190 likes | 657 Views
Punim Seminari. Gabimet e mjekëve gjatë trajtimit të pacientëve Kandidati: Mentori: Faton Ismajli Mr. Arben Atashi. Pasqyrimi i disa prej gabimeve të mjekëve në Gazetën Express.
E N D
Punim Seminari Gabimet e mjekëve gjatë trajtimit të pacientëve Kandidati: Mentori: Faton Ismajli Mr. Arben Atashi
Pasqyrimi i disa prej gabimeve të mjekëve në Gazetën Express
Kjo është pacientja që ka pësuar për shkak të paditurisë së mjekut! • Kush e futoi, kështu? • Hanëmshahe Krasniqi nga Malisheva, tash s’mund të bëjë asgjë me dorën e djathtë. Gishtat e saj janë nxirë pas një injeksioni që ka marrë në spitalin e këtij qyteti. Kush e kishte fajin: mjeku apo diklofeni?
Prishtinë, 3 gusht – Këtë javë do të dihet se kush është përgjegjës për sëmundjen e “re” të Hanëmshahe Krasniqit nga Malisheva. Para një muaji, ajo në Shtëpinë e shëndetit të Malishevë, në dorën e djathtë ka marrë një injeksion me preparatin diklofen, pasi kishte dhimbje në shpinë dhe bark. Dy ditë pas kësaj, ajo është dërguar urgjentisht në Klinikën Vaskulare për të trajtuar sëmundjen e re të dorës. “Në Malishevë mjekët ma dhanë një injeksion dhe gati ma prishën dorën. Por, shkova në Prishtinë, ku i mora dhjetë injeksione ka 75 euro për me shpëtua dorën dhe sëmundja më shkoi në gishta”, thotë Hanëmshahja, e cila tash mund të kryejë punët vetëm me njërën dorë. 58-vjeçarja tregon për Express se kjo që i ka ndodhur asaj ka mundur t`i ndodhë edhe ndonjë të riu dhe pasojat për të do të ishin shumë më të mëdha. “Po presim që drejtësia të shkojë deri në fund. Për veti nuk po mërzitem shumë, pasi unë jam plakë. Kjo që më ka ndodhë mu, shumë lehtë mundet me i ndodhë edhe ndonjë djali të ri dhe pasojat me kanë shumë më të mëdha”, rrëfen Hanëmshahja e mërzitur. Me dorën e sëmurë, ajo nuk mund t`i mbathë as çorapët, kurse kontrollin e fundit thotë se e ka të hënën (sot), ku edhe do ta marrë diagnozën përfundimtare. Mjeku i cili ka vendosur t`i japë injeksionin me diklofen, ka qenë Enver Zogu, i cili ka dhënë deklaratë në Inspektorat. Sipas deklaratës së tij, pas dhimbjeve të barkut dhe të regjionit të sipërm të djathtë të pacientes, ai ka rekomanduar që asaj t`i jepet diklofen, për ndaljen e dhimbjeve. Foto: Fisnik Dobreci
Ndërkohë, për këtë rast, Inspektorati Shëndetësor i Kosovës ka përgatitur një raport. Ai ka kërkuar që diklofeni të largohet menjëherë nga tregu dhe të mos lejohet shitja, derisa të kontrollohet cilësia e tij. ”Të ndërpritet shitja, të nxirret nga tregu dhe të dërgohen mostrat në kontroll të kualitetit për tërë sasinë e “diklofenit”, thuhet në rekomandimet Inspektoratit, i cili po ashtu ka gjetur shumë parregullsi në dokumentacionin e përgatitur nga mjekët e Malishevës dhe ata të QKUK-së. Kryeinspektori Zef Komani ka thënë se hapat e tjerë do të merren pasi të dihen rezultatet e analizave të diklofenit. “Pasi të qartësohet cilësia e preparatit që i është dhënë pacientit, ne do të marrim masa ndaj atyre që kanë mundur të bëjnë lëshime”, ka premtuar Komani për Express. Megjithëkëtë, zyrtarët e Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), kanë premtuar se brenda kësaj jave do të dalin me rezultatet laboratorike për cilësinë e dikolfenit, në lidhje me rastin e pacientes Hanëmshahe Krasniqi nga Malisheva. “Meqenëse diklofeni i është dhënë pacientes së bashku edhe me disa barna të tjera, mbetet të shihet veprimi i këtyre medikamenteve nga ekspertët. Brenda javës ne do të dalim me konstatimet si për diklofenin ashtu edhe për efektet që kanë mundur të japin ilaçet e përziera me rastin e dhënies së injeksionit”, ka thënë kryeshefi i AKPM-së, Zehadin Gashi. Por, familjarët e pacientes kanë vendosur të mos ndalen me kaq. Ata janë duke i pritur rezultatet e cilësisë së diklofenit dhe në të njëjtën kohë kanë angazhuar avokatin, në mënyrë që e gjithë kjo dramë të përfundojë me një vendim të Gjykatës dhe që përgjegjësit të japin llogari për veprimet e tyre. Avokati i palës së dëmtuar, Tomë Gashi, ka thënë se janë ende në fazën e grumbullimit të fakteve dhe pasi të kompletohet në tërësi dosja e pacientes, do të ngrihet padi, si ndaj personave përgjegjës, ashtu edhe për institucionin ku kanë punuar mjekët. “Grumbullimi i fakteve na çon drejt ngritjes së padisë penale ndaj personave që mund të kenë përgjegjësi penale për dëmin shëndetësor të pacientes si dhe ngritjen e padisë civile ndaj institucionit shëndetësor, ku kanë punuar mjekët”, ka thënë avokati Gashi, pa dashur të përmendë emra konkretë se ndaj kujt do të ngre padi. Foto: Fisnik Dobreci
Pas dy ditësh dalin fakte të reja që e vërtetojnë se mjeku ka gabuar në dhënien e injeksionit. • Mjeku u futoi? • Milaim Abdullahu, përfaqësues i kompanisë “Almiran”, e cila tregton diclofenin në Kosovë, ka sqaruar se me rastin e dhënies së injeksionit pacientes Hanemshahe Krasniqi, fajin e ka pasur mjeku, e jo prodhuesi. Sipas burimeve të gazetës, mjeku pritet të suspendohet nga puna gjatë kësaj jave për lëshimin e bërë.
Prishtinë, 5 gusht – Doktori Enver Zogu ka gabuar kur ka vendosur që pacientes Hanëmshahe Krasniqi nga komuna e Malishevës t`ia shkruajë marrjen e injeksionit me preparatin diklofen në damarë të dorës (bolus). Këtë e kanë konfirmuar pronarët e kompanisë Almiran, e cila është distributore e diclofenit për Kosovë. Sipas broshurës së kësaj kompanie, të cilat i kanë shpërndarë nëpër institucionet shëndetësore, tërhiqet vërejtja me shkronja të kuqe se duhet të kihet kujdes ngase diclofeni nuk jepet si injeksion intravenoz në bulos. Gazeta ka arritur të sigurojë recetën, ku mjeku Enver Zogu ka urdhëruar dhënien e diclofenit në bolus. Këtë mënyrë të dhënies së injeksionit e ka konfirmuar edhe vetë pacientja tri ditë më herët, e cila ka akuzuar mjekun se për pak sa nuk ia kishte humbur dorën. Përfaqësuesi i Firmës “Almiran”, Milaim Abdullahu ka thënë për Express se mjeku assesi nuk është dashur t`i përshkruajë marrjen e preparatit të tillë direkt në bulos, pasi kjo formë e dhënies së injeksionit është e ndaluar nga prodhuesi. “Pra, rekomandim i prodhuesit është që diclofen amp kurrë nuk guxon te aplikohet drejtpërsëdrejti në bolus (pra, ky aplikim si shenjë rreziku është edhe i cekur në çdo broshurë me shkronja të kuqe)”, ka thënë Abdullahu, një ditë pasi gazeta kishte shtruar dilemën se kush ishte fajtor për sëmundjen e re të Hanemshahe Krasniqit. “Këtu janë thye rregullat e aplikimit, të cilat janë të rekomanduara nga prodhuesi”, ka sqaruar Abdullahu për Express. Ndërkohë, gazeta ka kontaktuar me drejtorin e Spitalit të Malishevës, Mursel Gashi, i cili ka preferuar të mos flasë për rastin e dhënies së diklofenit në mënyrë jo të duhur nga vartësi i tij. Foto: Jetmir Idrizi
“Jam deklaruar në Inspektorat për këtë çështje. Po ashtu nuk mund t`ju jap numër të telefonit të Enver Zogut, pasi ai më ka thënë se nuk don të flasë me gazetarë”, është shprehur drejtori Ibrahimi përmes telefonit. • Sipas farmacistëve, rekomandohet që me rastin e dhënies së diclofenit në damarë, paraprakisht të tretet në minimum 100 ml tretje fiziologjike apo glukozë 5 %, pastaj ngadalë, nën mbikëqyrjen e mjekut të aplikohet në rruge intravenoze. Por, sipas recetës, kjo përzierje nuk është shkruar nga mjeku për rastin e Hanëmshahes.. • Ndërkohë, zyrtarët e Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës kanë premtuar marrjen e masave ligjore për mjekun, posa të marrin faktet e ‘reja’. • “Do te marrim masa ndaj mjekut, por do t`i presim faktet e reja”, ka thënë kryeinspektori Komani, i cili ka përgatitur edhe raport për këtë rast. • Ndërkohë, burime të gazetës brenda Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se pritet që gjatë ditës së mërkurë të suspendohet mjeku, i cili thuhet se ka gabuar me rastin e dhënies së injeksionit pacientes nga Malisheva. • “Nëse nuk suspendohet të mërkurën, sigurisht se deri në fund të kësaj jave do të merren masa ndaj mjekut”, ka thënë një zyrtar i lartë në Ministrinë e Shëndetësisë, pa dashur që emri i tij të përmendet në gazetë. • Hanëmshahe Krasniqi para një muaji kishte pasur dhimbje në bark dhe shpinë, kurse në Shtëpinë e shëndetit kishte marrë një injeksion me preparatin diclofen në dorën e djathtë. Me këtë dorë ajo nuk mund të bëjë asgjë, pasi gishtat e saj janë nxirë. Për shpëtimin e dorës nga amputimi, ajo ka thënë se ka marrë dhjetë injeksione në vlerë prej 750 eurosh. • “Në Malishevë mjekët ma dhanë një injeksion dhe gati ma prishën dorën. Por, shkova në Prishtinë, ku i mora dhjetë injeksione ka 75 euro për me pshtu dorën dhe sëmundja m’shkoi në gishta”, ka thënë para tre ditësh Hanëmshahja për Express. • Familjarët po ashtu kanë paralajmëruar padi në adresë të mjekut dhe institucionit shëndetësor, për lëshimet e bëra.
Pas raportimit të dytë suspendohet mjeku, i cili kishte gabuar në dhënien e injeksionit. Inspektoratit Shëndetësor i është dashur ta përgatisë raportin e dytë pas publikimit të fakteve nga gazeta. Skandaloze ka qenë përgjigjja e mjekut, i cili ka dhënë deklaratë në inspektorat dhe ka thënë se asnjëherë në literaturë nuk ka lexues se nuk duhet të jepet “diclofeni” në damarë. • Suspendohet mjeku • Inspektorati Shëndetësor i Kosovës e ka suspenduar me pagesë mjekun Enver Zogu, i cili dyshohet se i kishte përshkruar gabim marrjen e injeksionit në bolus (damarë) Hanëmshahe Krasniqit.
Malishevë, 6 gusht – Inspektoratit Shëndetësor i ka mjaftuar kërkesa e ministrit të Shëndetësisë, që doktori nga Malisheva, Enver Zogu të suspendohet nga puna me pagesë deri në hulumtimin e tërësishëm të rastit të dhënies së injeksionit pacientes Hanëmshahe Krasiqi. Kjo e fundit para një muaji kishte marrë në dorën e djathtë një injeksion me preparatin diclofen. Gazeta ka hulumtuar dhënien e “diclofenit” dhe ka publikuar fakte të cilat janë përdorur nga inspektorati për përpilimin e raportit të ri për këtë rast. • Inspektorati Shëndetësor përpos që e ka suspenduar mjekun nga Malisheva, ka rekomanduar që të plotësohet gjithë dokumentacioni i pacientes si dhe të mos jepen më injeksione pa i përfillur të gjitha rregullat. • Ndryshe në deklaratën e doktorit Enver Zogu dhënë Inspektoratit, ka sqaruar se nuk ka hasur ndokund në literaturë se nuk duhet të jepet diclofeni në bolus. Sipas deklaratës, ai është shprehur se qëllimi i tij ka qenë që t`i ndihmojë pacientes në tejkalimin e sëmundjes. “Qëllimi im ka qenë që t’i ndihmoj pacientes që t’i përmirësohet gjendja e saj shëndetësore derisa të konsultohet të nesërmen me internistin për një vizitë më të hollësishme për gjendjen e saj shëndetësore. Unë kërkoj që me një sinqeritet të plotë të merret një vendim i drejtë lidhur me rastin”, ka thënë më tej Zogu në deklaratën e dhënë në Inspektorat. • Ndërkohë, i gjithë stafi mjekësor i Malishevës ia ka hedhur fajin kompanisë “Almiran”, e cila është përfaqësuese e diclofenit për Kosovë për mosinformim për mënyrën e dhënies së këtij preparati. • “Sikurse broshura të na kishte ardhur me kohë, do t’iu kishim përmbajtur teknikës së dhënies, ashtu siç përshkruhet në broshurë. Atë ditë kam pasur edhe tri raste para pacientes Hanëmshahe Krasniqi qe kam aplikuar diclofenin në bolus dhe nuk kam pasur asnjë problem”, është shprehur infermierja Blerta Halilaj në deklaratën e saj në Inspektorat. • Zyrtarët e kompanisë “Almiran”, para disa ditësh kanë thënë se në të gjitha institucionet shëndetësore kanë shpërndarë broshura, në të cilat shpjegohen mënyrat e dhënies së diclofenit. • Ndryshe, 58-vjeçarja para një muaji kishte pasur dhimbje në bark dhe shpinë, kurse në Shtëpinë e Shëndetit kishte marrë një injeksion me preparatin diclofen në dorën e djathtë. Më këtë dorë ajo nuk mund të bëjë asgjë, pasi gishtërinjtë e saj janë nxirë. Për shpëtimin e dorës nga amputimi, ajo ka thënë se ka marrë dhjetë injeksione në vlerë prej 750 eurosh. Tash mjekët i kanë rekomanduar marrjen edhe të dhjetë injeksioneve të njëjta për t`i shpëtuar gishtërinjtë. Familjarët e pacientes kanë paralajmëruar padi në adresë të mjekut dhe institucionit shëndetësor për lëshimet e bëra.
Aktakuza për dy mjekë, të cilët dyshohen se kanë mjekuar në mënyrë të gabuar një foshnje, e cila ka përfunduar tragjikisht.
Disa shkrime në “Koha Ditore” per gabimet e mjekëve • Dy diagnoza për sëmundjen e nëntëvjecarit • Nëntëvjeçari Gentrit Ibrahimi ka marrë dy diagnoza për të njëjtën sëmundje, brenda tri javëve, njërën në Institutin e Patologjisë në Prishtinë, kurse tjetrën në Spitalin e Nishit • Faton Ismajli • Prishtinë, 9 gusht – Nëntëvjecari, Gentrit Ibrahimi nga Cërrnica e Gjilanit ka marrë dy diagnoza për të njëjtën sëmundje, njërën në Institutin e Patologjisë në Prishtinë, kurse tjetrën në Spitalin e Nishit. Mjekët e |Prishtinës e kanë diagnostifikur atë me diagnozë përfundimtare “Limfonia malignum”, kurse dy javë më pas mjekët serbë të spitalit të Nishit sëmundjen e tij e kanë diagnostifikuar si “Akutna Limfoblastia Leukemia”. • Babai i Gentrit, Ibrahimi ishte çuditur kur kishte kuptuar se diagnoza e djalit të tij në spitalin e Nishit nuk është e njëjtë me diagnozën e mjekëve në Prishtinë. Ai akuzon të fundit se kanë bërë eksperimente me Gentritin pasi ata e kanë vonuar edhe nuk ja kanë qëlluar diagnozës së saktë të sëmundjes së nëntëvjecarit. • Vdes 46-vjeçarja në QKU, pasi dy operacioneve në klinikën private • Derisa bashkëshorti i të ndjerës, Xhemaili Hoti, thotë se i është dashur të paguaj klinikës private “Medikus” hiq më pak se 8 000 euro për të bërë operacion të shoqen. Pas gjashtë ditë qëndrimi në klinikën private pacientja e cila është operuar në atë klinikë është transferuar në QKU, ku edhe ka ndërruar jetë • Faton Ismajli e Kastriot Jahaj • Prishtinë, 29 nëntor – Një qytetare e Malishevës, ka vdekur të martën në klinikën Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shtatëmbëdhjetë ditë pas dy operacioneve në zemër qe i janë bërë në klinikën private “Medikus”. Operacionin e ka kryer kardikurirgu gjerman, Ulrich Hake, kardiologu, Tefik Bekteshi dhe anestiozolog në atë opercionn ishte Sokol Hajdini. Ky i fundit kishte transeferuar Z. Hoti (1961), nga klinika private “Medikus”, në Klinikën e Mjekimit Intenzik, gjashtë ditë pas kryerjes së operacioneve. • Sipas fletëlshimit të lëshuar nga klinika private Meidkus, bashkëshoriti të ndjesës, Xhemail Hoti, kishte paguar 8 mijë euro, për operacion e gruas së tij në zëmër të hapur. Dhjetë orë pas operacionit të parë, sipas po të njëjtit fletëlësshim, është bërë edhe një ndërhyrje tjetër kirurgjike për të evituar gjakëderdhjet të cilat kanë ndodhur pas komplikemeve të operacionit të parë. • Kirurgu ia harrojnë fashën në trup, pacienti e paditë • Edhe pse sipas rregullave para dhe pas operacionit, duhet të bëhet numërimi i fashave, kjo nuk ka ndodhur gjatë operacionit të një pacienti në klinikën e Kirurgjisë, para tri vitesh. Një ekip kirurgësh, të prirë nga Afrim Sharku, kur e kanë operuar Isak Ahmetin, ia kanë harruar një fashë brenda në trupin e tij. Ky i fundit ka bërë padi në adresë të mjekëve dhe klinikës për këtë lëshim të tyre • Faton Ismajli • Prishtinë, 9 prill – Isak Ahmeti (41), nga Podujeva, para tri vitesh kishte pasur një komplikim në stomak, kurse i kishte pëlcitur “zorra qorre”. Ai ishte operuar në Klinikën e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Edhe pse kishte pasur gjendjen e rëndë gjatë operacionit, mjekët kishin arritur të operojmë me suksese, por se gjatë mbylljes së varrës ia kishin harruar një fashë brenda në trupin e tij. • Pas tri vjetëve, Isaku është operuar prapë në të njëjtën klinikë, ku është vërtetuar se i është harruar fasha, e cila daton nga operacioni i parë. • Isaku ka vendosur të mos ndalet me kaq. Ai ka paditur mjekët që e kanë operuar dhe klinikën e Kirurgjisë, pasi që sipas padisë i “kanë shkaktuar lëndime dhe maltretime”, kurse pas operacionit ka pasur vazhdimisht dhimbje. • Veç kësaj, ai gjatë fotografimeve me rëngën është diagnostikuar me kancer, por se pas operacionit të dytë ka dalë se në trupin e tij, gjendet një fashë e harruar nga mjekët gjatë operacionit të parë.
Përfundimi: • Gabimet e mjekëve në Kosovë ndodhin përditë. Edhe në vende të tjera ka gabime të mantelbardhëve, por ato hetohen dhe mjeku i cili gabon merr dënimin. Kjo nuk ndodh në Kosovë. Rastet kur mjekët zbulohen janë të pakta. Të dhëna zyrtare nuk ka për gabimet gjatë shërimit të pacientëve. • Por, në rastet e paraqitura në punim, ku mjekët kanë gabuar, kanë marrë vërejtje, ndërsanë rastin e Malishevës mjeku është suspenduar. • Problem tjetër gjatë raportimit për rastet e gabimeve të mjekëve, hasim edhe në mungesë të kryerjes së autopsisë. Me ligj, autopsia e kufomave bëhet me urdhër të prokurorit, te vdekjet e dyshimta, ndërsa për vdekjet e “natyrshme”, familjarët kanë të drejtë të mos e lejojnë “dignostikimin” e shkaktarëve realë të vdekjes. Shumica e vdekjeve që ndodhin nëpër spitalet tona, nuk u kryhet autopsia.
Koha për pyetjet e kolegëve • Faleminderit për kontributin tuaj