190 likes | 391 Views
UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANES. Lektor : PhD.Candidate.Lediona NISHANI. Leksioni Nr 2 Lenda : Telekomunikacion. Konceptimi i një sistemi. Objektivat , që duhen arritur. Këto shprehen në varësi të qëllimeve cilësore dhe sasiore, psh krijimi i një shërbimi të ri,
E N D
UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANES Lektor: PhD.Candidate.Lediona NISHANI Leksioni Nr 2 Lenda : Telekomunikacion
Konceptimi i një sistemi Objektivat, që duhen arritur. Këto shprehen në varësi të qëllimeve cilësore dhe sasiore, • psh krijimi i një shërbimi të ri, • racionalizimi i shfrytëzimit, • rritja e kapacitetit të transmetimit, • kërkimi i një teknologjie të re, • mbulimi i një tregu potencial
Kushtet që duhen respektuar Janë kryesisht me natyrë ekonomike. • Këtyre u shtohet respektimi i rekomandimeve e i normave kombëtare dhe ndërkombëtare, • pajtueshmëria me sistemet e tjera ekzistuese, • kushtet klimaterike, • kërkesat e veçanta të shfrytëzimit, të transportit, ose të montimit. • Një detyrim jo të neglizhueshëm për projektuesit përbëjnë vonesat dhe respektimi i afateve
Mjetet e disponueshme Jane materiale, (hardwere) • si komponentë, • qarqe, • konstruksione e tj dhe ata llogjike (software) • si metodat e llogaritjeve, programet e tj dhe nga ana tjetër burimet njerëzore, kualifikimet dhe eksperiencat.
Mjetet e disponueshme • Shprehjet e sakta të objektivave dhe kushtet përbëjnë specifikimin e sistemit, që • shërben si përmbledhje e detyrimeve të përgjithshme dhe si referencë për të gjithë konceptimin dhe vlerësimin e tij. • Mbi bazën e këtyre specifikimeve dhe mjeteve disponibël realizohet konceptimi i sistemit. • Ky i nënshtrohet gjithmonë një procesi të vazhdueshëm ndryshimi për shkak të:
Mjetet e disponueshme • Krahasimit me specifikimet. - Analizës së mjeteve - Krahasimit të varianteve, - Zgjedhjes ndërmjet varianteve themelore - Vlerësimit të kostos, veçanërisht, në lidhje me thellësinë dhe zgjatjen e projektimit
Specifikimet përmbledhëse Manuali i specifikimeve është një dokument teknik bazë dhe shërben si referencë për zhvillimin ose blerjen e ndonjë nënsistemi ose njësie. Ne manual duhet te percaktohet: • Vendi që zë njësia në sistemin e plotë • Funksionet e sakta të saj • Ndërfaqja e saj me sistemin, dmth pikat e kontaktit me njësitë e tjera të sistemit, • si në planin funksional (shkëmbimi i informacioneve, kodet, sekuencat) • ashtu edhe në planin elektrik (polaritetet, nivelet, impedancat e tj).
Specifikimet përmbledhëse • Tolerancat e të gjithë parametrave kryesorë • - Fiksimi i principeve të mbikqyrjes (alarmet, afishimet, kontrollet), të mirëmbajtjes dhe të shërbimit • (ndërfaqja njeri-makinë, ndërhyrja me dorë e tj) Besueshmëria e njësisë, • pasojat e lejueshme të di- fekteve (disponibiliteti, koha e riparimeve e tj). dhë- nia e parametrave konstruktivë (sistem me strukturë modulare, dimensionet, konektorët,tipet e kabllove, ndërfaqja mekanike e tj).
Specifikimet përmbledhëse • - Burimet e energjisë në dispozicion (ushqimi nga rrjeti, me bateri e tj) • - Kushtet e ambjentit për punë normale (temperatura, lagështia, pluhuri e tj) • Nëse njësia duhet të realizojë funksione llogjike (sekuenca veprimesh, ekzekutim të kushtëzuar të operacioneve të ndryshme), në përgjithësi, një manual nuk mjafton të specifikojë në mënyrë të plotë e të qartë zhvillimin e saktë dhe komplet të funksioneve të saj, dmth programin. • Ne kete rast i drejtohemi disa perfaqesimeve simbolike si organgrama dhe struktograma
Zëri i njeriut dhe fjala • Zëri përmban një vektor informacioni analog në komunikimet njerëzore direkte. • Studimi i tij është shumë kompleks për shkak të aspekteve fiziologjike të prodhimit të tinguj ve nga një anë dhe të elementëve psikologjikë (tem- peramenti, humori) që influencojnë nga ana tjetër. • Është e mundur vetëm një paraqitje statistike. • Ajo shpie në një shpërndarje të variablave që ndryshojnë në kohë dhe nga një individ në tjetrin
Zëri i njeriut dhe fjala Për nevojat e telekomunikacioneve është e nevojshme të percaktohen karakteristikat kryesore që kanë të bëjnë : • me zërin dhe tingujt që ai prodhon • me fjalën që i strukturon këto tinguj në një gjuhë të folur. Zëri është një fenomen i ndryshueshëm dhe që ndërpritet në kohë. Zëri mund të shpërbëhet në një sërë tingujsh elementarë që quhen fonoma dhe konsiderohen gati si të qëndrueshme. (stacionare)
Zëri i njeriut dhe fjala Paraqitja frekuenciale (spektri) e energjisë është shumë e ndryshme sipas tingujve. • Ka tinguj të zëshëm që janë zanoret, • Tinguj të pazëshëm që jan bashkëtingëlloret si: j, l, m, n, v, • (burrat) kanë një spektër me harmonikë bazë 100-200Hz dhe • (gratë) 200-400Hz
Shembuj të spektrave të tingujve vokalë • Mbështjellsja e tyre spektrale, dhe veçanërisht mak- simumet e saj janë specifike për tingujt e emetuar tinguj të zëshëm (Fig.a.) tingulli A dhe tinguj të pa zëshëm (bashkëtingëlloret) (Fig.b.) tingulli F
Tingujtvokal • Fusha spektrale e të gjithë tingujve vokalë shtrihet nga 80Hz deri në 12KHz me një energji që rritet shumë drejt frekuencave të larta. • - Shpërndarja statistikore e amplitudave të çastit është komplekse dhe e ndryshueshme. Ajo mund të përafrohet me një shpërdarje eksponenciale të vlerave absolute.
Tingujtvokal • Struktura në kohë është e rregullt. • Fjalët dhe frazat ndahen me pauza (100ms) që përfaqësojnë gati 50 % të kohës në monolog dhe gati 75 % të kohës për sejcilin bashkëbisedues në dialog. • - Debiti mesatar i fjalës mund të vlerësohet me 80 deri 200 fjalë në minutë. Po të marrim një mesatare prej 5 shkronjash për fjalë dhe D = 4,7bit/germë kemi një debit binar mesatar D’ = 30 – 80bit/sek
Shpërndarja e përafërt statistikore e amplitudave të çastit gjatë bisedës • Vlera efektive Ueff ndryshon shumë nga një individ tek tjetri. • Fjala transmeton akoma një mbështjellje të plotë subjektive (identitetin,timbrin humorin, nuan cat e tj) që është e vështirë për tu vlerësuar.
Dëgjimi • Veçoritë e veshit të njeriut dhe mënyra e dëgji- mit ka të bëjë shumë me sistemet e telekomunikacionit. • - Ndjeshmëria e veshit varet nga frekuenca dhe nga intensiteti i tingullit. • Fusha e dëgjueshmërisë shtrihet nga 20Hz deri 16 000Hz (kjo fushë frekuencash përshtatet mirë me veshin e njeriut).
Dëgjimi • - Veshi i njeriut është praktikisht i pa ndjeshëm ndaj fazës relative midis dy përbërësve të tingullit • - Sa më i gjerë të jetë brezi i frekuencave të zërit nga sinjalet, aq më i ndjeshëm është edhe efekti i shtrembërimeve lineare.