1 / 11

Universiteti ”Planetar” Departamenti i Shkencave të Edukimit

Universiteti ”Planetar” Departamenti i Shkencave të Edukimit. LEKSIONI 13 :Masa e paplotësuar. Lidhja vlerëse dhe shpre hëse. Korona. Termat dinamike. Shenjat e ngjyrimit. Ma. Majlinda Hala. Masa e paplotësuar.

read
Download Presentation

Universiteti ”Planetar” Departamenti i Shkencave të Edukimit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Universiteti ”Planetar”Departamenti i Shkencave të Edukimit LEKSIONI 13:Masa e paplotësuar. Lidhja vlerëse dhe shprehëse. Korona. Termat dinamike. Shenjat e ngjyrimit. Ma. Majlinda Hala

  2. Masa e paplotësuar • Në disa shembuj muzikorë ju mund të keni parë disa masa muzikore, ku notat brenda asaj mase nuk plotësojnë kohën e dhënë psh: 2/4, 3/4, 4/4, në fillim të këngës. Në gjuhën e muzikës kjo gjë quhet masë e paplotësuar. • Masën e paplotësuar e gjejmë si në fillim ashtu edhe në fund të një pjesë apo ushtrimi muzikor, që do të thotë se kur numri i kohëve nuk është i plotë në masën e parë, ajo plotësohet me masën e fundit.

  3. Lidhja vlerëse dhe shprehëse LIDHJA VLERËSE është një vijë e lakuar që lidh dy ose më shumë nota me të njëjtin emër dhe me të njëjtën lartësi. Pra, kur shikojmë këtë shenjë notat e lidhura lexohen ose këndohen si një notë e vetme, pa shkëputje. Lidhja vlerëse bashkon nota të njëjta jo vetëm brenda një mase, por edhe 2, 3 ose më shumë masa. Ajo vendoset poshtë pentagramit pra poshtë notave muzikor, por mund të vendoset edhe lart tyre. Në shembullin ku lidhja vlerëse lidh dy masa, ku notat kanë të njëjtin emër dhe të njëjtën lartësi, aty notat lexohen ose këndohen si një e vetme dhe pa shkëputje. Lidhja shprehëse është një vijë e lakuar që lidh dy ose më shumë nota, por që nuk kanë të njëjtin emër dhe të njëjtën lartësi. Këto nota këndohen me një frymëmarrje.Këndoni shembujt e mëposhtëm.

  4. Koronaështë një shenjë muzikore që vihet mbi një notë ose pushim. Kur shikojmë këtë shenjë, nota mbahet e gjatë sipas dëshirës së dirigjentit ose të ekzekutuesit . TONI – 1/2 TONI - Toni është diferenca e dridhjeve ndërmjet dy tingujve ose e thënë më thjeshtë është largësia më e madhe ndërmjet dy notave fqinj. ½ Toni është largësia më e vogël ndërmjet dy notave fqinj.

  5. Shenjat e ngjyrimit

  6. Tempi Që të shkruash apo lexosh muzikë nuk mjafton të njohësh çelsin e solit, notat, vlerat e notave, por duhet të njohësh shumë mirë edhe ato elemente të tjera nga të cilat përbëhet muzika. Përcaktimi i tempit në muzikë bëhet me disa terma muzikore, që shërbejnë për të përcaktuar shpejtësinë e një pjese muzikore nga shumë ngadalë në shumë shpejt ose në të kundërt. Pra temp quajmë shpejtësinë e një pjese muzikore. Ato shkruhen në fillim të pjesës mbi pentagram. • Shpejtësia e muzikës identifikohet me disa terma të veçanta të cilat janë: • Tempi ose lëvizje e ngadaltë – adagio (andante) • Tempi ose lëvizje mesatare - moderato • Tempi ose lëvizje e shpejtë - allegro

  7. Termat dinamikë Termat muzikore të mësuara: adagio – andante – moderato – allegro, shërbejnë për të kënduar këngët saktë në shpejtësitë: ngadalë – mesatare – shpejt. Janë të shumta termat muzikore që tregojnë shkallën e rritjes ose të zvogëlimit të shpejtësisë në muzikë. Këto terma quhen terma dinamikë dhe shkruhen zakonisht mbi vijën melodike.

  8. a) Shenjat dinamike që i referohen shpejtësisë së lëvizjes. • Lento • Largo për lëvizjet e ngadalshme • Adagio • Andante • Moderato për lëvizjet mesatare • Andantino • Allegreto • Allegro për lëvizjet e shpejta • Presto

  9. Përveç këtyre ka edhe disa terma të tjera, të cilat shërbejnë për të ndryshuar shpejtësinë e një pjese muzikore. Ato janë: Accelerando (açelerando), që tregon se shpejtësia shtohet. Ritardando ose rallentando, që tregon se shpejtësia duhet zvogëluar (ose ulur). A tempo, që tregon se ekzekutimi i pjesës muzikore duhet të kthehet në shpejtësinë fillestare. Ka edhe disa terma të tjerë të cilat tregojnë karakterin e pjesës muzikore dhe që duke u bashkuar me termat e shpejtësisë, tregojnë saktë se si duhet kënduar apo luajtur një pjesë muzikore. Për shembull: andante espressivo; allegro alla marcia; allegro spiritoso; maestozo etj.

More Related