270 likes | 789 Views
Menaxhimi i Biznesit ndërkombëtar. Prof. dr. Besim Beqaj. Domosdoshm ë ria e Biznesit Nd ë rkomb ë tar : Objektivat e t ë m ë suarit. T ë kuptojm ë historin ë dhe r ë nd ë sin ë e biznesit global. T ë m ë sojm ë definicionin e biznesit nd ë rkomb ë tar.
E N D
Menaxhimi i Biznesit ndërkombëtar Prof. dr. Besim Beqaj
Domosdoshmëria e Biznesit Ndërkombëtar: Objektivat e të mësuarit Të kuptojmë historinë dhe rëndësinë e biznesit global. • Të mësojmë definicionin e biznesit ndërkombëtar. • Të njohim (mësojmë) rritjen e lidhjeve globale të sotshme. • T’i vlerësojmë mundësitë dhe sfidat e ofruara nga biznesi ndërkomëtar.
Definimi i Biznesit ndërkombëtar • Biznesi ndërkombëtar paraqet të gjitha transakcionet komerciale (private dhe qeveritare) në mes të dy apo më shumë vendeve. • Biznesi ndërkombëtar përbëhet prej transaksioneve të cilat lindin, kryhen dhe zhvillohen përtej kufijve të vendit me qëllim të plotësimit të objektivave të individëve dhe organizatave. • Qëllimi i biznesit privat është rritja ose stabilizimi i profitit i cili parcijalisht mvaret nga: • Shitjet e jashtme dhe • Resurset e jashtme
Arsyet e bërjës së BN • Zgjerimi i shitjes • Kërkimi i resurseve • Divesifikimi i burimeve të shitjes dhe furnizimit • Minimizimi i rrezikut konkurues
Format e BN • Exporti i mallrave dhe shërbimeve • Importi i mallrave dhe shërbimeve • Investimet e huaja të drejtëpërdrejta • Investimet portofol • Kontratat menaxheriale • Aleancat strategjike • Joint veture • Veprimet tjera
Globalizimi • Transportimi është më i shpejtë • Komunikimi mundëson kotroll të aktiviteteve nga largësitë • Shpenzimet e transportit dhe komunikimit nuk janë të larta për biznesin ndërkombëtar • Barrierat e ulëta qeveritare ndaj levizjës së mallrave, sherbimeve dhe resurseve iu mundëson ndërmarrjeve shfrytëzimin e përparësive të biznesit ndërkombëtar
Funksionimi i BN • Kur funksionohet jashtë, ndërmarrjet duhet të përshtasin metodat e tyre të zakonshme biznesore. Kjo ndodh për shkak se kushtet e jashtme shpesh diktojnë përdorimin e metodave të përshtatëshme dhe sepse menyra e funksionimit të biznesit ndërkombëtar dallon nga metodat dhe menyrat e funksionimit të biznesit vendor.
Pyetjet kyçe para se të lëvizet drejt tregjeve ndërkombëtare: • Si do të përshtatet ideja, produkti, ose shërbimi jonë në tregun ndërkombëtar? • A do të ishte më mirë të kyçemi në një treg përmes tregtisë apo përmes investimeve? • Cilat janë ndryshimet e nevojshme në produkt në mënyrë që produkti t’i përshtatet kushteve të tregut të jashtëm? • Çfarë kërcënimesh mund të na paraqiten nga konkurrenca (e brendshme/globale)? • Si mund të neutralizohen këto kërcënime?
Vlera e lidhjeve globale • Sot, lidhjet globale e ndërlidhin tregtinë, tregjet financiare, teknologjinë, dhe standardet jetësore së bashku në një mënyrë të paparë! • Investimet globale i shtyejnë kompanitë të rishikojnë dhe të luajnë me rregulla të reja në: • praktikat biznesore • kërkesat ligjore • etikë
Tregtia Një ngricë në Brazil dhe efektet e saj në prodhimin e kafës do të kenë pasoja negative të cilat do të manifestohen me pamjaftueshmëri të këtij produkti dhe si pasojë e kësaj çmimet do të rriten.
Tregjet financiare Një rrënie e vlerës se Pezos Meksikane u manifestua me ndryshime negative në tregjet financiare të të gjitha ekonomive ne rritje dhe kishte efekte të mëdha në Poloni, Hungari dhe Republikën Çeke.
Teknologjia krijon lidhje të fuqishme individuale Teknologjia kompjuterike, komunikimet satelitore, dhe telekomunikacioni u mundëson qasje në kohë reale të njerëzit dhe informatat në nivel global.
Njerëzit... • Dëgjimi i muzikës botërore • Përcjellja e programeve ndërkombëtare të trensmetuara nga CNN etj. • Veshja e xhinseve të kaltërta dhe vallëzimi i valleve të njëjta • Ushqimet si hamburger, tacos, dhe pica • Rezultati është që investimi ndërkombëtar është në shkallën më të lartë të paparë deri me tani.
Ndikimet makroekonomike të Biznesit Ndërkombëtar • Tregjet globale e rrisin numrin e konsumatorëve potencial. • Ndërmarrjet mund të rrisin aftesine e mesimit më shpejt dhe të prodhojnë produkte me shpenzime më të ulëta shumë më shpejt. • Ndërmarrjet mund të përmirësojnë aftësitë e tyre konkurruese.
Biznesi Ndërkombëtar krijon ndryshime ndërkombëtare • Çmimet e produkteve të teknologjisë së lartë bien si pasojë e konkurencës globale • VCR’s nuk prodhohen më në SHBA • Vetëm një përqindje e vogël e motoçikletave prodhohen në SHBA • Industria e këpucëve në SHBA është duke u shuar.
Përparësitë e mundshme për një ndërmarrje ndërkombëtare: Qasje në teknologjinë e avancuar • Aftësia për të kapitalizuar zhvillimin e produktit • Fuqia superiore financiare • Thellësia dhe gjerësia e talentit për të menaxhuar • Rreziku politik i reduktuar
Ndikimet e jashtme në BN • Veprimi i ndërmarrjes në rrethinë kërkon jo vetëm njohuri menaxheriale për funksionimin e biznesit, por gjithashtu kërkohet njohuri bazë për shkencat shoqërore: • shkencat politike, • ligjshmerinë, • antropologjinë, • sociologjinë, • psikologjinë, • makroekonominë, dhe • gjeografinë.
Evoluimi i strategjive në procesin e ndërkombtarizimit • Qasja pasive në aktive në drejtim të mundësive të reja • Veprimet ndërkombëtare krahas atyre vendore në biznes • Drejt qasjeve të palimituara në menyrat e veprimit • Lokacionet pakta të jashtme drejt atyre të shumta dhe të palimituara • Ngjajshmëritë drejt jongjajshmërive në ambient
Forcat kundërthenëse • Standardizimi global vs. Praktikave nacionale • Praktikat e standardizimit global tentojnë të zvogëlojnë shpenzimet. Praktikat nacionale iu mundësojnë ndërmarrjeve të adaptohen në kushtet unike lokale. • Konkurenca e vendeve vs. Konkurencës së ndërmarrjeve • Vendet moderojnë plotësimin e kushteve globale të efikasitetit dhe qëllimeve biznesore sepse ka rivalitet me vendet tjera. • Sovraniteti vs. Raportet ndër nacionale • Vendet janë të gatëshme të lejojnë prekje të sovranitetit me qëllim: • Arritjes së reciprocitetit • Qasja e përbashkët ndaj problemeve • Ballafaqimi me shqetësimet extrateritoriale
Përmbledhje: • Biznesi ndërkombëtar ka ekzistuar që nga formimi i kufijve nacional • Biznesi ndërkombëtar i ka dhënë formë historisë botërore • Lidhjet globale janëçelës i mundësive dhe sukseseve të biznesit ndërkombëtar
Pyetje për të diskutuar: - Krahasoni dhe ballafaqoni biznesin vendor dhe atë ndërkombëtar.