1 / 136

SJELLJA E INDIVIDUALE & SJELLJA NE GRUP

SJELLJA E INDIVIDUALE & SJELLJA NE GRUP. Prof.Dr. Ibish Mazreku ibish.mazreku@dukagjinicollege.eu 045 265 700. Parashikimi i sjelljes. Materiali ne kete kapitull dhe ne kater kapitujt ne vijim mbeshtetet gjeresisht ne nje fushe studimi te njohur me emrin sjellje organizative.

dillan
Download Presentation

SJELLJA E INDIVIDUALE & SJELLJA NE GRUP

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. SJELLJA E INDIVIDUALE & SJELLJA NE GRUP Prof.Dr. Ibish Mazreku ibish.mazreku@dukagjinicollege.eu 045 265 700

  2. Parashikimi i sjelljes • Materiali ne kete kapitull dhe ne kater kapitujt ne vijim mbeshtetet gjeresisht ne nje fushe studimi te njohur me emrin sjellje organizative. • Megjithese ajo merret me fushen e sjelljes ne pergjithesi - pra me veprimet e njerezve - sjellja organizative (SO), me konkretisht trajton veprimet e njerezve gjate punes • Nje nga sfidat e kuptimit te sjelljes organizative eshte se ajo merret me disa ceshtje te cilat nuk jane shume te dukshme. • Po ashtu si nje ajsberg, shumica e sjelljes organizative nuk kapet me sy te lire (shikoni skemen 8-1) Sjelljaorganizative (SO) Studimiiveprimevetenjerezvegjatepunes.

  3. Ato qe ne priremi te shohim kur veshtrojme organizatat jane aspektet formale te tyre - strategjite, objektivat, politikat dhe procedurat, struktura, teknologjia, autoriteti formal dhe zinxhiri i urdhrave. • Por pak nen siperfaqe gjenden elemente joformale qe menaxheret duhet t'i kuptojne. • SO-ja u jep menaxhereve mundesine te depertojne ne keto aspekte te fshehura por te rendesishme te organizates.

  4. Cili eshte perqendrimi i sjelljes organizative? • Sjellja organizative perqendrohet me teper ne dy fusha kryesore. • Se pari, SO heton sjelljen individuale. Bazuar kryesisht ne kontributin e dhene nga psikologet, kjo fushe perfshin tema te tilla si personaliteti, perceptimi, mesimi dhe motivimi. • Se dyti, SO merret me sjelljen ne grup, e cila perfshin normat, funksionet, ndertimin e skuadres dhe konfliktin. Njohurite qe kemi mbi grupin vijne kryesisht nga puna e sociologeve dhe e psikologeve sociale. • Fatkeqesisht, sjellja e nje grupi punonjesish nuk mund te kuptohet thjesht duke permbledhur veprimet e individeve, pasi individet ne grupe sillen ndryshe nga sjellja e individit e pare veqmas

  5. Cilat jane qellimet e sjelljes organizative? • Qellimet e SO-se jane qe te shpjegoje dhe te parashikoje sjelljen. • Pse kane nevoje menaxheret per kete aftesi? • Eshte e thjeshte, per te menaxhuar sjelljet e punonjesve te tyre. • Dihet se suksesi i nje menaxheri varet nga kryerja e gjerave nepermjet personave te tjere. • Menaxheri duhet te jete ne gjendje te shpjegoje perse punonjesit kane disa sjellje te caktuara dhe jo disa te tjera si edhe te parashikojne sesi do te reagojne punonjesit ndaj veprimeve te ndryshme qe mund te beje menaxheri.

  6. Sjelljet e punonjesve per te cilat jemi me shume te interesuar jane produktiviteti, mungesat dhe qarkullimi i punonjesve. • Rendesia e produktivitetit eshte e qarte. Menaxheret merren me sasine dhe cilesine e outputit nga cdo punonjes. • Por mungesat dhe qarkullimi, sidomos nese jane ne nivel te larte, mund te ndikojne ne menyre te pafavorshme mbi kete output. • Kjo ndodh pasi nje punonjes nuk mund te jete produktiv kur nuk eshte ne vendin e tij te punes. • Veq kesaj normat e larta te qarkullimit te punonjesve rrisin kostot dhe shpesh sjellin individe me me pak pervoje te cilet bejne punen.

  7. Ka edhe nje lloj te katert sjelljeje qe po behet i rendesishme ne percaktimin e performances se punonjesit. Ajo eshte qytetaria organizative. • Qytetaria organizative eshte nje sjellje qe nuk eshte pjese e drejtperdrejte e pershkrimit zyrtar te punes se nje punonjesi. Ajo eshte me teper sjellje qe nxit funksionimin efektiv te organizates. • Per shembull, qytetaria pozitive e punonjesve i referohet ndihmes se te tjereve brenda skuadres se punes, daljes vullnetar per detyra shtese, shmangien e konflikteve te panevojshme ose te folurin ndertues per grupin e punes dhe organizaten ne pergjithesi. Qytetariaorganizative Sjelljeqenukeshtepjese e drejtperdrejte e pershkrimitzyrtartepunes se njepunonjesi.

  8. Qendrimet Thenievleresuese ne lidhje me objekte, njerezosengjarje. Perveq ketyre sjelljeve, do te shohim gjithashtu edhe kenaqesine ne pune. Megjithese kenaqesia ne pune nuk eshte sjellje — por nje qendrim — ajo perben nje aspekt i cili iu perket shume menaxhereve. Qendrimet e nje punonjesi mund te ndikojne ne produktivitetin, ne mungesat ose ne qarkullimin e tij ne pune. Qendrimet jane thenie vleresuese, te favorshme ose te pafavorshme, ne lidhje me objektet, njerezit ose ngjarjet. Ato reflektojne menyren sesi individi ndihet mbi diqka te caktuar. Kur nje person thote "me pelqen puna qe bej", ai po shpreh nje qendrim rreth punes se tij.

  9. Perberesi "dije" iqendrimit Besimet, opinionet, njohuriadheinformacioniqenje person disponon. Perberesi "emotiv" iqendrimit Pjesa e emocioneveose e ndjenjave ne njeqendrim Perberesi "sjellje" iqendrimit Synimi per t'usjelle ne njemenyretecaktuarkundrejtdikujtosedickaje Perberesi "dije“ i nje qendrimi perbehet nga besimet, opinionet, njohurite dhe informacionet qe mbart personi. Perberesi "emotiv" i nje qendrimi eshte pjesa e emocioneve ose e ndjenjave te qendrimit. Ky perberes do te reflektohej ne thenien "Erika nuk me pelqen pasi ajo pi duhan“ Perberesi "sjellje" i nje qendrimi i referohet synimit per t'u sjelle ne nje menyre te caktuar kundrejt dikujt ose dickaje.

  10. A duhet te jene konsistente qendrimet dhe sjelljet e nje individi? • A keni vene re ndonjehere sesi njerezit i ndryshojne fjalet e tyre ne menyre qe te mos bien ne kundershtim me veprimet qe bejne? • Ndoshta nje shok i juaji ka shprehur vazhdimisht idene se makinat e prodhuara ne Amerike jane te nje cilesie me te ulet dhe se ai asnjehere nuk do te blinte ndonje makine qe te mos ishte e importuar. • Me pas prinderit e tij i dhurojne nje makine amerikane te tipit te fundit, dhe papritmas kjo nuk iu duk edhe aq keq shokut tuaj

  11. Cfare eshte teoria e papajtueshmerise konjitive? • Bazuar ne parimin e mesiperm te konsistences a mund te arrijme ne perfundimin se sjellja e nje individi mund te parashikohet gjithmone nese ne dime opinionin qe ai ka mbi ceshtjen ne fjale? • Fatkeqesisht pergjigjja nuk mund te jete thjesht po ose jo. • Ne fundin e viteve 1950, Leon Festinger propozoi teorine e papajtueshmerise konjitive per te shpjeguar lidhjen qe ekziston mes qendrimit dhe sjelljes. Papajtueshmeriakonjitive Cdomosperputhjemesdyose me shumeqendrimeveosemesqendrimevedhesjelljevetenjeIndividi.

  12. Si ndihmon njohja e qendrimeve ne efektivitetin e menaxhereve? • Dihet se nga punonjesit mund te pritet qe ata te perpiqen te zvogelojne papajtueshmerite. • Prandaj, jo pa qudi, ka prova te forta qe tregojne se punonjesit e kenaqur dhe te perkushtuar kane norma te uleta mungesash dhe qarkullimi. • Per shkak se shumica e menaxhereve duan te minimizojne numrin e mungesave dhe te largimeve nga puna - sidomos nga punonjesit me produktive - ata duhet te bejne veprime qe nxisin qendrime pozitive ndaj punes. Papajtueshmerite mund te menaxhohen. • Menaxheret duhet ta kuptojne se nese punonjesve u kerkohet te bejne pune qe u duken jokonsistente ose qe nuk pajtohen me qendrimet e tyre, presioni per te zvogeluar papajtueshmerite mund te zbutet nese ato perceptohen si te imponuara nga jashte ose si te pakontrollueshme.

  13. Personaliteti • Disa njerez, si Bill Gates, konsiderohen te qete dhe pasive. • Te tjere, si Oprah Winfrey, konsiderohen te zhurmshem dhe te sigurt ne vetvete. • Kur perdorim terma i qete, pasiv, i zhurmshem, agresiv, ambicioz, i hedhur, besnik, i tensionuar ose i shoqerueshem, per te karakterizuar individet, atehere po i kategorizojme ata sipas veqorive te personalitetit te tyre. • Personaliteti i nje individi eshte kombinimi unik i tipareve psikologjike qe e karakterizojne ate person.

  14. A mund te parashikohet sjellja duke u bazuar te personaliteti? • Sjellja e nje individi eshte formuluar ne baze te disa dhjetera tipareve te personalitetit. • Per kete qellim kane sherbyer edhe tiparet e personalitetit te cilat tregojne menyren sesi njerezit lidhen me njeri-tjetrin dhe sesi ata i zgjidhin problemet e tyre. • Ne vite, studiuesit jane perpjekur te perqendrohen me specifikisht mbi ato veqori te personalitetit te cilat ndihmojne ne identifikimin e informacioneve rreth individit. • Nder keto studime dy jane me te njohurat : • Treguesi Myers-Briggs i personalitetit dhe • Modeli i pese faktoreve me te rendesishem te personalitetit. Treguesi Myers-Briggs ipersonalitetit (TMBP) - MBTI (angl.) Njemetode per identifikimin e llojittepersonalitetit.

  15. MODELI I PESE FAKTOREVE ME TE RENDESISHEM TE PERSONALITETIT • Nje menyre tjeter per trajtimin e personalitetit eshte nepermjet nje modeli personaliteti me pese faktore i cili zakonisht quhet Modeli i Pese Faktoreve me te Rendesishem. Keta pese faktore jane : 1. Hapja - Nje dimension i personalitetit qe pershkruan shkallen ne te cilen dikush eshte i shoqerueshem, fjalaman dhe i sigurt. 2. Pajtueshmeria- Nje dimension i personalitetit qe pershkruan shkallen ne te cilen dikush eshte shpirtmire, bashkepunues dhe besues. 3. Vetedijshmeria - Nje dimension i personalitetit qe pershkruan shkallen ne te cilen dikush eshte i pergjegjshem, i besueshem, kembengules dhe i orientuar drejt arritjeve.

  16. Qendrueshmeria emocionale - Nje dimension i personalitetit qe pershkruan shkallen ne te cilen dikush eshte i qete, entuziast dhe i sigurt (pozitive) perkundrejt te qenit i tensionuar, nervoz, i zymte dhe i pasigurt (negative). • Qiltersia perballe pervojave - Nje dimension i personalitetit qe pershkruan shkallen ne te cilen dikush ka te zhvilluar imagjinaten, ndjeshmerine artistike dhe intelektin. modeliipesefaktoreve me terendesishemtepersonalitetit Model personaliteti me pesefaktorete diet perfshijne, hapjen, pajtueshmerme, vetedijshmerine, qendrueshmerineemocionaledbetiltersineperballepervojave.

  17. CFARE ESHTE INTELIGJENCA EMOCIONALE? • Njerezit te cilet i kuptojne nevojat e tyre emocionale dhe qe arrijne te lexojne emocionet e te tjereve mund te jene me efektive ne punet e tyre. • Inteligjenca emocionale (IE) i referohet nje lloji te caktuar te kualifikimeve, zotesive dhe aftesive jokonjitive te cilat ndikojne mbi aftesine e nje personi per te perballuar kerkesat dhe presionet e mjedisit. Ajo perbehet nga pese dimensione: • Vetedija. Kuptimi i ndjenjave personale. • Vetemenaxhimi. Aftesia per te menaxhuar emocionet dhe shtysat vetjake. • Vetemotivimi. Aftesia per te kembengulur perballe deshtimeve dhe pengesave. • Ndjeshmeria. Aftesia per te kuptuar sesi ndihen te tjeret. • Aftesite shoqerore. Aftesia per te menaxhuar emocionet e te tjereve. Inteligjencaemocionale (IE) Njellojikualifikimeve, izotesivedheaftesivejokonjitiveqendikojneaftesine e njepersoni per teperballuarkerkesatdhepresionet e mjedisit.

  18. A munden veqorite e personalitetit te parashikojne sjelljet praktike qe kane te bejne me punen ? • Pese veqori te personalitetit kane rezultuar si me te rendesishmet ne shpjegimin e sjelljes individuale ne organizata. • Keto jane pika e kontrollit, Makiavelizmi, vetevleresimi, vetemonitorimi dhe prirja e natyrshme kah risku. • Qfare e kontrollon sjelljen e nje individi? • Disa njerez besojne se jane ata vete qe e kontrollojne fatin e tyre. • Te tjeret e shohin veten si gure pengu ne duart e fatit dhe besojne se ajo qe ndodh ne jetet e tyre eshte e paracaktuar nga fati ose nga shansi

  19. Pika e kontrollit Njetiparipersonalitetitqe mat shkallen ne tecilennjerezitbesojne se janezotetefatevete tyre. Makiavelizimi, (MaK) Nje mates ishkalles ne tecilinindividetjanepragmatiste, mbajne distance emocionaledhebesojne se qellimijustifikonmjetin, Vetevleresimi(W) Shkalla ne tecilennjeindividiipelqenosejovetja e tij. Monitorimi Nje mates iaftesise se individit per tapershtatursjelljen e tijndajfaktorevetejashtemrrethanore.

  20. Si mund te perputhet personaliteti me punen? • Dihet se personalitetet e individeve ndryshojne. • Po keshtu ndryshojne edhe punet qe ata bejne. • Duke u bazuar ne kete logjike, jane bere disa perpjekje per te qiftuar personalitetin e duhur me punen e duhur. • Teoria me e dokumentuar e lidhjes personalitet-pune eshte zhvilluar nga psikologu John Holland. • Sipas teorise se tij, kenaqesia e nje punonjesi me punen e tij dhe prirja e tij per ta lene ate pune varet nga shkalla me te cilen personaliteti i individit perputhet me mjedisin e profesionit qe ai ka.

  21. Si i ndihmon menaxheret njohja e personalitetit qe te jene me efektive? • Vlera kryesore e njohjes qe menaxheri ka mbi dallimet mes personaliteteve ndoshta del me mire ne pah gjate perzgjedhjes se punonjesve. • Menaxheret mund te kene punonjes me te kenaqur dhe me performance me te larte nese pershtatin tipat e duhura te personalitetit me vendet e punes. • Vec kesaj kjo lloj perputhjeje mes personalitetit dhe punes sjell edhe perfitime te tjera. • Duke pranuar faktin se njerezit i zgjidhin problemet, i marrin vendimet dhe komunikojne ne vendin e punes ne menyra te ndryshme nga njeri-tjetri, nje menaxher mund ta kuptoje me mire per shembull se perse nje punonjes nuk merr dot vendime te shpejta ose perse nje punonjes tjeter insiston te mbledhe sa me shume informacion qe te jete e mundur para se t'i jape zgjidhje nje problemi

  22. A ndryshojne tiparet e personalitetit sipas kulturave kombetare? • Brenda nje vendi te caktuar nuk ka asnje tip te vetem personaliteti qe te dominoje mbi te tjeret. • Per shembull, ne pothuajse cdo kulture mund te gjenden persona qe preferojne te marrin persiper shume risk po aq sa edhe persona qe priren te marrin persiper me pak risk, e megjithate kultura e nje vendi duhet te kete nje fare ndikimi mbi karakteristikat dominuese te personalitetit te popullsise se saj. • Kete ndikim mund e shohim duke shqyrtuar tiparin e pikes se kontrollit.

  23. A kane sipermarresit karakteristika te perbashketa ne personalitetin e tyre? • Mendoni per dike qe e njihni dhe qe eshte sipermarres. Mund te jete dikush te cilin e njihni nga afer, ose dikush per te cilin vetem sa keni lexuar si, per shembull, Bill Gates i Microsoft-it, Oprah Winfrey e Harpo Productions-it ose Larry Ellison i Oracl-se. • Si do ta pershkruanit personalitetin e ketij personi? Nje nga fushat me te studiuara te sipermarrjes ka qene kerkimi per te percaktuar se cilat karakteristika psikologjike kane te perbashketa sipermarresit (nese ka ndonje te tille); • cfare vecorish te personalitetit bejne dallimin mes sipermarresve dhe jo sipermarresve; dhe cfare tiparesh kane sipermarresit qe mund te parashikojne se cilet prej tyre do te jene te suksesshem. Personalitetiproaktiv Pershkruanataindivideteciletjane me teprirur per tebereveprimeqendikojne ne mjedisetrrethuesete tyre.

  24. Perceptimi Perceptimi Procesiiorganizimitdheiinterpretimittendijimeveshqisore ne menyreqet'ijepetkuptimmjedisitrrethues. Perceptimi eshte procesi nepermjet te cilit individet organizojne dhe interpretojne ndijimet e tyre shqisore ne menyre qe t'i japin kuptim mjedisit rrethues. Kerkimet mbi perceptimin kane treguar vazhdimisht se disa individe mund te jene duke pare te njejten gje, e megjithate e perceptojne ate ne menyra te ndryshme. Nje tjeter menaxher, sjelljen e te njejtit asistent mund ta inter-pretonte si prove qe asistenti merr ne konsiderate te gjitha te dhenat dhe qe ai eshte i matur, dhe i kujdesshem. Menaxheri i pare ka te ngjare ta vleresoje negativisht asistentin e tij, kurse menaxheri i dyte do ta vleresonte pozitivisht ate. Ceshtja eshte se asnje nga ne ne fakt nuk e sheh ndonjehere realitetin.

  25. Cfare ndikon mbi perceptimin? • Si mund ta shpjegojme faktin se Cathy, nje mbikeqyrese marketingu e nje organizate te madhe te tregtimit te nenprodukteve te naftes, 52 vjeqare, vuri re unazen e hundes se Billit gjate intervistes se punes se ketij te fundit, kurse Sean, nje zgjedhes i burimeve njerezore, 23 vjeq, nuk e vuri re? • Ka disa faktore qe veprojne per t'i dhene forme perceptimit dhe nganjehere per ta deformuar ate. • Keta faktore mund te ndodhen brenda vete personit, ne objektin qe perceptohet ose ne sfondin e situates ne te cilin ndodh procesi i perceptimit. • Kur nje individ shikon nje objekt dhe perpiqet te interpretoje se cfare shikon, mbi interpretimin e tij do te ndikojne thellesisht karakteristikat personale te individit.

  26. Si mund t'i ndihmoje menaxheret njohja e perceptimeve per te qene me efektive? • Menaxheret duhet te dine se punonjesit e tyre reagojne ndaj perceptimeve, jo ndaj realitetit. • Vleresimi i menaxhereve nese punonjesi eshte faktikisht objektiv dhe i paanshem ose nese nivelet e pagave te organizates jane nder me te lartat ne industri, jane ceshtje me pak te rendesishme ne krahasim me cka perceptohet nga punonjesit. • Nese perceptimi i punonjesve eshte se vleresimet e menaxhereve jane favorizuese ose se nivelet epagave jane te uleta, ata do te sillen sikur keto te ishin realisht te verteta. • Punonjesit organizojne dhe interpretojne faktet qe shohin, duke krijuar keshtu mundesine per shtremberimin e perceptimeve.

  27. Si munden menaxheret t'i japin forme sjelljes? • Menaxheret duhet te tregojne interes mbi faktin sesi mund t'i mesojne punonjesit e tyre qe te sillen ne nje menyra te tille qe organizata te marre perfitimin maksimal. • Keshtu, menaxheret shpesh perpiqen t'i mbrojne individet duke udhehequr mesimin e tyre sipas disa hapave te pershkallezuar. • Ky proces quhet t'i japesh forme sjelljes. T'ijapeshformesjelljes Procesiiudheheqjes se mesimittenjeindividipermesdisahapavetepershkallezuar.

  28. Sjellja ne grup • Sjellja e personave ne nje grup nuk eshte e njejte me shumen totale te sjelljeve individuale te te gjithe ketyre personave. • Individet sillen ndryshe kur jane ne grupe ne krahasim me sjelljen kur jane vetem. • Prandaj, nese duam te kuptojme me ne teresi sjelljen organizative ne duhet te studiojme grupet.

  29. Cfare eshtenje grup? • Grupi perbehet nga dy ose me shume individe bashkeveprues dhe te ndervarur nga njeri-tjetri te cilet bashkohen per te arritur objektiva te caktuara. • Grupet mund te jene formale ose informale. Grupet formale jane grupe pune te themeluara nga organizata dhe te cileve u jane dhene detyra te percaktuara dhe te njohura. • Sjelljet ne keto grupe percaktohen nga qellimet organizative dhe orientohen kah to. • Ne kontrast me to, grupet informale jane te natyres shoqerore. Keto grupe jane formime te natyrshme qe shfaqen ne nje mjedis pune per t'iu pergjigjur nevojes per kontakte shoqerore. Grupet informale priren te formohen rreth miqesive dhe interesave te perbashketa Grupi Dyose me shumeindividebashkevepruesdhetendervarurnganjeri-tjetriteciletbashkohen per tearriturobjektivatecaktuara.

  30. Pse njerezit bashkohen ne grupe? • Nuk ka asnje arsye te vetme qe te shpjegoje perse njerezit bashkohen me grupe te caktuara. • Per shkak se shumica e njerezve bejne pjese ne disa grupe, eshte e qarte se grupet e ndryshme iu sjellin anetareve te tyre perfitime te ndryshme. • Shumica e njerezve bashkohen me nje grup per shkak te nevojes per siguri, per status, per vetevleresim, per bashkim, per pushtet ose per arritjen e qellimeve. • Ne skemen 8-8 jane renditur keto arsye dhe jane pershkruar perfitimet e perceptuara prej tyre.

  31. Cilat jane konceptet baze te sjelijes ne grup? • Themeli baze per njohjen e sjelljes ne grup perfshin : • Funksionet, • Normat dhe nenshtrimin, • Sistemet e statusit dhe • Lidhjen e grupit

  32. Funksioni • I referohet teresise se modeleve te sjelljeve te pritura prej dikujt i cili mban nje pozicion te caktuar ne nje njesi shoqerore. • Individet kryejne funksione te shumefishta, duke i pershtatur ato sipas grupit pjese e te cilit jane ne kohen e dhene. • Ne nje organizate, punonjesit perpiqen te percaktojne se cilat jane sjelljet qe priten prej tyre. Ata lexojne pershkrimet e punes, marrin sugjerime prej shefave te tyre dhe shikojne se cfare bejne koleget. • Nje individ i cili perballet me pritje te papajtueshme, per funksionet qe duhet te kryeje, perjeton konfliktin e funksioneve. • Ky lloj konflikti perjetohet shpesh nga punonjesit e organizatave. Funksioni Njeteresimodeleshtesjelljeveteprituraprejdikujticilimbannjepoziciontecaktuar ne njenjesishoqerore.

  33. Norma • Te gjitha grupet kane disa norma te vendosura, standarde te pranueshme qe ndiqen nga te gjithe anetaret e grupit. • Normat diktojne nivelet e outputit, normat e mungesave, gatishmerine ose plogeshtine, lidhjet shoqerore te lejuara ne pune e keshtu me radhe. • Per shembull, ne nje kompani te perpunimit te transaksioneve me karta krediti jane normat ato qe diktojne kodin e veshjes se perfaqesuesve te sherbimit te klientit. • Shumica e punetoreve qe kane pak kontakte te drejperdrejta me klientet vijne ne pune te veshur ne menyre te shkujdesur. • Megjithate, kur nje punonjes eshte i sapomarre ne pune, ai duhet te vije i veshur me kostum. Normat Standardetepranueshmeqendiqenngategjitheanetaret e njegrupi.

  34. Statusi • Statusi eshte nje kategori prestigji, pozicioni ose rangu brenda nje grupi. • Sado thelle ne parahistori, shkencetaret, qe kane studiuar grupimet njerezore, kane zbuluar hierarki statusi: kryetare fisesh dhe ndjekesit e tyre, fisnike dhe fshatare, ata qe kane dhe ata qe nuk kane. • Sistemet e statusit jane faktore me rendesi ne njohjen e sjelljes. • Statusi perben nje motivues te rendesishem qe ka pasoja ne sjelljen e individeve kur keta vene re nje shmangie mes statusit qe perceptojne per veten e tyre dhe statusit qe te tjeret perceptojne per ta. Statusi Njekategoriprestigji, pozicionioserangubrendanjegrupi.

  35. Plogeshti shoqerore • Shpjegimi me i logjikshem per kete renie te orvatjeve te tyre eshte se shperndarja e pergjegjesise i inkurajon individet qe te ngadalesojne perpjekjet; kjo sjellje njihet me emrin plogeshti shoqerore. • Kur rezultatet e grupit nuk mund t'i kushtohen nje personi te vetem, lidhja mes inputit te nje individi dhe outputit te te gjithe grupit mjegullohet. • Ne situata si kjo, individet mund te tundohen qe te behen "kalores te lire" dhe te leshohen kunder perpjekjeve te grupit. • Me fjale te tjera, kur individet mendojne se kontributi i tyre nuk mund te matet, eficenca zvogelohet. • Perfundimi i qarte nga ky zbulim eshte se menaxheret, te cilet mbeshteten ne grupet e punes, duhet te sigurojne gjithashtu edhe nje menyre nepermjet se ciles mund te identifikohen perpjekjet e secilit individ. Plogeshtiashoqerore Prirjaqe ka njeindividigrupit per tezvogeluarperpjekjet e veta per shkak se pergjegjesiadhearritjetindividualenukmundtematen

  36. Lidhja brenda grupit • Sipas intuites pritet qe grupet qe perjetojne shume mospajtime te brendshme dhe mungese bashkepunimi duhet te jene me pak efektive sesa grupet ne te cilat individet zakonisht jane dakord me njeri-tjetrin, bashkepunojne dhe pelqehen reciprokisht. • Kerkimet ne kete fushe jane perqendruar ne lidhjen brenda grupit, qe eshte shkalla ne te cilen anetaret e grupit jane te terhequr nga njeri-tjetri dhe kane te njejtat qellime. • Sa me te terhequr te jene anetaret e grupit drejt njeri-tjetrit dhe sa me shume qe qellimet e tyre individuale te perputhen me qellimin e pergjithshem te grupit, aq me i lidhur eshte ai grup. Lidhjabrendagrupit Shkalla me tecilenanetaret e grupitterhiqennganjeri-tjetridhekanetenjejtatqellime.

  37. SKUADRAT E PUNES Prof.Dr. Ibish Mazreku ibish.mazreku@dukagjinicollege.eu 045 265 700

  38. Cilat jane fazat e zhvillimit te skuadrave? • Zhvillimi i skuadrave eshte nje proces dinamik. • Shumica e skuadrave e gjejne veten ne nje gjendje te vazhdueshme ndryshimi. • Por ekziston nje model i pergjithshem ne zhvillimin e shumices se kuadrove edhe pse ato ndoshta nuk e arrijne kurre stabilitetin. • Pese fazat e zhvillimit te skuadrave, sic tregohen edhe ne skemen 9-1, jane : • formimi, • mesymja, • nivelimi. • veprimi dhe • nderprerja.

  39. Formimi Faza e pare e procesittezhvillimitteskuadres, e karakterizuarnganjenivelilartepasigurierrethqellimit, strukturesdhelidershipittegrupit Stuhia Faza e dyte e procesittezhvillimitteskuadres e karakterizuarngakonfliktibrendagrupit. Formimi, karakterizohet nga nje nivel i larte pasigurie rreth qellimit, struktures dhe lidershipit te grupit. Anetaret e grupit testojne situaten per te percaktuar se cilat jane sjelljet e pranueshme ne kete grup. Kjo faze perfundon kur anetaret fillojne ta shohin veten e tyre si pjese te nje skuadre. Faza e stuhise paraqet nje kohe te konflikteve brenda grupit. Anetaret e pranojne ekzistencen e nje skuadre, por i rezistojne kontrollit qe grupi imponon mbi individualitetin. Per me teper, mund te linde konflikt edhe rreth kontrollit te grupit. Faza e dyte perfundon atehere kur brenda skuadres pervijohet pak a shume qarte lidershipi i saj.

  40. Sheshimi Faza e trete e procesittezhvillimitteskuadresgjate se cilesstruktura e sajngurtesohetdheanetaretasimilojnedisapritjeteperbashketambisjelljet e pranueshmegjatepunes. Ekzekutimi Ne kete faze tekatertteprocesittezhvillimitteskuadresstruktura e sajeshteplotesishtfunksionaledheeshtepranuarngaanetaret e skuadresdheenergjite e ketyretefunditjaneperqendruar ne kryerjen e detyravetenevojshme. Ne fazen e trete zhvillohen lidhje te ngushta mes anetareve dhe ata fillojne te shfaqin nje fare uniteti brenda grupit. Ne kete periudhe ekziston nje sens me i forte identiteti dhe atmosfere shoqerore. Kjo faze sheshimi perfundon atehere kur struktura e skuadres ngurtesohet dhe kur anetaret kane asimiluar disa pritje te perbashketa mbi ato qe jane sjelljet e pershtatshme ne pune. Faza e katert eshte ekzekutimi. Tani struktura eshte plotesisht funksionale dhe e pranuar nga anetaret e skuadres. Energjite e tyre kalojne nga njohja dhe kuptimi i njeri-tjetrit ne kryerjen e detyrave te nevojshme.

  41. Per skuadrat eperhershme, ekzekutimi eshte faza e fundit e zhvillimit te tyre. • Per skuadrat e perkohshme ato qe kane per te kryer nje detyre te kufizuar faza e fundit eshte nderprerja. • Ne kete faze, skuadra pergatitet per tu shperndare. • Prioriteti kryesor i anetareve nuk eshte me performanca e larte ne kryerjen e detyrave. • Perkundrazi, vemendja e tyre orientohet drejt nderprerjes dhe mbylljes se aktiviteteve. Nderprerja Ne kete faze tepestedhetefunditteprocesittezhvillimittesaj, skuadrambyllaktivitetetdhepergatitet per shperndarjen e saj

  42. A nuk jane grupet e punes dhe skuadrat e punes e njejta gje? • Ne kete pike mund te jeni duke i bere pyetje vetes se ku po shkojme me kete diskutim. • A nuk jane e njejta gje grupet e punes dhe skuadrat e punes? Jo. • Ne kete pjese do te perkufizojme dhe do te sqarojme dallimin mes nje grupi pune dhe nje skuadre pune. • Grupi u perkufizua si dy ose me shume individe qe jane bashkuar per te arritur disa objektiva te caktuara. • Nje grup pune ndervepron me qellimin kryesor per te ndare informacione dhe per te marre vendime te cilat do ta ndihmojne secilin anetar te grupit te veproje brenda zones se vet te pergjegjesise Grupiipunes Dyose me shumeindivideteciletjanebashkuar per tendareinformacionedhe per temarrevendime ne menyreqetearrijnedisaobjektivatecaktuara.

More Related