140 likes | 582 Views
Universiteti ”Planetar” Departamenti i Shkencave të Edukimit. LEKSIONI 10 : Ritm i 4/4 Ma. Majlinda Hala. Ritmi me 4 kohë. Ashtu sikurse kemi në të folur gjejmë dhe fjalë 4 rrokëshe, ku theksi i fortë bie në rrokjen e parë.
E N D
Universiteti ”Planetar”Departamenti i Shkencave të Edukimit LEKSIONI 10: Ritmi 4/4 Ma. Majlinda Hala
Ritmi me 4 kohë Ashtu sikurse kemi në të folur gjejmë dhe fjalë 4 rrokëshe, ku theksi i fortë bie në rrokjen e parë. Në muzikë theksi I fortë bie në lëvizjen e parë dhe të tretë, ndërsa dy të tjerat janë të buta ose janë të patheksuara. Pra kemi ritmin apo kohën 4/4, e cila ka 4 kohë, ku koha e parë është e theksuar pra e fortë, koha e dytë e patheksuar ose e butë, koha e tretë gjysëm e fortë dhe koha e katërt e butë. Ritmi apo koha 4/4 është një thyesë ku numri lart tregon lëvizjen e dorës dhe numri poshtë tregon vlerën ritmike të saj. Koha ose rrahja 4/4, ka katër lëvizje dhe rrihet në katër kohë ose katër goditje. Koha e parë ose lëvizja e parë e dorës është poshtë. Koha e dytë ose lëvizja e dytë e dorës është majtas. Koha e tretë ose lëvizja e tretë e dorës është djathtas. Koha e katërt ose lëvizja e katërt e dorës është lart.
Lëvizja e parë – theks i fortë Lëvizja e dytë – theks i butë Lëvizja e tretë – theks gjysmë i fortë Lëvizja e katërt – theks i butë NOTA 1/8 – nota katërshe ose çerekëshe është e barabartë me dy nota tetëshe. Dy notat tetëshe ekzkeutohen ose rrihen me 1 lëvizje dore që ndahet në dy gjysma.
( 2) Dy nota tetëshe formojnë një notë katërshe ♪ + ♪ = ♩ (4) Katër nota tetëshe formojnë një notë 2/4 p.sh.: ♫ + ♫ = (6) Gjashtë nota tetëshe formojnë 1 notë gjysëm me pikë vlere p.sh.: ♫ + ♫ + ♫ = . (8) Tetë nota tetëshe formojnë një notë të plotë ♫ + ♫ + ♫ + ♫ = o