70 likes | 283 Views
MENAXHIMI I DIABETIT NE SISTEMIN PARESOR. TEMA 12 Roli i mjekut ne manaxhimin e diabetit. Roli i mjekeve te familjes eshte shume i rendesishem dhe me nje rezultat te padiskutueshem ne mbarevajtjen dhe mireadministrimit te semundjes se diabetit.
E N D
MENAXHIMI I DIABETIT NE SISTEMIN PARESOR TEMA 12 Roliimjekut ne manaxhimin e diabetit
Roli i mjekeve te familjes eshte shume i rendesishem dhe me nje rezultat te padiskutueshem ne mbarevajtjen dhe mireadministrimit te semundjes se diabetit.
Pergjithesisht pacientet me diabet kane shume me teper kontakte me mjekun e tyre te familjes sesa me mjekun specialist te endokrinologjise. Numri i kontakteve me mjekun e familjesh shkon deri ne 5-7 here me shume se me mjekun specialist. Edhe ne rastin kur pacienti vizitohet tek mjeku specialist , vazhdimesine e perkujdesjes dhe ndryshimit te medikamenteve ose forme dozes se tyre e ben mjeku i familjes.
Mjeku i familjes ka edhe barren kryesore te: • identifikimit te rasteve te reja te dyshuara • asistencen e vazhdueshme mjekesore • edukimin per ata persona qe hyjne ne kategorite e rriskuara.
Nje rol tjeter shume i rendesishem i mjekut te familjes eshte edhe ndjekja e gjithe komplikacioneve te shumta qe pacienti diabetik ndesh gjate jetes se tij. Me avancimin e shkences mjekesore eshte bere e mundur qe edhe jetegjatesia e te semureve diabetik te rritet.
Mjeku i familjes eshte edhe personi pergjegjes per : 1.administrimin e te dhenave statistikore te perditesuara 2. faktet dhe problematiken e hasur ne trajtimin e te semureve me diabet. Jane keto te dhena te grumbulluara nga mjeket e sherbimit paresor burimi i gjithe informacionit persa i perket situates se diabetit ne vend dhe tendences se tij.
Mjeku i sherbimit paresor eshte gjithashtu personi me i rendesishem per pacientin kur vjen puna tek ndihmesa e tij e drejteperdrejte per edukimin e pacientit qe vete ai te beje vete-menaxhimin e semundjes se tij. Ne kete rast kjo eshte nje procedure qe konsumon goxha kohe dhe mjeku i familjes ka tere perkushtimin e duhur per tja dale kesaj sfide sepse nje pacient qe e vete – menaxhon me kujdes diabetin e tij ka nje cilesi jete me te mire , ka nje klime familjare me te qete , ka kosto me te ulta si per shtetin ashtu eshe per te ardhurat e tij personale dhe familare.