 19 procese. Ky është një rezultat i një analize që ka përfshirë 155 shtete të botës. Në shtetet në zhvillim dhe ato në tranzicion, këto procedura shpesh shoqërohen me burokraci, korrupsion dhe mungesë të transparencës dhe përgjegjësisë.

  13. One-stop shop Çka është një one-stop shop? “One stop shop” (shitore me një ndalesë) nuk është ndonjë term shumë i qartë dhe akoma nuk dihet se kur është përdorur për herë të parë. Termi sipas të gjitha gjasave e ka origjinën në SHBA-të e viteve 1970, ku u themeluan qendra të cilat synonin përmirësimin e shërbimeve administrative të kërkuara nga qytetarët. Me kalimin e kohës aspiratat e këtyre qendrave janë rritur për të përfshirë transaksionet e formaliteteve qeveritare të nevojshme për nisjen e një biznesi, korporatizimin dhe zbatimet e tjera të rregulloreve. Në fillimet e tyre “one stop shop”-at u parapanë si qendra në të cilat NVM- të do të mund t’i gjenin të gjitha informatat për të cilat kishin nevojë mbi qeverinë dhe shërbimet afariste. Megjithatë, pa marrë parasysh sa ishte efektive struktura apo funksionimi i tyre, asnjë “one stop shop” nuk mund të shpresojë se do të mund t’i përgjigjet të gjitha pyetjet e NVM-ve në vetëm një lokacion. Problemet dhe mundësitë e saja tyre janë të llojllojshme, dhe sipërmarrësit e tyre shumë individualist për tu kënaqur brenda mureve të çfarëdo institucioni. Në lidhje me procedurat për regjistrimin bizneseve, “one stop shop” konsiderohet të jetë institucion i cili i lidh zyrtarët qeveritar nga departamente të ndryshme në një lokacion (fizik ose përmes internetit – qeverisje elektronike) për tu ofruar qytetarëve informata dhe/ose shërbime të përmirësuara.

  14. Krijimi i kontratave Një nga rastet më të famshme të krijimit të kontratës është Carlill kundër. Carbolic Smoke Ball Company , rast që ka ndodhur në Anglinë e shekullit XIX. Një kompani mjekësore reklamoi se produkti i saj i ri shërues, “the smokeball”, do t’i shëronte njerëzit nga gripi. Kompania kishte premtuar se nëse produkti nuk do t’i shëronte nga gripi, blerësit do t’i merrnin 100 £. Shumë njerëz, pasi që produkti nuk u kishte kryer punë, e paditën kompaninë dhe i kërkuan 100 £. Meqë kishte frikë nga falimentimi, kompania Carbolik argumentoi se reklama nuk duhej të merrej si një ofertë serioze dhe e detyrueshme me ligj. Por Gjykata e Apelit vendosi se, në sytë e një njeriu të arsyeshëm, Carboli kishte bërë ofertë serioze. Fakti se njerëzit kishin kaluar nëpër “bezdinë” e përdorimit të një produkti me të meta dëshmon se ata e kishin “konsideruar” ofertën seriozisht. “Lexojeni reklamën si të doni, dhe silleni punën si të doni”, tha Gjykatësi Lord Lindleu, “por aty do ta shini një premtim të qartë të shprehur me gjuhë që nuk lë vend për dyshime.”

  15. BAZAT E KONTRATAVE

  16. Bazat e kontratave Shumica e afaristëve bëjnë kontrata më shpesh se që mendojnë se bëjnë. Në gati të gjitha marrëdhëniet afariste, çdo herë që ju dhe kompania juaj pranoni që ta kryeni ndonjë veprim apo ta bëni një pagesë në shkëmbim të një diçkaje me vlerë, ju e krijoni një kontratë ligjore. Për shembull, shumica e faturave të shitjes, porosive, marrëveshjeve të punës, dhe transaksioneve të tjera të zakonshme afariste përbëjnë kontrata të detyrueshme me ligj. Në vijim do ta shihni një diskutim që do t’ju ndihmojë t’i kuptoni bazate kontratës. Cka është një kontratë? Një kontratë është një marrëveshje e detyrueshme me ligj ndërmjet dy ose më shumë palëve e cila e krijon një obligim për kryerjen apo moskryerjen e gjërave të caktuara. Termi “palë” mund të nënkuptojë një individ, një kompani apo një korporatë. Pa marrë parasysh se kush është palë, kontratat gati gjithmonë i përmbajnë këto elemente esenciale: Palët të cilat janë kompetente për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale. Një person me të meta mendore, për shembull, nuk mund të hyjë në marrëdhënie të tilla. Të miturit mund të hyjnë në marrëdhënie kontraktuale, por në të shumtën e rasteve mund t’i anulojnë ato para se arrijnë moshën e pjekurisë. Marrëveshje e ndërsjellë nga të gjitha palët; i.e të gjitha palët pajtohen krejtësisht mbi temën specifike. Secila palë ose premton ta kryejë një vepër të cilën pala tjetër nuk është ligjërisht e detyruar ta kryeje, ose premton të abstenojë nga kryerja e një vepre për të cilën ligjërisht ka drejtë ta kryeje.

  17. Bazat e kontratave Përse duhet përdorur kontrata e shkruar? Disa marrëveshje duhet të jenë të shkruara në mënyrë që të jenë të detyrueshme me ligj. Situatat në të cilat një marrëveshje duhet të jetë e shkruar mund të dallojnë nga njëri shtet në tjetrin, por ato zakonisht i përfshijnë transaksionet e patundshmërisë, shitjes së produkteve me vlerë mbi $500, si dhe kontratat të cilave u duhet më shumë se një vit për t’u përfunduar. Marrëveshja e juaj e shkruar bëhet dëshmi për atë që ju jeni marrë vesh dhe nuk i lë hapësirë asnjërës palë që të harrojë se cila ka qenë marrëveshja dhe ta ndryshojë atë. Shkrimi i një kontrate gjithashtu i shtyn partitë që të fokusohen në pikat esenciale dhe të arrijnë një marrëveshje të qartë.

  18. Bazat e kontratave A mundem dhe a duhet t’i shkruajë unë kontratat e mija afariste? Po, ju mund ti shkruani kontratat e juaja afariste. Nëse bëhet fjalë për marrëveshje me peshë të madhe dhe komplekse, mbase më mirë do të bënit sikur ta angazhonit një avokat. Paratë e juaja më mirë të harxhohen më përpara në parandalimin e telasheve ligjore sesa më vonë në proceset gjyqësore. Nëse marrëveshja është për çështje më të vogla atëherë mund ta gjeni një formë ligjore të kuptueshme nga të dyja palët. Cilat ligje i udhëheqin kontratat? Kontratat zakonisht udhëhiqen dhe zbatohen në bazë të ligjeve të shtetit në të cilën marrëveshja është arritur. Varësisht nga tema e marrëveshjes (psh. Shitja e produkteve, qiradhënia e pronës), një kontratë mund të udhëhiqet nga një ose dy lloje të ligjeve shtetërore. Shumica e kontratave (i.e kontratat e punës, qiratë, marrëveshjet e përgjithshme afariste) kontrollohen nga ligjet zakonore – një grup ligjesh i bazuar në traditë por që është evolutiv, të shumtën e rasteve i përcaktuar nga vendimet e gjykatave përgjatë viteve. Ligji zakonor megjithatë nuk i kontrollon kontratat që parimisht merren me shitjen e produkteve. Këto kontrata bazohen në Kodin Unik Komercial, një koleksion i standardizuar i udhëzimeve që e qeverisin Ligjin mbi Tregtinë. Shumica e shteteve e kanë adoptuar KUK-un në mënyrë të plotë apo të pjesshme, duke i bërë dispozitat e saja si pjesë të ligjeve të kodifikuara të shtetit që lidhen me shitjen e produkteve.

  19. Bazat e kontratave Çfarë është “thyerja” e kontratës? Në botën e biznesit mund të lindin konflikte për shkak të kontratave kur njëra palë (ose të dyja) e akuzon tjetrën për mospërmbushjen e obligimeve të tija/saja të parapara me marrëveshje. Në kuptim ligjor, dështimi i një pale për t’i përmbushur obligimet e kontratës njihet si “thyerje” e kontratës. Kur një shkelje ndodh (ose kur së paku ajo pretendohet) njëra nga palët mund të kërkojë që kontrata të “zbatohet” sipas kushteve të parashtruara nga ajo, ose mund të kërkojë kompensimin e dëmeve financiare të shkaktuara nga shkelja e pretenduar.

  20. Bazat e kontratave Si detyrohet zbatimi i kontratave? Metoda që përdoret më së shpeshti për zgjidhjen e grindjeve kontraktuale dhe për zbatimin e kontratave (nëse metodat joformale dështojnë) është ngritja e padisë përmes sistemit gjyqësor. Nëse sasia e parave për të cilën ngrihet padia është nën një sasi të caktuar parash (zakonisht $3,000 deri në $7,500, varësisht nga shteti), atëherë palët duhet ta përdorin Gjykatën për “deklarime të vogla” për ta zgjidhur rastin. Gjykatat dhe aktpaditë formale nuk janë opsioni i vetëm për njerëzit dhe afaristët e përfshirë në grindje kontraktuale. Palët mund të pajtohen që një ndërmjetës ta shqyrtojë kontratën e tyre. Palët nuk janë të obliguara ta zbatojnë vendimin e ndërmjetësit, por në këtë mënyrë mund të binden se duhen shmangur betejat gjyqësore të kushtueshme. Palët gjithashtu mund të pajtohen për një vendim detyrues arbitrimi. Në rastin e një arbitrimi, një palë neutrale i dëgjon argumentet e të dyja palëve dhe e merr një vendim të cilin të dyja palët duhet ta respektojnë. Kjo kushton shumë më pak dhe merr shumë më pak kohë se një betejë gjyqësore. Në përpjekjet për ta zbatuar një kontratë, një individ ose një biznes gjithmonë duhet ta mendojë efektin e një grindjeje mbi marrëdhëniet afatgjate afariste ndërmjet palëve të përfshira.

  21. KONTRATAT DHE LIGJI

  22. Kontratat dhe Ligji Një kontratë biznesi përbën formën më të zakontë të transaksioneve ligjore të cilat do t’i hasni gjatë afarizmit tuaj. Pa marrë parasysh se çfarë biznesi udhëhiqni, kuptimi i ligjit të kontratave është kyç për krijimin e marrëveshjeve afariste të sigurta të cilat do të jenë të zbatueshme me ligj në rast të paraqitjes së një polemike. Në vijim do të shqyrtohet ligji i kontratave. Definimi i “kontratës” Një kontratë është marrëveshje e zbatueshme me ligj ndërmjet dy ose më shumë palëve e cila krijon obligime për të bërë ose mos bërë gjëra të caktuara. Termi “palë” mund të nënkuptojë një individ, një kompani apo një korporatë. Në nivelin e saj më themelor, një kontratë është: • Një marrëveshje • E detyrueshme me ligj

  23. Kontratat dhe Ligji Ligjet që drejtojnë kontratat Kontratat zakonisht udhëhiqen dhe zbatohen në bazë të ligjeve të shtetit në të cilën marrëveshja është arritur. Varësisht nga tema e marrëveshjes (psh. Shitja e produkteve, qiradhënia e pronës), një kontratë mund të udhëhiqet nga një ose dy lloje të ligjeve shtetërore. . • Ligjet zakonore.Shumica e kontratave (i.e kontratat e punës, qiratë, marrëveshjet e përgjithshme afariste) kontrollohen nga ligjet zakonore – një grup ligjesh i bazuar në traditë por që është evolutiv, të shumtën e rasteve i përcaktuar nga vendimet e gjykatave përgjatë viteve. • Kodi i Unifikuar Komercial (KUK). Ligji zakonor megjithatë nuk i kontrollon kontratat që parimisht merren me shitjen e produkteve. Këto kontrata bazohen në Kodin e Unifikuar Komercial, një koleksion i standardizuar i udhëzimeve që e qeverisin Ligjin mbi Tregtinë. Shumica e shteteve e kanë adoptuar KUK-un në mënyrë të plotë apo të pjesëshme, duke i bërë dispozitat e saja si pjesë të ligjeve të kodifikuara të shtetit që lidhen me shitjen e produkteve.

  24. Kontratat dhe Ligji Krijimi i një kontrate Në sytë e ligjit, një kontratë arrihet atëherë kur ekziston një ofertë, një pranim i kësaj oferte, dhe një “konsiderim” i mjaftueshëm për ta bërë këtë kontratë të vlefshme. • Një kontratë i lejon personit apo biznesit të cilit oferta i është bërë që të pres përmbushjen e kushteve të propozuara nga pala propozuese. Kushtet e ofertës duhet të jenë të përcaktuara dhe të qarta. • Një pranim është shprehje e qartë e pajtueshmërisë së kushteve të ofertës nga pala pranuese. • Konsiderimi është termi ligjor që i jepet shkëmbimit ndërmjet palëve në kontratë – një diçka me njëfarë vlere që kalon nga njëra palë në tjetrën. Secila palë e kontratës do të përfitojë diçka nga marrëveshja, dhe do të jetë e obliguar që në shkëmbim t’i mbajë disa obligime për këtë benefit.

  25. KONTRATAT AFARISTE

  26. Kontratat afariste Kontratat në lidhje me shitjen: • Faturë e shitjes • Marrëveshje për shitjen e prodhimeve • Porosi e blerjes • Garanci • Garanci e kufizuar • Marrëveshje sigurie

  27. Kontratat afariste Kontratat mbi punësimin • Kontratë pune • Marrëveshja me punëtorin për moskonkurrim • Kontratë për kontraktues të pavarur • Kontratë për konsulencë • Kontratë për distribucion • Kontratë për përfaqësues të shitjes • Kontratë konfidencialiteti • Kontratë për moszbulim reciprok • Kontratë për shkëputje nga punësimi

  28. Kontratat afariste Qiratë • Qiraja e patundshmërisë • Qiraja e pajisjeve

  29. Kontratat afariste Kontratat e përgjithshme afariste • Kontratë “franchise” • Kontratë me Agjenci Reklamimi • Kontratë dëmshpërblimi • Premtim për të mos paditur • Kontratë për arritjen e një ujdie • Shkarkim • Transferim i kontratës • Kontratë mbi blerjen e aksioneve • Kontratë ortakërie • Kontratë për projekt të përbashkët • Kontratë për shitjen e biznesit

  30. KËSHILLA PËR SHKRIMIN E KONTRATAVE

  31. Negociatat për kontratë Individët dhe kompanitë negociojnë dhe hyjnë në marrëveshje kontraktuale shumë shpesh gjatë afarizmit të tyre. Disa marrëveshje afariste mund të jenë shumë të thjeshta për tu shkuar nga një person i thjeshtë, ndërsa disa të tjera kërkojnë ndihmën e një avokati të specializuar për kontratat. Në cilindo rast, rezultati i ideal është bindja e juaj se i keni negociuar kushtet më të mira për biznesin tuaj, dhe e keni krijuar një marrëveshje të mirë-shkruar që në të ardhmen do t’i shmang konfliktet dhe daljet në gjyq. Këshilla për negociatat Disa strategji themelore do të ju ndihmojnë në negocimet e përditshme, në kontratat dhe transaksionet e tjera afariste. Në vijim i keni disa sugjerime për taktika efektive negociuese. Gjithmonë duhet të keni synime të qarta. Kjo ju ndihmon ta bëni një listë qëllimesh para se ta takoni palën tjetër. Është me rëndësi që, para hyrjes në negociata, ju të keni hulumtuar mirë. Duhet t’i dini faktet, ligjet dhe të dhënat relevante. Mendoni se çfarë vërtet ju duhet nga pala tjetër dhe gjithashtu vendosni se në cilat fusha jenë të gatshëm të bëni kompromis. Ndërtoni mirëbesim me palën tjetër.Besimi do ta ndihmojë komunikimin. Mund ta keni të gatshëm një draft të parë të marrëveshjes të shkruar qysh para takimit me palën tjetër. Përpiquni ta mbani diskutimin të përpiktë kur takoheni me palën tjetër. Bëjeni një listë të temave që duhen diskutuar gjatë negociatave. Dëgjojeni palën tjetër dhe shqetësimet e saja.

  32. Negociatat për kontratë Këshilla për shkrimin e kontratave Është i rëndësishëm kuptimi i themeleve të shkrimit të kontratës edhe nëse rrallëherë i shkruani kontratat e juaja. Kuptimi i bazave mund të ju shtojë vetëbesimin në të gjitha llojet e marrëveshjeve afariste, dhe mund të ju ndihmojë kur i shqyrtoni dhe interpretoni kontratat në të cilat jeni i përfshirë. • Një kontratë efektive gjithmonë duhet të jetë e qartë, specifike dhe e fokusuar. • Fjalitë duhet të jenë të shkurtra në mënyrë që të evitohen kopleksitetet dhe paqartësitë e panevojshme. • Është mirëqë të shikohen shembuj të marrëveshjeve para shkrimit të një kontrate. • Sigurohuni që të gjitha emrat e palëve janë të sakta. Përfshijini edhe titujt e bizneseve të tyre nëse ato ekzistojnë • Një kontratë duhet të jetë konsistente në ton, gramatikë, dhe përdorimin e fjalëve dhe shkurtesave. • Përvijimi i kontratës mund t’i ndihmojë qartësisë dhe të lejojë referim të shpejtë në dispozita të caktuara. • Definoni termat e rëndësishëm. • Parashikojini kontestet gjyqësore, dhe përfshijini seksionet që kanë të bëjnë me vendin, llojet e ligjeve dhe honorarët e avokatëve. • Të gjitha palët duhet ta nënshkruajnë kontratën • Faqet duhet të jenë të numëruara. Evitojeni situatën ku faqet mund të shtohen pasi marrëveshja të jetë nënshkruar. • Njëjtë si në çdo shkrim tjetër afarist, lexojeni tekstin me shumë kujdes dhe bëni përmirësime.

  33. 10 këshilla për bërjen e kontratave të mira afariste • Shkruajini. Ndonëse marrëveshjet gojore janë ligjore dhe të detyrueshme me ligj në shumë situata, ato shpeshherë është vështirë të sillen para gjyqit (dhe në disa raste ato nuk janë as të detyrueshme). Në botën e biznesit, shumica e marrëveshjeve duhen të shkruhen edhe nëse ligji nuk e kërkon një gjë të tillë. Një marrëveshje e shkruar është më pak e rrezikshme se një marrëveshje gojore, sepse ju e keni një dokument i cili qartësisht i përmend të drejtat dhe obligimet e secilës palë në rast të konfuzionit ose mosmarrëveshjes. 2.Mos komplikoni. Përdorimi i termave të komplikueshëm ligjor nuk është i nevojshëm për ta bërë një marrëveshje të detyrueshme me ligj. Në vend të kësaj shkruani fjali të shkurtra, të qarta me tituj të thjeshtë dhe të numëruar të paragrafëve të cilët e bëjnë lexuesin vigjilent për përmbajtjen e atij paragrafi. 3.Lidhni marrëveshje me njerëzit e duhur.Mos humbni kohë duke e negociuar një marrëveshje afariste me një zyrtar më të ulët i cili duhet të marrë aprovimin e shefit të tij për çdo gjë. Nëse ndjeni se kjo po ndodh, me finesë kërkoni që të kontaktoni me personin përgjegjës. Siguroni se personi me të cilin po negocioni e ka autoritetin për ta lidhur biznesin në kontratë dhe e ka interes që të sigurojë përmbushjen e obligimeve të parapara në kontratë. Nëse nuk jeni të sigurt se kush është ky person atëherë pyetni. Në një biznes më të vogël ai mund të jetë njëri nga pronarët, në një organizatë më të madhe mund të jetë Drejtori Ekzekutiv ose Drejtori i Operacioneve.

  34. 10 këshilla për bërjen e kontratave të mira afariste 4.Identifikojeni qartë secilën palë. Do të befasoheshit po ta dinit se sa shpesh afaristët gabojnë në këtë pikë dhe se sa e rëndësishme është ajo. Ju duhet t’i shkruani emrat e saktë ligjor të palëve në kontratë ashtu që të jetë e qartë se kush është përgjegjës për cilat obligime në marrëveshje (dhe kë mund ta paditni nëse gjërat shkojnë keq). Për shembull, nëse një biznes e ka statusin e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuara (LLC) ose të një korporate, identifikojeni përmes emrit të saj korrekt ligjor – duke e përfshirë edhe Inc. ose LLC – dhe jo përmes emrave të personave me të cilët po e nënshkruani marrëveshjen. 5.Shikojini mirë të gjitha detajet. Trupi i marrëveshjes duhet t’i përcaktojë detajisht të drejtat dhe obligimet e secilës palë. Mos leni asgjë jashtë; nëse diskutoni diçka verbalisht dhe pajtoheni për të, por kjo gjë nuk është në kontratë, do të jetë gati e pamundur që kjo gjë të bëhet e detyrueshme. Në botën e ligjit të kontratave, gjykatësit (me pak përjashtime) munden vetëm që ta interpretojnë një kontratë nga “katër këndet e saja”, dhe jo nga ajo që palët i kanë thënë njëra tjetrës. Nëse harroni të përfshini diçka, ju gjithmonë keni të drejtë ta krijoni një amendament të shkurtër. Ose nëse akoma nuk e keni nënshkruar marrëveshjen, ju mund ta shkruani me dorë këtë ndryshim në kontratë. Nëse palët e nisin një ndryshim, ai bëhet pjesë e kontratës.

  35. 10 këshilla për bërjen e kontratave të mira afariste 6.Qartësoni obligimet e pagesave. Qartësoni se kush i paguan kujt, kur duhen bërë pagesat, dhe kushtet për bërjen e këtyre pagesave. Ashtu siç edhe mund të ju marrë mendja, paraja shpesh është çështje kontestuese, kështu që kjo pjesë duhet të jetë shumë e detajuar. Nëse do të paguani me këste apo vetëm atëherë kur puna të ketë përfunduar, atëherë thuajeni këtë gjë dhe përmendni data, kohë dhe kushte. Mendoni që të futni dispozita për metodën e pagesës. Përderisa disa njerëz mund të jenë të kënaqur me një çek biznesi ose një kartë pagese, të tjerët mund të duan çek të thjeshtë apo madje edhe kesh. 7.Pajtohuni për rrethanat në të cilat kontrata merr fund. Është e arsyeshme që të përcaktohen rrethanat në të cilat palët mund ta përfundojnë kontratën. Për shembull, nëse një palë nuk i kryen shumë obligime me kohë, pala tjetër duhet të ketë të drejtën ta anulojnë kontratën pa rrezikuar që të dënohet për “prishje” të marrëveshjes.

  36. 10 këshilla për bërjen e kontratave të mira afariste 8.Pajtohuni për mënyrën se si duhen zgjidhur konfliktet. Shkruajeni në kontratë atë që ju edhe pala tjetër do të bëni nëse diçka shkon gabim. Ju mund të vendosni që ta zgjidhni konfliktin përmes arbitrimit ose ndërmjetësimit në vend të gjyqit i cili ju merr shumë kohë dhe para. 9.Zgjidheni ligjin shtetëror që do ta udhëheq kontratën. Nëse ju dhe pala tjetër ndodheni në shtete të ndryshme, ju duhet të zgjidhni vetëm ligjet e njërit shtet si ligj që vlen për kontratën tuaj në mënyrë që t’i evitoni konfliktet e mëvonshme. Për më tepër, juve mbase do të ju duhet të qartësoni në kontratë se ku do të arbitroni, ndërmjetësoni ose bëni veprime ligjore. Kjo do t’ua lehtësojë jetën nëse paraqitet ndonjë konflikt. 10.Mbajeni konfidenciale. Shpesh, kur një biznes e merr në punë një biznes tjetër për ndonjë shërbim, biznesi tjetër ka qasje në informata sensitive të biznesit i cili e ka punësuar. Marrëveshja e juaj duhet të përmbajë premtime të ndërsjella se secila palë do t’i mbrojë me përpikëri informatat që i mëson gjatë përmbushjes së obligimeve të kontratës. Mos keni frikë ta pyesni një avokat që ta rishikojë një marrëveshje që e keni shkruar vetë. Nëse është një çështje e ngatërruar të cilën ju ndjeni se nuk mund ta zgjidhni vetë, një avokat i mirë për bizneset e vogla mund të ju jap këshilla mbi shkrimin e kontratave.

  37. Ajo që duhet dhe nuk duhettë bëni: Kushtet e kontratës • Fillonime një formë të përgjithësuar si guidë, dhe pastaj adaptojeni atë për situatën tuaj të veçantë • Jepini dokumentit titullin “KONTRATË” ashtu që të mos keqkuptohet qëllimi i tij. • Siguroni se palët janë të identifikuara si duhet në paragrafin e parë, që emrat e tyre janë të shkruara mirë, dhe që adresat janë të sakta. • Përfshijeni në paragrafin e parë datën ashtu që do të jetë e lehtë që t’i referoheni asaj pas përfundimit të kontratës, në mënyrë që kontrata më vonë të identifikohet me datë, si psh. “Kontrata për shitjen e produkteve, data 20 Nëntor 2001” • Siguroni qëfjalitë e para të paragrafëve të jenë tëkuptueshme, në mënyrë që ta bëni më të lehtë gjetjen e dispozitave në kontratë. • Vendosni numra paragrafëve që t’i gjeni më lehtë për t’iu referuar. • Përdorni gjuhë më të thjeshtë kudo që mundeni.

  38. Ajo që duhet dhe nuk duhettë bëni: Kushtet e kontratës • Definojini të gjitha termet teknike • Konsiderojeni vendosjen e shenjave të pikësimit, sepse një presje e vendosur gabim mund ta ndryshojë kuptimin e fjalisë. • Me kujdes rishikoni përdorimin e lidhëzave, posaçërisht “dhe” dhe “ose”, sepse fjalët që përdorni mund të kenë ndikim dramatik në kuptimin e fjalive. • Siguroni që kontrata merret me të gjitha rastet e mundshme që mund të ndodhin dhe nuk i lë asgjë rastit. • Jepjani avokatit tuaj që ta rishikojë çdo kontratë para se ta nënshkruani. • Pyeteni avokatin tuaj çfarëdo pyetje që keni për kontratën – mbani mend, nuk ka pyetje idiote, por mund te jetë budallallëk që një pyetje të mos bëhet dhe më vonë të paguhen pasojat.

  39. Ajo që duhet dhe nuk duhettë bëni: Kushtet e kontratës • Nënshkruajeni kontratën në të kaltër ose në ndonjë ngjyrë tjetër në mënyrë që të dallohet lehtësisht origjinali nga fotokopjet. • Numërojeni çdo faqe të kontratës dhe siguroni se pala tjetër e ka bërë të njëjtën gjë në mënyrë që të mos mungojë asgjë. • Përfshijeni notarizimin nëse kjo gjë kërkohet me ligj të aplikueshëm. • Mbajeni një kopje të kontratës.

  40. Ajo që duhet dhe nuk duhettë bëni: Kushtet e kontratës • Mos përfshini fjalë tepër legaliste dhe fraza arkaike. Ato në përgjithësi i shtojnë shumë pak qartësi tekstit. • Mos përfshini fjali shumë të gjata; në vend të kësaj thojini fjalitë në mendime lehtësisht të lexueshme. • Mos i përsërisni gjërat, përveç nëse kjo gjë është absolutisht e nevojshme. Preferohet që t’i referoheni një dispozite të mëparshme në bazë të numrit të vet ose titullit dhe jo ta përsërisni fjalë për fjalë. • Mos pretendoni se pala tjetër i definon termet në të njëjtën mënyrë si ju. Nëse keni ndonjë dyshim, përfshijeni definimin në kontratë. • Mos e lexoni kontratën me shpejtësi. Duhet kohë për t’i kuptuar të gjitha nuancat e gjuhës së përdorur.

  41. Ajo që duhet dhe nuk duhettë bëni: Kushtet e kontratës • Mos i pranoni shpjegimet gojore të palës tjetër për një term të komplikuar. çdo gjë përfshijeni në tekst. • Mos filloni të veproni në përputhje me kushtet e kontratës derisa atë të mos e kenë ekzekutuar të dyja palët. • Mos u pajtoni me modifikimin e kontratës pa e mbajtur mend atë me shkrim. • Mos pretendoni se përdorimi i një forme standarde të kontratës e eliminon nevojën për rishikim nga ana e avokatit. Edhe nëse një kontratë standarde ka funksionuar mirë në një rast, një ndryshim i vogël i rrethanave, datës, ose palës, mund ta ndryshoje krejt ekuacionin.

  42. Ajo që duhet dhe nuk duhettë bëni: Kushtet e kontratës • Mos i pranoni shpjegimet gojore të palës tjetër për një term të komplikuar. çdo gjë përfshijeni në tekst. • Mos filloni të veproni në përputhje me kushtet e kontratës derisa atë të mos e kenë ekzekutuar të dyja palët. • Mos u pajtoni me modifikimin e kontratës pa e mbajtur mend atë me shkrim. • Mos pretendoni se përdorimi i një forme standarde të kontratës e eliminon nevojën për rishikim nga ana e avokatit. Edhe nëse një kontratë standarde ka funksionuar mirë në një rast, një ndryshim i vogël i rrethanave, datës, ose palës, mund ta ndryshoje krejt ekuacionin.

  43. LISTA : Kushtet e Kontratës - Adresat e palëve - Synimi (synimet) e kontratës - Supozimet themelore - Kushtet themelore Në përgjithësi Obligimet e secilës palë Të drejtat e secilës palë Datat e rëndësishme çmimet e rëndësishme dhe sasitë e tjera të parave Sasitë relevante Kushtet e pagesës Shumat e mëdha, COD, këstet? Datat për bërjen e pagesave Tatimet Interesat Pagesat për vonesa

  44. LISTA : Kushtet e Kontratës   Garancitë Vërejtjet     Kufizimet e përgjegjësive     Dëmet e likuiduara     Dispozita mbi konfidencialitetin Marrëveshja mbi dëmshpërblimet     Mospagesa me kohë     Dispozita mbi arbitrimin     Ligji i aplikueshëm     Vendi i padive që ndërlidhen me kontratën     Deklarata se kontrata e përbën marrëveshje të plotë Mundësia e shkëputjes së dispozitave të cauktuara Nënshkrimet e personave të autorizuar     Notarizimi

  45. Leksionet e mësuara nga gabimet Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen se “një gram preventive vlen sa një kilogram shërim”. Këto fjalë vlejnë shumë në kontekst të kontratave afariste, sepse konsiderimi i kujdesshëm mund t’i parandalojë kokëdhimbjet e mëdha në afat të gjatë. Paditja për shkelje të kontratës, apo padia ndaj një pale tjetër për arsye të njëjtë, është e shtrenjtë, konsumon shumë kohë dhe ua shpenzon energjitë. Shumica e konflikteve kontraktuale mund të shmangen nëse palët ua bëjnë njëra tjetrës të qarta synimet dhe pritjet që nga fillimi. Merreni për shembull rastin me blerësin e ushqimit i cili porositi më shumë se 200 tonë pulë, duke pritur se do të merrte pula të reja të përshtatshme për pjekje në skarë dhe fërgim. Kur pulat arritën ato qëlluan të jenë pula të vjetra dhe për zierje. Blerësi i zhgënjyer paditi. Gjykata u thirr për të vendosur mbi atë që palët e arsyeshme kanë dashur të thonë me përdorimin e fjalës “pulë”.

  46. Leksionet e mësuara nga gabimet Pasi që e dëgjuan dëshminë e shumë ekspertëve, gjykata konkludoi se përdorimi i një termi shumë të përgjithshëm në kontratë nuk i jepte të drejtë blerësit të kërkonte një lloj të caktuar të pulave. Ekspertët shpjeguan se njerëzit në tregti zakonisht e qartësojnë llojin e pulës të cilin synojnë që ta blejnë dhe shesin. Në këtë rast shitësi fitoi por vetëm pas një procesi të gjatë gjyqësor. Të dyja palët do t’i kishin kursyer njëri tjetrit kohë nëse do të kishin qenë më specifik në kontratën e tyre. Në një rast tjetër, një bujk dhe një kompani për procedimin e ushqimit nënshkruan një kontratë sipas të cilës kompania pranonte t’i përpunonte qindra akra të perimeve të rritura nga bujku, përveç në raste të “kushteve të pafavorshme klimatike”. Të korrat ishin mbjellë në atë mënyrë që përpunimi i tyre të bëhej i tëri në të njëjtën kohë. Atë vit moti ishte më i ftohtë se zakonisht, por përnjëherë u bë ngrohtë, dhe kjo i shtyri të gjitha të korrat të piqen përnjëherë. Kompania për procesimin e ushqimit nuk mundte t’i procedonte të gjitha të korrat njëkohësisht, ndërsa bujku paditi për shkelje të kontratës. Kompania argumentoi se padia nuk vlente për shkak të “kushteve të pafavorshme klimatike”, ndërsa me këtë u pajtua edhe gjykata. Edhepse klimën shumëkush do ta kishte cilësuar si ideale dhe jo të“pafavorshme”, për përpunuesit ajo nuk ishte perfekt. Në këtë mënyrë gjuha e kontratës në fakt e shfajësoi mungesën e aftësisë performuese të kompanisë procesuese.

  47. Leksionet e mësuara nga gabimet Këto raste e ilustrojnë rëndësinë e qartësimit të gjuhës së kontratave para nënshkrimit. Siguroni se ju dhe pala tjetër pajtoheni për kuptimin e secilës fjale ose fraze me potenciale për tu keqkuptuar. Madje edhe një shenjë pikësimi e zhvendosur mund ta ndryshojë dramatikisht sferën e të drejtave dhe obligimeve të juaja në kontratë. Keni kujdes edhe për fjalë që shpesh përdoren gabim. Mënyra më e sigurt dhe më e matur e veprimit ështëpasja e një avokati me përvojë në ligjet e kontratave i cili do t’i rishikonte dhe aprovonte të gjitha marrëveshjet para se ju ti nënshkruani ato. Kjo mund t’ju shpenzojë më shumë kohë dhe para në fillim, por këto shpenzime janë shumë më të vogla se ato që do të duhet t’i bëni nëse lind një konflikt për kontratën.

  48. Thjeshtësia dhe zbatueshmëria e kontratave Ndonëse shumë kontrata mbushen me terminologji legaliste që vetëm se ta komplikojnë kokën, nuk ka arsye pse kjo duhet të jetë e vërtetë. Për shumë kontrata, gjuha legaliste nuk është esenciale dhe as ndihmuese. Në të kundërtën, marrëveshjet që ju keni dëshirë t’i futni në kontratë më së miri shprehen përmes gjuhës së thjeshtë të përditshmërisë. Krejt çka nevojitet që një kontratë të jetë ligjërisht e vlefshme janë këto dy elemente: • Të gjitha palët pajtohen (pasi të jetë bërë një ofertë nga një palë dhe ajo të jetë pranuar nga tjetra) • Diçka me vlerë të jetë shkëmbyer, si psh, paratë, shërbimet, prodhimet (apo premtimi për ta shkëmbyer një gjë të tillë) për diçka tjetër që ka vlerë. Në disa situata kontrata gjithashtu duhet të jetë e shkruar dhe valide. Ligjet shtetërore shpesh kërkojnë kontrata të shkruara për transaksione të patundshmërisë ose marrëveshje që zgjasin më shumë se një vit. Ju duhet t’I kontrolloni ligjet e shtetit tuaj për të përcaktuar saktë se cilat kontrata duhen të jenë të shkruara. Sigurisht se është e mencur që shumica e marrëveshjeve afariste, edhe nëse kjo nuk kërkohet me ligj, të shkruhen sepse kontratat gojore mund të jetë e pamundur të vërtetohen.

  49. Thjeshtësia dhe zbatueshmëria e kontratave T’i shikojmë tani më detajisht dy elementet e nevojshme për një kontratë valide: marrëveshja në mes të palëve dhe shkëmbimi i gjërave me vlerë 1. Marrëveshje në mes të palëve (Ofertë dhe Pranim) Ndonëse duket se po i themi gjërat që tanimë dihen, një element thelbësor i një kontrate valide është se palët vërtet pajtohen për të gjitha çështjet e mëdha. Në jetë ndodhin shumë situata që e zbehin dallimin në mes të një marrëveshjeje të plotë dhe një diskutimi preliminar mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje. Për t’i sqaruar më mirë këto raste ligji ka zhvilluar rregulla që definojnë se kur një marrëveshje vërtet ekziston. Rregulli më themelor i ligjit të kontratave është se kontrata eksiton kur një palë e bën një ofertë dhe pala tjetër e pranon. Për shumicën e kontratave kjo mund të bëhet ose në mënyrë gojore ose me shkrim.

More Related