1 / 30

Aborti ne shendetin publik

Aborti ne shendetin publik. Shnedeti publik. Te dhena per abortin. Aborti mbetet akoma një problem i shëndetiti global. Përafërsisht 42 milion nga 210 milion shtatzani në vit përfundojnë në abort. 20 milon e këtyre aborteve ndodhin në kushte të pasigurta.

hertz
Download Presentation

Aborti ne shendetin publik

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Aborti ne shendetinpublik Shnedetipublik

  2. Te dhena per abortin • Aborti mbetet akoma një problem i shëndetiti global. • Përafërsisht 42 milion nga 210 milion shtatzani në vit përfundojnë në abort. • 20 milon e këtyre aborteve ndodhin në kushte të pasigurta. • Aborted e induktuara ndodhin sepse metodat contraceptive nuk janë të shpërndara në të gjithë botën për ata që kanë nevojë për to dhe se ekziston një përqindje mos suksesi gjatë përdorimit të metodave contraceptive. • Aborted e induktuara ndodhin së pari në ambiente të pasigurta sepse në shumë shtete ligjet për ndërprerjen e vullnetshme të shtatzanisë janë strikte duke çuar që shumë gra të kërkojnë mënyra klandestine dhe proçedura të pasigurta aborti. • Parandalimi i shtatzanive të padëshiruara dhe abortet në vende të pasigurta duhet të jenë prioritare ne problemet e grave në SHP.

  3. Përcaktimi i abortit • Aborti quhet terminimi i parakohshëm i shtatzanisë, përpara se fetusi të jetë i aftë të mbijetojë në mënyrë indipendente. • Sipas këndvështrimit biologjik pranohet se shtatzania fillon me implantimin. Kjo bazohet në kuptimin se shtatzania nuk mund të ekzistojë në mënyrë të pavarur nga gruaja që mban embrionin. • Në riprodhimet e asistuara, relativisht është e lehtë të fertilizosh oocytet e gruas dhe të transferosh një ose më shumë embrio në uterusin e gruas. Por gruaja konsiderohet shatzanë vetëm pas konfirmimit të implantimit.

  4. Përcaktimi i abortit • Terminimi i shtatzanisë përpara javës së 37 quhet lindje premature. • Terminimi quhet abort (spontan ose i induktuar) nëse ndodh përpara se fetusi të arrije viabilitetin jashtë uterusit. • Viabiliteti i përcaktuar nga WHO –OBSH konsiderohet kur janë kompletuar 22 javë shtatzanie ose pesha e fetusit është 500 gr ose më shumë. • Aborti i induktuar është përcaktuar nga Federata Ndërkombëtare e Gjinekologjistëve dhe Obstetristëve dhe Komiteti i Etikës si terminim ose ndërprerje e shtatzanisë duke përdorur medikamente ose ndërhyrje kirurgjikale pas impantimit dhe përpara se fetusi të bëhet viable dhe indipendent.

  5. Abortiipasigurte • Metoda ose proçedura që përdoret nga personi që indukton abortin mund të jetë shumë e ndryshme dhe kjo përcakton nëse proçedura është e sigurtë ose jo për shëndetin e gruas. • OBSH përcakton abortin jo të sigurtë, si një proçedurë për terminim e shtatzanisë të padëshiruar e kryer mga persona që nuk kanë aftësitë e nevojshme, në ambiente ku mungojnë standartet minimale mjeksore ose të dyja.

  6. Magnituda e abortit të induktuar • Një total prej 42 milion abortesh u kryen në 2003. • Ne 1995 u kryen rreth 46 milion aborte (statistikat u kryen duke përdorur të njëjtën metodë). • Në të njëjtin studim u pa se 20% e të gjithë shtatzanive përfshinin dështimet dhe vdekjen e fetusit te terminuar me anë të abortit. • Kjo tregon se një në pesë shtatzani në të gjithë botën terminohet në mënyrë të vullnetshme çdo vit. • E shprehur në një mënyrë tjetër shpeshtësia e aborteve të induktuara në të gjithë botën është përafërsisht 29 për 1.000 gra ndërmjet moshës 15-44 vjeç në 2003, krahasuar me 35 për 1.000 në 1995. • Kjo tregon se globalisht një në çdo 34 gra të moshës 15-44 kryen një abort çdo vit.

  7. Ndryshimetndërmjetregjionevepërabortin e induktuar • Shpershtësia e abortitnëEuropenLindoreishte90 per 1.000 granëmoshën e prodhimtarisënëvitin 1995. • Kjoshifër e lartëinfluencohetngakultura e familjevetëvogla, sipasojë e përdorimittëmetodavetëpasaktakontraceptive, pamundësisëpërt’igjeturatodhekuabortitradicionalisht ka qënë pa pagesedheiarritshëm me lehtësi. • Vënianëdispozicion e metodavemoderneefektivekontraceptivegjatëdekadësnëvazhdimshpjegoirënien e mënjëhershmetënumrittëabortevenë 44 për 1.000 granëmoshën e prodhimtarisë.

  8. Ndryshimetndërmjetregjionevepërabortin e induktuar • NëEuropenPerëndimore e cila ka numrinmëtëulurnëbotë,ndodhin12 aborteteinduktuarapër 1.000 grandërmjetmoshës 15-44 vjeç. • Ne Amerikën Latine është 31 për 1.000 dhe në Azi dhe Afrikë 29 për 1.000, pra dy ose tre hërë më e lartë se Europa Perëndimore. • Numri i aborteve në Amerikën e Veriut është gati dy herë më i madh se në Europen Perëndimore (21 për 1.000) gjithmonë duke u bazuar në statistikat më të fundit. • Shteti me numrin më të lartë të aborteve në vitin 1995 ishte Vietnami me rreth 100 për 1.000 gra në moshën e prodhimtarisë.

  9. Diferencat regjionale në kryerjen e abortit të pasigurtë • Pjesa më e madhe e aborteve ilegale kryen në kushte të pasigurta dhe pjesa më e madhe e aborteve legale kryhen në kushte të sigurta. • Nga 42 milionë aborte te induktuara të përllogaritura për vitin 2003, 22 milion korespondojnë me abortet e sigurta legale dhe 20 milionë me abortet e pasigurta ilegale. • Në vendet e zhvilluara që përbëjnë rreth 20% të popullatës botërore, ndodhin vetëm 2.5% e aborteve të pasigurta. • Ky absurditet ndodh sepse aborti në pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara është legal dhe i sigurtë. • Ndërsa aborti në vendet në zhvillim, me përjashtim të Kinës dhe disa vendeve të tjera, është kundër ligjit dhe i pasigurtë. • Ashtu si Kina dhe India është shumë e populluar dhe aborti është legal, por në Indi një pjesë e madhe e aborteve të induktuara akoma performohen në kushte të pasigurta jashtë ambienteve të sistemit shëndetsor.

  10. Metodat e terminimit te shtatzanisë • Shtatzania ndërpritet më mënyra të ndryshme që mund të jenë të sigurta ose të pasigurta, mekanike ose farmakologjike, të cilat mund të përdoren në çdo kohë gjatë shtatzanisë. • Metodat e sigurta mjeksore përdoren gjatë trimestrit të parë të shtatzanisë, periudha e shtatzanisë që plotëson përcaktimin e abortit. • Aborti kirurgjikal- përfshihet ndërprerja mekanike e shtatzanisë nga Dr ose personeli i trainuar shëndetsor • Aborti farmakologjik- përdor mënyra të ndryshme për të terminuar shtatzaninë, si përdorimin e kombinimit të antiprogresteron mifepristone dhe analogun prostaglandin.

  11. Metodat e terminimit te shtatzanisë • Metodat e pasigurta mund të induktohen nga vetë gruaja, nga persona te patrajnuar ose nga punonjës shëndetsorë që përdorin teknika të rrezikshme dhe në kushte johigjenike. • Një medodë popullore që ka qënë përdorur tradicionalisht është futja e një objekti të fortë si shtizë, tel ose mjet i fortë në cervix dhe uterus. • Qëllimi është çarja e membranave mbrojtëse të fetusit që të induktohet aborti. • Shpesh kjo metodë shkakton infeksione dhe perforacione të uterusit ose të organeve të tjera pelvike.

  12. Metodat e terminimit te shtatzanisë • Një numër miksturash të çajeve herbale, helmeve të ndryshme si zbardhuesët dhe dekolorantët e flokëve janë përdorur nga goja dhe në rrugë vaginale për të kryer abort. • Po ashtu mjekime të përgatitura nga farmacitët me doza të mëdha janë përdorur si injeksione dhe medikamente orale ose vaginale. • Substancat helmuese shumë shpesh intoksikojnë dhe substancat korrozive shkaktojnë dëmtime të traktit genital.

  13. Metodat e terminimit te shtatzanisë • Një metodë tjetër tradicionale që përdoret në Azi është fërkimi me forcë i barkut të një gruaje shtatzane ose përdorimi i forcës në bark. • Është parë që gratë janë hedhur me qëllim nga shkallët ose kërcime nga lartësi për të shkaktuar abort. • Përdorimi i dhunës në abdomen mund të shkaktojë dëmtime të brendshme. • Të gjitha metodat e abortit të pasigurtë përfundojnë me abort jokomplet dhe mund të kërkojnë kujdes urgjence pë të shpëtuar jetën e gruas.

  14. Komplikacionet dhe pasojat e abortit të pasigurtë • Aborti i pasigurtë shumë shpesh shoqërohet me një sërë komplikacionesh që mund të çojnë në mortalitet, morbilitet, dhe paaftesi te perhershme si dhimbje kronike pelvike, sëmundje inflamatore të pelvisit, infertilitet dhe fistula genitale. Komplikacione acute • Hemorraggji, infeksion, lezione traumatike ose kimike të organeve genitale dhe të tjera, reaksione toksike nga produktet që pihen ose injektohen në organet seksuale. Komplikacionet e mëvonshme • Trajtimet për të parandaluar vdekjen përfshijnë heqjen e ovareve, të tubave fallopian dhe uterusit qe e lënë gruan infertile. • Traumat nga infeksionet mund të çojnë në infertilitet ose rrezik për shtatzani ektopike. • Dhimbja kronike e pelvisit mund të vështirësojë kryerjen e aktiviteteve ditore tek gruaja duke përfshirë dhe marrëdhëniet seksuale.

  15. Komplikacionet dhe pasojat e abortit të pasigurtë Mortaliteti maternal • Përafërsisht 13% e 527.000 ose më shumë në të gjithë botën që shkaktojnë vdekjen e nënës vijnë si pasojë e aborteve të pasigurta. Kjo do të thotë se deri 70.000 gra vdesin çdo vit pas një aborti të pasigurtë. Në shumë vende aborti është në vendin e tretë ose të katërt të listës së shkaqeve të vdekjes. Rreth 98% e vdekjeve ndodhin në vendet në zhvillim ku aborti është illegal dhe i pasigurtë. Pasojat psikologjike • Nga studimet e bëra këto 30 vitet e fundit u pa se pasoja psikologjike shihen vetëm në një pjesë të vogël të grave. Pasojat negative psikologjike më të mëdha janë parë tek gratë që u është mohuar aborti dhe tek fëmijët që lindin si rezultat i mohimit. Pasojat ekonomike • Një abort i kryer në një klinikë të sigurtë kushton më pak se nje lindje e zakonshme. Ndërsa kostoja e kujdesit të komplikcioneve që vijnë nga një abort i pasigurtë është shumë shumë më i madh dhe shpesh ndikon në pasojat financiare në kujdesin shëndetsor tek vendet në zhvillim.

  16. Lidhjandërmjetstatusit legal dhepasojavetëabortit • Në63% nga 190 shtetetqëkanëmëshumë se 1 milionbanorëligjilejonabortinpërtëkursyerjetëdheruajturshëndetin e gruas. • 47% e shtete e lejojnëabortinpërtëruajturshëndetinmendortënënës, 37% e shteteve e lejojnëpërarsyesocioekonomike, 29% e shteteve e lejojnëbrenda12 javëvetëparatështatzanisë.

  17. Ligji i abortit dhe vdekja maternale • Megjithëse abortet legale janë të sigurta, pjesa më e madhe e aborteve jolegale janë të pasigurta, pasojat negative të kriminalizimit të abortit u ilustruan në mënyrë dramatike me rritjen e mortalitetit maternal në Rumani pasi aborti dhe kontracepsioni u ndalua në vitin 1965. • Vdekja maternale që ishte më pak se 20 për 100.000 lindje në 1965 u rrit përafërsisht në 150 për 100.000 lindje ndërmjet 1966 dhe 1988.

  18. Assyet që çojnë në abort të induktuar • Mungesa e babait • Kushtëzimet ekonomike • Ndërhyrja në planet e jetës • Paaftësia për të qënë një prind i mirë • Konflikti me normat sociale dhe shqetësimet shëndetsore. • Mungesa e impaktit të gruas mbi aktivitetin e tyre seksual • Mungesa e edukimit, ku përfshihet johuritë e pakta dhe të paplota të metodave kontraceptive, kufizim i mundësive për t’i gjetur ato • Mungesë të mbështetjes sociale për gratë shtatzana dhe fëmijët e tyre. • Për sa kohë do të ekzistojë ky mentalitet do të ketë shtatzani të padëshiruara dhe panvarësisht nga kufizimet legale, morale, fetare dhe sanksionet e ndryshme, shumë nga ato do të rezultojnë në abort.

  19. Njohuritë për kontraceptivët • Numri i grave që deklarojnë se kanë njohuri së paku për një metodë moderne contraceptive (metodën hormonale, pajisjet intrauterine, diafragmën, kondomin e grave ose të burrave, ose sterilizimi kirurgjikal) shkojnë nga 50% në Chad deri në 98% në Kenia, Nepal, Filipinet, dhe Zambia dhe gati 100% ne vendet e zhvilluara si Brazil, Bangladesh, Republika Domenikane. • Rreth 98% e grave që kanë së paku shkollën e mesme në pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara deklarojnë se ato njohin së paku një metodë contraceptive dhe rreth 50% e grave që nuk kanë ndonjë edukim i kanë këto njohuri. Si do që të jetë kur një grua thotë se ka njohuri rreth një metode contraceptive kjo do të thotë se ka dëgjuar rreth ekzistencës së kësaj metode. Nuk ka garancaci se njohuritë e saj janë korrekte. • Në një studim të kryer në Rio De Janeiro, Brazil u pa se 23% ne grave i përdornin kontraceptivët oralë në mënyrë të gabuar. Po ashtu u pa se gratë që kishin lidhje me nje besim ishin të keqinformuara se si t’i përdornin kondomet me korrektësi. Informacionet e pasakta mbi përdorimin e kontraceptivëve nga media ka pasur ndikim në rritjen e numrit të aborteve.

  20. Gjetja e kontraceptivëve • Nëse një grua seksualisht active nuk dëshiron të ketë fëmijë dhe nuk ka mundësi të lidhet me metodat e planifikimit familjar, përbën një rrezik për të pasur një shtatzani të padëshiruar dhe si pasojë abort të induktuar. • Një studim në Nepal konkludoi se për shumë gra aborti i pasigurtë ishte e vetmja metodë e vlefshme e kontrollit të fertilitetit. • Një numër i madh abortesh është parë në Europën Lindore dhe Qëndrore. Përdorimi i kontraceptivëve ishte i pakët sepse dozat e larta të kontraceptivëve që ishin në përdorim lidheshin me efekte të shumta anësore, dhe cilësia e kondomeve ishte e dobët. • Për shumë gra që dëshironin të kontrollonin fertilitetin, aborti ishte një opsion më i lehtë se sa kontraceptivët.

  21. Efektiviteti i metodave kontraceptive • Asnjë metodë kontraceptive nuk është 100% e sigurtë dhe shtatzanitë që vinë si pasojë e dështimit të metodës kontaceptive përfundojnë shpesh në abort. • Të gjitha metodat kanë mundësi dështimi, por metodat që varen nga mosndjekja e përpiktë e mënyrës janë shpesh shkaku i shtatzanisë. • Efektiviteti i kontraceptivëve oralë është pothuajse 100% e kontrolluar në studimet klinike. Por shtatzanitë mund të shihen 6-8% për vit në grupet e kontrollit klinik. Njohuritë e përdorimit korrekt dhe gabimet e bëra nga përdoruesit kontribojnë në uljen e efektivitetit të metodës.

  22. Ndërhyrjet për të reduktuar abortin e induktuar • Aborti vjen si rezultat i shtatzanive të padëshiruara. • Nese ndodh një shtatzani e padëshiruar, numri i aborteve mund të reduktohet duke siguruar një mbështetje sociale për të cilën ka nevojë gruaja shtatzanë për të pasur një fëmijë pa sakrifikuar planet e së ardhmes. • Parandalimi i shtatzanive të padëshiruara ka treguar të jetë strategjia më efektive për uljen e numrit të aborteve. Numri i ulur i aborteve në Europën Perëndimore koinçidon me kushtet që favorizojnë parandalimin e shtatzanive të padëshiruara. • Numri i lartë i aborteve në Amrikën Latine dhe Europën Lindore vjen si rezultat i kufizimit të metodave efektive për parandalimin e shtatzanive të padëshiruara.

  23. Planifikimi familjar • Në vitin 1994 programet nderkombetare theksuan se te gjitha qeveritë “duhet të forcojnë përkushtimin e tyre për shëndetin e gruas”. • Nevoja për të reduktuar abortin nëpërmjet planifikimit familjar bazohet në eksperiencën globale të mbledhur në dekada që në kohën kur filluan të përdoreshin metodat moderne kontraceptive. • Në vitin 1966 qeveria e Kilit themeloi planifikimin familjar si pjesë zyrtare e programeve të kujdesit për shëndetin e gruas duke siguruar kontraceptivë falas për rreth 85% të popullsisë. • Eksperiencat nga shumë shtete kanë treguar se kur ka një ulje të shpejtë të numrit të anëtarëve të familjes përdorimi i kontraceptivëve ngrihet • Abortet e induktuara mund të rriten nëse lidhja me planifikimin familjar nuk është e kënaqshme dhe nuk plotëson nevojat në rritje. Vetëm kur plotësohen nevojat për kontaceptive numri i aborteve të induktuara ulet.

  24. Edukimi rreth seksit • Programet e suksesshme kombinojnë promovimin e respektit reciprok dhe balancimin e fuqisë së gjinisë me fiziologjinë e riprodhimit dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. • Në kundërshtim me frikën e disa individëve edukimi seksual nuk rrit aktivitetin seksual ose promovon eksperienca të hershme seksuale, në kundërshtim me këtë edukimi inkurajon adoleshentët te shtyjnë fillimin e aktivitetit seksual kështu që redukton numrin e adoleshentëve që kanë marrëdhënie seksuale. • Shtete që kanë numrin më të ulur të aborteve janë ato të cillët aplikojnë programet progressive të edukimit te seksit në shkollë dhe ku të gjithë marrin pjesë në to. • Zelanda e Re dhe disa shtete Europiane Nordike plotësojnë këto kushte dhe kanë numrin më të ulur të shtatzanive tek adoleshentët dhe aborteve.

  25. Edukimirrethseksit • Edukimi komprehensiv seksual, konfidenca, cilësia e lartë e serviseve të planifikimit familjar dhe mundësive të mëdha të zgjedhjes së metodës kontraceptive ulin numrin e shtatzanive te padeshiruara. • Mosha e fillimit të aktivitetit seksual nuk ka ndryshuar por përdorimi i kontraceptivëve është rritur dramatikisht. • Edukimi i seksit është ndërhyrje e suksesshme për të reduktuar imbalancën e fuqisë gjinore dhe promovimin e respektit reciprok në lidhje me vendimet seksuale, eshte një faktor bazë në përpjekjet për të parandaluar shtatzanitë e padëshiruara dhe abortin. • Në kontrast me këtë, shtetet që kanë numër të lartë abortesh,nuk kanë fare edukim seksual në shkollat e tyre ose kanë programe të kufizuara lokale të cilat nuk japin informacione të plota. • Urgjenca e krijuar nga epidemia e HIV ka stimuluar pranimin e programeve të edukimit seksual por mungojnë stafi i trajnuar në mënyrë adekuate dhe politikat e ashpra mbështetëse reduktojnë efektivitetin e programeve të implementuara.

  26. Ndërhyrje të tjera • Gratë e reja të pamartuara ngelen shtatzana si rezultat i forcave te koshiencës ose subkoshiencës të dëshirës për të pasur një fëmijë. • Ndodh që kur partnerët e tyre marrin vesh rreth shtatzanisë ata zhduken dhe shpesh ndosh që mungon dhe mbështetja familjare, që çon drejt ndërprerjes së shtatzanisë. • Studimet tregojnë se këto shtatzani do të vazhdonin nëse do të kishin mbështetjen e nevojshme. • Kjo mbështetje nuk duhet të krijohet vetëm nga familja por dhe nga shoqëria e tërë. • Shoqëria duhet të sigurohet se një adoleshente shtatzanë nuk duhet të ndërpresë studimet. • Një grua e rritur ka nevojë për mbështetje në mënyrë që të mos humbë punën dhe të marrë kujdes të përshtatshëm gjatë shtatzanisë. • Pa këtë mbështetje ajo mund të vendosë abortin pasi humbja e vendit të punës është në opozitë me shtatzaninë, lindjen, ushqyerjen me gji dhe kujdesin për fëmijën.

  27. Dikriminalizimi ose Zgjerimi i Opsioneve Legale për Abortin • Pjesa më e madhe e aborteve të sigurta janë legale dhe pjesa më e madhe e aborteve të pasigurta janë ilegale. • Si rrjedhim mënyra më efektive që reduktojnë abortin e pasigurtë është të eliminohen ligjet që penalizojnë terminimin vullnetar të shtatzanisë. • Ulje dramatike e vdekje maternale nga aborti u pa pas aprovimit të këtij ligji në Angli dhe USA. Në Rumani numri i vdekjeve maternale nga aboti ra nga 150 për 100,000 në 50 për 1000,000 dy vjet pas dikriminalizimit.

  28. Përmirësimi i lidhjeve me Abortin Legal • Dikriminalizimi i abortit nuk garanton akses të sigurtë me serviset e abortit. • Është e rëndësishme të lehtësohen këto proçese me rregullimin dhe modifikimin e sistemit të shëndetit public për të plotësuar nevojat e terminimit vullnetar të shtatzanisë. • Panvarësish nga përpjekjet e shumta, një numër i madh grash në të gjithë botën, të cilat plotësojnë kushtet për të pasur një abort të sigurtë, u mohohet kjo e drejtë.

  29. Aksesi i Kujdesit Postabort • Mortaliteti dhe ashpërsia e komplikacioneve afat gjata dhe shkurtra të aborteve të pasigurta mund të influencohet nga cilësia e kujdesit të marrë pas abortit. • Rekomandohet që vlerësimi i gjendjes së gruas dhe kujdesi post abort duhet të jetë i vlefshëm 24 orë. • Shtetet e prezantuara në konferencë në 1994(ICPD) ranë dakort se gratë duhet të kënë akses me serviset cilësore për menazhimin e komplikacioneve post-abort. • Vonesa e marjes së kujdesit mund t’i kontribohet mungesës së serviseve brenda një distance të arsyeshme, mungesa e rrugëve të transportit ose transportit, por po ashtu mund të jetë social, ekonomik dhe fetare ose kufizimeve lokale mbi abortin. Kështu që aksesi i kujdesit post-abort mund të kufizohet së paku në dy mënyra- nga mohimi direct ose nga frika e persekutimit.

  30. Konkluzion • Panvarësisht se ka marrëveshje universale mbi nevojat për të reduktuar numrin e aborteve dhe pasojave të tij, shumë qeveri në vendet në zhvillim nuk kanë adoptuar në mënyrë të plotë politikat për të promovuar praktikat që mund të parandalojnë abortin. • Vdekja e mijëra grave rezulton nga abortet e pasigurta, të cilat janë plotësisht të parandalueshme. • Është obligim i organizatave ndërkombëtare dhe e të gjithë atyre që janë të dedikuar në shëndetin dhe mirëqënien e gruas për të promovuar mënyra që do të ulin numrin e aborteve dhe do të rrisin mundësinë e aborteve të sigurta gjthmonë me domethënien e parandalimit të shtatzanive të padëshiruara.

More Related