330 likes | 1.1k Views
Integrimet ekonomike Evropiane. Prof. Dr. Besim BEQAJ. Objektivat e mësimit. Të kuptojmë arsyet dhe nivelet e integrimit ekonomik Të analizojmë koston dhe përfitimet nga integrimet ekonomike
E N D
Integrimet ekonomike Evropiane Prof. Dr. Besim BEQAJ
Objektivat e mësimit • Të kuptojmë arsyet dhe nivelet e integrimit ekonomik • Të analizojmë koston dhe përfitimet nga integrimet ekonomike • Të kuptojmë strukturën e Unionit Evropian dhe implikimet e tij në zhvillimin ekonomik të ekonomive rajonale. • Të sygjerojmë qasjen e vendeve të vogla drejt integrimit ekonomik.
Hyrje në Integrimet Ekonomike Evropiane • Integrimi ekonomik është term ekonomik që shpreh sa janë aspektet e ndryshme në mes të dy ekonomive të integruara. • Bazat e kësaj teorie janë shkruar nga Ekonomisti Hungarian Béla Balassanë vitin 1960. • Me rritjen e integrimit ekonomik barrierat tregtare në mes te tregjeve zvogëlohen. • Ekonomia më e integruar sot konsiderohet Unioni Evropian dhe Euro Zona e tij.
Hyrje • Procesi i integrimeve ekonomike ndërkombëtare - një ndër fenomenet më të rëndësishme të ekonomisë bashkëkohore botërore • Tendenca e integrimit ekonomik ndërkombëtar dhe rindërtimi i vendeve të shkatërruara nga lufta • domosdoshmëri në zhvillimin e ekonomisë botërore bashkëkohore • Organizatat ekonomike ndërkombëtare me karakter universal dhe rajonal • Qëllimi kryesor: shtimi i bashkëpunimit ekonomik
Hyrje • Tendencat e integrimeve ekonomike - më të shprehura në kontinentin evropian • kundërthënia mes potencialit të forcave prodhuese dhe tregut të ngushtë nacional • të shkohet në mënyrë më të guximshme në lidhjen ekonomike të shteteve evropiane • zhvillimi dinamik tekniko-teknologjik • Në këto themele u formua Bashkësia Ekonomike Evropian (BEE) • qëllimi afatgjatë krijimi i një unioni të vërtetë ekonomik
Çka ofron UE – Aquis Communautaire • Përparësitë • Tregti e lire e mallrave • Tregti e lire me shërbime • Lëvizje e lirë e njerëzve • Lëvizje e lirë e kapitalit • Legjislacioni i ndërmarrjeve • Fondet strukturale
INTEGRIMI EKONOMIK NE MES VENDEVE • Në shumicën e formave të limituara të integrimit ekonomik iu mundëson vendeve tregtimin e mallërave pa diskriminim tarifor (zona e tregtisë së lirë). • Në shumicën e formave ekstenzive, faktorët e prodhimit janë të lirë për levizje ndërkufitare, dhe ndërmerret një shkallë e harmonizimit social, politik dhe ekonomik (integrimi i plotë ekonomik).
INTEGRIMI EKONOMIK NE MES VENDEVE • Efektet e qendrueshme të integrimit ekonomik përmirësojnë efikasitetin e alokimit të resurseve dhe ndikojnë në prodhim dhe konsum. Efektet dinamike kanë karakter intern dhe ekstern dhe ato rrisin efikasitetin për shkak të rritjës së madhësisë së tregut. • Kthesa tregtare në integrime shkaktohet atëherë kur furnizimi me produkte leviz nga vendet që nuk janë anëtare të paktit ekonomik në ato vende të cilat janë. • Integrimi rajonal është më i lehtë se integrimi global, sepse është me i lehtë promovimi i bashkëpunimit në madhësi rajonale më të vogla.
INTEGRIMI EKONOMIK NE MES VENDEVE • Përfitimet nga tregtia e lirë dhe nga integrimet ekonomike arrihet vetëm nese vendet janë të gatshme të lëshojnë diçka nga pavarësia dhe nga autonomia e tyre. Vendet demokratike me ekonomi të hapur (SHBA, UE) dhe vendet me ekonomi të mbyllur (Shqipëria e para 90-tave, Korea e Veriut, Kina etj.)
Nivelet e integrimit ekonomik • Zona e Preferencave tregtare • Zona e Tregtisë së Lirë • Unioni apo Bashkimi Doganor • Tregu i Përbashkët • Unioni Ekonomik dhe Monetar • Integrimi ekonomik i plotë
Zona e tregtisë së lirë – ZTL • Nuk lejon asnjë lloj takse diskriminuese, bariera tarifore apo jotarifore në raport me antarët e ZTL. Me vendet joantare shtetet mbajnë kufizimet e ndryshme tarifore dhe jotarifore.
Zona e tregtisë së lirë – ZTL • EFTA. Zona Evropiane e Tregtisë së Lirë, është zona me e njohur e cila u krijua me 1960. Humb domethenien e saj pas krijimit të UE. • NAFTA – Zona e Tregtisë së Lirë të Amerikës Veriore është formuar në vitin 1987 si përgjigje ndaj EFTA-s dhe përfshinë SHBA dhe Kanaden. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në Amerikën Veriore (NAFTA – North American Free Trade Agreement), është e dizajnuar të eliminon barierat tarifore dhe të liberalizon mundësitë për investime në tregti dhe sherbime. Elemente kyqe të NAFTA-së janë fuqia punëtore dhe marrëveshjet për ambientin. • MERCOSUR – Marrëveshje në mes tëBrazilit dhe Argjentinës e nënshkruar në vitet 60-ta dhe e jetësuar në vitet 90-ta.
BASHKIMI DOGANOR • Është një hap më tej në spektrin e integrimit ekonomik. Hiqen barierat tregtare për tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, por gjithashtu parashikon një politikë tregtare të përbashkët në raport me joantarët. Parimisht hiqen te gjitha doganat ne mes të vendeve nënshkruese të bashkimit doganor.
TREGU I PËRBASHKËT • Krahas të gjitha elementeve të integrimit në ZTL dhe në bashkim doganor, parashef edhe levizjen e lirë të faktorëve të prodhimit midis antarëve ku përfshihen: puna kapitali, teknologjia. Kufizimet në integrim dhe investime janë hequr. Tentohet të behët një politikë e përbashkët monetare, ku vendet do ta ndihmonin njera tjetren ne raste krizash. Rasti më i mirë i TP i cili fillimisht ka qenë një iluzion është UE.
Argumentet për integrim Ekonomik • Një numër argumentesh për integrim ekonomik • Këto argumente fokusohen në: • Krijimi dhe divertimi i tregëtsië • Reduktimi i çmimeve të importit • Rritje e konkurentshmërisë së ekonomisë së shkallës • Faktorët e produktivitetit më të lartë • Regjinalizimi vs. Nacionalizmit
PSE NEVOJITET INTEGRIMI EKONOMIK? • Përfitimet nga integrimi në formë të uljes së shpenzimeve të tregtimit në mes të vendeve antare. Barierat e nevojshme me vendet tjera jane të përbashkëta. • Efektet në çmime, import, konkurrencë dhe ngritje të produktivitetit. • Përfitimi nga rajonizimi kundrejt nacionalizimit.
KOMUNITETI EVROPIAN • 1920-1930 periudha e depresionit të madh, Lufta e dytë botërore: izolimi, protekcionizmi dhe nacionalizmi i egër, • Traktati i Romës 1957 formon ligjerisht Komunitetin Ekonomik Evropian: F, D, I, B,H,Luks. • Me 1968 u shëndrrua në Union doganor, ndërsa nga 1970 fillon heqja graduale e barierave për levizjen e lirë të kapitali dhe punës. • Organizim i Komunitetit Evropian: Parlamenti Evropian, Këshillin e Evropës, Komisioni Evropian – komisionerët si shefa të departamenteve, Gjykata e drejtësisë së KE, Këshilli i Ministrave – secili vend delegon ministrat e vet.
Rruga drejt UE • Pyetjet e reja me karakter strategjik të botës së zhvilluar • Inkuadrimi në Unionin Evropian- një ndër qëllimet strategjike të çdo vendi në Evropë • Shkatërrimi i sistemit komunist në Evropën Juglindore dhe tranzicioni i filluar • Gatishmëria e Unionit për ndihmën në rrugën drejt demokracisë, ekonomisë së tregut dhe ristrukturimit të ekonomisë • Përgatitjet e Unionit Evropian të për sfidën më të madhe në historinë e saj- Zgjerimin • Njohja më e mirë e problematikës së BEE dhe Unionit Evropian
Unioni Evropian • Disa nga objektivat kryesore të UE janë: eliminimi i restriksioneve intrazonale në levizjen e produkteve, kapitalit, sherbimeve dhe fuqisë punëtore; vendosja e tarifave të përbashkëta eksterne, arritja e politikave të përbashkëta të agrobiznesit, harmonizimi i sistemit të taxave dhe atij legal, krijimi i politikave uniforme të antitrusteve, vendosja e valutës së përbashkët dhe politikës së përbashkët monetare. • UE ka disa marrëveshje të tregtisë së lirë me vende dhe grupe të vendeve, duke formuar blokun tregtar më të madh dhe më të pasur në botë.
ALEANCA TË TJERA EKONOMIKE • ASEAN ( Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore) : Indonezia, malajzia, Filipine, Singapuri, Tajlanda, Brunei. • OPEC (Organizata e Vendeve exportuese të Naftës): Algjeria, Ekuadori, Indonezia, Irani, Iraku, Katar, Emiratet e Bashkuara, Venezuela, Gaboni, Arabia Saudite. • Kartelet dhe marrëveshjet mbi çmimet e mallrave: përcaktojnë çmimet e mallrave ne vendet në zhvillim dhe në ato të zhvilluara. Vendet e zhvilluara eksportojnë produkte finale, ndërsa ato në zhvillim eksportojnë produkte parësore ose gjysmëfinale. Kartelet definojnë çmimin për të eliminuar konkurimin në çmime nga vendet e ndryshme: psh OPEC tenton të definojë çmimin e naftës. Etj
QASJA E RE NDAJ INTEGRIMEVE EKONOMIKE • Kalimi nga gjeopolitika e ngurtë e blloqeve në një fleksibilitet të theksuar ekonomik. Dinamika e madhe afariste karakterizohet me demokratizim, liberalizim i shkëmbimeve, forma të reja të integrimeve, dialog i hapur në mes të vendeve. Kjo shkon nganjeher në ekstremitëm duke i ngritur prapë ndjenjat e vjetra për ndarje të teritoreve ekonomike • Tranzicioni në vendet e EJL ka një rendësi të posaqme në ketë proces. Aspekti i zgjerimit të UE ndikon në ekonomitë e vendeve. Globalizimi i ekonomisë krijon ndërvarshmëri. Ekonomia e re është ekonomia e informacionit (të pasur nuk janë më ata që kanë kapitale fizike por ata që kanë informacione)
Pyetje për diskutim! • Cilat janë përfitimet e Kosovës nga integrimi ekonomik? • Sa janë arritur objektivat e mësimit?